Close
Faqja 8 prej 140 FillimFillim ... 6789101858108 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 1397
  1. #71

    Lehmann në vend të Kahn për përfaqësuesen gjermane

    Klinsmann vendos: Lehmann do të jetë numri një i Gjermanisë në botëror


    Kahn "thellësisht i zhgënjyer"

    „Ky ishte vendimi më i vështirë gjatë kohës sime si trajner,“ tha Klinsmann. Midis dy 36 vjeçarëve ai zgjodhi portierin e Arsenalit të Londrës, njërit prej gjysmëfinalistëve në Champions League. Që prej tetë ndeshjeve Lehmann nuk ka pësuar gol në këtë konkurrim.

    Kahn dhe ekipi i tij kampion i Gjermanisë, Bajerni i Mynihut, ishin përpjekur të ushtronin trysni mbi Klinsmann-in, me shpresën që ai të vendoste në favor të Kahn-it si portier i Gjermanisë në kampionatin botëror që fillon për dy muaj në Gjermani. Javën e kaluar Oliver Kahn tregoi formë të dobët në ndeshjen kundër Këlnit.

    Kahn është shprehur se do të vendosë gjatë javëve të ardhshme nëse do të mbetet në ekipin kombëtar. Që me ardhjen e tij në detyrën e trajnerit në vitin 2004 Klinsmann i ka alternuar dy portierët në ndeshjet ndërkombëtare.

    Trajneri i portierëve në kombëtaren gjermane, ish-portieri i kombëtares Andreas Köpke, tha se dallimet midis dy portierëve janë minimale, por Jens Lehmann i përshtatet më mirë filozofisë së lojës sonë.

    DW

  2. #72
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Lehman ka qen solid ket sezon.

  3. #73
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Vendimtare kane qene ndeshjet me Realin dhe Juven, ku Lehman per 180 min+180 min, nuk morri asnje gol!
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #74
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Kam qene dhe mbetem adhurues e Kahn,ndoshta nje prej tre portiereve me te medhenj te kombetares gjermane ne tera koherat.

    Nuk munt te mos shprehe se Lehman kohet e fundit me ka befasuar plotesisht.
    Ka qene nje nga pikat e suksesit per Arsenalin kohet e fundit.Ndeshjen e fundit me Aston Vila,me habiti me dy tre pritje llahtare.
    Nuk e di sa do jete ne gjendje te jete deciziv ne kete boteror,pasi ne disa ndeshje miqesore ka qene si tavan qe ridhte uji nga te gjitha anet.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  5. #75
    student Maska e besarti
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    80
    Nuk e di por mua Lehman nuk me pelqen aq... kurse une perveti jam per Kahn-in! E kam parasysh finalen e vitit 2001 ne champion league, boterorin 2002 kur ai vetund e qoi Gjermanin ne finale dhe per here te pare ne historine e futbollit u zgjodh nje portier si lojtari ma i mire i kampionatit!

    Te presim se cfare do te na sjell Lehmann!
    Nese rrezikon mund te humbesh, por nese nuk rrezikon ke humbur gjithsesi!

  6. #76
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Nuk e admiroj fare Kahnin.
    Mirepo, gabimin me te madh qe do mundeshin ta bejne teutoniket, e bene duke futur Lehmann ne porte. Thjeshte, ky eshte mendimi im.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #77
    Ribery Maska e bavarezi5
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    1,444
    Bierhof: Ka ende mundësi për Kahnin!

    Menaxheri i skuadrës përfaqësuese të Gjermanisë, Oliver Bierhof, ka dhënë mendimin e tij rreth vendimit të Klinsmanit për të zëvendësuar Kahnin me Lehmanin.

    - A jeni i kënaqur me atë që ka ndodhur pas vendimit të Klinsmanit, i cili ka zgjedhur Lehmanin si portier të parë?

    - Sipas mendimit tonë dhe jo vetëm të mendimit tim personal, gjithçka shkon mirë dhe nuk ka asnjë arsye për t'u alarmuar. Ne dëshironim që pas vendimit të trajnerit, kushdo që do të ishte portieri zëvendësues, ta pranonte numrin dy. Në këtë rast nuk pati kundërshtime dhe besoj se gjithçka do të shkojë më së miri.

    - Çfarë mendoni rreth vendimit të Jurgen Klinsmanit?

    - Unë jam i mendimit se duke qenë në këtë post, duhet të merrem vesh me shokët e mi dhe duhet të pranoj çdo vendim të trajnerit. Por në futboll nuk i dihet asnjëherë se çfarë mund të ndodhë. Shpresoj që edhe Oliveri ta ketë menduar kështu. Por ai e di shumë mirë që është një fitore të marrësh pjesë edhe si numri dy.

    - Ka pasur disa zëra se ai nuk do të thirrej fare nga trajneri. A ka ndonjë gjë të vërtetë në këtë mes?

    - Këto janë spekullime të medias. Problemi i Klinsmanit ka qenë vetëm se kush do të ishte portieri i parë dhe dua t'ju siguroj që Kahni do të jetë në botëror. Ne nuk kemi asgjë kundër lojtarëve tanë.

    - A do të jetë Kahni në ndeshjet përgatitore si numri një?

    - Jo, me sa kam marrë vesh nga Jurgeni, do të jetë numri një ai që do të luajë.

    - A ishte fitorja 4-1 ndaj Amerikës, ndeshja e fundit e Kahnit si titullar?

    - Nuk do të parashikoj asgjë për të ardhmen, sepse gjithçka mund të ndodhë gjatë botërorit. E rëndësishme është që të gjithë të kenë dëshirën për të luajtur. Por diçka është e sigurt, Oliver Kahn do të ketë mundësi të tjera të luajë me kombëtaren gjermane si titullar.
    Kur njeriu e kupton që nuk është i ditur, ai ka hedhur një hap drejt diturisë.
    (Mark Tuain)

  8. #78
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    http://www.mehmet-fuer-deutschland.de/liste.php

    Klikoni tek linku me siper edhe votoni per Mehmet Sholl ne kombetaren e gjermanise.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Ne fakt Lehmani eshte shume me forte se Kahni ne keto momente dhe e meriton me shume kombetaren. Megjithate, Klinsmani duhet ta kishte marre vendimin me perpara per ti dhene mundesi mbrojtjes te mesohej me portierin. Kahni eshte me ekspresiv dhe motivator, kurse Lehman eshte disi me pak po po kalon nje forme fizike me te mire.
    Ne pergjithsi Gjermania ka vuajtur nga perzgjedhjet e gabuara te portiereve ne boteroret e fundit(me perjashtim te 2002). Kujtoni 1994 kur Ilgneri u zgjodh per shkak se fitoi kupen e botes ne 1990 edhe pse ne ate kohe Koepke ishte ne forme me te mire. Ne 1998 Koepkes iu besua porta per formen e treguar ne Euro 1996 edhe pse ne 1998 Kahn ishte zgjedhur portieri i vitit ne Gjermani.
    Por nqs Gjermania do te humbi ose do te fitoje kete boteror nuk do te jete per faj te portierave. Mbrojtja eshte reparti kryesor qe calon dhe cdo rezultat do te varet nga ajo.
    Persa i perket Mehme Scholl, ai duhet te thirret patjeter ne boteror. Mund te japi 30-45 minuta cilesore dhe ofron fantazine qe i mungon mesfushes. Ne ndeshjen e fundit qe u fut me Piggyn (schweist) ndryshoi rrjedhen e lojes. Per fat te keq, Klinsmani e ka krijuar fizionomine e skuadres dhe nuk besoj qe do e therrasi.

  10. #80
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    KLINSMAN THERRET NOWOTNYN !

    Trajneri gjerman Klinsman ka ndermend te therrase mbrojtesin Jens Nowotny per ne Boteror ,

    Klinsman ka bindur mbrojtesin me eksperience te Bayern Leverkusen , qe te jete me skuadren te henen e te marten ne Dusseldorf , ku do behen disa teste fizike .

    Nje surprize ky grumbullim i Nowotny , sepse Klisman nuk e kishte thirrur asnjehere , qe kur ka marre nacionalen .

    Nowotny ka patur nje problem me ligamentet e gjurit ( eshte operuar 4 here ) . Ndeshja e fundit e tij me nacionalen ishte ne europianin e Portugalise .Ka lozur 45 ndeshje me nacionalen .


    Ne kete grumbullim nuk do marrin pjese lojtaret e Bayern dhe Schalke , sepse kane dneshje per Kupen e gjermanise dhe UEFA . Edhe titullari Lehman nuk do jete se loz me Arsenal ne champions.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

Faqja 8 prej 140 FillimFillim ... 6789101858108 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. BESA - Tifozat verdhezinj
    Nga FЯODO në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 20-07-2008, 06:00
  2. Tifozat e Italisë!
    Nga Isomer937 në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 710
    Postimi i Fundit: 13-07-2006, 05:39
  3. Tifozat e Francës!
    Nga Juventini në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 22:16
  4. Tifozat e te modhes ''TIRANA'' <2>
    Nga La_Lune në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 151
    Postimi i Fundit: 04-03-2005, 18:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •