Close
Faqja 66 prej 140 FillimFillim ... 1656646566676876116 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 651 deri 660 prej 1397
  1. #651
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560
    Ku ti ken ato Motrat e bukur anglezet
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  2. #652
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    hahahahahah po mos i shaj anglezt bimo se nuk e kon motrat e tyre fajin po gjermont
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

  3. #653
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560

    Balak, i habitur me deshtimin e Anglise

    Kapiteni i Gjermanise, pas nje periudhe demtimi, eshte bashkuar me ekipin kombetar dhe do te jete gati per takimin e sotem, perballe Anglise, ne nje miqesore luksi. Per kundershtarin e radhes Angline, Balak thekson me habi sesi kjo kombetare ka deshtuar ne turnete e fundit, ne nje kohe qe ekipet angleze jane te suksesshme ne arenen nderkombetare. Anglia, suksesin me te fundit e ka arritur ne "Euro 96", duke shkuar ne gjysmefinale, por u mund nga Gjermania. Ne "Euro 2008", perfaqesuesja angleze u eliminua ne ndeshjet e grupeve, duke mos marre pjese. Mesfushori i Celsit thote: "Nese shihni lojtaret e Anglise dhe i krahasoni me lojtaret te ekipeve te tjera, kuptoni se ata mund t'i sfidojne te gjithe. Kjo do te ishte normale per Angline,' - thekson Majkell Balak. "Mund te shihni lojtaret dhe ekipet ku ata luajne. Jane pese lojtare nga Mancester Junajtid dhe po kaq edhe nga Celsi dhe Liverpuli." Mesfushori gjerman ben krahasimet: "Klubet ne fjale luajne ne nivele e tyre me te larta dhe arrijne deri ne gjysmefinale te Liges se Kampioneve, pothuajse ne cdo vit." "Kjo perben nje epersi te madhe. Ata kane eksperience dhe klas, prandaj do te jete e veshtire te fitohet nje ndeshje, ndaj Anglise." Por Majkell Balak e parashikon Angline ne finalet e Kampionatit Boteror "Afrika e Jugut 2010", nen drejtimin e trajnerit te ri, Fabio Kapelo. Mesfushori shton: "Kapelo eshte ajka e trajnereve. Ai nuk ka shume kohe qe drejton Angline, por efekti i punes bie ne sy, ne tre ndeshjet e para. Fitorja ne Kroaci ishte nje tregues i qarte. Gjithmone eshte me rendesi qe te fitohet nje ndeshje e madhe. Anglia, ne fitoren 4-1 me Kroacine, fitoi me shume besim te vetja." Shpesh 32 vjecari eshte percaktues per gjermanet dhe para se te mendoje per trofete thekson se i duhet te luaje fort ne te ardhmen. Balak dhe trajneri i kombetares Hoakim Lev kaluan nje moment jo te mire ne marredheniet mes tyre. Pavaresisht polemikave, lojtari i mesfushes shprehet i sigurt se ekipi i tij do te kualifikohet ne boterorin, "Afrika e Jugut 2010". Balak shprehet: "Une nuk kam edhe shume turne per te luajtur. Shpresoj te luaj ne dy turnete e radhes." Synimi i kapitenit te Gjermanise ne te ardhmen. "Kupa e Botes eshte objektivi im personal. Ne jemi gjithmone kandidate per te fituar prandaj nuk duhet ta konsiderojme veten te vegjel, ndryshe nga c'jemi ne te vertete." Balak flet edhe per shiritin e kapitenit:"Kater vitet e fundit kam qene kapiteni dhe nuk ka pasur krenari me te madhe, kur vrapoja ne fushe. Keto mund te konsiderohen gjera te vogla, por jane te medha per nje lojtar si une." - vijon Balak - "Te jesh kapiten ne cdo ndeshje eshte nje moment i madh sepse e di qe kur te me perfundoje karriera do me duhet te kthehem pas," - perfundon Balak.
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  4. #654
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560
    Citim Postuar më parë nga goca-bules Lexo Postimin
    hahahahahah po mos i shaj anglezt bimo se nuk e kon motrat e tyre fajin po gjermont
    Mos Fitonin Qelbesirat se na cmenden Fituan ata plerat
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  5. #655
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    Po cti bosh bimo kshtu e ka futbolli ...mos mu merzit mor aman ....se do fitojn dhe gjemonet po he
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

  6. #656
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    kuku Bimo ça u bo sonte?

  7. #657
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    E more ti ma le bimin rehat dhe shko bej nani
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

  8. #658
    i/e regjistruar Maska e Ka Vetem DINAMO
    Anëtarësuar
    18-07-2008
    Vendndodhja
    Stadiumi "DINAMO"
    Postime
    447
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Pash zotin se late nam. Po miqsoret per ate pune jane mer, per te eksperimentuar dhe pare ca mund te behet per ndeshjet zyrtare. A prishet gjaku per dava miqesore, apo akoma me mjerueshem, a gezohet robi per fitore ne ndeshje miqesore???
    Duhet te jesh me brenda sfides mes Gjermanise dhe Anglise. Nuk eshte thjesht futbollistike, por shume me teper se kaq. Jo me kot anglezet ishin me mijera ne stadium, duke festuar si te cmendur, sic shpesh ne te vertete jane.
    DINAMO KAMPIONE

  9. #659
    SHQIPERIA E BASHKUAR Maska e Der_Kaiser5
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    751
    E kam thene edhe me pare qe ky trajner nuk me bind. Se si do ja bejme per boterorin 2010 nje zot e di. Gafa e pare e ketij trajneri ishte qender mesfusha pa pik krijese. Me 2 lojtare shkaterrues kurresesi nuk do mundesh te drejtosh lojen nga qendra. Gjithashtu, Compper i cili ne te vertete eshte qender mbrojtes u aktivizu si mbrojtes i majte ku komunikimi me Trochovskin ishte 0. Shpresoja qe te aktivizonte Schaefer ne te majte dhe Hinkel ne te djathte. Nuk e di se cfare bejne lojtare si Gomez, Jones, dhe Friedrich akoma ne kombetare. Pozitive ishte vetem shenimi i golit nga Patrick Helmes. Me pelqen shume si lojtar, dhe bashke me Podolskin ose Kiessling (ku luajne bashke tek Leverkusen) do bejne mrekullira ne te ardhmen. Gjithsesi, kjo ishte ndeshje miqesore ku edhe njehere konservatorizmi I Loew deshtoi ne eksperimentet. Marin duhet te luaje ne te majte, dhe Trochovski ne te djathte me Schweinsteiger ne qender qe te marresh maksimumin prej tyre. Pika e dobet eshte vetem mesfushori shkaterrues. Rolfes eshte shume i ngadalte ndersa Jones nuk ka vizion. Sa per portierin, Adler eshte definitivisht nje nga me te mirat ne bote dhe eksperienca fitohet duke luajtur dhe bere gabime. Nga gabimet meson! Gjithashtu edhe Neuer duhet te futet ne valle per te shtuar konkurrencen dhe fokusimin. Portieret nuk perbejne problem per mendimin tim. E rendesishme eshte qe te arrije Frings formen sepse ne ate pozicion jemi per faqe te zeze.

    Dite te mira per Die NationalElf do vijne me ose pa trajner cilesor. Gjermania eshte Gjermani! Asnjehere se ka ulur koken dhe e ka sterprovuar qe eshte ringritur ne cdo lloj rasti!

    Gjithe te mirat!

  10. #660
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    po te pelqen ndonje nga motrat e tyne lol se ke qysh dje qe i shan ...hahahahah
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

Tema të Ngjashme

  1. BESA - Tifozat verdhezinj
    Nga FЯODO në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 20-07-2008, 06:00
  2. Tifozat e Italisë!
    Nga Isomer937 në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 710
    Postimi i Fundit: 13-07-2006, 05:39
  3. Tifozat e Francës!
    Nga Juventini në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 22:16
  4. Tifozat e te modhes ''TIRANA'' <2>
    Nga La_Lune në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 151
    Postimi i Fundit: 04-03-2005, 18:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •