Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anėtarėsuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Postime
    245

    Thumbs up Shkodran Hesapi :)

    ME TE DREDHUR
    Mė falni shok se po ju shqetsoj, a e pini duhanin?
    - Po - u pėrgjegj shoku - me tė dredhun...
    - A keni njė letėr duhani se mė mungon?
    - Posi urno, me gjithė qef.
    - Po duhan a keni?
    - Sigurisht po.
    - A ma mbėshtjell njė fije se nuk po di.
    - Po mor zotni urno!
    - Po me e ndez a keni?
    - Po! tjetėr gja a ju duhet?
    - Jo, tė tjerat i kam vetė...

    Sa mendjemadh je mor Gėzim!
    Gėzimi: Pse?
    Tė pashė mbramė nė televizion, dhe s'mė fole me gojė!...

    VIZITA
    Grueja me burrin krah pėr krah. I thot gruja:
    Ah sa tė shkon ky kostumi! E gėzosh! E din si me dukesh... si Alen Daloni i ri...
    - Ja kam kėput kryet (qeshet), Ec tė shkojmė se po bahemi vone!
    - Uuuupo cka tė ra nė xhaketė ashtu? - e pyet gruja.
    - Njė zog ka lėshue njė glacė!
    - Po kėshtu nuk shkohet nė vizitė, hajde kthehena. Sa pa mend ece rrugės!
    - Mir moj gru, po unė nuk mundem me ec me kryt pėrpjete.
    - Jo, jo, hajde shpejt ndėrro kostumin...
    - Gru, mos e ban kaq alarmante, njė zog lėshoi njė glacė. Thuj shyqyr qė nuk fluturojnė lopėt se mandej do kishe pa, se cka ishte ba!


    * * *
    Humor nga Tefa
    Shtjefėn Palushi (Tefa) bashkė me Paulin Selimin janė dy krijues te njohur tė humorit shkodran. Tefa i shkurtėr e i shtrembėrt, ndėrsa Paulini i gjatė e i hollė...

    Futu pėr vrimė tė celėsit...
    Tefa e Paulini si bashkėkrijues humori, shkonin natyrisht e i bėnin vizita njėri-tjetrit nė raste tė ndryshme. Njė ditė, Paulini e thirr Tefėn nė telefon, dhe i thotė se do kalonte andej.
    - Po mirė hajde - ia kthen Tefa. Pas disa minutash, bie zilja e derės sė shtėpisė sė Tefės...
    - Kush ashtė? - dėgjohet njė zė nga brenda.
    - Jam unė Paulini...
    - Po mirė, futu pėr plasė tė derės... - ia kthen nga brenda Tefa.
    --
    Pas disa ditėsh, i njėjti rit pėrsėritet, por nė kahje tė kundėrt. Tefa niset e shkon tek shtėpia e Paulinit dhe i bie ziles.
    - Kush ashtė? - i thotė Paulini.
    - Tefa, Tefa, po hape derėn...
    - Futu pėr vrimė tė celėsit... - ia kthen Paulini.

    Tefa shkel kufirin...
    Pasi ishte mėrzitė me komunizmin nė Shqipėri, Tefės i shkrep mendja e vendos tė arratiset nga Shqipėria. Ai niset e shkon nė kufi nga Zogajt, dhe don tė arratiset pėr nė Mal tė Zi. Por syri vigjilent i kufitarėve tė kohės sė xhaxhit, e pikas kėtė shtrembaluq, qė po i afrohet kufirit. E rrethojnė ushtarėt dhe si rezultat e kapin dhe kur e shohin se ishte Tefa, e marrin dhe e vėnė nė njė makinė pėr nė Shkodėr. Kur mbėrrijnė nė Shkodėr, policėt i thonė Tefės:
    - Tefė, a ke dashtė me thy kufinin a?...
    - Jo more, - ua kthen Tefa, - po kisha mbetė nė rrugė e nuk dijsha si me u kthy nė Shkodėr. Atėherė thashė, ma mirė po i afrohem kufinit, se ushtarėt kanė me mė kapė, e kanė me mė pru me makinė nė Shkodėr...


    * * *
    Fajin e ka Shtjefni...
    Pėr tė gjitha tė kėqijat qė ngjasshin nė nji familje mjaft tė pasun nė Shkodėr, faji i mbetej shėrbėtorit plak, Shtjefnit.
    Thehet gypi i kanilit(1) - "Shtjefni"; merrte shkrumė darka - "Shtjefni"; nuk piqej buka nė furrė - "Shtjefni"!
    Nji natė vonė, Shtjefni shef se nusja e madhe nep e merr nėpėr shtėpi dhe e pyet me kujdes:
    - Shka asht, mori bijė, gjithė ky trazim?
    - Kurrgja, more Shtjefėn, kurrgja.
    - Po ti fol, moj!
    - Nuses sė vogėl i leu nji djalė!
    - Mooos, pash zotin!
    - Pse?!
    - Tesh po thonė se "fajin e ka Shtjefni"!(2)
    ---
    1) kandil; llambė
    2) Shėrbėtori plak gjen rastin tė thumboje zotėrinjtė, qė pėr cdo gjė fajin ia hidhnin atij.
    [ marrė nga Lezha.net ]


    * * *
    Nga ’karadyzeni’ nė ’karitas’
    Mėsimi i letėrsisė pritej me padurim tė fillonte.
    Profesor Toma e bėn mė tėrheqės duke pėrdorur humorin Shkodran me mjeshtėrinė e bejtexhinjve.
    - Sot, kena me fol pėr historin e letersis Shkodrane prej shekujsh.
    Filloi Pr. Toma duke shqiptuar njė ‘o’ pak a shumė si ‘a’ dhe duke hequr ‘ė’ nga fundi i fjalėve.
    - Na e dina se kena pas t’huej mrend, e s’na kan lan me zhvillue letersin ton.
    Ndėrhyri njė student nga fundi i auditorit duke hequr ‘e’-nė kur vinte pas ‘u’-sė, dhe vazhdoi:
    - Ē’a na kan lan ata neve me ba?
    - Taman, njikjo qi tha Osoja asht pytje me vend. Pėr ket due me kallxue.
    Pr. Toma, u drejtua mbi podiumin ku kishte hapur edhe kėmbėt qė tė siguronte bazament sa mė tė qėndrushėm. Fytyra mori njė pamje mjaft serioze. Tema ishte shumė e rėndėsishme.
    - Turqit erdhen n’vendin ton me KARADYZEN. Pas 500 vjetesh ata u largun tuj marr DYZENIN.
    U mendua pakėz, duke u munduar tė linte pas atė histori tė shkuar njė shekull mė parė.
    - Po, na erdhi rusi me nji KARANDASH, qi na ka ndryshue krejt stilin e letersis ton. Kjo letersi e huej na majti deri n’fund t’shekullit t’kaluem. E ata shkuen tuj marr me vete DASHIN.
    Studentėn nuk po flisnin. Mendonin ku do tė qėllojė Pr. Toma.
    - Tash na kan ardh evropiant me KARITAS. Dihet se kur kan me u largu t’a po na marrin TASIN. Poplli yn tash ka nevoj per njat tas.
    Ishte pėrsėri i njėjti student qė u tregua i paduruar dhe ndėrhyri pėrsėri:
    - Po mir, zotni Toma, Ē’a ka me na met neve?
    - Ju jeni aq t’meēem sa me kuptue ē’a ka me na met ne, prap si ma par.


    * * *
    DASH
    Solucioni larės i mirėnjohur DASH pati jehonė deri nė vendet arabe. Pėrse nuk njihet nė Kinė apo Japoni? Kėtė do ta kuptoni nga ngjarja e mėposhtėme:
    Nė Itali bėhet rreklamė e fuqishme e kėtij larėsi me emėr shqipėtar. Me siguri ėshtė marrė nga leshi i bardhė i dashit. Qė tė mos largohemi nga tregimi, nė rreklama shikojmė fotografi me pėlhura tė ndotura tė cilat kur lahen me larsa tė ndryshme nuk marrin atė pastėrti dhe shkėlqim qė u jep DASH-i. Pra, nga e majta nė tė djathtė dallohet efekti i kėtij larėsi tė pėrsosur.
    Liēensa u ble nga njė kompani shumė e njohur arabe dhe u bė ndėrtimi i fabrikės dhe doli prodhimi i parė i larėsit. U gjend edhe njė arab qė dinte Italishten pėrkryer. U bė edhe pėrkthimi i saktė i diēiturave qė shoqėronin fotot e famshme. Televizori, gazetat, revistat si dhe parrulla me sipėrfaqe gjiganteske qė mbuluan ndėrtesat e qyteteve, bėnė njė prezantim qė nuk shkulej lehtė nga mendjet e arabėve.
    Rezultati: as edhe njė kuti me larės nuk u shit! Falimentim i firmės!
    Faji doli nga pėrkthimi i diēiturės tė cilės ju dha drejtimi nga e djathta nė tė majtė dhe nuk pėrkonte me fotografinė.


    * * *
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Te mira keto
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    More shkodran a me tregon se cka ben Bill Clinton ne fund te ketij humori shkodrance lolllllll
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anėtarėsuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Postime
    245

    Thumbs up Humor shkodran me Nastradinin

    1-Nastradini shkoi ne Amerike dhe takoi nje shoqe. por nastradini nuk dinte anglisht.
    Shoqja e vet i tha
    What s up bejbi
    Nastradini ia ktheu
    Bejbi satom

    2-E Shkundi nje nate gruaja Nastradinin.
    -S“te vjen keq qe kam gjith naten pa gjume duke tundur djalin? Tunde dhe ti nje cike, se fundja djali sesht vetem i imi esht dhe i yti.
    -Ti tund gjysmen tate, - gjysmen time lene te qaje.

    3-Natradini sheh nje vajze te bukur ne dasem, e pelqen dhe i afrohet afer:
    -A mund tju puth qofte dhe njeher - e pyet vajzen.
    -Perse jo - pergjigjet vajza - vetem se do te pagueni 5000 leke.. 8)

    Nastradini nxjerr menjeher 5000 mij lekeshshin dhe pasi jajep, ngjitet pas buzeve te vajzes dhe pas nje puthje te gjate i thot vajzes:
    -Hmmm nuk me pelqeu e puthura jote po e kthej mbrapsh....

    4-Nastradini dhe shoku i tij.

    Shoku: Nastradin vellai im esht me i forte se vellai jot
    Nastradini: Me plasi k****
    Shoku: Nastradin babai im esht me k****derr se babai jot <>
    Nastradinik mo me ca k***
    Shoku: Nastradin Mami im esht me e mire se mami jot Natradini: Ashtu thot dhe babai im me gjith vellain tim..


    5-kishte dhane zotnija Nastradinit nji skyfer (skifter) me dale per gjoje (gjah) me njimi porosi me e ruejte fort. Porsa pau nje shpend te madh [Nastradini] t'ja lshon skyferin shpines, por shpendi e coptoi dhe e lau ne gjak.
    "Si me ja ba tesh?"
    Kthei te zotnija dhe skyferin e mbajti mbshehe nen xhybe.
    - He Nastro, si u dave?
    - Ca me kene, bre zotni! Erdhi nji alamet shpendit e ndenja e mendova: "A ta lshoj, a mos ta lshoj, a ta lshoj, a mos ta lshoj?..."
    Dhe kete e perseriti nja disa here. Zotnija, i merzitun, ja bani:
    - Po ta kishe lshue, bre!
    Nastradini, tuj nxjerre skyferin ba cope e grime, ja pret:
    - Qe, mor zotni! E lshova dreqin, por kqyr si ma bani!


    6-Nxora Doren Me Vodhen Oren!

    Nje dite nastradini kishte dale me 3 shoke 1 frances 1 amerikan dhe 1 gjerman.

    Dhe kishin menduar te vinin reth e rotull tokes dhe keshtu bene vajten blene nje avjon dhe filluan qe nga amerika. dhe nxori doren jashte amerikani dhe tha ky eshte vendi tim se sapo e nxora doren preka Ndertesen e Chicagos. e mire qe e verteta keshtu beri dhe francezi nxori doren dhe tha kjo eshte franca se sa e nxora une doren preka kullen e ifelit. e mire keshtu e beri dhe gjermani dhe preku murin e berlinit pastaj ishin mbi shqiperi dhe nastradini kishte blere nje ore te mire pe floriri dhe e nxori dorene po priste spo dallonte gje sepse ishin ne greqi mire po sa ariti ne sektorin e shqiperise ngriti doren dhe pa qe skishte oren. dhe i thane shoket he mo ku eshte vendi tend. dhe nastradini tha. "PO JA O KETU JEMI MBI SHQIPERI SE UNE SA E NXORA DOREN TAK ME VODHEN OREN"


    7-Ishte njeher Nastradini dhe kalaoi perpara pallatit te Mbretit >
    Aty be ballkon pa vajzen e mbretit dhe e puthi nga larg me dore.
    Vajza u inatos dhe shkoi te i jati dhei tha se cfare kishte ndodhur. >
    Mbreti therret ushtrin dhe ndjek Nastradinin nga mbrapa.
    Nastradini e kuptoi dhe shkon me vrap ne pyll 8)
    Ndes nje zjarr dhe hypen larte ne peme
    Vjen mbreti dhe e pyet cben atje larte o nastradin?
    Ja ziej fasule i tha, po zihen aq lart fasulet.
    Po dhe un pse ta Putha vajzan aq larg
    Mbreti ngeli pa goje dhe iku

    8-Njė mėngjes Nastradini bleu tri okė mish dhe, pasi e ēoi nė shtėpi, shkoi nė punėn e tij. Kurse gruaja ftoi mikeshat dhe u pregatiti njė gosti mahnitėse. Kur u kthye Nastradini, ajo i shtroi pėr drekė pilaf bollguri tė zjerė me ujė. Nastradini i tha:
    "Nėqoftėse, ta zėmė, nuk kishe kohė qė tė pėrgatisje gjellė me mish, a nuk kishe mundėsi qė tė hidhje disa copa tė dhjamura nė bollgur pėr t'i dhėnė shije?" Kėsaj gruaja ju pėrgjigj:
    "Kisha shumė dėshirė, por kėtu na doli njė gjė. Kur unė isha e zėnė me punė, nuk e di se nga kėrceu macja jote e dashur laramane dhe e hėngri tė tėrė mishin. Unė erdha, shikoj, ajo po lėpihej."
    Nastradini vrapoi dhe solli peshoren. Ai e nxori macen qė nga poshtė mangallit dhe e peshoi; doli plot tre okė. Atėhere i tha gruas:
    "Ah ti e paturpshme! Nėqoftėse kėto tre okė janė mishi, atėhere ku u fut macja? Dhe nėqoftėse kėto tre okė janė macja, atėherė ku ėshtė mishi?"

    9-Sesi ishte ngaterruar nje her Nastradini dhe e futen ne burg. Kur erdhi dita qe ta gjykonin, Nastradini i beri ca shenja me duar kadiut, si per te treguar nje gje te madhe. Kadiu nuk e zgjati davane dhe i dha te drejt, duke menduar se Nastradini do t'i jepte ndonje ryshfet te math. Mbaroi gjyqi dhe Kadiu ju afrua Nastradinin dhe i tha:
    -Hajde, tunde ate qe me premtove!
    -Une s'te premotva gje, kadi efendi, te thashe se ke koke te madhe.


    10-Nastradini po kalonte ne nje fshat hypur ne nje gomar. Diku, se si u tremb gomari dhe e rrezoi Nastradinin ne toke. Te gjithe qe ishin aty rrotull filluan te qeshnin.

    - E pse qeshni? - u tha Nastradini. - Une do te zbrisja qe do te zbrisja nga gomari; ai me zbriti vete.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •