Gjermania, fillon numërimi mbrapsht
Numërimi mbrapsht drejt Botërorit 2006 ka filluar tashmë për vendin pritës, Gjermaninë. Për dy ditë, 26 lojtarë do të jenë në gatishmëri të trajnerit Klinsman, në një samit që do të zhvillohet në Dyseldorf. Më tej fillon edhe programi i plotë përgatitor, duke filluar me takimin e 1 marsit kundër Italisë në Firence. Sigurisht që përpara praktikës në fushë, Federata Gjermane ka vendosur t'i kushtojë vëmendje edhe aspektit teorik. Për këtë do të shërbejë edhe ky samit dyditor. Në grumbullimin e parë për vitin e botërorit ka qenë i pranishëm edhe sulmuesi i Verderit, Miroslav Klose, edhe pse golashënuesi më i mirë i kampionatit është aktualisht i dëmtuar. Në përgjithësi, lojtarët që kanë mbetur jashtë 28 shes për këtë samit në Dyseldorf, kanë shumë pak shanse për të qenë në 23 shen e Klinsmanit për botërorin.
Krijoni Kontakt