Close
Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 113 prej 113
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Mustafaj:Prioritetet e politikës së jashtme

    Z.Mustafaj: pavarësia e Kosovës është zgjidhja më e qëndrueshme

    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, në një intervistë për BBC-në deklaron se Politika e Jashtme e deritanishme e qeverive të majta ka qënë e drejtë dhe se në të nuk ka ndonjë gjë për të korrigjuar.

    Duke folur për piketat kryesore të kësaj politike, zoti Mustafaj nënvizon diplomacinë ekonomike, për nxitjen e zhvillimit ekonomik të vendit përmes investimeve të huaja, diplomacinë kulturore, për theksimin e identitetit kombëtar shqiptar, si dhe rritjen e rolit të Shqipërisë pranë organizatave ndërkombëtare ku ajo bën pjesë.

    Korrespondenti i BBC-së në Tiranë, Aleksandër Furxhi, intervistoi ministrin e Jashtëm, Besnik Mustafaj dhe fillimisht e pyeti rreth objektivave të vizitës së delegacionit shqiptar në Kombet e Bashkuara.

    BBC: Zoti ministër, çfarë prisni nga vizita në Kombet e Bashkuara?

    Z.Mustafaj: Qëllimi kryesor është marrja e fjalës së presidentit dhe kryetar i delegacionit në samitin e radhës. Ky është një samit i veçantë sepse është 60 vjetori i OKB-së.

    Qëllimi kryesor i kryeministrit do të jenë takime me kryeministra dhe kryetarë të ndryshëm qeverishë, pra përfitimi për rivendosje kontaktesh . Ka gjithashtu takime me Kofi Anan, me disa nga drejtuesit e agjencive kryesore që veprojnë në Shqipëri ku më e rëndësishme për t'u përmendur janë administratori i PNUD, ai i USAID.

    Berisha ka takim me Kryetarin e Komitetit kundër drogës. Presidenti ka takime me homologë,kryesisht të rajonit, pa llogaritur dhe takimet e mia me shumë homolgë nga vendet kryesisht të Europës, por edhe më gjërë.

    BBC: Zoti Mustafaj në këtë fillim të qeverisë së Partisë Demokratike dhe koalicionit të djathtë, cilat mund të përmendni si piketat kryesore të politikës së Jashtme?

    Z.Mustafaj:Dua të theksoj me kënaqësi se në konstatimin tim dhe të Qeverisë ku unë bëj pjesë, kursi i ndjekur nga qeveritë e majta ka qenë një kurs i drejtë, pra nuk ka asgjë për t'u korrigjuar, orientimi euroatlantik është ruajtur, kështu që në këtë drejtim i gjithë veprimi ynë diplomatik do konsistojë në përmirësimet në disa drejtime.

    Ne mendojmë se Shqipëria tashmë po hyn në një etapë të re të zhvillimit të vet ekonomik, kështu që një drejtim kryesor do të jetë zhvillimi me përparësi i diplomacisë ekonomike me qëllim që politika e jashtme e trupit diplomatik ta shoqërojë dhe inkurajojë gjithë atë punë që do bëhet në përgjithësi nga Qeveria, sipas programit të saj për të realizuar piksynimin në fushatën elektorale , për ta bërë Shqipërinë vendin më atraktiv për biznesin e huaj në rajon.

    Ne mendojmë se nuk ka integrim me prapambetje ekonomike, pasi vetë prapambetja është pengesë për integrimin në NATO, por sidomos në BE. Mos harrojmë që një nga kushtet që duhet plotësuar për integrim në NATO është rritja disa herë e buxhetit aktual që ka Shqipëria për ushtrinë, pra një vend i varfër nuk mund ta bëjë një rritje të tillë pa një zhvillim të fuqishëm ekonomik.

    Do të zhvillojmë më përparësi diplomacinë kulturore e cila ka dy pikësynime të rëndësishme. I pari - afirmimin e identitetit shqiptar, nëpërmjet të cilit synohet dhe përmirësimi i imazhit dhe së dyti, përfshirjen e Shqipërisë në qarkullimin global të vlerave kulturore, çka do të thotë dhe tërheqje e turistëve drejt Shqipërisë.

    Një drejtim i tretë do të jetë rritja e rolit të Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare ku Shqipëria është anëtare me të drejta të plota. Këtu kam parasysh një numër organizatash të cilat gjatë gjithë shekullit të XX , qeveritë që kanë qeverisur Shqipërinë, e kanë integruar atë, ku më kryesore është OKB me një numër të madh agjencish, por edhe Këshilli Europës, edhe OSBE.

    Këtu është dhe organizata frankofonisë, edhe koalicioni anti-terror, pa llogaritur një numër shumë të madh, disa dhjetëra e dhjetëra konventa të karakterit ekologjik, arsimor, kulturor, ekonomik tek të cilat Shqipëria duhet të afirmojë rolin e vet dhe t' i jap kuptim të drejtës që ka si anëtar i barabartë me të gjithë të tjerët.

    BBC: Po në lidhje me Kosovën a do të ketë ndonjë kontribut të veçantë Qeveria e djathtë?

    Z.Mustafaj:Në përgjithësi qeveritë e majta ndaj Kosovës kanë patur një qëndrim pozitiv që ka ndikuar në qetësimin e gjendjes dhe jo në acarimin e saj. Ne do t'i përmbahemi kësaj fryme.

    Dallimi ynë me qeverinë paraardhëse qëndron vetëm në faktin se ne në analizat tona jemi të mendimit se vetëm pavarësia e Kosovës mund të sjellë stabilitet në rajon, mund të sjellë mirëqenie për Kosovën.

    Është në dobi të të gjithë fqinjëve, përfshirë Serbinë, Malin e Zi, Shqipërinë, Maqedoninë. Pra, ne mendojmë se statusi final i Koosvës është pavarësia.

    Kjo duhet negociuar vetëm nëpërmjet Prishtinës dhe komunitetit ndërkombëtar. As Shqipëria dhe as Beogradi nuk mund të jenë tutor të këtij procesi.

    Kosova ka tashmë një klasë politike gjithnjë e më të pjekur, ka institucionet e zgjedhura në mënyrë demokratike, ka një shoqëri që po avancon dhe formati i kësaj pavarësie duhet të diskutohet.

    Mua nuk më duket i paarsyeshëm një version i pavarësisë së kushtëzuar, çka do të thotë një tutelë ndërkombëtare për një periudhë të caktuar në mënyrë që të sigurohen plotësimi i standardeve, sidomos qëndrimi ndaj minoriteteve.

    BBC: Qeveria e majtë ka patur oshilacione disa herë në marrëdhëniet e saj me fqinjët, përmend rastin e Greqisë. Po qeveria juaj si do jetë me Greqinë dhe fqinjët e tjerë?

    Z.Mustafaj:Ne konsiderojmë se është fat për Shqipërinë që ka fqinjë dy anëtarë të NATO dhe BE, siç është Greqia dhe Italia.

    Ne i konsiderojmë prioritare marrëdhëniet me këto d y vende. Marrëdhëniet politike dhe diplomatike janë shumë të mira si dhe ka një numër të madh marrëveshjesh dhe memorandumesh të nënshkruara dhe ratifikuara në parlament në mardhëniet mes këtyre vendeve, por që në shumicën e rasteve nuk janë shoqëruar me programe shkëmbimesh.

    Pra, ne si synim imeidat kemi që t'i kthejmë në vlerë këto dokumenet që ekzistojnë duke ndërtuar programe shkëmbimesh çka do ti bënte këto marrëdhënie të dobishme për të dyja palë, jo vetëm në nivel të fjalëve, por edhe të veprave.

    BBC: Zoti ministër i Jashtëm, cilën kandidaturë ka ndërmend të mbështesë Shqipëria për anëtar të përhershëm në Këshillin Sigurimit të OKB, Italinë apo Gjermaninë?

    Mustafaj: Tani janë të dyja versionet në debat. Është një fat për mua që nuk do diskutohet kësaj here, nuk hidhet në votë. Ne jemi të bindur që në marrëdhënie nuk duhen krijuar përç arje në komunitetin ndërkombëtar.

    Ne si qeveri shpresojmë që meqënëse kanë filluar të interesohen në mënyrë më aktive dhe SHBA, Rusia dhe Kina që janë tre anëtarët e përhershëm të Këshillit të sigurimit aktual, atëhere do arrijmë në një versjon konsensual sepse as SHBA, as shtetet e tjera nuk kanë interes që të përçahet komuniteit ndërkombëtar.

    Në rast se ne duhet të zgjidhim midis Italisë dhe Gjermanisë ne do gjykojmë në përputhje me interesat e Shqipërisë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga tani_26 : 26-09-2005 më 08:28
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  2. #112
    i/e c'regjistruar
    Anëtarësuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    17:25/27.09.05 - Mustafaj: Ambasadoret politike duhet te japin doreheqje

    Ministri i jashtem Besnik Mustafaj ka deklaruar se ambasadoret politik duhet te japin doreheqje. Sipas ligjit 20 perqind e ambasadoreve jane funksionare politike te partise ne pushtet. Ata duhet te japin doreheqjen.

    I pari qe ka dhene doreheqje ka qene ambasadori i Shqiperise ne Danimarke, Bardhyl Agasi i cili para tre muajve ka qene sekretar per mardheniet me publikun ne PSSH

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e kish dhene heqje doren agasi i Ps-se si ambasador i Nanos..
    do meret nashi me vjeljen e qerave nga ato 5-6 gratacielo-pronat private qe i vuri me 8 vite socialist.. e ne koh te lire do benj poezi per te varfrit ..
    he me te lumte.. o bir i kohes..

    ...


    panorama thote:


    deklarimi i pasurise
    ministrat

    Shtatë nga anëtarët e kabinetit kanë dorëzuar deklarimet e pasurisë


    Qeveria “Berisha” me ministrat më të varfër




    Eva Gjura
    Vetëm 7 ministra nga 14 kanë deklaruar pasuritë e tyre pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

    Në bazë të deklarimit të pasurisë së tyre konstatohet se, ministrat e kabinetit të ri qeverisës janë më të varfrit dhe një pjesë e mirë e tyre nuk kanë as shtëpi, por figurojnë të regjistruar pranë Entit Kombëtar të Banesave si të pastrehë.

    Gjana në borxhe
    E ka shumë të vështirë Jemin Gjana jetesën e tij për momentin kur duhet t’i paguajë ish-deputetit demokrat Muslym Murrizi shumën e borxhit të marrë për të shlyer një shtesë në bodrumin e pallatit. Deri në fund të vitit të kaluar kishte shlyer vetëm dymijë dollarë nga 10 mijë që ka marrë borxh. Në fakt, vetë inspektorët kanë qeshur me ministrin e Bujqësisë, i cili në vend të shkruajë fjalën “borxh” ka shkruar atë “borgj” në deklaratën e pasurisë. “Pallati ku gjendet bodrumi, justifikon Gjana, ka filluar që në vitin 2002, por objekti është ende me kontratë sipërmarrëse. Sepse pallati i ndërtuar ka probleme me pronësinë e tokës me shtesa të paligjshme etj, dhe për pasojë akoma nuk po hipotekohet”. E megjithatë Gjana thotë se për këtë bodrum, nga vlera 25 mijë dollarë ka paguar vetëm 20 mijë të tillë.

    Pollo, fatlum
    Ministri i Arsimit, Genc Pollo ka raportuar se ka një pronë në komunën Dajt rreth 200 metra katrorë, por e ka blerë atë vetëm për 830 USD. Pollo ka treguar rrogën e tij dhe të së shoqes, e cila punon në UNHCR, por edhe dy llogaritë e vajzave të tij të vogla, të cilat hapen vetëm kur ato mbushin moshën 18-vjeçare.

    Xhuveli, i pasur
    Më i pasuri i gjithë kabinetit qeveritar është ish-ministri socialist Lufter Xhuveli. Ka raportuar se ka kursyer gjithsej 81 milionë lekë të vjetra në bankën Credins dhe kjo nuk është një shumë e vogël. Dhe siç e kanë akuzuar, në qeverinë “Berisha” Xhuveli rezulton të jetë më i pasuri.

    Mediu, pa shtëpi
    E ç’të thuash për Mediun. Eshtë pa shtëpi, ose të paktën në deklaratë i ka vënë vizë gjithë atij kapitulli që ka të bëjë me pasuritë e paluajtshme. As ai, as bashkëshortja nuk e kanë një hyrje, pavarësisht se ka raportuar se ka marrë një kredi prej 5 milionë lekësh nga shteti, të cilën nuk e ka shlyer shumë mirë deri tani. Ka derdhur në bankë vetëm 300 mijë lekë.

    Olldashi, fukara
    Në fakt, ajo që mbetet më e habitshmja është se ministri i Brendshëm, njeriu më i fuqishëm sot në qeveri, nuk ka as shtëpi, as llogari në bankë, as prona të paluajtshme. Asgjë. Jeton vetëm me rrogën e tij dhe të bashkëshortes. Nuk i ka shkuar në mendje të mbledhë para për të ardhmen e tij. Nuk e ka sqaruar se në ç’vend jeton. Edhe rrogën si ish-gazetar, më shumë e ka lënë rrugëve.

    Bode, i pastrehë
    Dhe ish-ministri i dikurshëm i Financave, aktualisht sërish ministër Financash, nuk ka marrë një kredi në bankë që të menaxhojë jetën familjare të tij. Në deklarimin e pasurisë, Bode rezulton me statusin e të pastrehut. Dhe për këtë arsye, është trajtuar nga Enti Kombëtar i Banesave, ku në fakt ka marrë si kredi të butë nga ky ent vetëm 1.2 milionë lekë të vjetra. Të paktën, kaq ka raportuar për Inspektoratin dhe popullin.




    pasurite e ministrave

    Ridvan Bode (Ministër i Financave)
    Kursime nga të ardhurat vjetore 400.000 lekë
    Kredi sipas statusit të të pastrehëve
    126.000 lekë
    Të ardhurat vjetore 1323.096 lekë
    Të bashkëshortes 791.921 lekë

    Jemin Gjana (Ministër i Bujqësisë)
    Llogari Bankare te Banka Credins 5000 dollarë
    Bodrum 51 m2 vlera e blerjes 25000 $
    Kredi bankare 5 milionë lekë
    Borxh Myslym Murrizit 10 mijë USD

    Genc Pollo (Ministër i Arsimit)
    Një truall në komunën e Dajtit prej 200 m2 në vlerën 830 USD
    Depozita për të bijën Ema te Banka Amerikane 149.000 lekë
    Depozita për të bijën Stefani te Banka Amerikane 30.000 lekë
    Shpërblim mujor në PDR 720.000 lekë
    Pagesa mujore e deputetit pas përfundimit të mandatit 469.000 lekë
    Pagesa mujore e bashkëshortes 184.68 USD nga UNHCR

    Fatmir Mediu (Ministër i Mbrojtjes)
    5 milionë lekë kredi për shtëpi te Banka e Kursimeve
    Të ardhura vjetore 1349,108 lekë
    Të ardhurat vjetore të bashkëshortes 584.852 lekë

    Lufter Xhuveli (Ministër i Ambjentit)
    Depozitë bankare familjare 8.1 milionë lekë
    Gjendja lekë në cash 0.6 milion lekë
    Paga e tij vjetore 1.509.983 milionë lekë
    Bashkëshortja 0.12 milion lekë
    E bija 0.535 milion lekë
    Interesat nga depozitat 0.5 milion lekë

    Maksim Cikuli (Ministër i Shëndetësisë)
    Paga vjetore fakulteti i Mjekësisë 800.000 lekë
    Shpërblimi vjetor nga QSUT 500.000 lekë
    Paga kalimtare e ish-deputetit 1.200.000 lekë
    Depozite në Bankën Amerikane 100 mijë lekë
    Depozitë në Alfa Kredit Bank 15 mijë USD
    Depozitë në Raiffaizen Bank 15 mijë USD
    Depozitë në Bankën Amerikane 200 USD
    Depozitë Banka Credins 40 mijë lekë

    Sokol Olldashi (Ministër i Brendshëm)
    Paga vjetore 1.319.975 lekë
    Paga vjetore e bashkëshortes 686.131 lekë



    Ministri i Jashtëm deklaron se nuk ka konflikt interesi
    Mustafaj: I kam shitur aksionet e shtëpisë botuese

    Ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, nuk e ka deklaruar ende pasurinë e tij pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Por gjatë një prononcimi për shtyp ministri i Jashtëm ka deklaruar se nuk ka konflikt interesash. Ndërsa për shtëpinë botuese “ORA”, e cila njihet si pronë e tij Mustafaj ka theksuar që aksionet që zotëronte në të i ka shitur që në muajin gusht, duke u parapritë të gjitha zhvillimeve që mund të vinin më pas. Gjithashtu Mustafaj ka pranuar se zotëron një shtëpi, e cila është në ndërtim e sipër në Priskë të Madhe në Dajt, truallin e së cilës ka disa vite që e ka blerë.
    Për ministrin e jashtëm shqiptar Mustafaj çdo gjë është bërë me vullnetin e tij të lirë. Ndër të tjera ai deklaroi se gjithçka që mund të jetë përfolur për pasurinë e tij është marrë nga deklarimet taksore që ai ka bërë pranë organeve të tatimeve për të gjitha muajt e mëparshëm kur ai ka qenë aksioner në këtë shtëpi botimi. Vetë Mustafaj deklaroi për televizionin Klan se ai i ka dorëzuar në rregull të gjitha taksat dhe nuk mund t’i tërheqë mbrapsh tani. Mustafaj tha se shitja e aksioneve që ai ka pasur në shtëpinë botuese Ora është bërë në gusht të këtij viti, kur ishte marrë vesh fitorja e Partisë Demokratike, kohë në të cilën edhe vetë Berisha kishte deklaruar se qeveria e tij nuk do të kishte asnjë ministër në konflikt interesi.



    ---------



    suksese djemve te Berishes..

Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112

Tema të Ngjashme

  1. Autostrada Durrës-Kukës mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •