Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 87
  1. #11
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Byroistėt: Djali yt vishet si borgjez dhe sillet keq.


    Enveri Mehmetit: Edhe Fiqreti ka faj, duhet ta prishte fejesėn me Turditė ...

    Pėrveē Mehmetit, sulmi i byroistėve po pėrfshin edhe familjen. Vetėm nė kėtė mėnyrė, e gjithė “strofulla” e tij do tė ishte tėrėsisht e negativizuar dhe e dėnueshme. Si rrodhėn mė pas ngjarjet, duket se gjithēka ėshtė e pėrgatitur mė sė miri. Nė mbledhjen e Byrosė qė po zbardhet pėr herė tė parė nga gazeta, tė gjitha batutat kanė njė sulm tė fortė mbi vete. Enveri, batutat qė po botohen nė numrin e sotėm duket se nuk e mbėshtesin sadopak Mehmetin. Edhe ai ka filluar njė sulm tė fortė ndaj familjes. Fiqreti, gruaja e Mehmetit pėrmendet disa herė nga ish-diktatori si njė shembull i keq. Enveri e akuzon disa herė bashkėshorten e Mehmetit si njė komuniste tė dobėt, saqė e detyron edhe ish-kryeministrin tė pranojė akuzat ndaj gruas. Sot do botohen tė gjitha fjalitė nė mbledhjen e Byrosė, si Enveri e quan tė paaftė politikisht Fiqretin pėr ta ndaluar fejesėn me Turditė dhe pse Mehmeti detyrohet tė kritikojė gruan e tij nė Byro. Si ngrihen njėri pas tjetrit tė gjithė anėtarėt e Byrosė pėr tė kritikuar familjen e Mehmetit dhe mbrojtja e dobėt kėtij tė fundit. Pse akuzohet djali i Mehmetit dhe gruaja e tij pėr sjellje dhe veshje jo tė mira dhe krahasimi i ēuditshėm i Rita Markos se “ata i ngatėrrojnė me kosovarė”.



    Shoku Enver Hoxha: Njė ēėshtje qė kalon caqet e familjes, ju, si ti edhe Fiqreti, duhet ta sillnit nė Parti. Kjo ka mbajtur kushedi sa referate e leksione pėr luftėn e klasave dhe kundėr revizionizmit, bile i ka botuar ato pa leje, pa tė cilėn nuk botohen as referatet e shokėve, dhe nė kėtė ēėshtje pėr veten e saj u lėkund. Fiqreti, nė qoftė se ishte komuniste e vendosur, duhej tė kalonte dhe do tė kalonte medoemos pėrmbi kokėn tėnde, tė shkonte nė Parti dhe tė thoshte qė shoku Mehmet ėshtė vėnė nė njė pozitė qė do tė bėjė njė gabim tė rėndė. E them kėtė kėshtu, pse kėtu duhet tė merret parasysh qė ajo ėshtė ngarkuar tė mėsojė kuadrot pėr luftėn e klasave, prandaj duhet tė tė kishte thėnė qė, unė s’jam dakord me kėtė qė po bėn dhe do tė vete nė Parti e tė flas kundėr teje, tė shpėtoj Partinė nė radhė tė parė qė kjo fejesė tė mos bėhet, po do tė tė shpėtoj edhe ty. Ky qėndrim do tė ishte njė frenim pėr ty, prandaj edhe ajo ka njė faj tė madh.
    Shoku Mehmet Shehu: Ashtu duhej tė vepronte.
    Shoku Enver Hoxha: Dhe ēėshtja qėndron gjithashtu edhe nė atė qė mendjemadhėsia jote, mbivlerėsimi i mendimeve tė tua kalon jo vetėm pėrmbi gjithė shokėt, qė ėshtė shumė mė e rėndė, por kalon edhe nė planin familjar nė mes dy anėtarėve tė Komitetit Qendror. E kam fjalėn se, pavarėsisht qė asnjė nga ne nuk ta tha kėtė, se natyrisht nuk e dinte, po brenda nė familje ta tha njė anėtare e Komitetit Qendror qė u lėkund. Ajo tė tha ty, dale Mehmet, ē’po bėjmė kėshtu.
    Shoku Mehmet Shehu: Po kėshtu ėshtė dhe mė pas u bashkua me mendimin tim.
    Shoku Enver Hoxha: Ky qėndrim ty prapė nuk tė lėkundi. Po tė ishte lėkundur, do tė thoshte tė mos e bėjmė kėtė gjė. Ti pra ia imponove asaj. Ajo bėri gabimin dhe e tha qė nuk veproi si duhet tė vepronte. Imponimi qė thashė, rrjedh nga mentaliteti dhe nga konceptet e tua filozofike, sepse kėtė e ke vėnė nė jetė nė shumė raste edhe nė punėt e pėrditshme shtetėrore. Prandaj, kur analizon njė situatė tė tillė, nuk mund ta analizosh atė tė shkėputur. Nuk vijnė rastėsisht kėto gjėra. Sigurisht ka edhe qė vijnė rastėsisht, po kjo gjė nė kėtė situatė nuk ka ardhur rastėsisht. Prandaj edhe Fiqreti ka faj. Nuk ėshtė formal ky faj qė ajo u lėkund, por ashtu siē gabove ti nė vijė gaboi edhe ajo. Fiqreti nuk duhej tė tė kishte dėgjuar ty, por, siē thashė, duhej pėrnjėherė tė kishte vajtur nė Parti e tė tė shpėtonte edhe ty. Pra ajo ka bėrė njė gabim tė rėndė dhe, po ta reflektosh, ti duhej ta kishe vėnė kėtė nė autokritikė dhe tė shkruaje atje qė Fiqreti bėri njė gabim tė rėndė, qė nuk erdhi nė Parti, ku tė deklaronte se Mehmeti ėshtė nė rrugė tė gabuar. Kėtu nuk ėshtė fjala pėr njė fejesė tė thjeshtė me njerėz tė ndershėm, se i di tė gjitha kėto Fiqreti, prandaj ajo ka gabuar po aq rėndė sa edhe ti, se u bė pjesėtare e fajit. Ajo ka edhe fajin tjetėr, atė qė nuk reagoi tė vente nė Parti. Pra edhe ti nuk reagove tė vejė nė Parti, edhe ajo nuk erdhi nė Parti. Gabimet kėtu janė tė njėllojta, ti thua qė u shtange, ajo pranon qė u lėkund. Ju e dini kėtė nė mes tuaj dhe ne ju besojmė pėr kėtė, por gjykojmė se kėshtu duhej bėrė. Deri sa nuk u bė kėshtu, mundet qė ju tė keni qenė dakord dhe neve mund tė na lejohet qė ta mendojmė njė gjė tė tillė.
    Shoku Mehmet Shehu: Jo, juve mund t’ju lejohet, po unė them si ka qenė, si ka rrjedhur situata, qė ajo lėkundej, pastaj mė vonė edhe ajo u pajtua me mua.
    Shoku Enver Hoxha: Po nuk duhesh tė pajtohej me ty. Pastaj se ē’duhet tė bėnte ajo, kėtė qė themi sot pėr ty. Ē’duhet tė bėje ti, kėtė do t’ia themi edhe Fiqretit siē do t’i themi se ē’duhej tė bėnte edhe ajo me ty. Pavarėsisht se jeni burrė e grua, mė parė jeni anėtarė partie, pastaj edhe anėtarė tė udhėheqjes.
    Shoku Mehmet Shehu: Njė nga shokėt bėri pyetjen: Jeni i bindur se ky gabim ėshtė aksidental, ajo rrjedhim i gabimeve tė tjera tė bėra nė jetėn tėnde?
    Ky gabim ėshtė rrjedhim i tė gjithė elementėve negativė nė karakterin tim edhe kanė ndodhur. Unė kėshtu mendoj.
    Shoku Pali Miska: Edhe nė autokritikė ju thoni se ju shkau kėmba e djathtė. Me kėtė ka tė bėjė pyetja qė kam bėrė. Kur thua “mė shkau kėmba e djathtė”, ėshtė fjala pėr njė rast aksidental, mė shkau kėmba, por kėtu nuk kemi tė bėjmė me “shkarje kėmbe”.
    Shoku Mehmet Shehu: Rashė nė oportunizėm, me atė kuptim e thashė.
    Shoku Pali Miska: Prandaj ju pyeta a jeni tė bindur se akti i fundit ėshtė njė rrjedhim logjik i tėrė atyre tė metave dhe gabimeve qė ke pasur? Ndryshe nuk kish se si tė ndodhte njė gjė e tillė.
    Shoku Mehmet Shehu: Jam plotėsisht i bindur.
    Shoku Rita Marko: Mos e nėnvleftėso pėrgjegjėsinė tėnde me atė qė thua “mė shkau kėmba”, ose e paraqet kėtė ēėshtje si njė rastėsi?
    Shoku Mehmet Shehu: Jo si rastėsi, por, nė qoftė se unė nuk i luftoj kėto tė meta, mund tė bie prapė nė gabime tė tilla. Prandaj Byrosė Politike dhe Partisė u premtoj se, dhe me ndihmėn e shokėve do t’i luftoj ato tė meta qė tė mos bie mė nė gabime tė kėsaj natyre e shkalle dhe nuk do tė bie mė nė gabime tė tilla, se njeriu gabime mund tė bėjė, po jo tė kėsaj natyre.
    Shoku Muho Asllani: Kisha diēka pėr kėtė, shoku Mehmet. Ju edhe nė autokritikė flisni pėr kėtė tė metė tuajėn e pėr kėto gabime qė gjatė luftės e deri tani. A keni bėrė ndonjėherė tjetėr autokritikė nė Parti pėr kėto?
    Shoku Mehmet Shehu: Pėr cilin gabim?
    Shoku Muho Asllani: Pėr kėto gabime e tė meta qė thoni nė autokritikėn tuaj, si rrėmbimin, gjaknxehtėsinė, shkarje e tė tėra me radhė, se thua qė do tė pėrmirėsohem, do tė pėrmirėsohem…
    Shoku Mehmet Shehu: Po ka pasur raste qė kam bėrė edhe autokritikė.
    Shoku Simon Stefani: Partia prapė tė ka kritikuar pėr kėto, po pse nuk i ke mbajtur parasysh kritikat e Partisė? Se ja tani pėrsėri ē’ndodhi.
    Shoku Mehmet Shehu: Mė ka kritikuar, po nuk ėshtė se nuk i kam mbajtur parasysh. Unė kam luftuar kundėr kėtyre, kam pasur edhe pėrmirėsime, nuk mund tė them se nuk kam pasur, por tė metat nuk janė zhdukur tek unė. Po tė ishin zhdukur, atėherė do tė ishte ndryshe situata. Kėto tė meta nė karakterin tim ekzistojnė.
    Shoku Pali Miska: Tė meta nė karakterin tėnd shoku Mehmet! Po tė kuptohemi, ėshtė njė jetė e gjatė kjo, anėtar i vjetėr i udhėheqjes, nga mė tė vjetrit bile. Tė kanė kritikuar shokėt, tė ka kritikuar edhe shoku Enver, tė ka bėrė disa herė vėrejtje qė mos tė rrėmbehesh pėr kėtė apo pėr atė ēėshtje. Atėherė kur do rregullohen kėto gjėra, kur do tė vihen nė rrugė tė mbarė nga ana jote? Se, tė kuptohemi, rrėmbimi, gjaknxehtėsia dhe huqet e tua kanė rrjedhimet e veta edhe nė shokėt e tjerė, edhe poshtė nė bazė, se je nga shokėt kryesorė, atėherė kur do tė ndreqen kėto?
    Shoku Mehmet Shehu: Po mua mė duket se nuk jam aq i rrėmbyer sa kam qenė 10 vjet mė pėrpara, njėfarė pėrmirėsimi kam pasur nė kėto drejtime, nuk ėshtė se s’kam lėvizur fare nga tė metat e mia, se, po tė mos kisha lėvizur, Partia nuk do tė rrinte pa reaguar, siē e them nė autokritikė.
    Njė pyetje tjetėr. A tė kanė rėnė nė sy sjelljet e djalit tė vogėl dhe tė nuses sė tij?
    Me djalin e vogėl dhe me nusen e tij kam bėrė luftė klase brenda familjes, por kjo nuk ka qenė nė shkallėn e duhur. Ka pasur edhe shokė, njė nga tė cilėt ka qenė shoku Kadri, qė mė ka folur pėr ta. Unė i kam kritikuar rėndė qė tė dy dhe kohėt e fundit kam vėnė re pėrmirėsime tek ata. Megjithatė detyra ime ėshtė t’i vete deri nė fund punės pėr t’i korrigjuar e pėr t’i vėnė nė vijė siē duhet.
    Njė pyetje tjetėr ėshtė qė…
    Shoku Rita Marko: Si pretendoni qė e keni bėrė kėtė luftė klase me djalin e me nusen e tij kur shihet qė ata nuk janė aspak normalė? Ai vetė niset prej kėtej me njė ekip tė tėrė shoqėruesish e shkon jashtė shtetit, rri i veshur nė mėnyrė qė habiten tė tėrė, shkon nė festivalin e Gjirokastrės, atje veēohet e sillet aq keq, sa tė tjerėt thanė “more po ē’ėshtė ky kosovar qė na ėshtė futur kėtu”? Njerėzit pra flasin pse ai dhe e shoqja vishen ndryshe nga tė tjerėt. Ju i shikoni ata, ua krijoni bile vetė tėrė kushtet pėr njė gjė tė tillė dhe tani na thoni se keni luftuar! Si keni luftuar? Si mund tė lihet ky njeri tė bredhė jashtė, t’i bjerė Evropės nga tė tėrė anėt?
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  2. #12
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Ramizi: Mehmeti punoi kundėr ideve tė Enverit e Hysniut !!!



    Janė orėt e fundit. 17 dhjetor 1981. Nė Byronė Politike debati po pėrfundon. Ramiz Alia sapo ka kėrkuar fjalėn. Tė gjithė, edhe Kadri Hazbiu kanė vendosur masėn e dėnimit. Mehmet Shehu nuk flet. Pret tė dėgjojė mėnyrėn vuajtjes sė tij. Pak minuta mė parė Kadriu kishte kėshilluar: Tė dėnohet me vėrejtje tė rėndė partie. Pse Ramizi kėrkon dėnimin e Mehmetit me vėrejtjet shkruar nė kartėn e anėtarėsimit tė partisė. Pse Ramizi pėrpiqet tė pėrfshijė edhe Fiqretin, gruan e Mehmetit, nė “skandalin” politik. Gjatė gjithė fjalės sė tij nuk ndėrhyn asnjė nga anėtarėt e Byrosė. Sipas ish-presidentit, edhe pse fejesa u ndalua, Partia ėshtė dėmtuar, sepse ėshtė marrė nėpėr gojė nga armiqtė. Pse Ramizi kritikon mė ashpėr nga tė gjithė djalin e Mehmetit, Skėnderin. “Ai ėshtė pijanec”. Gjatė gjithė fjalės sė tij, Ramizi pėrmend gjithmonė si shembull “shokun Enver”, duke u munduar nė kėtė mėnyrė tė krijojė njė lloj vorbulle ku tė pėrfshihet emocionalisht edhe Enveri. Pse Ramizi kėrkon tė japė shembuj qė Mehmeti ishte nė kundėrshtim me idetė e Enverit, duke vėnė nė lojė kėshtu karakterin dhe egon e ish-diktatorit.



    Shoku Ramiz Alia: Ashtu si gjithė shokėt, e dėnoj pa asnjė rezervė veprimin e shokut Mehmet pėr tė bėrė krushqi me njė familje reaksionare nė gjirin e sė cilės ka ballistė, armiq tė hapur e aktivė kundėr Partisė dhe shtetit tonė socialist. Ky veprim pėrbėn njė gabim shumė tė rėndė politik dhe ideologjik.
    Duke pranuar tė lidhė krushqi me njė familje tė tillė, shoku Mehmet, nė fakt, injoroi dhe shkeli ēėshtjen themelore nė vijėn e Partisė, parimin mbi luftėn e klasave. Nė praktikė ai i rrafshoi kėshtu kufijtė klasorė, zhduku vijėn e demarkacionit qė ndan komunistėt nga armiqtė e klasės. Veprimi qė i lejoi vetes shoku Mehmet pėrbėn njė goditje tė rėndė pėr Partinė dhe vijėn e saj. Edhe kėshtu si u zhvilluan ngjarjet, Partia u dėmtua, sepse jo vetėm kudo pati shqetėsime e pyetje tė shumta, por dhe se kėtė ngjarje e shfrytėzuan armiqtė dhe elementėt oportunistė pėr tė marrė nėpėr gojė udhėheqjen e Partisė dhe pėr tė vėnė nė dyshim drejtėsinė e vijės sė saj mbi luftėn e klasave etj.
    Por gabimi qė bėri shoku Mehmet dhe shoqja Fiqret do tė kishte pasoja tepėr tė mėdha e shumė tė rrezikshme dhe partia do tė dėmtohej rėndė, sikur tė mos kishte ndėrhyrė menjėherė shoku Enver, qė sapo e mori vesh kritikoi rreptė veprimin e shokut Mehmet dhe e detyroi atė qė kjo krushqi tė prishej. Nė Parti do tė krijohej njė konfuzion i madh ideologjik lidhur me luftėn e klasave, do tė inkurajoheshin elementėt oportunistė, do tė pėrēahej ajo vetė nė gjirin e saj, nga poshtė deri lart, do tė ndesheshin dy vija, dy qėndrime krejt tė kundėrta.
    Duke e vlerėsuar nė kėtė mėnyrė gabimin e shokut Mehmet, dua tė theksoj se, kur lexova autokritikėn e tij nuk mbeta aspak i kėnaqur, bile edhe sot, nga shpjegimi qė dha, unė mbeta gjithashtu i pakėnaqur.

    * * *
    Duhet ta keni shumė tė qartė, shoku Mehmet, se pasojat e gabimit tuaj do tė ishin tepėr tė rrezikshme pėr Partinė. Nė qoftė se nuk do tė ndėrhynte shoku Enver, siē e thashė pak mė parė, Partia do tė gjendej pėrpara problemeve serioze, politike dhe ideologjike, qė do tė dėmtonin rėndė vijėn e saj, unitetin e frymėn revolucionare tė saj. Kėtė gjė ju, shoku Mehmet, duhet ta ndjeni thellė, ndryshe, po tė mos jeni tė ndėrgjegjshėm pėr pasojat e rėnda qė do tė kishte ky gabim pėr Partinė, mund tė duket si i tepėrt edhe diskutimi qė po bėjmė sot kėtu, nė Byro. Bile mund tė duken pa vend e ndoshta tė ekzagjeruara edhe kritikat qė po ju bėjmė. Kritikat nė tė vėrtetė kanė vetėm njė qėllim, t’i shėrbejnė ēėshtjes sė Partisė dhe t’ju ndihmojnė juve, shoku Mehmet, qė tė mos bėni mė gabime tė tilla.
    Nė autokritikėn e shokut Mehmet, nė pėrpjekjet pėr tė shpjeguar pse ndodhi gabimi, ka mjaft arsyetime herė sempliste, herė kontradiktore me njėra-tjetrėn, tė cilat nuk ndihmojnė pėr tė zbuluar rrėnjėt politike dhe ideologjike tė gabimit. Ato mė tepėr shėrbejnė pėr tė gjetur ndonjė justifikim, pėr tė qetėsuar formalisht ndėrgjegjen tuaj. Kėshtu, pėr shembull, thuhet se “po tė mos isha shpjeguar, gabimi mund tė ishte evituar”, ose “nga sentimentalizmi m’u errėn sytė dhe nuk e pashė se po mė rrėshqet kėmba”. Kėto lloj arsyetimesh jo vetėm nuk shpjegojnė gjė, po as qėndrojnė nė kėmbė, shoku Mehmet.
    Sė pari, fejesa nuk u pėrfundua nė dorė e nė kėmbė, siē i thonė fjalės, brenda njė dite. Pėr kėtė ēėshtje nė familjen tuaj, shoku Mehmet, ėshtė diskutuar me javė tė tėra.
    Sė dyti, ju, siē del nga autokritika, i keni pasur tė gjitha tė dhėnat mbi familjen e vajzės, jo pėr tė ngushtėn, por dhe pėr tė gjerėn, duke pėrfshirė dhe xhaxhallarėt e dajot e arratisur e tė vrarė nga ne. Kėto tė dhėna i dinte djali, tė cilit ia dha i ati i vajzės me listė tė shkruar, i dinin edhe shoku Mehmet dhe shoqja Fiqret, tė cilėve ua dha djali, por sipas kėrkesės sė tyre, jua dha edhe shoku Feēorr Shehu, pra…
    Shoku Enver Hoxha: Mehmeti ėshtė dėrguar nga unė qė tė udhėhiqte veprimet ndėshkimore kundėr Muzafer Pipės. Mehmeti ka vajtur nė krye tė ekspeditės sonė qė e likuidoi atė. Si tė mos e dinte atėherė ē’janė Pipajt?
    Shoku Ramiz Alia: Muzafer Pipa ėshtė vrarė pikėrisht me Jup Kazazin bashkė, Arshiu ėshtė i vėllai i Muzafer Pipės. Pra ju, shoku Mehmet, i kishit tė gjitha elementet qė tė konkludonit se familja me tė cilėn po lidheshit nė krushqi ishte i njė rrethi armiqėsor, pra e papranueshme pėr njė familje komunistėsh, aq mė tepėr pėr familjen e njė udhėheqėsi. Kaq ėshtė e vėrtetė kjo, sa shoku Mehmet nė autokritikėn e vet thotė se, “po tė ishte fjala pėr ndonjėrin nga djemtė e tjerė, ose po ta pyeste cilido shok, nuk do t’ia kėshillonte kurrė njė krushqi tė tillė”. Pra del qartė se, si shoku Mehmet, ashtu edhe shoqja Fiqret, i dinin, ishin tė ndėrgjegjshėm qė, duke pranuar kėtė fejesė, po vepronin nė kundėrshtim me vijėn dhe me normat e Partisė. Kjo ėshtė e vėrteta. Kėtej duhet nisur pėr tė gjetur shkaqet pse u pranua krushqia dhe, po u nise kėtej, del qartė se kėtu nuk ėshtė ēėshtja siē thoni se “u nxitova, nuk u thellova, se m’u errėn sytė nga sentimentalizmi dhe nuk e pashė qė po mė shket kėmba” etj. Tė gjitha kėto nuk qėndrojnė, nuk shpjegojnė asgjė. Ju, shoku Mehmet, duhet tė jeni tė bindur se burimi i gabimit tuaj politik dhe ideologjik nuk janė faktorėt psikologjikė ose ato gnos logjikė, siē pėrpiqeni t’i shpjegoni. Ju mė shumė duhet t’u drejtoheni faktorėve politikė dhe ideologjikė, dobėsive dhe tė metave qė keni nė formimin dhe nė karakterin tuaj nė kėtė drejtim. Ndryshe shumė pyetje qė dalin, do tė mbeten pa pėrgjigje.

    * * *
    Pėr mendimin tim shkaqet pse shoku Mehmet ra nė kėtė gabim janė dy:
    E para, mendjemadhėsia, mbivlerėsimi i vetes, bindja se atij i lejohet tė interpretojė vijėn e Partisė dhe se vendimet e saj janė kurdoherė tė drejta, pra edhe tė padiskutueshme.
    E dyta, kuptimi i shtrembėr i vijės sė Partisė pėr luftėn e klasave.
    Kėtyre tė metave me rėndėsi politike dhe ideologjike shoku Mehmet u kalon pėrciptazi nė autokritikėn e vet. Aty flitet pėr elementė negativė tė karakterit, qė mund tė kenė influencuar nė gabimin e bėrė, por nuk u bėhet asnjė analizė kėtyre faktorėve, kurse, pėr mendimin tim, pikėrisht kjo duhej bėrė, sepse nė kėtė drejtim duhet tė korrigjohet shoku Mehmet. Janė kėto tė meta jo qė mund tė kenė ndikuar, por qė janė burimi i gabimit, kurse sentimentalizmi shumė-shumė mund tė ketė luajtur vetėm rolin e detonatorit.
    Duke e pranuar kėtė krushqi, shoku Mehmet nė fakt ka menduar se atij i lejohet ēdo gjė, se ai mund t’i shkelė vijėn e normat e Partisė, disiplinėn e Partisė, se ai vendos pėr ēdo gjė drejt. Mendjemadhėsia dhe subjektivizmi, i shoqėruar edhe me kuptimin jo tė drejtė tė normave tė Partisė, e kanė shtyrė shokun Mehmet qė tė mendojė se normat dhe disiplina e Partisė, vigjilenca e tė tjera norma, janė pėr tė tjerėt tė detyrueshme dhe jo pėr atė, sepse ai ka dhėnė shumė prova, se ėshtė i imunizuar etj.
    Nga ana tjetėr, e kanė bėnė tė pranueshėm kėtė veprim edhe arsyetimet e gabuara mbi luftėn e klasave. Kėtu hyn e ashtuquajtura njėanshmėri, kufizimi te “familja e ngushtė”, qė nė fakt ėshtė pėrsėri injorim i mėsimeve dhe i normave tė caktuara nga Partia mbi atė se kush pėrfshihet nė rrethin familjar. Dhe arsyetimi mė i ēuditshėm ėshtė ai se ne do tė influenconim pėr tė mirė te kjo vajzė, domethėnė o burra t’i fusim nė familjet tona fėmijėt e reaksionit qė t’i edukojmė. Kjo ėshtė thellėsisht e gabuar dhe pasqyron njė interpretim oportunist tė luftės sė klasave.
    Nė luftėn e klasave Partia dhe shoku Enver gjithmonė na kanė porositur qė tė jemi konsekuentė, pa nėnvleftėsuar as rrezikun e majtė, as atė tė djathtin. Gabimi qė bėtė ju, shoku Mehmet, ėshtė shprehje e oportunizmit tė djathtė, por duhet thėnė se ju keni dy masa: ndaj tė tjerėve jeni sekretarė deri nė formalizėm, ndėrsa ndaj vetes dhe familjes suaj jeni liberalė. Nuk ėshtė ekzakte se ju u treguat sentimentalė ndaj djalit tė dytė dhe vetėm nė rastin e fejesės. Po tė mendoni mirė, edhe mė parė dhe pėrgjithėsisht keni qenė vazhdimisht liberalė me fėmijėt, sidomos me dy djemtė tuaj mė tė rinj, tė cilėt kanė rėnė nė sy pėr sjellje tė pahijshme.

    * * *
    Njerėzit flasin pėr Skėnderin si pijanec, qė ka bėrė dhe skandale, njihet si vagabond qė ka vendosur kontakte me gra tė liga. Ju kėto ia keni toleruar. Po kėshtu flasin pėr Bashkimin dhe pėr gruan e tij si ekstravagantė, pėrēues mode tė huaj etj. Ju i dini kėto, nė mos pse tė mos i dini, shoku Mehmet? Ne kemi tė drejtė tė pyesim a punoni ju me fėmijėt? A i kushtoni ju vėmendje edukimit tė tyre? Ka pasur shokė qė ju kanė bėrė vėrejtje pėr sjelljet e djemve dhe tė nuses, por shoqja Fiqret ka thėnė, pse tė gjithė njėsoj do tė vishen? Ju duhet tė rishikoni qėndrimin tuaj ndaj fėmijėve, por kjo nuk bėhet me lėshime e me liberalizma. E them kėtė se me Skėnderin, me gjithė gabimin e rėndė qė bėri dhe e bėri ai para sė gjithash, sepse megjithėse ėshtė komunist, zgjodhi pėr grua njė njeri politikisht nga njė rreth armiqėsor. Pra megjithė kėtė gabim, ju vazhduat ta pėrkėdhelni. Edhe nė autokritikė thoni se do tė qetėsoheni nė ndėrgjegje kur djali tė martohet. Qė djali do tė martohet, kjo me siguri do tė ndodhė, por ju duhet tė qetėsoheni nė ndėrgjegje, shoku Mehmet, dhe pėr kėtė duhet tė punoni kur djali tė kuptojė mirė mėsimet dhe vijėn e Partisė, qė tė bėhet njė luftėtar i mirė i saj dhe tė mos bėjė gabime qė i kushtojnė Partisė. Tė gjitha kėto nuk duhen parė si ēėshtje familjare, si ēėshtje sentimentale, por tė lidhura me konceptin tuaj mbi luftėn e klasave qė duhet zbatuar me korrektėsi nga tė gjithė.
    Kėto janė shkaqet themelore tė gabimit politik qė bėri shoku Mehmet. Kėto shpjegohen edhe pse ai nuk pyeti asnjė shok, pse nuk kėrkoi as mendimin e shokut Enver. Ai ishte i bindur se ēdo gjė e kishte gjykuar dhe vendosur drejt, se nuk kishte nevojė pėr mendjen e kurrkujt. Ai vendosi, pėr mendimin tim, ta verė Partinė para faktit tė kryer, duke menduar se ajo do tė konformohej me vendimin e tij.
    ***
    Nga ana ime, duke pėrjashtuar kritikat lidhur me punėn si edhe ndonjė vėrejtje tė pjesshme, megjithėse me disa veprime tė gabuara tė shokut Mehmet nuk jam pajtuar, nuk e kam kritikuar nė formė tė plotė dhe nė lidhjen e tyre siē po e bėj sot. Kėtė e them nė mėnyrė autokritike, se e ndjej qė nuk e kam bėrė si duhet kėtė detyrė ndaj Partisė, por edhe ndaj shokut Mehmet.
    Pėrse nuk e kam bėrė? Nė ndonjė rast kam menduar gabim dhe, ta them hapur, nė mėnyrė oportuniste se kėshtu e ka shoku Mehmet, nxehet shpejt, po pa u thelluar se nervozizmi i tij ishte shprehje e prirjes pėr tė imponuar mendimin e vet dhe prekte normat dhe interesat e Partisė. Ndonjėherė jam rezervuar edhe pėr t’iu mėnjanuar skenave tė papėlqyeshme, sepse ka ndodhur edhe me mua qė pėr vėrejtjen mė tė vogėl ai i kalonte kufijtė qė karakterizojnė marrėdhėniet midis shokėve. Por kryesorja ėshtė se vetė shoku Mehmet nuk tė krijon kushte pėr njė diskutim tė qetė, pėr njė shkėmbim tė hapėt mendimesh, pa le mė pėr vėrejtje kritike. Tė gjithė duhet tė mėsojmė, por sa mė shumė duhet tė mėsojmė shoku Mehmet nga shoku Enver.
    Ne punojmė bashkė dhe bisedojmė ēdo ditė me shokun Enver lirshėm dhe pa asnjė ndrojtje.
    Shoku Enver Hoxha: Edhe nga gjithė ju tė tjerėt e jo vetėm nga shoku Enver.
    Shoku Ramiz Alia: Po, dakord, shoku Mehmet duhet tė mėsojė nga ju dhe nga ne tė tjerėt.
    Pra, thashė se ne punojmė bashkė ēdo ditė me shokun Enver, bisedojmė lirshėm dhe pa asnjė ndrojtje, themi nė kėto biseda tė pjekura e tė papjekura, por kurdoherė jemi tė qetė shpirtėrisht se asgjė nuk na pritet me kėmbėt e para. Pėrkundrazi, shoku Enver na dėgjon me durim dhe vėmendje, na kėshillon dhe na korrigjon, na kritikon kur ėshtė rasti, bile edhe fort kur duhet, por asnjėherė nuk e ndjejmė veten tė vrarė shpirtėrisht, sepse ēdo gjė na thuhet me frymė shoqėrore, me frymė partie, me argumente bindėse. Qė tė gjithėve na ndihmon tė mėsojmė dhe tė punojmė mė mirė.

    * * *
    Kėtu pa dyshim qė mbajnė pėrgjegjėsi edhe shokėt zėvendės-kryeministra, sidomos shoku Adil, i cili bėri autokritikė, por pėr mendimin tim nuk e bėri si e sa duhet. Ai dhe shokėt e tjerė duhet mė thellė tė mendojnė, pse me njė mėnyrė ose me njė tjetėr ia kanė ushqyer kėto prirje shokut Mehmet, bile kėtė stil kanė filluar ta adaptojnė edhe vetė. Njė stil i tillė pune, i bazuar nė urdhra nuk i ndihmon shokėt, ai tė ēon nė shkeljen e normave dhe nė krijimin e opinioneve jo tė sakta pėr kuadrot. Punon mirė ai qė vepron ashtu si mendoni ju.
    Eshtė e njohur se shoku Mehmet, kur i qepet njė pune, merr tė gjitha masat qė nevojiten dhe e nxjerr atė mbanė. Kjo ėshtė njė gjė shumė e mirė, por kam vėnė re, mbase edhe gabohem, se kjo ndodh veēanėrisht pėr ato gjėra, pėr ato probleme qė ai vetė ka mė shumė pėr zemėr, ose qė janė ide tė vetė shokut Mehmet. Kėshtu ndodhi tash sė fundi me ēėshtjen e rritjes sė gjelave tė detit ose me aksionin pėr gropat e silazhit. Natyrisht, tė dyja kėto aksione janė me vlerė. Me nxitjen e shokut Mehmet, pėr kėtė qėllim dolėn vendime tė posaēme, u caktuan fonde, u bėnė investime, u ndėrtuan stalla, u krijuan organizma me specialistė tė veēantė, bile edhe shokut Muho Asllani detyra e rritjes sė gjelit iu ngarkua si detyra kryesore e tij nė qeveri. E thashė, tė dyja kėto aksione janė njė gjė e mirė, por pyes: Pėrse nuk u tregua i njėjti kujdes, i njėjti entuziazėm, pse nuk u morėn tė njėjtat masa edhe pėr ēėshtjen e pėrhapjes sė pėrvojės sė Plasės, ose pėr zbatimin e vendimit tė Kongresit tė 7-tė mbi fermat blegtorale?
    Kėto ēėshtje tė rėndėsishme pėr zhvillimin e ekonomisė sonė bujqėsore, qė janė pėrpunuar kėtu e 6-7 vjet mė parė nga shoku Hysni Kapo e nga shoku Enver, kanė mbetur pothuajse fare nė stadin fillestar, sidomos pėrvoja e Plasės. Kjo mua mė duket e padrejtė. Qofsha i gabuar, por kėtu shoh njė prirje pėr t’i bėrė reklamė vetės dhe pėr tė evidentuar aftėsitė “e veēanta” tė shokut Mehmet.

    * * *
    Unė kam besim se kjo mbledhje e Byrosė Politike, kritikat qė po bėjmė nė rrugė dhe nė frymė partie, do t’i shėrbejnė ēėshtjes sė Partisė, do t’i shėrbejnė edhe vetė shokut Mehmet. Ato do ta forcojnė mė tej unitetin tonė marksist-leninist. Unė besoj se shoku Mehmet do t’i kuptojė si duhet kritikat qė po i bėjmė dhe si komunist do tė reagojė pozitivisht. Ai ka forca dhe ne, shokėt e tij tė ngushtė, do ta ndihmojmė pa kursyer asgjė, qė shoku Mehmet t’i shėrbejė popullit e Partisė me energji edhe mė tė mėdha. Duke vlerėsuar gabimin qė ka bėrė shoku Mehmet, njė gabim tė madh politik e ideologjik, jam i mendimit dhe dakord me propozimin qė mbėshtetėn edhe shokėt e tjerė, qė ai tė ndėshkohet me vėrejtje tė rėndė me shėnim nė kartėn e regjistrimit...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar mė parė nga skuthi_vogel
    Ramizi: Mehmeti punoi kundėr ideve tė Enverit e Hysniut !!!



    [I]Shoku Enver Hoxha: Mehmeti ėshtė dėrguar nga unė qė tė udhėhiqte veprimet ndėshkimore kundėr Muzafer Pipės. Mehmeti ka vajtur nė krye tė ekspeditės sonė qė e likuidoi atė. Si tė mos e dinte atėherė ē’janė Pipajt?
    Shoku Ramiz Alia: Muzafer Pipa ėshtė vrarė pikėrisht me Jup Kazazin bashkė, Arshiu ėshtė i vėllai i Muzafer Pipės. Pra ju, shoku Mehmet, i kishit tė gjitha elementet qė tė konkludonit se familja me tė cilėn po lidheshit nė krushqi ishte i njė rrethi armiqėsor, pra e papranueshme pėr njė familje komunistėsh, aq mė tepėr pėr familjen e njė udhėheqėsi.

    Myzafer Pipa

    Djal i nje avokati patriot nga Shkodra, pasi mbaron gjimnazin e Shkodres, vazhdon studimet per drejtesi ne Universitetin e Padova-s (hapur ne 1222).
    Pas diplomimit kthehet ne atdhe ku punon si avokat i antifashisteve.

    Si drejtor i revistes letrare "Fryma" , ne faqet e se ciles flakeronin artikujt patriotik dhe antifashist, bie ne sy te pushtuesve italian. Burgoset dhe dergohet ne kampin e perqendrimit te Prishtines.

    Ne kampin e perqendrimit i shpeton vdekjes nga duart dhe kthehet per tu bere i pavdekshem ne atdhe.

    --------------

    Ne Gjyqin Special te Tiranes (mars 1945) ku mes te pandehurve ishte edhe Bari Omari, Myzafer Pipa eshte avokat i tyre.
    Duke mos u pajtuar dot me dhunen, prepotencen, injorancen dhe arrogancen e trupit gjykues ne mes te procesit gjyqesor ngrihet ne kembe dhe shperthen :

    " Trupi gjykues nuk eshte i denje dhe nuk e ka lartesine e duhur per te gjykuar kete grup "te pandehurish" intelektuale, duke pasur ne krye nje teneqexhi injorant si Koci Xoxe "

    Bomba plasi.
    Gjeneral Leutnant Koci Xoxe (tre yjet e gjeneralit i kishte fituar per 3 vjet duke bere "Karriere" te llahtarshme ushtarake. Nga teneqexhi ne Korce1941 me 4 klase shkolle, ne Gjeneral Leutnant ne 1944) nuk mund ta duronte kete ofendim.

    ------------------

    Ne Janar 1946 Myzafer Pipa eshte avokat i Pater Gjon Shllakut, ne Gjyqin e Jezuiteve ne Shkoder. Ne mes te procesit avokati Myzafer pipa akuzohet si tradhetar dhe si armik. Arrestohet. Turturohet barbarisht (edhe me hekur te skuqur ia digjnin trupin). Likujdohet nga njerzit e komanduar prej Mehmet Shehut, te urdheruar nga Enver Hoxha.

    ----------------------------------------------------------------------------------------------------


    35 vjet me vone, 17 Dhjetor 1981, dora e martirit Myzafer Pipa, ne formen e mbeses se tij Silva Turdiu, erdhi dhe verviti kriminelin Mehmet Shehu , nga maja e Olimpit per ne ferr.

    Uoooooooouuuuuuu

    Te tille hakmarrje nuk e ka imagjinuar dot kurre, as nje gjeni si Shekspiri.


  4. #14
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Fjala e fundit e Enverit kundėr Mehmet Shehut ...


    “Nuk duam tė tė hedhim Mehmet, duam vetėm qė tė bėsh kthesė”

    Janė orėt e fundit tė jetės sė Mehmet Shehut. Enver Hoxha nuk ka folur akoma. Eshtė data 17 dhjetor 1981. Mbledhja maratonė e Byrosė kundėr Mehmet Shehut po shkon drejt fundit. Kanė folur tė gjithė, qė nga Kadri Hazbiu e Ramiz Alia, deri tek Lenka Ēuko. Tė gjithė nė unison kanė kritikuar fejesėn e djalit tė Mehmetit me vajzėn e Turdive. Ka ngelur vetėm Enveri. Ky i fundit gjatė gjithė ditės, herė e ka mbrojtur, herė i ėshtė kundėrvėnė. Por koha nuk premton shumė. Eshtė vonė dhe Enveri ka vendosur tė flasė tė nesėrmen, mė datė 18 dhjetor. Por Mehmeti nuk do ta dėgjojė kurrė fjalėn e Enverit dhe kritikėn e tij. Gjatė natės ai vdes, vetėvritet ose e vrasin, njė dilemė 14-vjeēare, akoma e pazgjidhur. Presion i Byrosė deri nė vetėvrasje, apo njė eliminim klanesh brenda bllokut? Cfarė i tha Enveri Mehmetit, para se ky i fundit tė shkonte nė shtėpi dhe tė mos dilte i gjallė prej saj. Sa tė vėrteta janė akuzat pėr presion nga Byroja dhe kush janė kėshillat e fundit tė Enverit. A u nxit Enveri nga akuzat dhe insinuatat e Ramizit apo vendosi tė mbyllė mbledhjen me njė kėshillė mė shumė miqėsore, sesa partiake. Roli i Enverit dhe i Ramizit. Pse e kundėrshtoi Kadriu dhe tė gjitha akuzat e tjera tė pathėna pėr djemtė, gruan dhe nuset e Mehmet Shehut. Si u mbrojt ky i fundit dhe batutat e Enverit. Ish diktatori tha: “...Prandaj qė tė arrish nė njė konkluzion tė drejtė sonte dhe ty tėrė natėn nuk do tė tė zėrė gjumi, pse kėto shqetėsime, nė mos tė kėsaj natyre, por edhe tė natyrave tė tjera, gjumin na e prish tė gjithėve, veēanėrisht kjo situatė pėr ty qė ėshtė e rėndė. Prandaj nuk duhet ta rėndosh mė shumė gjendjen. Edhe ne prapė do tė pėrpiqemi nesėr, nė interesin e Partisė dhe nė interesin tėnd qė kjo situatė tė mos tė tė rėndohet...” Enveri e mbyll mbledhjen duke lėnė takim pėr nesėr nė orėn 10:00. Por pjesa tjetėr do tė jetė pa Mehmetin. Nė mbrėmje e asaj dite ai kish vdekur ...


    Shoku Enver Hoxha: Unė propozoj qė mbledhjen ta vazhdojmė nesėr, se dėshiroj tė flas edhe unė. Vetėm dėshiroj me kėtė rast t’i bėj tė qartė Mehmetit, se nė kėtė mbledhje tė gjithė shokėt, me zemėr tė hapur, si komunistė dhe si udhėheqės nė kėtė forum tė lartė tė Partisė, vunė nė dukje gabimin tėnd tė madh politiko-ideologjik dhe reflektuan gjithashtu nga rrodhi ky gabim. Gjithēka thanė shokėt e bėnė pėr tė mirėn e Partisė dhe tėndin, pse ti u ke shėrbyer e do t’i shėrbesh edhe paskėtaj Partisė dhe popullit dhe kam bindjen se do vazhdosh t’u shėrbesh edhe mė mirė, sikurse u ke shėrbyer, nė rast se i realizon kėto gabime, tė kuptosh edhe nga kanė rrjedhur ato. Pra, rėndėsi ka tė realizosh nga rrodhėn kėto gabime, se ai u bė.
    Nė radhė tė parė, ti duhet tė reflektosh dhe tė jesh i bindur pėr drejtėsinė e kritikave tė shokėve, tė cilat kanė qenė me baza tė shėndosha dhe janė bėrė brenda normave mė tė drejta revolucionare marksiste-leniniste dhe me qėllim pėr ta ndrequr kėtė gabim, pėr tė tė ndrequr ty, pėr tė ndrequr edhe punėn kėtej e tutje. Prandaj, kėshtu duhet ta marrėsh kėtė gjė. Kėto kritika, nė njė formė tė kėtillė nuk i ke parė asnjėherė ti, por unė qė kam njė eksperiencė tė gjatė nė Parti mund tė them qė kjo mbledhje ka qenė nė njė lartėsi shumė mė tė madhe nga mbledhjet e tjera qė kemi bėrė pėr disa gabime tė tjera. Kjo tregon, pėr mua dhe pėr tė gjithė ne, nivelin e lartė marksist-leninist tė shokėve, gjykimet e tyre tė shėndosha, perspektivat e afėrme dhe tė largėta dhe ndjenjėn e pėrgjegjėsisė sė tyre pėr ta ruajtur tė pastėr vijėn e Partisė, pėr tė tė ruajtur edhe ty, shoku Mehmet, sepse nuk duam qė tė tė hedhim, dėshirojmė vetėm qė ti tė bėsh kthesė.
    Mendimi im ėshtė qė ato qė do tė na thuash nesėr, dhe jam i bindur se nesėr ti do tė flasėsh kėtu, se tė kemi shok e tė njohim dhe se tė gjitha kėto qė u thanė, tė kanė bėrė pėrshtypje, duhet tė jenė tė bazuara. Mos i merr gjėrat lehtė, jo kjo kritikė ishte ca e ekzagjeruar, ajo tjetra jo e plotė, por merr esencėn, thelbin e tyre dhe neve kjo na intereson, se kėshtu na krijohet bindja qė do tė tė ndreqim dhe nė kėtė drejtim, do tė ta japim edhe ndihmėn, me serenite, me dashuri komuniste. Rėndėsi ka ēėshtja qė tė na kuptosh, tė na kuptosh si udhėheqje, tė na kuptosh edhe si komunistė, brenda parimeve tė Partisė, jo nė mėnyrė sentimentale qė pėrmend ti ose “shoqėrore”.
    Prandaj, qė tė arrish nė njė konkluzion tė drejtė sonte dhe ty tėrė natėn nuk do tė tė zėrė gjumi, pse kėto shqetėsime, nė mos tė kėsaj natyre, por edhe tė natyrave tė tjera, gjumin na e prish tė gjithėve, veēanėrisht kjo situatė pėr ty qė ėshtė e rėndė. Prandaj, nuk duhet ta rėndosh mė shumė gjendjen. Edhe ne prapė do tė pėrpiqemi nesėr, nė interesin e Partisė dhe nė interesin tėnd qė kjo situatė tė mos tė tė rėndohet.
    Unė tė kėshilloj qė ta rrėzosh atė autokritikė alibi qė na ke paraqitur, domethėnė pėr tė shfajėsuar gabimin politik qė ke bėrė. Kjo alibi pėrpara logjikės sė fortė marksiste-leniniste tė shokėve ra. Atėherė cila ėshtė rruga e drejtė nė tė cilėn duhet tė ecėsh? Rruga e drejtė ėshtė ajo qė thanė shokėt. Pra, nė qoftė se e hedh poshtė atė alibi, me tė gjitha kontornot, atėherė brenda njė kohe shumė tė shkurtėr do t’i gjykosh drejt gjėrat dhe do tė jesh i qetė.
    Kėto qė tė vunė nė dukje shokėt janė jo vetėm mėsime pėr ty, por pėr tė gjithė ne, pse mendoj qė nuk ka asnjė nga ne qė nė vetvete tė mos ketė njė grimė fryme mikroborgjeze. Ky realitet ėshtė pasqyrim i shoqėrisė nė tė cilėn kemi jetuar, i klasave nga vijmė qė, diku shfaqet mė shumė e diku mė pak. Prandaj, si komunistė, si revolucionarė, duhet tė jemi kurdoherė vigjilentė pėr tė analizuar nė vetvete veprimin qė po bėjmė dhe tė shohim ka nė kėtė veprim qė ėshtė mikroborgjeze apo nuk ka? Nė qoftė se shkojmė nga parimi qė nuk ka, se ne jemi komunistė tė kalitur qind pėr qind, se asgjė nuk na prek, atėherė ato do tė trashen, do tė bėhen tė mėdha. Kėsaj sė keqeje ne i shpėtojmė vetėm duke qenė kurdoherė vigjilentė dhe duke pasur kurdoherė parasysh vijėn e Partisė, interesat e saj edhe tė popullit. Ēdo hap tonin ta shikojmė njė herė vetė me kėtė pasqyrė, por, kur na ndihmojnė shokėt, atėherė lehtėsohet puna pėr ne. Nė kėtė kuptim diskutimet e shokėve kėtu kanė qenė njė ndihmė e madhe pėr ty nė radhė tė parė, por edhe pėr tė tėrė ne, por sidomos pėr Partinė, se shokėt e gjykuan drejt, por duhet ta gjykosh edhe ti qė situata ishte e rėndė. Ishte e rėndė jo vetėm se u bė fejesa, por ashtu siē e shpjeguan shokėt, ishte njė situatė shumė e rėndė edhe nė drejtim e punėve shtetėrore, nė atė formė e me ato tė meta tė karakterit tėnd qė nuk duhen nėnvlerėsuar se janė kryesoret.
    Unė mund tė them qė ēdo e keqe ka tė mirėn e saj. Tani kjo e keqe u bė, dhe mirė qė u hap, dhe ti e hape kėtu, ti je ai qė hape kėtė plagė, por duhet ta kuptosh qė, jo se je armiku i Partisė, nė asnjė mėnyrė, nuk e mendon askush kėtė, vetėm se kėtė gabim e bėre. Po ti i ke bėrė nė tė njėjtėn kohė edhe njė tė mirė Partisė, i ke bėrė njė shėrbim, pse tė gjitha kėto kritika qė po tė bėjmė, t’i kemi bėrė edhe mė pėrpara, por nuk je ndrequr. Tani kam bindjen, dhe do ta them kur tė flas, qė kjo situatė aktuale do ta shkundė Mehmetin mė shumė pėr ta sjellė nė rrugė tė drejtė, vetėm nė qoftė se gabimin e kupton drejt. Prandaj mė duket mua sikur tė reflektosh sonte ti Mehmet, tė flas unė nė fillim nesėr, pastaj mund tė flasėsh pėrsėri edhe ti.
    Shoku Mehmet Shehu: Dakord.
    Shoku Enver Hoxha: Atėherė e mbyllim kėtė seancė. Vazhdojmė nesėr nė orėn 10:00
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  5. #15
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Kjo teme nuk duhet te quhet "Carja e madhe", por "Varianti i 25-te i Historise se PPSH".....Eshte katandisur forumi i historise si zedhenes i Ramkes e i Nexhit....Po marrim vesh tani se kur e bleu televizorin Enveri, kush ja rregulloi, cfare tha ai, cfare tha ajo, te gjithe perralla me mbret. Ja dhe tani variantet "zyrtare", njeri qe perpiqet te justifikoje se M.Shehu ishte agjent dhe varianti tjeter se ai ishte i "pafajshem" por e qeroi Enveri e Ramizi "padrejtesisht". Ne tema te tjera do te lexosh gjithashtu se si ithtare te Mehmetit e Kadri Hazbiut i ngrejne ata ne qiell, i bejne madje "viktima", duke "harruar" se deri ne 1981-1982 qe te dy ishin dora dhe syri i Enver Hoxhes. .....Mehmeti paskesh qene trim e punetor, madje i ndershem....dhe dridheshin te tere para tij, po ishte sic u zhvilluan ngjarjet doli se ishte nje cope lamash qe Enveri nje cope plak qe mezi qendronte ne kembe,e therri si berr e ai nuk beri ze. Kurse Kadriu paraqitet si i afert , popullor, babaxhan, qe nuk kishte prekur me dore njeri, por dhe ate e hengri me te pabese Enveri dhe qendroi i paepur ne gjyq ( ku per tu permendur eshte se ne hetuesi i kishin shkulur gjithe dhembet, jo per ta torturuar, por per te mos e lene te vriste veten).

    Ky procesverbali i mbledhjes eshte komplet fallco. Komplet i fallsifikuar. Arsyeja? Me duket se pervec procesverbalit ka pasur dhe kamera qe ka regjistruar gjithe mbledhjen ( me duket e ka paraqit Robert Papa ne emisionet e tija dikur) ne te cilen Enveri degjohej te thoshte vecse :"Qeni i m...., qen i m....!" per Mehmetin. Variante te tjera jozyrtare ( lexo thashetheme te tjera blloku) thone se Mehmeti i bertiti aq fort Prokop Murres kur ky i fundit i beri pyetjes, aq sa Prokopit i ra infrakt ne zemer.
    Une ato videot nuk i kam pare se kam qene jashte Shqiperise, por ata qe i kane pare mire eshte te shkruajne ndonji fjale ketu.

    Mbi te gjitha, ajo qe te ben pershtypje eshte se ata qe mund te jene protagonistet kryesore, nuk kane folur kurre, por jane zhdukur nga faqja e dheut dhe askush nuk i permend. Keshtu psh. ku eshte sot Sulo Gradeci , roja personale e Hitlerit ....me falni Enverit. Perse Sala e la te ikte ne France? Cfare i dha Suloja Sales si shkembim qe ti jepte pashaporten? Si ka mundesi asnje nga gazetaret tane "symprehte" qe gjejne deri dhe raportet "sekrete" te EYP ( sherbimi sekret grek) per Shqiperine, por jane te pamundur te gjejne Sulo Gradecin me gjithe familje ne France?
    Si ka mundesi, qe 15 vjet nga renia e diktatures, akoma dhe sot e kesaj dite nuk ka dale nje prokuror i pergjithshem qe te hapi dosjen e vrasjes se Mehmet Shehut, megjithese deshmitaret okulare te kufomes se tij te gjithe shprehen se ai eshte vrare , jo vetevrare. Madje diku ne nje gazete kam pare dhe nje foto te M.Shehut te vdekur me dy njolla gjaku ne gjoks. Perse pra sot , qeveria zyrtare e demokratike e Sales nuk rihap dosjen e vrasjes jo te Mehmet Shehut si person, por te kryeministrit te Shqiperise! Ajo qe ndodhi ne 1981-1982 ishte nje grusht klasik shteti, megjithate ne Prokurorine e Pergjithshme askush nuk e ka vene ujin ne zjarr. I mbahen variantit zyrtar te diktatures! Perse? Cili eshte qellimi qe Prokuroria e Pergjithshme, akoma dhe sot mbas 24 vjetesh nuk eshte e interesuar te gjeje autorin e vrasjes se kryministrit shqiptar? Ke mbron?
    "Who is John Galt?"

  6. #16
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Toro,ke te drejte per Sulon,qe vec nje cope libri te kuq qe nxorri "40- vjet prane Komandantit" (nuk jam i sigurte per titullin e sakte),ka heshtur.
    Po Behar skrapalliu,roja personale i Enverit,ku ndodhet,pse hesht,a nuk ka ardhur kohe te kurohen plaget e shume njerzve,apo kane frike mos rjedhin gjak nese gervishet?
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  7. #17
    “Na urdhėruan qė trupit tė Mehmet Shehut tė mos i bėnim autopsinė”

    “Nga kėqyrja nė vendin e ngjarjes rezultoi se vdekja kishte ndodhur rreth orės 01:45-02:15, tė datės 18 dhjetor ‘81”.

    Veē kėtij fakti tė regjistruar nga ekzaminimet nė vendin e ngjarjes, profesor Fatos Harito, njėri nga ekspertėt mjeko-ligjor qė ka kėqyrur kufomėn e kryeministrit tė vetvrarė nė kushte tė dyshimta, ka rrėfyer mbrėmė pėr emisionin “Arena” nė “Tv Planet”, pėrjetimet nga ēatet dramatike nė vilėn e Mehmet Shehut 30 vjet mė parė. Ai tregon pamjen e kryeministrit tė vdekur, procedurat e para nė trupin e tij, bisedat me ekspertė e familiarė dhe versionin e shumdiskutueshėm pėr aktin vrasje apo vetėvrasje. “Na detyruan qė kufomės sė Mehemt Shehut, mos ti bėnim autopsi”, pohon Harito, duke kujtuar se aktin pėrkatės e kanė shkruar duke shmangur kėtė procedurė tė domosdoshme. “Pėrfundimisht, shton ai, nė dokumentin e autopsisė, lidhur me shkakun e vdekjes, unė kam futur fjalėn mundėsi, madje e kam veēuar me germa tė mėdha” Po ēfarė kujton tjetėr eksperti mjeko-ligjor nga ēastet kur detyra ja donte t’i bėnte ekzaminimet e fundit trupit pa jetė tė kryeministrit komunist…

    Profesor Harito, ju nė atė kohė keni qenė eksperti mjekoligjor qė keni kryer ekspertizėn e kufomės nė vendin e ngjarjes. A mund tė na tregoni ē’ndodhi atė ditė dhe cili ishte veprimi i parė qė bėtė sapo shkuat nė vilėn e Mehmet Shehut?

    Unė kam qenė nė punė, dhe rreth orės 8 e gjysmė apo 9 pa njė ēerek tė datės 18 dhjetor, mė thotė shefi im, profesori Bashkim Ēuberi, i cili ishte dhe shefi i mjekėsisė ligjore, “duhet tė shkojmė, sepse kemi njė ngjarje”. Kjo ishte puna jonė e pėrditshme, dhe unė e pyes nėse duhet tė marr ēantėn e autopsisė. Ai mė pėrgjigjet se jo, pasi do tė ishim kėtu nė qytet dhe mė thotė tė marr vetėm njė palė doreza. U nisėm me makinėn e punės dhe shkuam. Hymė nė oborr tė vilės dhe u ngjitėm nė dhomėn e gjumit. Aty kishte shumė njerėz, disa personalitete tė Ministrisė sė Brendshme etj. Kur pashė kufomėn e kryeministrit u mbėshteta nė derė, sigurisht me njė farė emocioni, por pa bėrė asnjė lėvizje mimike.

    Cila ishte pamja qė kishte Mehmet Shehu i vdekur?
    Ai ishte i shtrirė nė krevatin e dhomės sė tij, njė shtrat dopio. Ishte me jastėk tė ngritur dhe me syzet me bisht metalik. Kuverta e tij ishte e tėrhequr deri tė gjoksi, e theksoj kėtė pasi mė parė ėshtė thėnė se si mund tė ketė qenė mbuluar e etj., por mendoj se ata njerėz qė e komentojnė kėtė nxitohen pak. Problemi ėshtė se, ashtu siē na thanė, kryeministri kishte thėnė ta zgjonin nė 8 pa dhjetė, kryeaxhutatit tė tij, Ali Ēeno. Duke qenė personi i parė qė e kishte shikuar, Ēeno shkoi nuk kishte prekur asgjė dhe lajmėroi menjėherė doktorin. Pas tij vjen mjeku personal i kryeministrit, i cili quhet Mitro Kostaqi, tė cilin e pyes se si e kishte gjetur kufomėn. Kostaqi tregon se e kishte gjetur tė zbuluar me kėmishėn e bardhė dhe nė gjoks kishte gjak, ndėrsa pistoleta ishte afėr dorės sė djathtė. Atėherė ne filluam punėn tonė, e zhveshėm kufomėn komplet, e pamė para dhe prapa.

    Veprimet ju i kryet nė bazėn e njė urdhri, apo ishte iniciativa juaj?

    Jo, ne i kryem nė bazė tė urdhrit me shkrim. Urdhrin si rregull e jepte Prokuroria ose Hetuesia. Nė vendim kėrkohet nga ne gjithmonė tri pyetje tė cilave duhet t’u japim pėrgjigje. E para ėshtė ēfarė dėmtimi ka nė trupin e kufomės, pyetja e dytė ėshtė me ēfarė mjeti janė shkaktuar dėmtimet, ndėrsa pyetja e tretė ėshtė shkaku i vdekjes. Dua tė nėnvizoj faktin se pėrcaktimi nė ėshtė vrasje apo vetėvrasje nuk ėshtė aspak nė kompetencėn tonė, kėtė gjė e ka pėr detyrė ta pėrcaktojė Prokuroria apo Hetuesia, nė bazė tė materialeve tė kėqyrjes sė vendit tė ngjarjes, tė ekzaminimit tė kufomės bashkė me autopsi, me tė dhėnat kriminalistike, me tė dhėnat kriminalistike tė grafologjisė.

    Megjithatė, ju para se tė nisnit hetimet, kur e patė kufomėn mendonit se ai ishte vrarė apo vetėvrarė?
    Me thėnė tė drejtėn kjo nuk ka tė bėjė fare me zanatin tim. Por kujtoj se muajt tetor, nėntor kanė qenė shumė tė vėshtirė nė atė kohė, mė kujtohet edhe Kongresi i Partisė i mbajtur mė 7-8 nėntor, nė tė cilin Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu ishin afėr, por Enveri pothuajse i kishte kthyer supet kryeministrit dhe nuk ishte mė ai entuziazėm qė karakterizonte kongreset e partisė. Ndaj nga kėto, duke ngjitur shkallėt nė fillim mendova mos ka qenė vetėvrasje, pastaj thashė jo mund tė mos jetė e vėrtetė. Mė pas, nė njė moment i them shefit nėse do ta merrnim kufomėn pėr t’i bėrė autopsinė, pasi kėshtu ishte rregulli. Ai pyeti disa nga personat qė gjendeshin aty dhe me tha qė nuk do tė bėhej. Atėherė e pyeta se si do mund t’i jepnim konkluzionet me siguri, nėse nuk do tė behej, atėherė do tė raportonim me mundėsi, pasi pėrndryshe unė nuk do tė firmosja. Pas kėsaj pėrgjigje negative, unė fillova tė bėja analiza tė tjera, duke marrė njė shishe qė gjeta nė shtėpi dhe i mora gjak kufomės.

    Ēfarė do tė thotė pėr ju profesor qė kufomės sė Mehmet Shehut nuk do t’i bėhej autopsia, kur ju vetė keni qenė i pranishėm nė autopsinė qė i ėshtė bėrė Enver Hoxhės, apo dhe bashkėshortes sė kryeministrit, Fiqerete Shehu?
    E shihja si diēka qė nuk ishte e drejtė tė mos bėhej, por unė nuk mund tė flisja mė shumė, aq mė tepėr, qė nuk isha unė pėrfaqėsuesi. Unė mund tė kėrkoja vetėm qė tė bėhej autopsia, por nuk e thashė kėtė gjė pėrveēse shefit tim. Tė nesėrmen kur jemi mbledhur dhe kemi shkruar aktin e autopsisė unė kam futur fjalėn mundėsi pėr shkakun e vdekjes sė Mehmet Shehut, duke e shkruar me tė mėdha.

    Nėse flasim nė pėrqindje, sa ishte kjo mundėsi?
    Duke qenė se kjo pėrqindje me armė zjarri nė gjoks ishte me pėrqitje qoftė edhe jo tė plotė, sipas literaturės botėrore kjo lloj goditjeje ėshtė nė shumicėn e rasteve vetėvrasje, pra qė shkon nga 80-98 pėr qind.

    Cilat ishin veprimet qė ju kryet mbi kufomėn e Mehmet Shehut pėr ta ekzaminuar atė?
    Unė mora njė shtizė pėr tė vėrtetuar qė kjo plagė ishte tejshkuese. E mora kėtė shtizė tė gjatė, tė cilėn e gjetėm nėpėr dhomat qė ishin aty dhe munda tė bėj pa asnjė sforcim, duke e lėvizur me lehtėsi dhe butėsi, dola me vrimėn e shpatullės, duke vėrtetuar qė kjo plagė ishte tejshkuese. Duke qenė nė kraharor, kjo plagė kishte shkaktuar ose dėmtim tė zemrės ose tė aortės, duke parė dhe gjakun qė ndodhej aty, pasi plaga ishte rreth njė centimetėr e gjysmė sipėr sisės sė majtė. Pėrveē kėsaj, kėrkova dhe njė shishe pėr tė marrė gjak dhe pėr tė bėrė ekzaminimet, nėse do kishte helm, apo nėse kishte ilaēe gjumi. Kaq mund tė bėja nga ana ime, tė tjerat i takonin Prokurorisė, duke pyetur familjarėt pėr ēėshtje qė lidheshin me kėtė. Nga kėto ne nxorėm konkluzionet tė cilat ishin: 1. Nė trupin e Mehmet Shehu ka njė plagė pėrshkruese qė hyn nga para-prapa. 2. Kjo plagė ėshtė me pėrqitje , jo tė plotė 3. Shkaku i vdekjes sė Mehmet Shehut ka qenė shoku hemorragjik nė terren tė dėmtimit me mundėsi mė tė madhe tė zemrės ose aortės. Kėtu mbaronte detyra jonė, pastaj gjėrat e tjera ishin pjesė e kriminalistikės qė i gjykonte Prokuroria apo Hetuesia.

    Nė procesverbalet e mjekėsisė ligjore me tė kriminalistikės, nuk pėrputhet fakti se nė dorėn e majtė ėshtė gjetur barut.
    Barutin e kam marrė unė vetė me njė brisk qė mora nė banjė dhe preva lėkurėn, padyshim nė dorėn e djathtė.

    Nė ekspertizėn tuaj thuhet nė dorėn e djathtė, por nė atė tė kriminalistikės shkruhet nė dorėn e djathtė.
    Unė nuk kam se ēfarė i pėrgjigjem, pasi barutin e kamė marrė vetė unė pėr ta vėrtetuar nėse ishte i tillė.

    Kur dolėn rezultatet e analizave qė ju morėt nė vendin e ngjarjes?
    Analizat toksikologjike kėrkonin dy ose tri javė, ndėrsa ajo e barutit u bė qė tė nesėrmen.
    Profesor Shaban Sinani, nė kohėn kur ishte drejtor i Arkivit te Shtetit, ka deklaruar nė njė intervistė se ēelėsi i kėsaj ekspertize ka qenė lėngu nė filxhanin e ēajit qė ndodhej nė komodinė. Ekspertiza e kėtij lėngu sipas profesor Sinanit nuk ėshtė kryer.
    Kėtė gjė nuk e mbaj mend. Kujtoj vetėm gotėn, e cila ishte gjysmė e mbushur dhe afėr saj ishte njė kokėrr e bardhė. Mjeku Mitro Kostaqi deklaroi se ajo ishte njė valium qė Mehmet Shehu ia kishte kėrkuar, pasi e pinte rrallė kur ishte i lodhur. Se ēfarė ėshtė bėrė me kėtė gotė unė nuk e di mė, por lėngu dhe kokrra e bardhė ishin tė papira dhe nėse kjo punė diskutohet, unė mund tė them se ajo gotė ishte plot. Nėse dikush do ta kishte helmuar, nuk do ta linte gotėn aty, por mund ta derdhte nė WC mendoj unė. Nuk ka asnjė kuptim qė ajo tė gjendej atje.

    Kur ka dalė konkluzioni pėrfundimtar qė kishim tė bėnim me njė vetėvrasje?
    Kėto gjėra nuk mund t’i them unė, por prokuroria, pasi dhe unė vetė nuk jam interesuar mė pėr kėtė punė. Madje, pėr rreth 20 vite nuk ėshtė folur mė pėr kėtė rast, para ndėrrimit tė pushteteve. Vetėm pas kėsaj kohė, janė bėrė disa emisione pėr kėtė ēėshtje, tė cilat kanė pasur disa pasaktėsi, por mua nuk mė interesojnė.

    Pėrtej asaj ēka ju keni bėrė nė atė kohė, duke u bazuar nė eksperiencėn tuaj, ēfarė mendoni se ka ndodhur nė tė vėrtetė?
    Nuk ėshtė detyra ime ta them, por duke u nisur nga ana mjekoligjore dhe nga tė gjitha rrethanat, me duket mė shumė si vetėvrasje. Duke lėnė nė njė anė profesionin e mjekut ligjor dhe duke u shprehur si qytetar, mund tė them se vetėvrasje apo vrasje nė rastin konkret nuk ka ndonjė ndryshim tė madh thelbėsor. Kjo vdekje i faturohet njė sistemi diktatorial, nė njė shtet ku gjykatat nuk ishin tė pavarura, e qė nuk kishte Ministri Drejtėsie. Pra, vetėvrasja nuk vjen nga njė depresion i rėndė apo sėmundje psikike, por nga njė situatė e vėshtirė pa dalje tė mundshme, ku personi me sedėr e quan mė tė lehtė vetėvrasjen sesa njė “inkuizicion” plenumi qė historia e kaluar na ka mėsuar, sepse pėrfundonin si rregull me pushkatim.

    Ėshtė hedhur njė ide kohėt e fundit qė Prokuroria shqiptare duhet tė nisė edhe njėherė hetimet pėr tė mbyllur pėrfundimisht kėtė dosje. Ju jeni dakord me kėtė rinisje hetimesh dhe nėse ato ndodhin, a do mund tė dalin fakte tė reja?
    Po, sepse duke pasur kėto tė dhėna, duke pasur dėshmitė e familjarėve, ka mundėsi qė njė komisionin tė tregojė cili version ka qenė mė i mundur, pasi unė besoj nė mėnyrė kategorike se nuk ėshtė zor qė tė shprehemi.

    Si e keni pėrjetuar ju kėtė ditė, pėrtej detyrės qė kishit marrė? Si ishte kjo ngjarje pėr ju nga ana emocionale dhe si e keni pėrballuar?
    Nga ana emocionale ishte njė gjendje e rėndė, veēse me profesionin tim nė rreth 50 vite nuk ėshtė e mundur tė jesh emocional dhe kėshtu unė e mbyll kėtė pjesė dhe filloj bėj detyrėn nė mėnyrė mė tė mirė tė mundshme, duke shfrytėzuar ēdo mundėsi qė kemi. Sigurisht qė kėto ngjarje tė trishtonin, por ndodhnin.

    Ekziston njė dėshmi shumė e fortė e njė prej sekretarėve tė Mehmet Shehut, sipas tė cilit, kryeministri nė atė kohė kishte pėrgatitur dhe autokritikėn e famshme qė Enver Hoxha ia kėrkoi pėr ta analizuar. Pėrveē kėsaj, janė edhe disa dyshime qė lidhen me atė qė mund tė quhet gjendja turpit e Mehmet Shehut, duke u ngritur disa pikėpyetje tė vogla, si pėr shembull, njė njeri qė mendon tė vrasė veten nuk mund tė shkruajė me njė kaligrafi aq tė pastėr njė letėr, apo nuk rregullon dy jastėkė nė shtrat pėr tė qėndruar normal, tė vendosė syze, apo tė veshė kostumin e kėmishės dhe pizhame. Gjithashtu, si ėshtė e mundur qė askush nuk ka dėgjuar tė shtėnėn e armės nė atė kohė?
    Ėshtė kryer njė provė nga grupi
    e hetimit, dhe vetėm njė person ka dyshuar pak zhurmė, shumica tjetėr nuk ka dėgjuar gjė. Ishin dy dyer tė puthitura mirė qė ndanin dhomėn e Mehmet Shehut me dhomėn e Fiqiretes, qė ishte mė e afėrta. Ato ishin dy dyer tė puthitura mirė karshi njėra-tjetrės. Dhe ajo qė ishte me kryesore, njė qitje pėr pėrqitje e amortizon pjesėn mė tė madhe tė zhurmės.

    Ju pak vite mė vonė keni bėrė edhe autopsinė e bashkėshortes sė Mehmet Shehut, Fiqirete Shehu…
    Po, kam shkuar me grupin hetimor nė burgun e Tiranės, nė tė cilin ajo kishte vdekur. Fiqiretja ishte e veshur me njė kėmishė nate tė pastėr, nė njė krevat me ēarēafė tė pastėr dhe pak mė e shėndoshė seē kishte qenė pėrpara dėnimit. E morėm kufomėn nė morg, duke i bėrė ekzaminimin dhe ajo kishte vdekur nga njė sėmundje e zemrės, e cila quhej perikardit.

    Pas vitit 1990 ka pasur interesim, jo nga media, por nga persona tė ndryshėm apo familjarė qė ju kanė kontaktuar duke ju pyetur rreth dyshimeve tė tyre ?

    Po, nuk e kujtoj dot vitin, por duhet tė ketė qenė ’92 ose ’93 kur me ndėrhyrjen e njė shoku tė vajzės sime mė kėrkoi takim Bashkim Shehu, djali i tretė i Mehmetit. U takuam nė njė nga ato kafenetė e shumta te Tajvani dhe kemi ndenjur mbi dy-tri orė duke biseduar. I kam thėnė tė pyeste pėr gjithēka edhe me ato qė nuk kishin tė bėnin me profesionin tim, duke i marrė tė gjitha anėt e kėsaj medalje. Pasi biseduam gjatė, ai iku i qetė, duke mė thėnė se dhe atij i dukej mė shumė si njė vetėvrasje, kėtė e ka thėnė edhe nė librin e tij “Vesa e ankthit”.

    A mund tė jetė kjo ngjarje e Mehmet Shehut njė kazus pėr njė vetėvrasje tė pastėr, pasi nė disa libra shkencor vdekja e tij ėshtė artikuluar si njė vetėvrasje e pastėr.
    Asnjėherė nuk e kam shprehur kėtė gjė dhe nuk mund ta thuash asnjėherė, sepse sot ka mundėsi qė tė bėsh njė vrasje dhe ta heqėsh si njė vetėvrasje tė pėrsosur, sigurisht kjo jo nė shtėpinė e tė vrarit.

    A e kishte mundėsinė shteti i asaj kohė qė tė bėnte diēka tė tillė?
    Thuhet dhe shkruhet se e ka bėrė, nuk flas pėr rastin konkret.
    Ēfarė ėshtė pėr ju vdekja e ish-kryeministrit, 27 vite nė detyrė?
    Si mjek ligjor, ai ėshtė njė veprim interesant, tė cilit ne pėrpiqemi t’i hyjmė sa mė thellė pėr t’i dhėnė ndihmė organit tė Prokurorisė. Si qytetar, janė ngjarje rėnda, janė tronditėse, por qė kanė njė logjikė tė mbrapshtė nė rrjedhėn e tyre.

    Ēfarė do t’i thoshit opinionit publik, pėr ata qė janė tė lėkundur, por edhe pėr ata qė janė tė bindur pėr kėtė vrasje?
    Do tė ishte mė e mira ajo qė thatė ju mė parė, Prokuroria sot mbi bazėn e materialeve ta rishikojė edhe njėherė ēėshtjen. Pasi ajo ka mundėsinė tani qė tė punojė mė lirshėm me njė frymėmarrje mė tė gjerė duke qenė se ky ėshtė njė rast tashmė i kaluar.

    Ju keni llogaritur dhe kohėn e vdekjes, cila ka qenė ajo ekzaktėsisht?
    Kohėn e kam pėrllogaritur, duke marrė pėr bazė edhe kohėn kur ėshtė shkruar letra, e cila ėshtė bėrė nga ora 21:30- 22:00 dhe ka vazhduar deri nė orėn 01:30- 02:00. Ndaj, ora e vdekjes mund plus apo minus gabimi i mundshėm, 01:45 tė datės 18 dhjetor. Duke bėrė njė termometrim tė trupit tė kufomės, temperatura e sė cilės ka qenė rreth 28 gradė, sipas disa tabelave, brenda njė ore, pra nė orėn e parė pas vdekjes, temperatura ulet njė gradė, nė orėn e dytė ulėt 0.9 gradė, nė orėn e tretė 0.8, e kėshtu me radhė. Pasi e kemi bėrė nė tre skema tė ndryshme pėr ta vėrtetuar mė mirė, kemi dhėnė konkluzionet, duke thėnė se vdekja ka ndodhur nė 01:45-02:15. E reja e Vladimir Shehut mė ka treguar se ai shkruante nė bibliotekėn e tij dhe disa herė kėta kanė tentuar tė hynin nė dhomėn e Mehmetit, por askush nuk kishte marrė guximin.

    Por, a mundet qė njė njeri i cili mendon tė vrasė veten tė shkruajė njė letėr aq bukur dhe me pa asnjė gabim drejtshkrimor?
    Po tė jetė i vendosur nė kėtė gjė, me njė karakter tė fortė, qė Mehmet Shehu besohet se e kishte, mund tė ndodhė.

    ROLAND QAFOKU - Panorama
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #18
    “The New York Times”: “Mehmet Shehu, pasardhes i Enver Hoxhes”


    Parashikimi se kush do te vazhdonte drejtimin e vendit pas vdekjes se udheheqesit te PPSH-se. Influenca ruse dhe tentativat jugosllave per te mbajtur nen kontroll situaten. E ardhmja e Shqiperise ne pikepyetje pas prishjes se marredhenieve me Kinen


    Shqiperia, vendi me i izoluar ne Europen Lindore, nuk ka patur shume miq qe ne vitin 1978, kur Kina, aleatja dhe mikja e saj e vetme, nderpreu ndihmat ekonomike dhe ushtarake qe ia kishte siguruar gjate 7 viteve te meparshme. Kur ndodhi kjo, Shqiperia u perball menjehere me veshtiresi te medha ekonomike. Tashme, ajo po ben perpjekje te pashpresa per t’i kapercyer keto veshtiresi, duke rritur vellimin e tregtise me vendet me te cilat ajo ka patur lidhje tregtare dhe duke kerkuar tregje te reja per te eksportuar. Nder produktet me te ēmuara qe ofron Shqiperia jane mineralet e kromit, (Shqiperia eshte prodhuesi i gjashte me i madh ne bote), bakrit dhe nikelit. Por, ne situaten e veshtire ne te cilen ndodhet vendi si rezultat i nderprerjes se ndihmave nga Kina, Shqiperia vuan nga nje dizavantazh serioz, te cilin e ka shkaktuar po vete ajo. Sipas Nenit 28 te Kushtetutes, qeverise se Shqiperise i ndalohet qe te marre kredi ne vendet kapitaliste dhe revizioniste

    Ofertat e kushtet e Shqiperise

    Regjimi ka deklaruar kohet e fundit se eshte i etur per te patur lidhje me dy vende te Europes Perendimore. Ajo i ka kthyer syte nga Gjermania Perendimore dhe nga Britania persa i perket rivendosjes se marredhenieve diplomatike, me kusht qe te permbushen disa kerkesa. Kjo levizje mesa duket eshte e motivuar me teper nga nevojat e dukshme ekonomike sesa nga deshira per t’i dhene fund izolimit te gjate te Shqiperise. Bonit i eshte kerkuar qe te paguaje 4.5 miliarde dollare si kompensim per demtimet e shkaktuara ndaj Shqiperise nga pushtuesit naziste. Qeveria e Gjermanise Perendimore e ka refuzuar kete kerkese duke qene se pretendime te tilla varen nga traktati i paqes. Nga ana tjeter, Shqiperia i ka kerkuar Britanise t’i ktheje asaj arin, i cili ka nje vlere prej rreth 16 milione dollaresh dhe i perkiste qeverise shqiptare qe para luftes, por qe ra ne duart e aleateve te Perendimit qe ne vitin 1945. Qeverite e njepasnjeshme britanike e kishin mbajtur kete ar ne pritje qe Shqiperia te behej gati per te paguar kompensimet per humbjen e dy anijeve luftarake britanike, te cilat ishin minuar nga shqiptaret ne Gjirin e Korfuzit, ne vitin 1946; kompensimi ishte urdheruar nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise. Qeveria shqiptare mbronte gjithmone idene se nuk ishte pergjegjese per tragjedine dhe refuzonte qe te paguante. Dhe pse reagimet e Bonit dhe te Londres kishin rezultuar jo shume te frytshme deri ne te ate kohe, ato jane shenje e nevojes urgjente te Shqiperise per nje monedhe te fuqishme, me te cilen ajo do te bleje makineri dhe pajisje ushtarake jashte vendit.

    Skema qe solli izolimin e vendit

    Shqiperia do te vazhdoje akoma qe te perballet me nje problem politik mjaft serioz, ate te trashegimise qe ka krijuar. Prej fundit te vitit 1944, vendi ishte udhehequr nga nje grup i ngushte i perbere nga tre perkrahesit staliniste: Enver Hoxha, drejtuesi i Partise Komuniste; Mehmet Shehu, kryeministri i vendit dhe Hysni Kapo, nje nga sekretaret e partise. Hoxha dhe Shehu jane respektivisht 71 dhe 64 vjeē. Nje numer i madh ministrash dhe zyrtaresh te partise dhe ushtarake jane ekzekutuar ose burgosur gjate viteve te fundit me akuzen e sabotimit ose kundershtimit te politikave te regjimit. Ata jane zevendesuar me persona te rinj, te cilet kane deshmuar aftesite e tyre politike dhe besnikerine absolute ndaj ideologjise egocentrike te Enver Hoxhes gjate Revolucionit Kulturor dhe rrjedhojave te tij, te frymezuar nga Kina ne vitin 1960. Kur Enver Hoxha te largohet, ka te ngjare qe te zevendesohet nga Mehmet Shehu. Ka shume pak per te zgjedhur midis tyre kur behet fjale per dogmen staliniste ose nacionalizmin ekstrem.

    E ardhmja, ne pikepyetje

    Megjithate, e ardhmja e regjimit ka shume mundesi te varet nga ajo se ēfare do te ndodhe pertej kufijve te vendit. Nese pas vdekjes se presidentit Tito, drejtuesit e rinj do te braktisin politikat aktuale te mosarritjes se marreveshjeve duke ndryshuar qendrimin ndaj Moskes, heret ose vone ekzistojne mundesite qe nje regjim prosovjetik do te vije ne pushtet edhe ne Shqiperi. Por, nese Jugosllavia arrin qe te mos lekundet ndaj pozicionit te saj aktual midis Lindjes dhe Perendimit, atehere Moska mund te vendose te perpiqet qe te rifitoje kontrollin e saj te meparshem mbi Shqiperine. Kjo do t’i jepte mundesi Rusise qe te pushtonte Portin e Vlores, te cilin ajo e kishte dorezuar rreth 20 vjet me pare. Nga ana tjeter, ajo mund ta kthente Shqiperine ne nje baze te rendesishme, permes se ciles do te ushtronte presion kur te jete e nevojshme ndaj Jugosllavise se pabindur. Por, ndersa vazhdon te mbetet ende ne pushtet, Enver Hoxha po perpiqet shume per te siguruar, te pakten ne leter, qe pasardhesit e tij te kuptojne se ēfare politikash duhet te ndjekin dhe cilat jane rreziqet qe ata duhet te perpiqen per t’i shmangur. Muajt e fundit, ai ka botuar disa trakte propaganduese, sipas te cilave objektivat e tij kryesore kane qene politikat e reja te Kines, sistemi i vetemenaxhimit te Jugosllavise dhe revizionizmi sovjetik. Midis shperthimeve te tij te shumta, “Reflektimet mbi Kinen” mund te konsiderohet ndoshta si nga me te ēuditshmet dhe me te vlefshmet. Ato permbajne denime gjitheperfshirese te Revolucionit Komunist Kinez, te politikave filozofike te Maos, si dhe te pjeses me te madhe te politikes se Kines gjate dekadave te kaluara. Por, koleksionimet me te mira te argumenteve te rreme ideologjike, ne rastin e Enver Hoxhes kunder aleatit te tij, jane hartuar per te mbajtur te fshehte friken e tij te vazhdueshme qe regjimi i tij do t’ia kishte hapur vete varrin vetes nese ai do te kishte ndjekur keshillat e Ēu En Lait, sipas te cilit, Shqiperia duhet te perfundonte nje aleance ushtarake me Jugosllavine dhe duhet te vendoste marredhenie miqesore me vendet perendimore. Frika e madhe se ēdo kontakt i ngushte me boten do te rezultonte shperthyes brenda vete Shqiperise, vazhdon te jete ende tipari mbizoterues i pikepamjeve te pergjithshme te regjimit, i cili sapo ka shenuar pervjetorin e tij te 35-te.

    Shkrimi eshte publikuar ne gazeten amerikane me 30 korrik 1978

  9. #19
    Nuk eshte per t'u cuditur kur lexon kete shkrim se pse nisi kryqezata kunder Mehmet Shehut dhe perkrahesve te tij.

    CIA e dinte se Tito ishte ne buze te varrit dhe se Enveri ishte ne vitet e fundit te tij .
    CIA i trembej nje prishjeje te ekuilibrit ne favor te Moskes, sepse nese ne Jugosllavi vinin ne fuqi serbet (ashtu sic dhe u provua me ardhjen e Millosheviqit ne pushtet ne fund te viteve '80) dhe ne Shqiperi te prorusit Shehu, atehere Lufta e Ftohte merrte nje permase tjeter ne Ballkan.
    SHBA pas vdekjes se Titos ishte e vendosur per ta shkaterruar ate dhe per ta shpetuar Ballkanin nga hegjemonia serbo-ruse! Dhe ketij qellimi i ka sherbyer dhe perkrahja e demonstratave te vitit 1981 edhe pse ato nuk ishin nje perpjekje per demokraci perendimore por per nje republike te tipit komunist te Enver Hoxhes.

    Duke pare kete rrezik, pra te renjes se mosangazhimit jugosllav dhe te ishullit te izoluar shqiptar ne doren sovjetike, CIA u perfshi ne lojera politike ne Ballkan per te ruajtur statuskuone.

    Hoxha duke nuhatur kete situate, nisi me fjalimet e tij propagandistike, me te cilat e sulmonte aleancen sovjeto-bullgare dhe nga ana tjeter flirtonte me Jugosllavine duke eleminuar ata qe shiheshin si pasardhes te tij.

    CIA permes agjentures jugosllave dhe per inerci dhe te Sigurimit te Shtetit (nevoja e ruajtjes se karrikes se Enverit), realizoi nje nga lojerat me te forta per ruajtjen e statuskuose.

    CIA shfrytezoi agjenturen jugosllave per te mbajtur nen trysni Shqiperine dhe nga ana tjeter duke nxitur nje bashkepunim te nacionalisteve shqiptare me regjimin komunist (Hysen Terpeza) arriti te krijoje nje ngjarje ne Kosove (demonstratat e vitit 1981) permes seciles arriti te vinte nen trysni Jugosllavine pastitiste qe te mos binte ne prehrin sovjetik.

    Kjo loje pati dhe viktima te nivelit te Mehmet Shehut & Co dhe u shfrytezua me dinakeri nga Enver Hoxha per te ruajtur pushtetin.

  10. #20
    Sekreti i madh i bashkepunimit te nje ballisti me partizanet.

    Nga Ylli Polovina

    …Hysen Terpeza…Ne vitin 1976 ishte punonjes i ambasades amerikane ne Vjene. Njeriu qe pohon kete hollesi nga jeta e Hysen Terpezes shton se ne kryeqytetin austriak ishte me detyren e nje punonjesi te CIA-s.
    Ky pohues me autoritet te plote per ta deklaruar kete te vertete per Terpezen quhet Dilaver Goxhaj.
    …Rrefyesi i kesaj historie, koloneli ne lirim Dilaver Goxhaj, nga disa vite jete e pune ne Kosove e vecanerisht pas bisedes intime me Terpezen ka kuptuar se “anetaret e Ballit Kombetar ne Kosove kane qene per ceshjen nacionale pothuaj si anetaret e Partise Komuniste ne Shqiperi. Kishin pikepamje te ndryshme ideologjike, por ne pasionin nacionalist gjenin ndermjet njeri-tjetrit shume pika te perbashketa”.
    Sipas ish-shefit te Shtabit te Pergjithshem te UCK-se ballistet bashkekombas ne Kosove ishin patjeter antikomuniste, ca me shume te tille edhe sepse komunizmi u vinte me pamjen e nje shteti shoven dhe antishqiptar si ai serb e jugosllav. Pertej kufirit, ne shtetin ame, vertet sundonte ideologjia e urryer prej tyre, por gjithsesi ne Tirane bashkekombasit komuniste ruanin pavaresine e vendit dhe nuk shkonin aspak mire me regjimin e Beogradit. Aq mjaftonte jo per ta bere te admiruar diktaturen shqiptare, por per ta diferencuar ate e rregullin e thjeshte se mes dy te keqijave nga halli zgjidhet e keqja me e vogel. Mes Beogradit dhe Tiranes, te frymezuar fort nga deshira per te zgjidhur sa me shpejt ceshtjen kombetare, nje aleance e perkohshme e ballisteve nacionaldemokrate me komunistet e Shqiperise mund te behej per te shpetuar nga sundimi sllav.

    Ishte ky nje kolaboracionizem i terthorte apo jo?

    Besojme se pergjigja mohuese eshte me realja. Nuk mund te quhet kolaboracionizem nje alence e perkohshme me nje ideologji te papranueshme kur ajo behet per te shpetuar kombin nga nje pushtues.
    Ka qene teresisht nje manover. Ka qene patjeter venja ne jete e nje bashkepunimi te paster politik, i cili neser, pasi nga trojet e Kosoves te zbohej regjimi serb, mund te shkonte gjer ne nje ndarje e mosperputhje te plote e regjimin bolshevik te Tiranes.
    Hysen Terpeza me ate qe do te tregojme me poshte, gjithnje sipas rrefimit te sinqerte te zevendesshefit te Shtabit te Pergjithshem te UCK-se, ka bere thjeshte nje loje politike. Ai ka zbatuar idene e nje aleance taktike.
    Por sic do ta mesoni ne rrefimin e meposhtem, shume te shkurtuar per aresye te kufijve te natyrshem qe nje shkrim ne nje reviste mund te kete, pas tij nuk ka qene vetem ajo qe vete ai personalisht gjykonte. Kane qene te nje mendjeje edhe te tjere. E gjitha ka qene ne thelb nje manover e lojes se madhe, nga me intrigueset ne historine e Shqiperise e mbase te te gjithe periudhes se Luftes se Ftohte ne Ballkan.
    …Pas festes (mitingu i madh i mireseardhjes) Hysen Terpeza e ftoi « shqiptarin e Tiranes » qe te ishte mik i tij per dreke. Kur me ne fund u ulen prane njeri-tjetrit (dikush solli dhe nje mikrofon) ballisti nacionalist i cilesuar si nder atdhetaret me te medhenj te Kosoves, nisi t’u thoshte te pranishmeve te shumte : « Sot une po tregoj nje te vertete. Ne emigracion kam qene 54 vite dhe te pakten 54 intervista i kam bere. Ne 54 intervistat une kam genjyer vetem ne nje pike. Kur me thohin se kush ma ka djegur shtepine une pergjigjesha se ma ka djegur shkau. Por sot po e them per here te pare : shtepine ma dogjen partizanet e Enver Hoxhes. Ishin partizanet e brigades se Shefqet Pecit. Po e them ketu pas 54 vitesh ».
    Keshtu nisi te tregonte.
    « Ne vitin 1976 isha me sherbim ne Vjene dhe nje dite te bukur ne kutine postare gjeta nje leter. Ajo nuk kishte adresen e derguesit. Kishte vetem marresin dhe kjo me beri pershtypje. E grisa zarfin me te shpejte per te pare ne fund te letres se kush e bente, cili e kishte firmosur.
    Kur c'te shoh? Letra nenshkruhej nga Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu, te cilet me ftonin te shkoja ne Shqiperi dhe per kete mund te takohesha me ambasadorin shqiptar ne Vjene.
    Une thashe : « Ky eshte nje provokim, eshte kurth i jugosllaveve ». Dhe mund te jem menduar nje muaj apo dy. E analizoja letren ne cdo kend. Me ne fund vendosa te plotesoja kureshtjen.
    Ishte kurth apo nje ftese serioze. Dhe vendosa te shkoj ne ambasade, por e bera kete dite te shtune, qe ishte pushim. Vajta. Roje ne ambasade ishte nje kosovar. E pyeta “Ka ardhur ambasadori?”. “Po” m’u pergjigj. “Ka mundesi t’i thoni ka ardhur nje plak nga Kosova dhe deshiron t’ju takoje?”.
    Roja me refuzoi, sic e kemi ne shqiptaret nga fodulleku. Me ne fund e binda dhe ai me kembet zvarre hyri brenda. Pas pese minutash pashe se po i zbriste shkallet me vrap.
    Kuptova se kishte dicka serioze. Ma hapi porten me butonin elektrik qe lart, ne katin e dyte dhe me beri shenje te hyja menjehere. Ne krye te shkalleve qendronte ambasadori.
    Me priti sikur ishim miq te vjeter, sikur kisha shkuar dhe here tjeter e jo sikur e shihja per here te pare. Me uli ne tavoline, me qerasi, beme goxha muhabet. Vetem pasi kaloi nje kohe e mire (ishte e shtune dhe nuk na bezdiste njeri) me beri te njejten kerkese e me tha te njejtat shprehje qe kishte letra. Dhe ne fund te propozimit shtoi: “Ne e dime se diku duhet te merrni leje. Ketu ne tavolinen time ka tre telefona, dy pergjohen, por ky tjetri jo » ;
    Dhe me vuri para nje situate qe une duhej te merrja vendimin ne cast. Nuk mund te thosha jo. Edhe pse manovrova dhe ja ndryshova biseden, ai perseri me tha « Mund te bisedojme ».
    Atehere ngrita telefonin qe nuk pergjohej dhe andej ku duhej te merrja leje me thane : »Gjykojeni vete ».
    Ne rrethana te tilla thashe me vete « Edhe ata, shefat e mi, dicka dine. Dicka luhet deri sa me thane menjehere se mund te vendosja vete. Nuk me thane dale ta mendojme kete pune, sepse mora ne telefon kryesorin, nuk mora ndonje nepunes te zakonshem. Sidoqofte nuk i thashe ambasadorit se cfare me thane, por nje “Do te mendohem”. Kur me percolli ambasadori me propozoi “Kur te vendosni mund te vini te takohemi, te takohemi qofte dhe per nje kafe”.
    “Faleminderit qe me pritet” ju pergjigja, shternguam duart dhe keshtu u ndame.
    Pas nje fare kohe vendosa qe te shkoj perseri. Vajta e kontaktova ambasadorin dhe ai me tha:
    “ Faleminderit! Na duhet nje fotografi juaja”. Une e cova fotografine dhe pas ca kohesh me ftuan “Ejani te pijme nje kafe!”. Kur vajta me thane “Pasaporta eshte gati. Jeni me emer dhe mbiemer tjeter, i lindur ne Shkoder ne vitin 1921, tani emigrant ne Siri”. Ambasadori me tha edhe « Urdhero bileten ! Eshte e paguar. Vetem se do te shkoni ju ne agjenci per te fiksuar daten ; Nga Vjena do te shkoni ne Stamboll ».
    Dhe keshtu bera, vendosa e ika ne Stamboll. Mirepo nuk sqarova dot se kush do te me priste, megjithate thashe me vete keta me siguri e kane organizuar pritjen. Zbrita ne Stamboll dhe pasi kalova doganen u bera kurioz se kush do te me priste. Dallova nje burre te gjate qe ma bente me dore nga larg dhe une u drejtova tek ai. Kur iu afrova pashe se ishte djali i axhes.
    Ishte refugjat ne Gjermani. Sa e takova, sa i dhashe doren, nuk vonova ta pyesja « Edhe ti me te kuqte qenke ? ». « Po » me tha « Me te kuqte ».
    « Epo ne dreq te veje kjo pune! ». thashe me vete. Kjo pritje me njeriun tim me beri te qarte se komunistet e Tiranes nuk do te me dorezonin te serbet. Djali i axhes me mori, me futi ne hotel dhe me porositi “Te lutem mos dil, sepse te njohin shume kosovaret. Ata nuk duan ta dine qe je ketu”. Dhe nuk dola nga hoteli. Pas tre ditesh me mori dhe me coi ne aeroport “Tani do te nisesh per ne Athine. Ne Athine do te shkosh ne filan hotel, te eshte prenotuar dhe dhoma e do te vijne te takojne persona qe do te shoqerojne aty ».
    Vajta ne Athine. Gjeta hotelin dhe sa bera nje dush e isha duke fshire trupin kur trokiti dera.
    Cela deren me ate zinxhirin qe e mban pak te hapur, kur pashe dy djem te rinj. Me folen ne emrin tim dhe me thane “Duam t’ju takojme”. Hapa deren dhe i futa. Me lane porosi “Shih te lutem, mos dil jashte se edhe ne Athine ka shqiptare qe mund te te njohin”.
    Ketu njelloj, mbeta ne hotel. Ata erdhen nje dite tjeter, prene bileten e me derguan ne aeroport. Mora avionin e linjes Athine-Tirane. Me shoqeruan dhe me thane “Rruga e mbare”.
    Me lane kete porosi “Te lutem kur te zbrisni ne Rinas do te hiqni kapelen, do ta mbani ne dore dhe do te kruani koken qe t’ju njohin personat e duhur”.
    Keshtu bera, por nuk na zbriten ne Rinas por ne nje aeroport afer Tiranes, ne ate te Laprakes. Ishte e organizuar ajo pune. Sapo zbrita me dolen perpara, me thane « Mireseerdhe ! » dhe me cuan ne Hotel Dajti. Me mbajten nje jave ne hotel, me than se diten nuk duhej te dilja, kurse ne mbremje, ora 20.00, me merrnin dhe me shetisnin ne Durres, ne Kruje dhe ne Elbasan.
    Nje nate te bukur, pasi me bene nje xhiro ne Tirane, me thane se « Tani do te shkojme te kryeministri ». Nga ora 10 deri ne dy te nates une kam bere bisede me Mehmet Shehun. Ne dyzet vite ne sherbim te CIA-s, mund te kem takuar 40 burra shtetesh, por ajo bisede me ka mbetur ne mendje ne menyre te vecante. Ne fund me tha « Bace Hysen, kemi vendosur te shperthejme kryengritjen ne Kosove. Ne duam vetem sebepin qe te shpertheje kjo kryengritje, duam shkakun qe te mund te nderhyjme. Ndryshe nuk e justifikojme dot ne Kombet e Bashkuara. Kete kryengritje deshirojme t’ua ngarkojme juve. E merrni persiper ? Mbrapa keni shtetin shqiptar ». Dhe une pranova.

    Marre me disa shkurtime nga revista Shqip, Nr 56 (3) 2007.

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Letrat e E. Hoxhes per hetuesit ne 1983
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 19-10-2016, 08:32
  2. Qeveria Shqiptare tallet me luftën dhe veteranët
    Nga Dito nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 04-01-2006, 10:57
  3. Natasha..
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 10:34
  4. Kujtime nga koha e ppsh-se
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-02-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •