Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Itali, pranga 3 shqiptarëve, përdhunuan gjermanen

    Policia italiane arreston tre shtetas shqiptarë të akuzuar se kanë përdhunuar një 19- vjeçare nga Gjermania në një kamping. Lajmi është pohuar dje nga mediat italiane, sipas të cilave pas ngjarjes ka ndodhur edhe një sherr i madh ndërmjet një grupi shqiptarësh dhe një grupi gjermanësh. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në një kamping buzë detit. Një grup të rinjsh gjermanë kishin shkuar si turistë të Itali dhe kishin ngritur një kamping me çadra. Ditën e enjte, 19- vjeçarja nga Hamburgi ishte njohur me një 18- vjeçar shqiptar. Ata kishin ndenjur bashkë në një plazh për një kohë të gjatë.

    Shqiptari 18- vjeçar, i cili punonte në Itali si murator, kishte kërkuar që të kryente marrëdhënie seksuale me 19- vjeçarën gjermane. Vajza nuk kishte pranuar që të kryente marrëdhënie seksuale por kishte dashur vetëm që të qendronin në palzh bashkë. Në mbrëmje 18- vjeçari është ofruar që ta shpjerë vajzën me makinë tek grupi i turistëve gjermanë. Gjatë rrugës ai ka ndaluar makinën dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 19- vjeçaren nga Hamburgu. Pas tij vajzën e kanë përdhunuar edhe dy shtetas shqiptarë nga 17 vjeç. Kur vajza është kthyer në vendin e kampingut i ka treguar bashkëkombasve të saj atë që ka ndodhur.

    Menjëherë turistët gjermanë kanë organizuar një grup dhe janë nisur për të marrë hak tek shqiptarët. Pak minuta më vonë, grupi i gjermanëve ka arritur që të gjejë tre shtetasit shqiptarë dhe kështu ka filluar një sherr i madh. Policia italiane ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe pasi ka marrë denoncimin e vajzës ka arrestuar tre shqiptarët, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë. Muratori 18- vjeçar është dërguar në një burg ndërkohë që dy 17 vjeçarët janë shpënë në një qendër pritjeje të minorenëve në Firenze në pritje të marrjes së vendimit për ta.

    Shekulli
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    ça jan këta palla kshu mer, kujtojn se do i nxjeri pi**i nga selameti
    30 euro ben nje e ber mer t'koruptum ''legenat'' tani tja u shqyejn b*then ati brenda.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  3. #3
    Pa_Prespektive Maska e KNFC
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Vendndodhja
    N'shpi_Time
    Postime
    421
    ajde cuna ajde.per cik ashtu dhe direkt brenda ne burg.ti kishin arrestuar per nonji krim per leke,edhe hahet,po keta pisa qe na turprojne per 5 min qejf ne te semes te vene.si i thone 5 minuta ohohoo 10 vjet obobo.he se i rregullojne babucet e tjere atje brenda kur te marrin vesh se perse jane fut ne burg.ajde pacin marmite te forte.PISSAT.
    THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL

  4. #4
    Mi lav ja. Maska e Eminemka
    Anëtarësuar
    27-06-2004
    Vendndodhja
    Boston,Ma ( me white-shefqetin--shadow))) :)
    Postime
    464
    ncncnncncncnc.......ca behet o njerez.....ta kesh mendjen top...te mbledhme se alla alla....zoti na rujt.....!
    “Sometimes it's the smallest decisions that can change your life forever.”

  5. #5
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anëtarësuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Mos Flisni Kot mer CUNA Se Asnjoni Si Di Rethanat E Verteta ,shife Mas Nji Jave Kur Te Terheqi Denoncimin Ajo Gjermonja ,, Ajo Rrezik Ka Shku Me Deshire Vet ,ndofta Ka Qene E Pime ,sa I Ka Dal Pija Osht Bo Pishman Ene I Ka Rras Derrin Shqiptarve , Sma Do Menja Qe Ta Ken Bo Shqiptaret Ket BUDALLIK ,edhe ku ne itali ku qelbesh Me Rumune E Moldave !!

    hajt shnet
    Ndryshuar për herë të fundit nga Moltisanti : 05-09-2005 më 19:45

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    3 shqiptar? ca jan keta shqiptar qe bejn keto gjera nuk na duhen keta shqiptar ta quajn veten cdo gje po shqiptar jo nuk kemi nevoj per plera me. keta jan perdhunues dhe duhet te gjykohen si te till dhe jo si shqiptar. Eshte per tu habitur kur thuhet nje shqiptar beri kete e ate kur ne fakt eshte nje kriminel beri kete e ate, cfardo shtetsie te ket krimineli esht kriminel nuk eshte as shqiptar as italian as amerikan.

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Neve na intereson qe te mos te jene te fares tone sepse lam nam atje nga Italia. Se jane kriminel ne nuk e mohojme kete hic, por sic u tha edhe me larte vertetsia e ketij rasti mund te vehet ne pikpyetje kur policia do te beje te gjithe provat dhe do te paraqes dhe zyrtarisht rezultatet.
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema të Ngjashme

  1. Pranga për shfrytëzim prostitucioni 76-vjeçarit
    Nga Xhuxhumaku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 18:25
  2. “Krushqit”, vënë në pranga tre trafikantë klandestinësh
    Nga new-man në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-01-2009, 10:31
  3. Kërkoi 4 milionë për lirimin, pranga agjentit të krimeve
    Nga shtrigaa në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-04-2006, 03:28
  4. Trafiku i vizave: Një deputet gati për në pranga
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-12-2005, 17:54
  5. Kulmi:Nënën ma përdhunuan para syve!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 01:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •