Policia italiane arreston tre shtetas shqiptarë të akuzuar se kanë përdhunuar një 19- vjeçare nga Gjermania në një kamping. Lajmi është pohuar dje nga mediat italiane, sipas të cilave pas ngjarjes ka ndodhur edhe një sherr i madh ndërmjet një grupi shqiptarësh dhe një grupi gjermanësh. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në një kamping buzë detit. Një grup të rinjsh gjermanë kishin shkuar si turistë të Itali dhe kishin ngritur një kamping me çadra. Ditën e enjte, 19- vjeçarja nga Hamburgi ishte njohur me një 18- vjeçar shqiptar. Ata kishin ndenjur bashkë në një plazh për një kohë të gjatë.
Shqiptari 18- vjeçar, i cili punonte në Itali si murator, kishte kërkuar që të kryente marrëdhënie seksuale me 19- vjeçarën gjermane. Vajza nuk kishte pranuar që të kryente marrëdhënie seksuale por kishte dashur vetëm që të qendronin në palzh bashkë. Në mbrëmje 18- vjeçari është ofruar që ta shpjerë vajzën me makinë tek grupi i turistëve gjermanë. Gjatë rrugës ai ka ndaluar makinën dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 19- vjeçaren nga Hamburgu. Pas tij vajzën e kanë përdhunuar edhe dy shtetas shqiptarë nga 17 vjeç. Kur vajza është kthyer në vendin e kampingut i ka treguar bashkëkombasve të saj atë që ka ndodhur.
Menjëherë turistët gjermanë kanë organizuar një grup dhe janë nisur për të marrë hak tek shqiptarët. Pak minuta më vonë, grupi i gjermanëve ka arritur që të gjejë tre shtetasit shqiptarë dhe kështu ka filluar një sherr i madh. Policia italiane ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe pasi ka marrë denoncimin e vajzës ka arrestuar tre shqiptarët, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë. Muratori 18- vjeçar është dërguar në një burg ndërkohë që dy 17 vjeçarët janë shpënë në një qendër pritjeje të minorenëve në Firenze në pritje të marrjes së vendimit për ta.
Shekulli
Krijoni Kontakt