Assassino,
Mos u merzit vllai tem. Mire te thote ShpirtiFshehur, kto pun kur marojn marojn s'ke ca i bo.
Po t'tregoj ene un i histori qe i ka bo vaki i shokut tim.
Cun azgon ky qe thu ti, icik i dobet, po si bo gjo. A po, hunen e kishte t'modhe. U se harrova: i mungote ene i dhom. Po nejse mo.
Na bi n'dashni me njonen. Ene ja fillojn me daulle e me dajre e mori vesh gjithe mehalla qe kta t'dy duheshin, me shoqni e me rob koti qe s'kishin fare pun n'kte muhabet. Rrijshin deri n'2, n'3 ka i her e gdhijshin n'telefon. I dite mos tu shifshin u bojshin copash mo. Kur i dite t'bukur ksaj goces na i peshperiti shejtoni n'vesh ene na pelqeu i burr t'martum. I tha ati cunit e lejm nja i muj muhabetin se du t'sqarohem me veten se ca do boj. Do u sqarote mas i viti, kupto ti Arseno! Ky na u merzit ene hiku. Po masanej u kthy. Qaj ky e bam e bum, jo hajde amon, pse ere ju thyte zemra asaj. I le takim ktina aqe ke puna. Dy sahat mo par ishte taku me ate t'martumin, ene i qit ca justifikime koti kti. Ky e kishte pa me ate tjetrin po se dha veten. Mo e keqja ishte se n'dor kishte hala byzylykun ene oren qe i kishte dhon ky. Sa si hiku menja t'shkretit. E nejse mo, se u zgjatem, maroi ky muhabet. Deshi s'deshi, sa me u bo langaraq kot e mylli ene ky kte muhabet. Neser mund t'flasin prap, mund t'mos flasin, ne si dim ato pun se s'jon pun tonat.
Po ti vllai tem, fillo dil ka icik me shoqnin ene hiqe menjen, se sic ta kon thon ene parafolsit si, dihet, kto muhabete ka i her dalin mo per hajer.
Ja un psh. qe thu ti Assassino kur isha n'gjimnaz desha me propozu njonen. Jep e merr s'm'dilte zo prej gryke. Ene e lash fare ate muhabet. Kur e shof ate robin mas ca mujsh, ishte bo si me i pas dhon me honger me shuka gjeli.
Man was I happy qe si kisha thon gjo.
Hajt pra, ene veni men shnetit. Ha buk ene pi qumesht.
Krijoni Kontakt