qyfyri
Anetar i ri
Posts: 29
(5/25/01 2:39:28 pm)
Reply
FMN mire a keq????
--------------------------------------------------------------------------------
Dje me erdhi dikush nga Tirana qe eshte ekonomiste dhe punon ne INSIG. Po diskutonim privatizimin e ndermarrjeve shteterore si Telekomi dhe INSIG ne Shqiperi. Ajo mendonte qe privatizimi ne kete kohe eshte gabim fatal dhe qe FMN e ka kapur Shqiperine per gryke dhe po e mbyt duke e ngushtuar rrezen e veteveprimit!
Une pranoj faktin qe FMN eshte nje pengese ne Shqiperi per faktin sepse interesat e saj afatshkurter jane ruajtja e standarteve perendimore gje qe shume here mund te biere ne kundershtim me interesat e ekonomise Shqiptare. Edhe ndihma qe jepet per mendimin time eshte QESHARAKE!! Sillen nga perendimi eksperte arrogante qe thone te njejtat gjera qe kane thene paraardhesit e tyre dhe shumat e marra prej tyre (qe mund te arrijne milionin ne vit) quhen asistence teknike??????? DMTH FMN egziston si menyre punesimi per perendimoret. Kam pare reklama te shumta te institucioneve perendimore financiare qe operojne ne Shqiperi dhe te gjithe pranojne vetem qytetare te EU?!!?!?!?!????!?!??!
Me thoni ndonje gje per kete. Ndoshta po e shoh ceshtjen ngushte dhe jam pak i nxehur me kete forme arrogance flagrante.
Qyfyr leku
Edited by: qyfyri at: 5/25/01 11:45:18 am
tirana
Ekonomist
Posts: 284
(5/26/01 3:59:23 am)
Reply Re: FMN mire a keq????
--------------------------------------------------------------------------------
FMN eshte nje institucion kyē.Mos harroni nderhyrjen qe beri ne kohen e firmave piramidale.
Sa per privatizimet,bashkohem me mendimin e atij dikushit nga Tirana,pra jane nje gabim fatal.Vetem qe,si zakonisht,gabimet behen gjithmone perpara dhe konceguencat pasojne me vonese
Edhe ne vendet perendimore jane bere privatizime te objekteve apo ndermarrjeve te mekembura nga shteti pas planit Marshall,kryesisht ato qe operonin ne ndertimin e infrastruktures(autostradat,te gazit,ujit,etj)por ne momentin e privatizimit eshte bere valutacioni i perpikte e ndoshta eēesiv i tyre.Nga ana tjeter,eshte bere me Cash e jo me letra me vlere.Nga ana tjeter,ky privatizim ka qene gradual dhe i katalizuar.
Mendoj qe,shteti shqiptar,ne vend qe te shese objekte e pika kyēe te ekonomise te parit arvanitas qe gjen,do te ishte e udhes te stimulonte iniciativen private ejo ta godiste ate siē po ben.Nga ana tjeter,lindja e nje tregu fiktiv kapitalesh eshte faktori nr.1 i mbarevajtjes se atij vendi.Bursa shqiptare nuk eshte nje treg fiktiv por verem nje shembelltyre e rreme e tij.
Qe nje ndermarrje te funksionoje dhe perparoje,nuk mjafton vetem privatizimi i saj nga individe qe ndoshta nuk bejne gje tjeter veēse investojne parate ne menyre afatgjate.Lypset nje drejtim i saj dhe ajo ēka eshte me e rendesishmja nje fryme inovacionikarakteristike kapitaliste.Vizjoni im mbi te nesermen e ketyre privatizimeve eshte ky:
Bleresit e sotem,jane teper te favorizuar nga shteti,jane duke blere asete me ēmime mjaft te lira.Kjo per vete faktin qe shteti jone fallco,konsideron dhe amortizimin e objekteve,por pa marre parasysh shpenzimet e perballuara nga arka.Keta peshkaqene(kundrejt nje ryshfeti politikaneve te korruptuar, sot po i blejne per nje cope buke,)ne nje te neserme do ti rishesin per shume here me shume.E nderkohe keto ndermarrje nuk jane fiktive e Shqiperia,ne vend qe te bej perpara,ben vetem vend numero.
dhe FMN-ja i di keto.
KONKLUZIONI:
FMN-ja ka te drejte: keto privatizime nuk jane hov per ekonomine por vetem investime individesh ne bashkepunim me korrupsionin shteteror.
Krijoni Kontakt