5) vatican
6)Garda mbreterore Angli
s'duhet ndonje kulture e madhe per keto, mjafton te besh nje search ne google dhe te flasesh me pak![]()
5) vatican
6)Garda mbreterore Angli
s'duhet ndonje kulture e madhe per keto, mjafton te besh nje search ne google dhe te flasesh me pak![]()
O dardan, une nje gje nuk marr vesh :Postuar më parë nga dardani8
Pse banoret e Kosoves shkruajne gjithmone "q" ne vend te "ç" kur ne te njejten kohe asnje nuk e shqipton "q"-ne si "q" por si "ç" ?
Tu moren mendte heeeeeee ?. Jo per gje por edhe une nuk e shqiptoj dot kete dreq "q" por te pakten e di si shkruhet mire, te pakten kjo se te tera nuk kapen aman... 36 shkronja, shto ketu me hunde te zena si nga bjeshket tona... pupupupupu... ska gjuhe te botes qe nuk flasim
Ja cfare kisha shkruar me siperPostuar më parë nga dardani8
Mendimi im do ishte qe te kishin dhe fustanellen shqiptare e cila eshte perdorur ne te gjitha koherat dhe ne te gjitha trevat qe nga Preveza deri ne Ulqin...
Fustanella eshte nje simbol ose me sakte veshje ilire....
Sa per dijeni greket nuk e perdorin fustanellen ne gjithe territorin e vendit...Ajo perdoret nga arvanitasit si dhe territoret e Janines dhe Peleponezit, mgjte Garda Republikane e Greqise perdor fustanellen si simbol kombetar ne momentin qe dihet boterisht qe fustanella eshte veshje tradicionale shqiptare
Ja si e kane ushtaret e gardes greke veshjen....Klikoni tek adresa e meposhteme ....Nejse nuk them ti kopjojme por te permiresojme uniformen e tanishme..
Ky shkrim i mesiperm ty te duket per propagande greke?
Historia e kombit shqiptar nuk fillon me Skenderbeun por me iliret, dhe fustanella eshte vazhdimesi e veshjes ilire.....
Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!
Skandal me uniformën e re të Gardës ...
SHKB: U shpall fituese oferta me cilësinë më të dobët.
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm kallëzon për ndjekje penale punonjësit që kanë organizuar tenderin e blerjes së uniformës për Gardën e Republikës.
Lajmi konfirmohet nga zyrtarë të Ministrisë së Rendit, të cilët thanë se SHKB-ja ka dorëzuar në Prokurori kallëzimin penal për abuzimet në tenderin për uniformën e Gardës së Republikës. Sipas zyrtarëve, padia penale ndaj personave që kanë organizuar tenderin bën fjalë për disa shkelje në procedurën e tenderimit, të cilat kanë shkaktuar kosto financiare për arkën e shtetit. “Konkretisht është vënë re se nuk është përzgjedhur oferta më e lirë që është paraqitur, duke shkaktuar kështu një çmim më të lartë për uniformën”, thanë zyrtarët. Sipas tyre, është dokumentuar se në tender janë paraqitur oferta më të lira, të cilat sipas treguesve teknikë mund të kishin ofruar edhe një cilësi më të mirë të materialit të uniformës, sesa oferta që është zgjedhur. Burimet treguan se tenderi për uniformën e Gardës së Republikës ka disa kohë që është zhvilluar, megjithatë verifikimet rreth procedurave që janë ndjekur kanë filluar pas blerjes së uniformës dhe konfirmimit se ajo nuk ishte në cilësinë e përcaktuar në kërkesat e tenderit për përdorimin e saj.
Hetimi.
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, i cili ka kompetencën e hetimit për të gjitha abuzimet e punonjësve të policisë duke përfshirë edhe shkeljet financiare, mësohet se disa kohë më parë ka nisur verifikimet rreth tenderit. Në bashkëpunim me ekspertët e Ministrisë së Rendit, SHKB-ja ka konfirmuar se materiali i uniformës së Gardës nuk ishte në cilësinë për të cilën ishte paguar, por burimet thanë se nuk mund të flasin për një shifër të saktë rreth dëmit financiar. Sipas zyrtarëve të rendit, uniforma ka pasur probleme me prerjen, pasi madhësia ka qenë standarde në pjesën më të madhe të uniformave, çka ka sjellë probleme në përdorimin e saj tek disa efektiva të Gardës. Megjithatë, zyrtarët e Ministrisë së Rendit thanë se ende nuk kanë marrë ndonjë informacion nëse Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet për kallëzimin e SHKB-së. Nëse kjo procedurë miratohet nga Prokuroria, atëherë provohet se tenderi i uniformës së Gardës ka pasur shkelje, gjë që përbën vepër penale.
Vendimi i qeverisë.
Ndryshimi i uniformës së Gardës është përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave, miratuar më 22 janar 2004, për “miratimin e uniformës dhe të shenjave dalluese të Gardës së Republikës së Shqipërisë”. Sipas këtij vendimi, uniformat e punonjësve të Gardës, të nivelit madhor, të lartë, të mesëm e të ulët, ndahen në uniforma ceremoniale, uniforma e pune, uniforma të stërvitjes dhe e kohës së luftës si dhe uniforma civile. Para se të zhvillohej tenderi, qeveria kishte miratuar ndryshimin e uniformës dhe shenjave dalluese për punonjësit e Gardës. Tenderi për uniformën e re është zhvilluar pas vendimit të qeverisë, por sipas provave të mbledhura nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm procedurat nuk kanë qenë të rregullta. Madje sipas verifikimeve të para uniforma e re nuk i ka plotësuar kushtet e vendimit të qeverisë për një paraqitje dinjitoze dhe sa më funksionale në përdorim. Ndërkaq, në vendimin e qeverisë së kaluar ishte përcaktuar se ngjyrat kuqezi duhej të mbizotëronin në uniformën e re, e cila duhej të kishte shenja dalluese nga ato të efektivave të policisë dhe të ushtrisë.
Tenderi.
Procedurat e tenderit për blerjen e uniformës së re për Gardën e Republikës janë organizuar nga Ministria e Rendit. Prej këtij institucioni varet edhe Garda e Republikës, e cila ka si detyra të saj ruajtjen e personaliteteve të vendit si dhe të institucioneve shtetërore. Në muajin gusht të këtij viti, qeveria e kaluar miratoi shkurtimin e punonjësve të Gardës së Republikës në masën 23 për qind. Këto shkurtime u argumentuan me faktin se puna e Gardës do të mbështetej tek efektivat profesionistë nëpërmjet trajnimeve bashkëkohore si dhe duke operuar me mjete teknologjike të prodhimit të fundit.
Detyrat.
Garda ruan personalitetet e larta të shtetit, personalitetet e huaja të larta, rezidencën e presidentit, selitë e Kuvendit dhe të Këshillit të Ministrave dhe rezidenca te tjera qeveritare që përcaktohen me vendim të qeverisë. Garda organizon edhe pritjet ceremoniale, ndërsa struktura e saj përbëhet nga komanda, shtabi, dega e ruajtjes së personaliteteve shtetërore, dega e ruajtjes së objekteve të rëndësisë së veçantë si dhe nga disa struktura të tjera
Krijimi.
Qeveria e Ismail Qemalit, e krijuar më 28 nëntor 1912, në përbërje të forcave të ruajtjes së rendit, ka pasur edhe një bërthamë speciale të emërtuar “KAVALERI”, si dhe një repart special të quajtur “GARDA E SHTETIT”. Format dhe misionet e Gardës kanë ndryshuar deri në ditët e sotme. Studiuesi amerikan Bernard Fisher pohon se ishte i pranishëm një efektiv i emërtuar “Gardë për ruajtjen e Presidentit” që në vitin 1925
Gardistët, me përkrenaren e Skënderbeut.
Veshja e re në ceremoninë e ndryshimit të pushteteve.
Disa ushtarë të Gardës së Republikës parakaluan në bulevardin kryesor në Tiranë, më 20 gusht, të veshur me një uniformë të re. Ngjyrat dhe format e ngjashme me veshjet popullore ishin tiparet mbizotëruese në veshjen e re të gardistëve. Karakteristikat e veshjeve popullore të trevave të ndryshme të vendit ishin bashkuar në një veshje të vetme, e cila është përdorur si uniformë për Gardën gjatë seancës së parë të Parlamentit të ri më 3 shtator, si dhe gjatë paraqitjes së përbërjes dhe programit të ri të qeverisë deri në votëbesimin e saj në Parlament e më pas dekretimin në Presidencë. Në fakt, ndryshimi në uniformë është vënë re vetëm tek gardistët që kanë qëndruar tek portat e Presidencës, Kryeministrisë dhe godinës së Parlamentit. Armët e zjarrit u zëvendësuan me shpatat prej metali. Efektivat e Gardës mbanin mbi kokë përkrenaret e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu të veshur me metal vezullues, ndërsa pantallonat e zeza përshkohen nga vijat e bardha në të gjithë gjatësinë e tyre anësore. Në të gjitha ceremonitë e ndryshimit të qeverisë, gardistët kanë hedhur mbi këmishat e bardha një mantel të kuq.
Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!
Me qesharake nuk ka se ku te shkoje. Duken si figura karnavalesh. Epo me Sali Barishten si te pare nuk kemi se cfare te presim gje me te mire. Ai edhe vete eshte nje gafe humane.
pershendetje
ju flmn per kritikat.
tani_26
se kur fillon historia shqiptare kete e di shume mire,ajo nuk fillon me iliret pore edhe me heret se iliret, e ktu nuk kishim si teme historine dhe prehardhjen e fustanellav,dhe se une nuke thashe asgje kunder fustanellav, pore vetem se nuke kemi cka ti kopjojme te tjeret.
ne na duhet dicka autoktone, pa marre parasysh a eshte fustanelle apo tjerqi apo ku ta di une.
e sa per ty helene
te flmn, se me sa pashe deshiron te me mesoshe pake gjuhen shqipe dhe se si perdoret google.
dhe me thuaj se cka eshte nje nacionalist fals,pasi e zoteron gjuhen shqipe kaq mire.
oiseau en vol postoi:
O dardan, une nje gje nuk marr vesh :
Pse banoret e Kosoves shkruajne gjithmone "q" ne vend te "ç" kur ne te njejten kohe asnje nuk e shqipton "q"-ne si "q" por si "ç" ?
___________
me thuaj ti zoterote pse banoret e shqiperise nuke thone psh "nese ti ik atje" po thone "nese ty ik atje", e shume e shume gjera tjera qe nuke dua ketu ti ceku.
une nuke thashe gje per shqiptaret e shqiperise apo te kosoves apo ku at di une, pore per te gjithe shqiptaret.
e nese ne kosovaret bejme gabime drejteshkrimi pak a shume mundet te na falet gabimi se tek ne gjuha shqipe guxon te shkruhet e flitet neper shkolla qe nga viti 1974 e tek ju nje kohe me te gjate mesa di une.
e problemi ishte aty se une isha i lodhur e ase nuke kame shikuar drejteshkrimin.
pore prapeseprape ju flmn
shnet
Si fillim nuk jan te keqe, dhe disa po kritikoni sikur pse nuk zum vendin e pare ne bote per Uniforma te Gardes.
Simboli eshte qe ti kemi, dhe ska renci sa mira apo te keqe jane...
Ore e kane edhe Greket edhe Vatikani po jane antike edhe me hijeshi. Keto tonat jane si breke maloku edhe parzmorja eshte si kapele jevgu e modhe fort. Plus qe ngjyrat s'tonojne keqas fare, e zeze e kuqe me te bardhe edhe kokorja portokalli. Si duket ne shqiperi ka plas moda ekstravagante... Ushtaret e gardes jane tuj vujt dyfish tashi edhe tall ****** populli civil me fatin e tyre fisnik.
kija jeten jetes ejj..
But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...
Qellimi asht "noble", por m'duken t'ekzagjerueme. Nqs. kishin me iu permbajte veshjes tradicionale e mos me fute ngjyra kot, tham se kishin me dale ma mire.
Gjithashtu, mendoj se ata veshje duhen me ruejte vetem per "stationary guards", jo si ata dy n'foto tue ece neper qytet si t'papune.
Defend the second amendment
Krijoni Kontakt