Nje artikull interesant per renien e reputacionit te Klinsmanit dhe pritshmerise se gjermanve nga Kupa e botes, http://soccernet.espn.go.com/columns...rldcup&cc=5739.
Nje artikull interesant per renien e reputacionit te Klinsmanit dhe pritshmerise se gjermanve nga Kupa e botes, http://soccernet.espn.go.com/columns...rldcup&cc=5739.
Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.
Huth humbet miqësoren ndaj SHBA-së
Qendërmbrojtësit të Çelsit, Robert Huth, i duhet të humbë ndeshjen miqësore Gjermani-SHBA. Klubi anglez i Çelsit tha se Huthi i nevojitet për ndeshjen e Kupës së Ligës në të njëjtën natë. Çelsit i duhet të luajë të mërkurën në çerekfinalen e kupës kundër Njukasëllit. Gjermania ka dhe shumë mungesa të tjera për këtë ndeshje shumë të vlerësuar, ku kërkohet fitorja për rritjen e moralit në prag të botërorit. Përveç këtyre mungesave, Klinsmani nuk ka planifikuar zëvendësues për Huthin.
Kur njeriu e kupton që nuk është i ditur, ai ka hedhur një hap drejt diturisë.
(Mark Tuain)
Gjermonet avancojne 1:0 me ane te Schainstaigerit,,,,
Bravo djema,,,,,,,,,,!!!!!
Ndryshuar për herë të fundit nga bavarezi5 : 22-03-2006 më 17:13
Kur njeriu e kupton që nuk është i ditur, ai ka hedhur një hap drejt diturisë.
(Mark Tuain)
Gjermania fiton tash me 4:0,,,,me kete rezultat gjermanet i kthejne shpresat per kupen e botes,,fort,4:0 bukur eshte.
Forca Germany
Kur njeriu e kupton që nuk është i ditur, ai ka hedhur një hap drejt diturisë.
(Mark Tuain)
e ke mbyllur TV i gezuar para kohe me duket. Hengri nje gol Kani qe nga gjysma e fushes amerikane, ajde portier ajde. Bravo i qofte per ato pritje qe beri por ama kur ndeshja eshte e ngushte tashti nuk mund te besoni me ne plaku KAHN.
Ndoshta do i ece Kahn-it ne Boteror se me duket grup me te lehte se Gjermania vetem Anglia ka.
Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
WCC 2006 ITALY
Mos te vije inat ti ore Isomer,se e keni Diden qe hane gola te paparashikuar fare,per Kanin e pranuan te gjithe qe eshte me i mire dhe do te jete numri 1 ne porten e kombtares gjermane.
Per rezultatin e postova ne minuten e 87 dhe ende rezulatatyi ishte 4:0.
Me falni zoteri!
Kur njeriu e kupton që nuk është i ditur, ai ka hedhur një hap drejt diturisë.
(Mark Tuain)
Gjermania, vijnë "buzëqeshjet" e para
Pas shumë javë sulmesh dhe kritikash nga media dhe nga elita sportive gjermane, trajneri Klinsman shpreson në një ripërtëritje të besimit të humbur. Ishte një fitore vendimtare për Klinsmanin, i cili gjendej në një situatë të vështirë pas një periudhe tepër negative. "Kjo fitore do të na ndihmojë për vazhdimin e rrugës sonë në të ardhmen, për të kaluar javët e ardhshme në një atmosferë më të qetë," - tha Klinsmani me një pamje më të qetë pas fitores 4-1 ndaj Amerikës. Atmosfera ka ndryshuar shumë pas fitores së ndeshjes. Gjendja e ekipit gjerman ka ndikim mbi përkrahjen e të gjithë kombit dhe është një nga pikat kyçe për një turne të mirë. Gazeta e përditshme më e shitur gjermane, e cila ka qenë epiqendër e kritikave ndaj trajnerit, publikoi sot një fotografi të Klinsmanit, duke u ekzaltuar për paraqitjen e skuadrës, me titullin "Puna u shpëtua". Por gazeta nuk lë pa përmendur dhe faktin që Jurgeni direkt pas fitores mori avionin e parë dhe u kthye në rezidencën e tij, Kaliforni. Gjermania shkatërroi një skuadër, e cila kishte mungesa në lojtarët e saj kryesorë, me anë të një goli të mesfushorit Bastian Shvajnstajger dhe me shënimin e tre golave të njëpasnjëshëm me autor Oliver Noivill, Miroslav Klose dhe Mikael Ballak, gjatë gjysmës të pjesës së dytë. Goli i parë i Shvajnshtaigerit kishte shumë rëndësi për rrjedhën e ndeshjes dhe për lojtarin, i cili në këtë javë u gjend në një lumë akuzash për trukim ndeshjesh, të cilat në fund dolën të pavërteta. Por përveç anëve pozitive u shfaqën disa probleme. Sulmuesit u shfaqën vetëm pas pjesës së parë, në të cilën skuadra Gjermane u vërshëllye për lojën e saj të pafrymëzuar. Të paktën gjysma e golave erdhën si pasojë e gabimeve të një skuadre të përgjysmuar amerikane, pa shërbimin e lojtarëve më të spikatur si Lendon Donovan, Klaudio Reina, DaMarkus Bisli dhe të Brajan MekBrajd. Klinsmani u mendua ta minimizonte fitoren, identike kjo me zvogëlimin që i bëri humbjes ndaj Italisë. "Humbja 4 1 në ndeshjen me Italinë nuk ishte aq e rëndë sa thonë disa njerëz, - tha Klinsmani, - por dhe fitorja 4-1 ndaj Amerikës nuk është dhe aq e madhe sa mund të duket." Ish-sulmuesi, i cili fitoi Kupën e Botës nën urdhrat e Franc Bekenbauerit, tha se beson që mund të dalë fitimtar nga turneu njëmujor që nis në 9 qershor me ndeshjen Gjermani-Kosta Rika. "Ne jemi plot energji, jemi në vendin tonë dhe kemi një turmë të madhe njerëzish në përkrahjen tonë", - u përgjigj Klinsmani kur u pyet për shanset e Gjermanisë. Klinsmani mund të ketë tani pak qetësi pas një periudhe intensive kritikash dhe të kthehet në shtëpinë e tij në Kaliforni, ku e pret familja. Por kur të kthehet në vendin e tij të çmendur pas futbollit, ku frika dhe ambiciet janë të përmbledhura të gjitha në Kupën e Botës, koha për qetësi mund të ketë marrë fund.
Kur njeriu e kupton që nuk është i ditur, ai ka hedhur një hap drejt diturisë.
(Mark Tuain)
Zyrtare.
Portjeri i Gjermanise ne boterorin e 2006 do te jete Jens Lehman. Ne nje interviste zyrtare kete e ka konfirmuar dyshja ne krye te pankines(Klinsman, Low) si edhe sekretari i kombetares Oliver Bierhoff.
Lehman nuk eshte prononcuar ama ka lene te mendoje se do te terhiqet nga kombetarja para boterorit.
Lehman ka luajtur me mire kete sezon ne fakt ama Kahn eshte shpirti i ekipit. Do ja ndjejme mungesen.
But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...
Ta ka thene dhe Bayern kush do jete 1. une jam me pipinot me Toldo -- BuffonPostuar më parë nga bavarezi5
Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
WCC 2006 ITALY
Postuar më parë nga Isomer937
E njejta gje do te ndosh edhe Itali,siq po shihet.
Ne Gjermani u mendoj se ende eshte e hapur rruga per portierin n.1
Kur njeriu e kupton që nuk është i ditur, ai ka hedhur një hap drejt diturisë.
(Mark Tuain)
Krijoni Kontakt