Gjermania, nga 100 mijë euro shpërblim për gjysmëfinale
Fitorja e realizuar kundër Argjentinës, me rezultat 4:0 dhe kualifikimi në gjysmëfinale i ka bërë futbollistët dhe tërë anëtarët e stafit të kombëtares gjermane më të pasur për nga 100 mijë euro.
Në rast se gjermanët kalojnë me sukses edhe sfidën e Spanjës dhe kalojnë në finale do të përfitojnë nga 150 mijë euro, ndërsa nëse titulli i kampionit botëror përfundon në duart e gjermanëve, atëherë do të fitojnë një bonos prej 250 mijë euro secili. Shifrat e këtyre premive i ka caktuar Federata gjermane e futbollit, derisa FIFA çdo skuadër që kualifikohet në gjysmëfinale e shpërblen me nga 15 milionë euro. Skuadrat finaliste fitojnë nga 16.5 milionë euro, kurse skuadra kampione e botës 20.5 milionë euro, që është edhe shpërblimi më i madh në historinë e futbollit.
ps: fattlum, këta të koha.net sikur than se Löw ka braktis skuadrën Gjermane? Çfarë ishin këto idiotësira?
Krijoni Kontakt