Hungaria gjatë javës së kaluar i njohtojë ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian me problemin e dhunës kundër pakicës hungareze në Serbi, ka paralajmëruar shefi i diplomacisë hungareze, Laslo Kovaç.
Budapesti pohon se incidentet e dhunshme që kanë ndodhur gjatë këtij viti në Vojvodinë, duke përfshirë edhe zënkat fizike dhe vandalizmin, janë të drejtuara kundër pakicës hungareze nga motivet etnike, ka thekusar agjencia franceze AFP duke e përcjellë deklaratën e Kovaçit
....
Siç shkroi e përditshmja “Glas javnosti”, e Beogradit anëtarët e Këshillit të Kuvendit të Serbisë të ngarkuar për siguri dhe marrëdhënie ndërnacionale, konsiderojnë se për situatën e tendosur në Vojvodinë fajtor është edhe vetë kryeministri. “Koshtunica është dashur ta vizitojë më herët Temerinin, Suboticën, Novi Sadin, por edhe vendet tjera ku janë të mundura tensionet ndëretnike. Kështu do t’u shmangeshim konflikteve që kanë prapavijë kombëtare, kurse Këshilli i Evropës dhe BE nuk do të bënin presion ndaj nesh”, ka deklaruar Esad Xhuxheviq, kryetar i Këshillit për Marrëdhënie Ndërnacionale në Kuvendin e Serbisë dhe deputeti i Listës për Sanxhak. Ai ka shtuar se Qeveria e Serbisë është duke e trajtuar shumë keq çështjen e pakicave, dhe si shembull e ka theksuar mosplotësimin e obligimeve ndaj këshillave të pakicave kombëtare, të cilat duhet t’i financojë sipas ligjit.
........
Keni idenë se në çfar synojnë tani këto acarime?
Lus Zotin të acarohen edhe më tutje!
Kjo erdhi si e kërkuar nga situata që zhvillohej sërbi-Kosovë!
Tani, të flasim shkijet për të drejtat e minoriteteve!
Mendoni edhe ju kështu?
![]()
Krijoni Kontakt