Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1

    ActionScript - Perdoruesit e FlashMX dhe ActionScript

    Pershendetje cuna .
    Kam nje problem ne lidhje me flash dhe actionscript. Nje projekt ka realizuar nje editor grafik ne JAVA me ane te te cilit mund te krijohen animacione te thjeshta. Editori krijon nje script te thjeshte ( nje file text) me prapashtesen .lwb Gjithashtu ekziston dhe aplikazioni PLAYER i cili lexon file-in e scriptit dhe vizualizon animazionin.
    Tani , ajo qe dua te bej une eshte qe te konvertoj file-n e scriptit (.lwb)
    ne nje file flash (.swf) . Pra duke lexuar dhe duke bere parsing te file-it script , dua te gjeneroj nje file flash qe paraqet po te njejtin animacion
    Kush ka ndonje ide se si mund te realizohet kjo gje duke perdorur Flash actionscript dhe JAVA programming ??
    ... cos' I was high when i wrote this !!!

  2. #2

    player dhe script

    Po te doni i hidhni nje sy PLAYERIT dhe nje file SCRIPT i thjeshte
    Skedarėt e Bashkėngjitur Skedarėt e Bashkėngjitur
    ... cos' I was high when i wrote this !!!

  3. #3

    Perdoruesit e FlashMX dhe ActionScript

    Pershendetje cuna !
    Do doja te dija mendimet, dhe sygjerimet tuaja ne lidhje me nje problem .Me pak fjale : Duhet te bej nje aplikacion i cili lexon nje file text (nje script ne te cilin ka instruksione ) dhe ne baze te tij krijon kodin ne ActionScript i cili realizon animacionin relativ ,qe mund te ruhet si file flash (.swf)
    text file , eshte dicka e tille :
    begin;
    - Objekti1 vizatoReth(diametri, pozicion,ngjyra);
    - objekti2 vizatoKatror( brinja,pozicion.ngjyra);
    end;
    begin;
    - levizObjekin (objekti1,pozicioni_i_ri);
    end;
    begin;
    - levizObjektin (objekti1,pozicioni_i_ri);
    - levizObjektin (objekti2,pozicioni_i_ri);
    - levizObjektin (objekti3,pozicioni_i_ri);
    end;

    ku te gjitha instruksionet midis nje blloku begin-end duhet te filloje ekzekutimin ne te njejten kohe, dhe te fillojne pasi kane mbaruar te gjitha instruksionet ne begin-end para ardhese.
    Pres sygjerimet dhe ndihmat tuaja!
    ... cos' I was high when i wrote this !!!

  4. #4
    Larguar Maska e cunimartum
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    Nuk e di sa qarte e kuptova ate qe do te besh megjithate ...

    1) Nese do te krijosh ".swf" files ne menyre dinamike atehere vetem me Flash dhe ActionScript NUK mund ta besh nje gje te tille. Edhe pse ActionScript ka nga pas "Script" ActionScript bashke me pjeset e tjera te file-it ".fla" kompilohet ne bytecode, ndryshe nga shumicat e gjuheve te tjera skriptuese qe interpretohen.
    Cfare mund te behet ne kete rast eshte te perdoret " Flex " e cila eshte nje teknologji e ngjashme me JSP nga Sun dhe perdor MXML dhe ActionScript. Personalisht nuk me eshte dashur ta perdor ndonjehere por meqenese ideja eshte krejtesisht e njejte me JSP Kompiluar ne Servlets me ane te Java web application containers atehere kuptohet qe per c'do kerkese ne server ne varesi te menyres qe ti ke shkruar MXML dhe ActionScript brenda saj atehere do behet kompilimi i "SWF" i cili do te load-et ne klient dhe "swf" do te interpretohet me ane te Flash plugin.
    Gjithashtu me duket se mund te perdoret edhe ActiveSWF i cili mund te lexoje vetem XML
    http://www.activeswf.com/

    2) Nese nuk do gjenerim dinamik te "SWF" por do qe ActionScript dinamikisht te dije ca te beje, pasi te parsosh manualisht "text files" te thjeshte fare ose (XML nese te pelqen), atehere te duhet te "loadesh" text files me ane te:
    loadVariablesNum ("emri i file-it", 0);
    dhe me pas te parsosh file-in text (pak a shume kyc c'kyc celesa )
    ose mund te load-esh XML sic shpjegohet ketu:
    http://www.kirupa.com/web/xml/XMLwithFlash3.htm
    Mua me eshte dashur te load imazhe dhe XML files dinamikisht dhe cfare behej me imazhet e percaktoja me ane te XML file por c'do gje ishte e percaktuar me pare, pra mund te beja veprimin 1 ,2 3 ose 4 me filan imazh sic percaktohej ne XML dhe sic ishte ndertuar ne ".SWF" para kompilimit dhe pak opsione te tjera, por mendoj qe me shume se kaq pra te gjenerosh animim te ndryshem sipas actionScript dinamikisht s'duhet te jete e mundur

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-10-2004
    Postime
    39
    Une besoj se kerkesa eshte qe te shkruhet nje program ne cfaredo gjuhe qe te lexoje nje skedar me komanda dhe te gjeneroje nje skedar qe permban komandat ekuivalente ne gjuhen ActionScript.

    Me nje fjale kerkesa eshte qe te shkruhet nje kompilator.
    Ne kete rast duhet te ndiqen disa hapa:

    1. Te percaktohet qarte gjuha. Me kete nenkuptoj qe komandat vizatoRreth apo vizatoKatror si dhe menyra e kombinimit te tyre te jete e percaktuar qarte dhe mundesisht te mos jete ambigous.
    2. Cakto gjuhen ne te cilen do te shkruash kompilatorin. P.sh C++ apo Java.
    3. Shkruaj lexerin dhe parserin.
    4. Shkruaj nje type checking system nese eshte e mundur (ndihmon shume).
    5. Shkruaj kompilatorin. Ky hap nenkupton qe ti i njeh shume mire gjuhen qe ke percaktuar ne 1 dhe gjuhen ActionScript (pasi do perkthesh nga njera ne tjetren).

    Secili nga keto hapa eshte goxha i nderlikuar dhe duhet trajtuar me vete.
    Ne rast se mendon se megjithe mend do ta besh kete projekt, fillo te shtrosh ketu ne forum piken 1 dhe besoj se do kete plot qe do te te ndihmojne. Ma merr mendja qe nese ti je serioz ne kete pune per 2-3 muaj mund te realizosh dicka interesante.

    Si fillim, nje pyetje, pse disa nga komandat i ke shqip dhe disa anglisht?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Ajo qe me sa kuptoj une do te besh ti eshte nje nga problemet qe themelore te programimit.
    Nuk besoj se e kemi zgjidhur akoma ne nje menyre ku dikush mund te te thote bej kete apo ate.
    Mendimi im ishte qe beje duke perdorur Flash ne menyre grafike se ajo qe kerkon ashtu si parafolsi te ka treguar eshte shume me komplekse sa sa mund te tingelloje ne fjale.
    Per me teper nuk jam i sigurt se mund te ralizohet edhe sikur te kishe kohe dhe njohurine se si ta beje sepse Flash dhe ActionScript nuk ofrojne structuren qe ofron C++,Java si gjuhe te nivelit te larte (Object Oriented).
    Une do te shikoj nese mund te gjej pak me shume informacion ne lidhe me kete por nuk besoj se problemi yt mund te zgjidhet lehte.
    Kalofsh mire,
    Ed

  7. #7
    Ju falenderoj te gjithve per pergjigjet tuaja dhe kohen kushtuar problemit tim.
    Desha te beja disa sqarime per te qene sa me i sakte. KETU -eshte nje aplikacion java me ane te te cilit krijohen animacione te thjeshta, pra ky eshte gjeneruesi i scripteve,ndesa KETU eshte applikacioni PLAYER i cili vizualizon animacionet. (Po bashkangjit edhe nje file script per ta testuar ) Ajo cka doja te beja une , eshte qe keto animacione ti kem edhe ne formatin .swf
    Cfare shikoni te arsyeshme ne kete rast ?
    Gjithashtu une disponoj te gjithe source-code te Animation-builder dhe Player-it dhe gjithe dokumentacionin e nevojshem te menyres se funksionimit.
    Persa i perket atyre 5 pikave te cituara nga Ilireda:
    1-gjuha eshte e percaktuar
    2-gjuha per kompilatorin eshte JAVA pasi e zoteroj me mire se te tjerat
    3-lexeri dhe parseri jane te gatshme ne source code perserisa i perdor animation Player i cili lexon scriptin dhe vizualizon animacionin
    4 dhe 5 per tu realizuar

    Sipas jush a eshte e mundur dicka e tille ? dmth kushton shume ne pune , njohuri dhe kohe ?
    Nuk e di cfare mendoni dhe sygjeroni ju pas ketyre sqarimeve !?
    Skedarėt e Bashkėngjitur Skedarėt e Bashkėngjitur
    ... cos' I was high when i wrote this !!!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-10-2004
    Postime
    39
    Nje projekt i tille kushton goxha kohe.
    Nese ke kohe, ja vlen ta besh. Do te fitosh shume njohuri nga fusha e programimit, gjuheve te programimit dhe shkruarjes se kompilatoreve.
    Si nivel veshtiresie mua me duket i nivelit te nje punimi diplome.

    Nese mendon se do ta ndermarresh kete projekt une jam gati qe te te mbeshtes me kusht qe cdo komunikim te behet ketu ne forum dhe i gjithe kodi te publikohet ketu ne forum ne menyre qe te tjere pas nesh te mund ta perdorin si reference. Une kam shkruar disa kompilatore dhe njehere kam krijuar nje lloj gjuhe per te pershkruar skena 3D (si dhe kam shkruar renderin). Gjuhen ActionScript nuk e di por ti mund te ma shpjegosh.
    Jam i sigurte se edhe te tjere do ndihmojne.

    Pse nuk fillon me shtjellimin e gjuhes tende? Le te shohim nese jemi ne gjendje te rreshtojme te gjitha komandat, rregullat etj. Gjithashtu kesaj gjuhe i duhet vene nje emer, ne mos per gje tjeter per ta dalluar nga gjuhet e tjera qe do perdoren ne projekt. Cfare emri mendon ti vesh?

  9. #9
    IlirDeda , te falenderoj shume per disponibilitetin dhe deshiren tende te mire per te bashkepunuar, dhe ndihmuar ne realizimin e diplomes.
    Une i kam hyre kesaj pune ,dhe nuk e di deri ku do arrij por shpresoj qe me ndihmen tuaj te arrijme dicka serioze. Persa i perket gjuhes , meqenese projekti i pare quhet LeonardoWeb dhe ne po bejme convertimin ne flash mendoj ta quajLeo2Swf . Gjithashtu , mendoj se na ndihmon shume, dhe duhet shfrytezuar fakti qe scripti qe ne lexojme si input , nuk eshte nje text cfardo por nje text i gjeneruar nga nje aplikacion , dhe eshte i formatuar ne nje lloj menyre , dhe instruksionet qe permban nje numer instruksionesh nga gjithe ato te mundshme(nje numer i kufizuar). pra texti ne input nuk ka gabime te sintakses apo te semantikes.
    Kur ti Ilir thua : ..rregullat dhe komandat..,nenkupton ato te scriptit ? nqs po KETU eshte dokumentacioni ne Italisht mbi scriptin . Kush mendon se jane hapat e pare per tu bere ??
    ... cos' I was high when i wrote this !!!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-10-2004
    Postime
    39
    Gjuha nuk si quhet Leo2Swf. Leo2Swf mund te quhet programi qe do shkruash ti. Le ta quajme gjuhen Leo.
    E pashe ate linkun qe kishe derguar. Gjuha me duket interesante dhe e shpjeguar mire nga autori. Kishte bere disa thjeshtime qe per mua jane te panevojshme (p.sh. nese ben nje gabim ne shkrimin e nje komande komanda injorohet), por ne mund te implementojme fillimisht ate qe thote ai dhe pastaj ta permiresojme nese eshte e nevojshme.

    Po, kur them komandat dhe rregullat, e kisha fjalen per ato te gjuhes Leo.
    Hapi i pare eshte qe ti ti renditesh ato ketu ne forum, mundesisht ne shqip.
    Sic thashe edhe me pare kushti im eshte qe cdo komunikim te zhvillohet ne kete forum ne menyre qe ata qe vijne pas nesh te marrin vesh se c'behet pa pasur nevoje te shkojne diku tjeter. Supozo p.sh. qe pas dy vjetesh dikush do te punoje me kete projekt por linku qe ke derguar ti nuk ekziston.

    Pra po pres qe te pershkruash gjuhen Leo ketu ne forum.
    Hapa te metejshme do jene disa shpjegime per gjuhen ActionScript. Gjate asaj faze do shkruajme disa programe ne Leo dhe do bejme perkthimin e tyre me dore ne ActionScript. Nuk eshte e nevojshme qe gjuhen ActionScript ta dijme te teren. Ne na duhet te dijme aq ActionScript sa c'eshte e nevojshme te implementojme programet e shkruara ne Leo.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •