Close
Faqja 72 prej 140 FillimFillim ... 2262707172737482122 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 711 deri 720 prej 1397
  1. #711
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    dobet gomez sonte
    JO SEKS PARA MARTESE

  2. #712
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Se mos ka qene na i her mire me komtaren Gomez qe te ishte sot lol
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  3. #713
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    e bote lapraken telef sot.

  4. #714
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Ato na bine per ise skemi ca i bojm. Masanej avash iher se ne kena ne grup edhe Rusin qe ju a hyni ju si jevgu svmes, dajak si n'harados.

    Edhe ju per grup qe keni.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  5. #715
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    1,230
    Habitem me Gomes, ne kombetare nuk jep asgje. Kur vjen puna ne Bundeslig luan si dreqi, jave per jave ne 11 me te miret eshte. Siduket i duket shum e rende fanella Gjermane, dhe mendonte se do ishte si ajo Spanjolle

  6. #716
    ^E njejta pune me Podolskin me kombetaren shenon pothuajse c'do ndeshje kurse me Bayernin luan si amator.
    Welt Meister 2014

  7. #717
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Citim Postuar më parë nga Altin1 Lexo Postimin
    ^E njejta pune me Podolskin me kombetaren shenon pothuajse c'do ndeshje kurse me Bayernin luan si amator.
    Jo nuk eshte e njejta eshte e kunderta



    Gjermania/ Mario Gomez është shumë i pakënaqur nga paraqitja e tij me Lihtenshteinin


    “Më Kombëtaren ndihem i bllokuar” Kur zbret në fushë me anellën e klubit të tij, Shtutgartit, Mario Gomez është një golashënues i rregullt, madje në dy sezonet e fundit në Bundesligë ka qenë ‘vrasës’ për skuadrat kundërshtare, por kur bëhet fjalë për Kombëtaren, bomberi shtatlartë bllokohet. Për të trembëdhjetën ndeshje me radhë me fanellën gjermane, Mario Gomez nuk gjen rrugën e rrjetës, pavarësisht se përballë kishin një kundërshtar mëse modest si Lihtenshteini, dhe një gjë e tillë e ka nervozuar shumë vetë sulmuesin.
    “Sigurisht që jam i pakënaqur dhe i zhgënjyer nga paraqitjet e mia me përfaqësuesen. Ndaj Lihtenshteinit fituam 4-0 dhe jam shumë i lumtur për këtë fakt, por kur shihja shokët e mi të skuadrës që shënonin, ndërsa unë nuk arrita të shfrytëzoj rastet e mia, sigurisht që një gjë e tillë më djeg përbrenda.
    Më vjen keq, pasi tashmë janë bërë shumë ndeshje që nuk shënoj, por mendoj se do të më mjaftojë një gol për t’u çliruar dhe të shënoj me shpeshtësi”, shprehet Mario Gomez, sulmuesi i Kombëtares së Gjermanisë.
    Gjithsesi, nëse shtatlarti i sulmit të Shtutgartit pranon vështirësitë e tij në gjetjen e rrugës së rrjetës, Joakim Lëv, trajneri i Gjermanisë, nuk është absolutisht i zhgënjyer nga Gomez, aq sa i ka siguruar atij rolin e titullarit edhe në ndeshjen e së mërkurës kundër Uellsit. /PanoramaSport
    Ndryshuar për herë të fundit nga strange : 30-03-2009 më 14:03
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  8. #718
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560

    Oliver Bierhof, “avokati” i Mario Gomezit!

    Sulmuesi i Gjermanisë, Mario Gomez, ka nevojë për kohë dhe durim për t’i dhënë fund “agjërimit” para portës që zgjat prej 13 ndeshjesh me përfaqësuesen. Menaxheri i skuadrës përfaqësuese, Oliver Bierhof, ka thënë: “Ai ka një karrierë të shkëlqyer opërpara vetes. Eshtë i ri dhe duhet t’i japim kohë.” Bierhof i tha këto fjalë pas spekulimeve të medas nëse ndeshja e nesërme kundër Uellsit mund të jetë e fundit për Gomezin si titullar. Gomezi, 23 vjeç, që luan për Shtutgartin, nuk ka shënuar asnjë gol prej më shumë se një viti për Gjermaninë dhe humbi disa raste në ndeshjen kundër Lihtejnshtejnit të shtunën. Shterpësia e tij ka qenë objekt i shkrimeve të gazetave gjermane prej disa ditësh. Duke cituar basketbollistin e madh Majkëll Xhordan, i cili në karrierën e tij kishte bërë më shumë se 9000 gjuajtje të pasakta dhe kishte humbur 300 ndeshje, Bierhof shtoi se Gomezi do të përmirësohej. “Shpresoj që ky shembull do t’i japë kurajë Gomezit. Kështu ndodh me çdo sulmues në karrierën e tij. Nuk mund të flasim për krizë të tij, duke qenë se ai shënon vazhdimisht për klubin e tij”, ka thënë Bierhof. Gomezi ka shënuar gjashtë gola për Gjermaninë në 22 ndeshje, por asnjë që prej golit të shënuar kudër Zvicrës në mars të vitit që shkoi. “Kjo është një çështje mentale. U ndodh përherë sulmueseve, është pjesë e karrierës së tyre”, shtoi Bierhof, i cili ka qenë vetë sulmues i përfaqësueses gjermane dhe shënoi golin që i dha fitoren Gjermanisë kundër Çekisë në finalen e Euro 1996. Gomezi pritet të jetë titullar kundër Uellsit. Gjermania, që synon të mbajë kryesimin në Grupin 4, ka 13 pikë nga pesë ndeshje, katër pikë më shumë se Rusia, që ka një ndeshje më pak.



    Sulmuesi: Fishkëllimat “të vrasin”!

    Kur luan për Shtutgartin, shënon thuajse çdo ndeshje, me përfaqësuesen e Gjermanisë, Mario Gomez nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës që prej 13 ndeshjesh. Të shtunën, kundër Lihtenshtejnit, ishte rast shumë i mirë për të shënuar, por ai humbi disa raste. Lotjari 23-vjeçar ishte i pafat në atë fitore 4-0 të Gjermanisë dhe tifozët e pranishëm në lajpcig nisën të tregonin edhe pakënaqësinë e tyre. “Sigurisht që fishkëllimat të vrasin”, ka pranuar Gomez. “Nuk ishte gjë e mirë, por nëse ato fihskëllima ishin kundër meje personalisht, nuk ishin të këndshme”, ka shtuar ai në një intervistë për stacionin televiziv Eurosport. “E di që do të më trajtonin ndryshe po të shënoja. Nuk arrij ta shpjegoj muingesën e golit. Nuk po luaj ndryshe në klub e ndryshe këtu. Po stërvitem mirë dhe shënoj shumë në stërvitje, por kur jam në fushë, sikur më kanë marrë më sysh”, ka thënë Gomez


    Sporti Shqiptar
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  9. #719
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560

    Gjermania në Uells, Lëv beson te Gomez

    Trajneri konfirmon si titullar sulmuesin e Shtutgartit, që nuk shënon prej 13 ndeshjesh

    Sulmuesi Mario Gomez nuk ka shënuar asnjë gol në 13 ndeshjet e tij të fundit me përfaqësuesen gjermane, kështu që ndeshja kundër Uellsit, një skuadër e cila nuk shpreson më të arrijë në finale të botërorit, përbën rastin e duhur për të zhbllokuar sulmuesin gjerman. Trajneri Lëv i Gjermanisë i ka dhënë besimin e tij Gomezit edhe pse ai nuk ka shënuar prej kohësh. Gomez pritet të aktivizohet në krah të Lukas Podolskit në Kardif për shkak të mungesës së sulmuesit të dëmtuar Miroslav Klose.

    Gomezi i Shtutgartit mund të ndihet më mirë në Kardif pasi të shtunën në Lajpcig ai u fishkëllye nga tifozët gjermanë pasi humbi disa raste në atë fitore 4-0. “Sigurisht që fishkëllimat të vrasin”, ka thënë Gomez. “Ishte e qartë se nuk ishte gjë e mirë dhe nëse ato fishkëllima ishin drejtuar kundër meje, nuk ishin të këndshme. E di se po të kisha shënuar do të ishte ndryshe. Unë duhet të filloj të shënoj”, ka thënë ai. Gjermania është favorite që të renditet e para në grup, edhe pse Rusia e vendit të dytë, që ka një ndeshje më pak, do të luajë kundër Lihtenshtejnit sonte.

    Trajneri Lëv nuk ka dashur të bëjë parashikime për ndeshjen kundër Uellsit. “Ata kanë për t’u hapur pasi u duhet fitorja nëse duan një vend në finale të botërorit”, ka thënë Lëv për Uellsin. Por gjendja në kampin uellsian nuk është e mirë pas humbjes 2-0 kundër Finlandës dhe me sa duket ata janë dorëzuar. Kapiteni Kreg Belami u shpreh kështu për atmosferën në kampiion uellsian pas tri humbjesh në pesë ndeshjet e zhvilluara. “Ne dhe Finlanda jemi skuadra të dobëta në krahasim me Gjermaninë dhe nuk kemi shanse të kualifikohemi”, ka thënë Belami. “Cila është e ardhmja jonë? Zoti e di”.

    Trajneri Xhon Toshak e pranoi se shanset e skuadrës së tij për t’u kualifikuar për në këtë kompeticion që prej finaleve të Kupës së Botës 1958 ishin shuar. “Kanë mbetur pesë ndeshje dhe realisht, nëse i fitojmë të gjitha, prapë nuk do të kemi pikët e mjaftueshme për t’u kualifikuar”. Gjermania do të ketë pothuajse atë formacion që rreshtoi kundër Lihtenshtejnit. Marcel Jansen i Hamburgut do të jetë në të majtë, kurse mbrojtësi Serdar Tasci do të ketë një tjetër shans për të luajtur pas paraqitjes së mirë të shtunën.

    Armenia shkarkon trajnerin Poulsen

    Federata e Futbollit e Armenisë ka bërë të ditur dje se ka shkarkuar trajnerin e përfaqësueses, Jan Poulsen, pas barazimit 2 2 në Armeni kundër Estonisë. Trjaneri 63 vjeçar e mori drejtimin e Armenisë në janar 2009, por në eleminatoret e tanishme në fakt skuadra armene ka pësuar katër humbje dhe një barazim, atë kundër Estonisë.

    Holanda, dëmtohet Robin van Persi
    Sulmuesi Robin van Persi i Holandës u largua nga skuadra përfaqësuese, e cila do të ndeshet sonte me Maqedoninë për shkak të një dëmtimi në gju. Van Persi u dëmtua në ndeshjen kundër Skocisë të fituar 3-0 të shtunën. Ky lajm është konfirmuar nga Federata e Futbollit e Holandës.

    Norvegjia i zgjat kontratën Olsenit
    Norvegjia i ka zgjatur kontratën trajnerit të përkohshëm Egil Olsen si trajner i përfaqëueses deri në mbyllje të kësaj fushate eleminatoresh. Norvegjia mbyll grupin 9 me dy pikë nga tre ndeshje pasi nuk arriti të fitonte asnjë ndeshje vitin që shkoi. Olseni e çoi Norvegjinë në finalet e Kupës së Botës 1994 dhe 1998 dhe në vendin e dytë të renditjes botërore të FIFA-s.
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  10. #720
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560
    Opaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa Opaaaaaaaaaaaaaaa Goca-Bules Goooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooool Gjermani Ballack Beri Gol
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

Tema të Ngjashme

  1. BESA - Tifozat verdhezinj
    Nga FЯODO në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 20-07-2008, 06:00
  2. Tifozat e Italisë!
    Nga Isomer937 në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 710
    Postimi i Fundit: 13-07-2006, 05:39
  3. Tifozat e Francës!
    Nga Juventini në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 22:16
  4. Tifozat e te modhes ''TIRANA'' <2>
    Nga La_Lune në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 151
    Postimi i Fundit: 04-03-2005, 18:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •