Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 71
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-08-2002
    Postime
    1

    Assassinit

    Assassino,

    Mos u merzit vllai tem. Mire te thote ShpirtiFshehur, kto pun kur marojn marojn s'ke ca i bo.
    Po t'tregoj ene un i histori qe i ka bo vaki i shokut tim.
    Cun azgon ky qe thu ti, icik i dobet, po si bo gjo. A po, hunen e kishte t'modhe. U se harrova: i mungote ene i dhom. Po nejse mo.
    Na bi n'dashni me njonen. Ene ja fillojn me daulle e me dajre e mori vesh gjithe mehalla qe kta t'dy duheshin, me shoqni e me rob koti qe s'kishin fare pun n'kte muhabet. Rrijshin deri n'2, n'3 ka i her e gdhijshin n'telefon. I dite mos tu shifshin u bojshin copash mo. Kur i dite t'bukur ksaj goces na i peshperiti shejtoni n'vesh ene na pelqeu i burr t'martum. I tha ati cunit e lejm nja i muj muhabetin se du t'sqarohem me veten se ca do boj. Do u sqarote mas i viti, kupto ti Arseno! Ky na u merzit ene hiku. Po masanej u kthy. Qaj ky e bam e bum, jo hajde amon, pse ere ju thyte zemra asaj. I le takim ktina aqe ke puna. Dy sahat mo par ishte taku me ate t'martumin, ene i qit ca justifikime koti kti. Ky e kishte pa me ate tjetrin po se dha veten. Mo e keqja ishte se n'dor kishte hala byzylykun ene oren qe i kishte dhon ky. Sa si hiku menja t'shkretit. E nejse mo, se u zgjatem, maroi ky muhabet. Deshi s'deshi, sa me u bo langaraq kot e mylli ene ky kte muhabet. Neser mund t'flasin prap, mund t'mos flasin, ne si dim ato pun se s'jon pun tonat.
    Po ti vllai tem, fillo dil ka icik me shoqnin ene hiqe menjen, se sic ta kon thon ene parafolsit si, dihet, kto muhabete ka i her dalin mo per hajer.
    Ja un psh. qe thu ti Assassino kur isha n'gjimnaz desha me propozu njonen. Jep e merr s'm'dilte zo prej gryke. Ene e lash fare ate muhabet. Kur e shof ate robin mas ca mujsh, ishte bo si me i pas dhon me honger me shuka gjeli.
    Man was I happy qe si kisha thon gjo.
    Hajt pra, ene veni men shnetit. Ha buk ene pi qumesht.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    shume faleminderit

    nuk po flas me dicka vetem po jju them te dali njeri ose njera e te me japi nje arsye qe une dua te largohem nga ajo vajze ose nji arsye qe une ta vazhdoj jeten pa te
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  3. #23
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Assasins

    Aresyet, eshte veshtire qe ti japin njerez te tjere qe nuk ju njohin fare as ty dhe as ate. Edhe dikush qe do ju njihte, prap do e kishte veshtire te gjente aresyet e prishjes se nje lidhje.
    Megjithate une po te jap nje aresye, qe ti nuk mund te jesh me me te. Aresyeja mund te jete qe ajo vajze nuk te dashuron me ty, ose asaj thjesht i eshte dukur sikur te ka dashuruar dhe me pas ka kristalizuar qe nuk te dashuron vertet. Dhe nese ti do pyesesh "Po pse nuk me dashuron ajo mua?", kete pyetje mos e bej asnjehere, sepse nuk ka pergjigje.
    Eh, sa per aresye qe te vazhdodh jeten pa te, nuk e kuptoj c'hyn jeta ne kete mes. Ti pa te ke jetuar me pare dhe ke qene per bukuri. Po ashtu do jetosh pa te njefarekohe, derisa vendin e saj ta plotesoje nje tjeter.
    Bota eshte kaq e madhe dhe ka kaq shume njerez ne te.......
    Megjithate, une perseri ta theksoj qe ti shkaqet duhet tia kerkosh asaj. Por duhet qe te bisedosh me qetesi me te. Jo te shkosh si furtune, jo ti lutesh, ose ti biesh ne gjunje, thjesht ti kerkosh qetesisht qe te te thote aresyet e ndarjes, aresyet e verteta. Nese do gjesh menyren e drejte per tia kerkuar ajo me siguri qe do te ti thote dhe kjo mbase do te te lehtesoje ty sadopak.
    Dhe se fundi po te perseris qe vetem koha eshte ilaci i kesaj semundjes tende.
    Ji Vetvetja!

  4. #24
    Pergjigje me te bukur se te "shpirt i fshehur" nuk kam pare deri tani. Keshilla ime bashkohet me Shpirtifshehur.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    degjoni njerez si eshte puna

    me kete vajze kisha 7 muaj qe isha lidhur kam kaluar me te kohen me te buker te jetes time deri tani e doja shume shume fare edhe tani e dua me shume se atehere pavaresisht se dnjenjat e mia u pren ne mes ajo eshte 2 vjet me e vogel se mua imagjinonin linte nga 3-4 ore mesimi ne dite per cfare vetem per te me takuar mua me kete vajze kam bere nga gjerat me te ndryshme e me te cmendura por tani .......... tani skam asgje e shikoj perdite e kur mendoj se dikur ajo vajze ishte pran3 meje e tani jo papritur dy pika lote me rreshqasin ngadale ne faqe e me djegin ne zemer sepse e kam dashuruar shume ate femer kurse tani sdi se cfare te bej sepse e dua o njerez edhe aq me teper ajo vajze me thote qe nuk ndiej me gje per ty e une sarrij ta kuptoj sesi ajo per 2 jave qe se takova une sndieka me gje per mua nuk e di se cfare te bej me te vertete po e di qe do e dua perjete sepse ajo eshte e vetmja femer ne kete bote qe mua me ka bere te qaj me lote adresat e poshtme jane adresat ku kam poezite e mia ne forum

    http://www.forumishqiptar.com/showth...&threadid=4759


    http://www.forumishqiptar.com/showth...&threadid=5189
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  6. #26
    JuVenTuS Maska e KilleR-X-
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Tirana
    Postime
    160
    Stela o yll lene mer ASSAS|NS se eshte me probleme ai haron qe ka femna plote bota skan per te mbaruar nonjihere sic nuk kan per te mbaruar edhe meshkujt o lal po me degojve mua lene ate se sja vle me po shiko per ndonji tjeter mos bej si adoleshent 15 qe vuan nga dashuria ..Stela je si shpirt.
    KilleR-X-

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e skerdi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    138
    Shume jane vrare e plagosur nga dashuria. Edhe une jam nje nga ata. Sidoqofte kjo e ben dashurine me te bukur e misterioze.
    Te kerkosh e te japesh keshilla per dashurine nuk eshte e lehte, dhe me duket ndonjehere e pakuptimte. Mund te thone shoket bej kete e ate, por si e ndjen ti ata nuk e konceptojne dot. Dashurise askush nuk ia di fillimin e mbarimin, dhe askush nuk ka per ta gjetur.
    Sidoqofte nje fjale e mire nga shoqeria eshte shume e mire ne rastin tend. E keqja eshte se shume nga ne, me shume te lendojme se sa te ndihmojme. Sidomos kur vjen fjala tek meshkujt (tregohu burre, mos bej si kalama etj etj).
    Sic je shprehur, ti e do, e ke respektuar, ia ke bere te gjitha etj. Sidoqofte kjo nuk eshte e mjaftueshme per t'i fituar zemren dikujt. Mbase ti e do, por nuk te do ajo. Eshte e veshtire te thuash si mund t'ia fitosh zemren. Ndonjehere kur "i shkon nje personi nga prapa", ne vend qe t'i fitosh zemren, e largon me shume. Pavaresisht, nqs do t'i qendrosh kesaj femre prane, duhet te jesh rreth saj ne nje menyre apo tjeter. Te jesh "i mire" apo cute nuk eshte e mjaftueshme. Nqs ajo nuk te pelqen ty per nje arsye te caktuar dhe ti vazhdon t'i lutesh, kjo nuk ka per te bere ndonje dobi. DASHURIA ESHTE PASION, NUK ESHTE SEVAP. Pa ofenduar asnje do te thoja qe femra eshte si macja, po t'i shkosh nga pas largohet, po te tregohesh indiferent vjen e te ulet ne preher. Sidoqofte ne cfare rrethanash je nuk e dime pasi nuk je shprehur ku qendrojne marredheniet e tua me te, psh arsyet qe ajo nuk do te qendroje me ty. Ndonjehere femrat kerkojne nje mashkull me autoritet dhe konfidence qe di se cfare kerkon ne jete, nje mashkull me "kembe ne toke". Ndonjehere femrat duan mashkull aventurier apo "i keq", mafioz. Se cfare tipi eshte ish-e dashura jote nuk e dime. Te takon ty te vendosesh se ti di e karakterin e saj. Pac fat.
    Ps. Te kujtoj rastin e maces.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    rastin e maces????

    skerdi si thua vella ka per te me ecur ?????
    po te perdor ate stil ???
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  9. #29
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351

    Wink

    Assasins,

    Lexon ne ketu ne forum ajo vajza qe ke pasur ti???
    Ji Vetvetja!

  10. #30
    Made in Me!
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    u.s.a
    Postime
    187
    o assasins akoma nuk e ke zgjidhur problemin.............nese akoma jo, menyra me e mire eshte ajo qe kan thene te tjere dhe po ta perserise................TREGOHU I SINQERTE..........beje nje here tenden thuaje cfare ndjen(pa teklife) pastaj ne qoftese kjo dashuri nuk eshte reciproke atehere ajo nuk ka ide se cfare ka humbur.............shnet cristal
    * x 0 and case closed!

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si mund ta harroj...
    Nga roni_s nė forumin Pyetni psikologun
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 18-01-2008, 19:35
  2. Nuk mund ta harroj? Ē'tė bėj?
    Nga fjollita nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:53
  3. Thėnje tė bukura pėr dashurinė
    Nga FLORIRI nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 516
    Postimi i Fundit: 17-11-2006, 09:27
  4. Mė ndihmoni tė harroj dikė qė nuk e meriton dashurinė time
    Nga Andres nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 25-10-2006, 18:29
  5. Unė kam filluar tė harroj... Den Milman
    Nga Letersia 76 nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-09-2002, 19:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •