Close
Faqja 11 prej 140 FillimFillim ... 9101112132161111 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 1397
  1. #101
    Ribery Maska e bavarezi5
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    1,444
    Citim Postuar më parë nga Del Monako


    Arritje madhe thot. Me fal eeee

    U po, e ke fjalen per arritjet e Gjermanise. Dua te kujtoj qe kombetarja e Luxemburgut perbehet nga 5 kamariera, 3 shofera edhe te tjeret jane murator qe s'kane pasur sukses ne renditjen e tullave. I dilshin shtremet. loool

    Keto shifra jane te verteta sepse njeher kur arriti Luxemburgu te barazonte me Shqiperine ne Luxemburg, ata e shpallen feste kombetare per marrjen e ketij barazimi dhe si rrjedhoje filloi te shpjegonte menyren se si ishte ndertuar kjo kombetare duke dhene profesionet e verteta te lojtareve.

    Po ke te drejt ne fakt. Ka shume potencial te fitoj pas fitores me Luxemburgun, sidomos me Klosen ne sulm qe edhe Lushnja sdo e pranonte ne rradhet e saj.

    Po mir mer, bi fjala, pse nuk zgjodhi nje ekip te hajrit Gjermania per miqesore si psh na i Rumani apo na i Sllovaki apo na i Letoni (ekipe te hajrit i thencin) apo kane halle mos hane ndonje dopio 6 para boterorit edhe i bie morali pertok me keq se ci ka ra. : D Po me degjut mu neshjen tjeter luheni me Angolen ose me na i ven qe se perfshi harta te boni ca gola se gjynah. loooll

    Te marr fund jeni me gjithe rroba. Arritet ta genjeni veten duke rrahur Luxemburgun 7-0 se jeni ekip i mire.

    Ore e verteta eshte se Gjermania plus nje futbolli pa pik ngjyre e te merzitshem qe luan, eshte edhe nji ekip shume modest e i paperfillshem per momentin. Jeni shume larg nje ekipi te madh.

    Me duket se kete boteror ashtu si ne europian as fanella e "rende" qe ka dale boje tashi sdo ju hyje me ne pune. Ka filluar futbolli lozet me kom tashi, e jo mo me fanella. : DD
    Plako ti me ke ben tifozellek me ato amatoret e Hollandes apo ne mos gaboj se sipas avatarit ashtu dukeni.

    Edhe mos e nencmo aq shume futbollin gjerman se ju nuk jemi shute te kenaqur,qe edhe Maqedonia qe e shpqrtalloi Luxenburgut arriti te nxjer nje rezultat pozitiv me Hollandet.

    Do t'jushohim me mire ne boterro se cka do te beni,se cila do te jete me e mire Gjermania apo Hollanda e amatorve.
    Kur njeriu e kupton që nuk është i ditur, ai ka hedhur një hap drejt diturisë.
    (Mark Tuain)

  2. #102
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Dojcat sot mposhten Kolumbianet 3-0.
    Mbi te gjitha demostruan shpirt luftarak,te gershetuar me futboll te bukur.
    Golat te zakonshmit Ballack dhe Schweinsteiger,dhe vulosi fitoren Borofski.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #103
    ...
    Anëtarësuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Urime urime per fitoren. Mgjth se Kolumbia s'ka hy fare ne boteror po per ju eshte rezultat i mire.









    HOLLAND...

  4. #104
    ...
    Anëtarësuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Citim Postuar më parë nga Scorpions_King
    Ore Ju Thoni Cte Doni Po Gjermania Kete Vit Eshte Kampion Kush Eshte Ai Qe Do Vije Ti Marri Kupen Ne Gjermani??? Hahahaha Gjermania Ka Vite Qe E Pret Kete Kupe Dhe Eshte Shansi I Saj Qe E Ka Ne Shtepi Dhe Eshte Nje Dore Larg Kupes . Keni Per Ta Pare Gjermanine Ju Kete Vit . Kemi Ca Haqe Per Te Marre Kunder Ca Ekipeve Keshtu Qe Mezi Po E Presim Kete Kupe
    Germany Forever Campion 2006



    Rrofte Shqiperia Etnike
    C'me kujtove ate kongen...Po ku je Adem Jashariii
    HOLLAND...

  5. #105
    Ribery Maska e bavarezi5
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    1,444
    Citim Postuar më parë nga Del Monako
    Urime urime per fitoren. Mgjth se Kolumbia s'ka hy fare ne boteror po per ju eshte rezultat i mire.









    Po natyrisht qe eshte nje rezultat i mire.
    Kur njeriu e kupton që nuk është i ditur, ai ka hedhur një hap drejt diturisë.
    (Mark Tuain)

  6. #106
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Citim Postuar më parë nga Del Monako
    Urime urime per fitoren. Mgjth se Kolumbia s'ka hy fare ne boteror po per ju eshte rezultat i mire.



    Edhe Kolumbia ekip i dobet qenka? A te rujt zoti sa e shef futbollin ti, qe te duhet te te them une se ku lujne lojtaret e Hollandes.
    Kolumbia eshte nje nga ekipet me te mira te Amerikes Latine edhe eshte fitusja ne fuqi e kupes se Amerikes latine. Edhe kualifikimi i shpetoi si rezultat i ndeshjeve te para ku nuk luajti mire. Ne ndeshjet e fundit arriti me shume fitore sesa Brazili. Po ku ta dish ti o tifoz prej letre qe shef vetem ndeshjet e boterorit edhe u bone tifoz ultras.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  7. #107
    ...
    Anëtarësuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Citim Postuar më parë nga bayern
    Edhe Kolumbia ekip i dobet qenka? A te rujt zoti sa e shef futbollin ti, qe te duhet te te them une se ku lujne lojtaret e Hollandes.
    Kolumbia eshte nje nga ekipet me te mira te Amerikes Latine edhe eshte fitusja ne fuqi e kupes se Amerikes latine. Edhe kualifikimi i shpetoi si rezultat i ndeshjeve te para ku nuk luajti mire. Ne ndeshjet e fundit arriti me shume fitore sesa Brazili. Po ku ta dish ti o tifoz prej letre qe shef vetem ndeshjet e boterorit edhe u bone tifoz ultras.
    Per ket qe shof neshjet e boterorit ja fute si kau peles. Se edhe neshjet e serise C kam pas pa, po ku di dhia c'eshte tagjia.

    Tani per Kolumbine ma gjej icik ku thash qe eshte ekip i dobet? Pervec se thash nuk hyri ne boteror. Apo ka hy?
    HOLLAND...

  8. #108
    Ribery Maska e bavarezi5
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    1,444
    Balak: I takon Jurgenit të vendosë

    Kapiteni i Gjermanisë, Mikael Balak, ka shprehur rezerva rreth taktikave të zgjedhura nga trajneri Jurgen Klinsman dhe vetëm një javë përpara hapjes së botërorit, ku ata janë edhe në rolin e vendit pritës. Skuadra e Klinsmanit ka fituar 3 0 kundër Kolumbisë në një miqësore të së premtes, por Balaku, i cili është bashkuar me Çelsin në një transfertë me parametra zero, ka thënë se asnjë nga lojtarët nuk e ka të qartë rolin që do të luajë në botëror. Balaku ka thënë: "Është e rëndësishme për ne lojtarët që ta dimë se kush do të luajë afër nesh. Është diçka pozitive të dish se kush po luan afër meje dhe se si duhet të luajë, kjo na jep një ndjenjë sigurie. Ne kemi një stil shumë sulmues, por po humbasim shumë në kontrollin e topit. Nuk mund ta ndërmarrim këtë lloj rreziku. Trajneri e di mendimin tim, ashtu siç di edhe mendimin e lojtarëve të tjerë. Ne kemi biseduar rreth këtij problemi, por tani është në dorën e tij për të vendosur".
    Kur njeriu e kupton që nuk është i ditur, ai ka hedhur një hap drejt diturisë.
    (Mark Tuain)

  9. #109
    Ribery Maska e bavarezi5
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    1,444
    Gjermania shpreson te "princ" Podolski



    Marrëveshja Klinsman-"Bild"

    Trajneri i Gjermanisë, Jurgen Klinsman, ka mirëpritur një ftesë të kryeredaktorit të gazetës sportive gjermane "Bild", për të parashikuar titujt kryesorë për gazetën, e cila do të dalë më datën 9 korrik, ditën e finales së botërorit. "Djema, mund t'ia dilni mbanë!" - tha Klinsmani në një intervistë të dielën. Dhe kur ai u pyet për të shkruar një artikull për datën 10 korrik, ai u përgjigj: "Ia dolët mbanë". Klinsmani, i cili ka qenë viktimë e shumë artikujve kritikë, tha se mbi të gjitha atij nuk i ka pëlqyer mënyra se si gazetarët e kanë shkurtuar emrin e tij në "Klinsi". "Do të dëshiroja që ai emër të mos ekzistonte, - tha ia. - Nuk më pëlqen aspak. Por fatmirësisht gruaja më thërret Jurgen".

    - Cilat janë kujtimet e tua të para nga Kupat e Botës?

    - Kupa e Botës më 1994, 1998 dhe 2002, të cilat i kam parë në televizor. Akoma shihen shumë përsëritje të këtyre ndeshjeve në televizor. Por sigurisht, kujtimet më të mëdha i kam nga botërori i 2002-shit dhe mbi të gjitha finalen Gjermani-Brazil.

    - Si po e prisni Botërorin 2006, ku do të jeni edhe ju pjesëmarrës?

    - Është diçka unike dhe jo vetëm për arsyen që zhvillohet në Gjermani. Një Kupë Bote është gjithmonë shumë speciale.

    - Në ndeshjet në grup do të ndesheni me Kosta Rikën, Poloninë dhe Ekuadorin. Cilën nga këto ndeshje po e prisni me padurim?

    - Sigurisht që ndeshjen me Poloninë. Unë kam lindur në Poloni dhe jam rritur atje, kështu që sigurisht që do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për mua. Por kjo nuk do të thotë se unë nuk do të jap gjithçka në fushën e lojës.

    - Ndeshja me Poloninë do të luhet në Dortmund, në praninë e rreth 66.000 tifozëve. Si do të ndiheni të luani përpara një mase kaq të madhe njerëzish që do t'ju përkrahin?

    - Këtë e kam kuptuar edhe në ndeshjen ndaj Amerikës, e cila u zhvillua në Dortmund. Ne nuk e nisëm mirë lojën, por pasi shënuam, ata filluan të na përkrahnin. Ishte një atmosferë fantastike.

    - Cilën skuadër do të përkrahë familja juaj në atë ndeshje?

    - Familja ime pa dyshim që do të përkrahë Gjermaninë.

    - Shpresa më e madhe e Gjermanisë për botërorin. A ndieni presion më të madh mbi shpatullat tuaja?

    - Kurrsesi që ky fakt nuk ma rrit presionin. Kam qenë nën presion që nga debutimi në Bundesligë, por unë argëtohem kur luaj futboll. Ne duhet të luajmë si një skudër e vetme dhe nuk duhet të flasim për individë.

    - A ju ndihmon fakti se do të luani në shtëpinë tuaj?

    - Pa dyshim që për Korenë dhe Japoninë ishte një avantazh i madh kur luajtën në shtëpinë e tyre në 2002-shin. Është gjithmonë diçka e mirë ta kesh stadiumin në mbështetjen tënde.

    - Si do ta përshkruanit punën e zhvilluar me Jurgen Klinsman?

    - Ai ka ndryshuar shumë gjëra te Gjermania, duke futur shumë ide të reja në sukadër, gjithashtu edhe disa lojtarë të rinj.

    - Klinsmani ka qenë një sulmues i nivelit botëror. A ju ka ndihmuar me ndonjë këshillë të veçantë?

    - Ai ka qenë një sulmues, si Rudi Fëler përpara tij. Ne praktikohemi shumë në goditje drejt portës. Kam marrë disa këshilla prej tij.

    - Si ndiheni me pseudonimin tuaj "Princ Poldi"?

    - Nuk e kam aspak problem. Njerëzit më thërrasin kështu prej dy vitesh. Nuk kam asgjë kundër.

    - Gjermania ka në skuadër një grup të ri lojtarësh. A mund të jetë ky një disavantazh?

    - Mosha nuk ka të bëjë aspak. Një futbollist i mirë mund të jetë si 18 vjeç, ashtu siç mund të jetë edhe 35 vjeç.

    - Cili mendoni se do të jetë ylli i këtij botërori?

    - Ka kaq shumë yje. Duhet të luash si një ekip nëse dëshiron të fitosh, por një ose dy yje në fund të fundit gjithmonë ndihmojnë.

    - Një pyetje të fundit. Çfarë keni planifikuar për datën 9 korrik?

    - (Qesh) Shpresoj të jem duke festuar.
    Kur njeriu e kupton që nuk është i ditur, ai ka hedhur një hap drejt diturisë.
    (Mark Tuain)

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411

    kampion jemi

    ore te thone cfare te duan keta po ne jemi kampione kete vit dhe pa pike dyshimi kush do jete ai qe do na marri kupen ne gjermani ? kemi kaq vite qe e presim kete kupe dhe tani e kemi dhe ne gjermani dhe pa dyshim qe jemi kampione ...

    gjermania kampion 2006

Faqja 11 prej 140 FillimFillim ... 9101112132161111 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. BESA - Tifozat verdhezinj
    Nga FЯODO në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 20-07-2008, 06:00
  2. Tifozat e Italisë!
    Nga Isomer937 në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 710
    Postimi i Fundit: 13-07-2006, 05:39
  3. Tifozat e Francës!
    Nga Juventini në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 22:16
  4. Tifozat e te modhes ''TIRANA'' <2>
    Nga La_Lune në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 151
    Postimi i Fundit: 04-03-2005, 18:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •