Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-02-2004
    Postime
    22

    Liberalizimimi i universiteteve

    Liberalizimi i universiteteve
    Rekomandime pėr sigurimin e cilėsisė


    Dr. Bardhyl Musai
    Profesor i Asociuar
    Drejtor i Qendrės pėr Arsim Demokratik

    Vendimi i Qeverisė nė ikje pėr shtimin e tejskajshėm
    tė kuotave tė pranimit nė universitete, tashmė ka
    krijuar paqartėsi, pakėnaqėsi dhe ēoroditje nė
    mjediset universitare, por edhe tė kandidatėve pėr
    studentė. Ėshtė e qartė qė Qeveria e re do tė
    pėrballet edhe me njė problem mė shumė, krahas atyre
    tė trashėguar qė nuk janė tė paktė.
    Ēėshtja nuk ėshtė e lehtė, por mė mirė se tė merremi
    me kundėrshtitė apo me ndjesinė e panikut, duhet tė
    ofrojmė ndihmėn qė zgjerimi i universiteteve tė bėhet
    sa mė lehtė, nė mėnyrė profesionale e tė studiuar mirė
    pėr tė shmangur anarkinė. Qė nė fillim dua tė shpreh
    mendimin tim se jam kundėr hapjes sė universiteteve tė
    reja kėtė vit akademik dhe kėtė e bazoj nė argumente
    se, pėr hapjen e njė universiteti duhet pėrgatitur
    tėrė infrastruktura e nevojshme, fizike dhe
    intelektuale, me qėllim qė ato tė kryejnė sa mė mirė
    misionin e tyre. Ky qėndrim nuk dua tė
    keqinterpretohet nga kandidatėt pėr studentė dhe
    prindėrit e atyre zonave ku presin hapjen e
    universiteteve tė reja, as nga kandidatėt pėr tė
    filluar punė nė to, por e bėj nisur thjesht nga
    detyrimi qytetar dhe profesional pėr tė shmangur
    kaosin, qė universitetet tė mos kthehen nė ?kioska qė
    japin diploma?, por nė vatra tė vėrteta tė pėrgatitjes
    intelektuale. E qė tė jenė tė tillė, besoj kėtu nuk ka
    kundėrshtime, atėherė tė mendohemi, tė pėrgatitemi, tė
    studiojmė tė gjitha rrethanat e pastaj tė vendosim.
    Rritja e kuotave tė universiteteve i gjen
    departamentet dhe fakultetet tė papėrgatitur nga shumė
    pikėpamje. Po ashtu edhe vetė shtetin. Vlerėsoj
    vendimin e departamenteve pėr tė mos pranuar kuotat e
    reja tė caktuara nga Qeveria, pėrtej kapaciteteve tė
    pėrballueshme prej tyre.
    Kėrkesa pėr shtimin e numrit nė universitete ėshtė
    bėrė tashmė njė dukuri e kohės, jo vetėm tek ne por
    edhe nė shumė vende tė tjera. Nga ana tjetėr, qeveritė
    po ushtrojnė presion mbi universitetet pėr garantimin
    e cilėsisė. Pra kemi tė bėjmė me dy anė tė ndryshme:
    kėrkesa pėr shtim tė numrit tė studentėve, nė njė farė
    mėnyre mund tė quhet edhe masivizim, dhe nga ana
    tjetėr kėrkesa gjithnjė nė rritje pėr cilėsinė.
    Procesi i ?Bolonjės? ėshtė treguesi mė i mirė pėr kėtė
    dhe e dėshmoi edhe takimi i majit tė kėtij viti, i
    cili organizohet njė herė nė dy vjet nė vende tė
    ndryshme me sistem rotacioni nė zbatim tė procesit tė
    Bolonjės, qė iu kushtua mė shumė cilėsisė nė kuadrin e
    zbatimit tė procesit. Edhe Shqipėria, qė i ėshtė
    bashkėngjitur zyrtarisht procesit tė Bolonjės, nuk
    mund tė shmangė kriteret pėr sigurimin e cilėsisė pasi
    kjo ėshtė kėrkesė e integrimit.
    Duke e parė situatėn aktuale nė kompleksitetin e
    vėshtirėsive tė gjendjes aktuale tė arsimit tė lartė,
    do tė parashtoj disa mendime dhe propozime konkrete qė
    besoj se janė me vlerė tė t?u marrė nė shqyrtim nga
    Qeveria, Ministria e Arsimit dhe universitetet.

    Tė ngrihet pranė Kryeministrit ?Kėshilli i ekspertėve
    pėr garantimin e cilėsisė nė arsim?

    Kjo nuk ėshtė njė ide e re, e kam shprehur qė nė vitin
    1997 me specialistė tė Bankės Botėrore dhe zyrtarė tė
    tjerė tė arsimit, por qė nuk ėshtė pėrfillur. Sot
    gjithnjė e mė shumė po artikulohet ky mendim edhe nga
    personalitete tė njohura tė arsimit, dhe kjo ėshtė
    pozitive, pasi krijon parakushtet pėr tė shkuar drejt
    njė mirėkuptimi politik dhe profesional pėr ēėshtje
    madhore tė zhvillimit tė arsimit. Pėr ngritjen e kėtij
    Kėshilli ka shumė argumente. Ja disa prej tyre:
    Sė pari, arsimi ėshtė sektor prioritar dhe pėr kėtė
    duhet tė trajtohet mė me kujdes nga Qeveria. Duhet tė
    fiksohet nė mendjen e tė gjithėve se Shqipėria do tė
    hyjė nė rrugėn e vėrtetė tė zhvillimit dhe tė
    integrimit kur arsimi tė konsiderohet prioritet i
    Qeverisė.
    Sė dyti, vendimet madhore nė arsim nuk mund tė merren
    nga grupe tė mbyllura zyrtarėsh dhe me nxitim, aq mė
    pak pėr qėllime partiake dhe elektorale. Pėrvoja e
    kėtyre viteve ėshtė tregues jo i mirė i vendimeve tė
    tilla dhe Shqipėria po humb kohė nė procesin e
    zhvillimit nga qė jemi nxituar. Atėherė, le tė
    nxjerrim mėsime nga kėto pėrvoja qė nuk kanė
    funksionuar dhe qė kanė penguar zhvillimin e vėrtetė
    tė arsimit.
    Sė treti, zhvillimi i arsimit kėrkon kohė, shumė kohė,
    dhe ndryshimi i qeverive e dėmton procesin nėse nuk
    kemi njė grup tė qendrueshėm profesional dhe jopolitik
    pranė Kyeministrit. Ky grup tė jetė i pėrhershėm dhe i
    pa ndikuar nga ndryshimi i qeverive. Personat nė kėtė
    grup tė jenė njerėz profesionistė qė kanė kontribute
    nė pėrparimin e arsimit dhe me integritet.
    Sė katėrti, duke qenė njė nga sektorėt prioritarė, i
    lidhur me ēdo familje dhe se pėr zhvillimin e tij
    ėshtė e interesuar e gjithė shoqėria, kujdesi dhe
    detyrimi pėr zhvillimin e arsimit u takon edhe
    dikastereve tė tjerė.
    Nėse do tė ishte krijuar me kohė njė Kėshill i tillė,
    atėherė Qeveria nuk do tė kishte guxuar tė merrte
    vendimin pėr hapjen e universiteteve tė reja dhe tė
    shtonte deri nė absurd kuotat e pranimeve, tė cilat jo
    vetėm se janė tė nxituara dhe tė pa studiuara, por
    ėshtė dukshėm njė ?shkop nėn rrota? pėr Qeverinė e re.
    Ekzistenca e njė Kėshilli tė tillė do konsultojė
    Qeverinė nė marrjen e vendimeve madhore tė arsimit
    duke parandaluar efektet e padėshiruara.
    Ekzistenca e Kėshillave tė tilla ėshtė pėrvojė e disa
    vendeve tė zhvilluara dhe funksionon mjaft mirė.

    Semestri pėrgatitor - kusht pėr kapėrcimin e
    prapambetjes nga shkolla e mesme

    Kriteri bazė pėr klasifikimin e nxėnėsve dhe tė
    kandidatėve pėr studentė nė konkurs ėshtė nota
    mesatare. Tė gjithė e dimė se nė arsim ekziston njė
    shkallė jo e ulėt fiktiviteti, por sot pėr sot ajo
    ėshtė i vetmi tregues, ndonėse me besueshmėri tė ulėt
    nė shumė raste. Arsimi i mesėm, ashtu si i tėrė
    sistemi, ende ka tregues tė pakėnaqshėm tė cilėsisė.
    Ndodhemi pėrpara situatės pėr tė shtuar numrin e
    studentėve nė universitete, kuptohet aq sa janė
    kapacitetet e tyre, dhe nga ana tjetėr pėrpara
    kėrkesės pėr tė siguruar cilėsinė. Kjo situatė, nė
    dukje kontradiktore, ka zgjidhje dhe kėrkon anagazhim
    serioz pėr ta kapėrcyer. Zgjidhja ėshtė tek njė
    semestėr pėrgatitor qė duhet tė organizojnė
    universitetet pėr tė plotėsuar boshllėqet e shkollės
    sė mesme si edhe pėr t?i pajisur studentėt me
    shprehitė e punės universitare. Studentėve u mungojnė
    shumė shprehi bazė si ato tė gjuhės sė huaj, tė
    pėrdorimit tė kompjuterit si mjet pėr tė mėsuar,
    shprehitė e studimit dhe tė shkrimit akademik,
    shprehitė kėrkimore etj..
    Tė gjendur pėrballė sfidės pėr tė ndryshuar sa mė
    shpejt situatėn ekzistuese, dhe pėr tė pėrmbushur
    qėllimin pėr pėrgatitje cilėsore tė kontigjenteve tė
    reja tė intelektualėve tė ardhshėm, do tė ishte e
    udhės, qė sė paku semestri i parė nė tė gjitha
    fakultetet tė ishte i pėrgjithshėm. Kjo sugjerohet me
    qėllimin e pėrforcimit tė njohurive dhe shprehive
    bazė, pėr sa kohė arsimi i mesėm ėshtė ende i dobėt,
    mekanizmat e sigurimit tė cilėsisė ende nuk kanė
    shkallėn e duhur tė besueshmėrisė pasi ?Matura
    shtetėrore? ende nuk ėshtė standardizuar.

    Nė semestrin pėrgatitor tė zhvillohen lėndėt si mė
    poshtė:

    Gjuhė e huaj, kryesisht anglisht. Kjo lėndė ėshtė
    pothuaj e pranishme nė tė gjitha kurset e studimit nė
    universitete pėr njė periudhė dyvjeēare. Kjo ka mbetur
    tradicionalisht e tillė dhe nuk janė bėrė pėrpjekje
    pėr ta ndryshuar. Dihet se studentėt vijnė nga arsimi
    parauniveristar me njohuri dhe shprehi tė mangėta tė
    komunikimit nė gjuhė tė huaj. Nė arsimin e lartė ajo
    ėshtė domosdoshmėri dhe pėrqendrimi saj nė njė
    semestėr nė formėn e kurseve intensive do tė bėnte tė
    mundur qė studentėt tė pėrdorin mė mirė literaturėn nė
    lėndėt qė do tė zhvillojnė mė pas, pasi ajo nė gjuhėn
    shqipe ėshtė e kufizuar, informacioni po rritet me
    shpejtėsi dhe mund tė ndiqet vetėm nė gjuhė tė huaj,
    kryesisht nė anglisht. Po ashtu do tė bėhej edhe mė
    mirė pėrdorimi i internetit pėr qėllime studimore e
    kėrkimore. Pėr mė tepėr, gjuha e huaj ėshtė element
    integrimi dhe mundėson lėvizjen e lirė tė studentėve,
    njė nga gjashtė objektivat e Deklaratės sė Bolonjės.
    Kjo mėnyrė intensive e mėsimit tė gjuhės sė huaj do tė
    vazhdojė deri sa tė forcohet ky komponent nė arsimin
    parauniveristar, e pastaj nuk do tė jetė e nevojshme,
    por kjo do tė kėrkojė kohė dhe procesi transformues
    drejt integrimit duhet tė kryhet sa mė shpejt tė jetė
    e mundur.
    Shprehi tė tė shkruarit akademik. Studentėt po ashtu
    vijnė me shprehi tė varfra tė shkrimit nė pėrgjithėsi
    dhe shkrimi akademik ka veēoritė e veta, por ėshtė
    edhe shprehi e domosdoshme e ēdo studenti. Studentėt
    nuk mund tė kryejnė detyra kursi apo punime tė tjera,
    nėse kėto shprehi nuk u jepen qė nė vitin e parė.
    Shprehi tė studimit akademik. Kėto shprehi lipset tė
    jepen qė nė fillim tė studimeve pėr t'u pėrdorur mė
    pas. Studentėt lexojnė por nuk dijnė si tė studiojnė.
    Sot kėrkohet qė procesi i tė lexuarit tė mos jetė
    riprodhues, pasi kujtesa rėndohet, por edhe njohuritė
    janė tė vlefshme pėr njė kohė tė shkurtėr. Kjo mėnyrė
    do tė ndikonte pozitivisht duke e pasuruar formėn e
    organizimit tė provimeve.
    Teknologjia informative (TI). Ndonėse pretendohet qė
    nė shkollėn e mesme zhvillohen njohuri tė tilla, pasi
    janė nė programin mėsimor dhe studentėt mendohet se
    janė tė pajisur me kėto shprehi, pėrvoja tregon se
    edhe nė rastin mė tė mirė kur e njohin pėrdorimin e
    kompjuterit, studentėt nuk e dijnė shfrytėzimin e tij
    pėr qėllime tė tė mėsuarit nė kuptimin mė tė gjerė.
    Edhe kjo lėndė, do tė ndihmonte nė formimin e tyre mė
    tė plotė dhe nė pėrdorimin e TI si mjet nė ndihmė tė
    tyre.
    Duke zhvilluar njė trung tė tillė lėndėsh, si ato mė
    lart, atėherė u jepet e drejta tė gjithė kandidatėve
    pėr studentė tė hyjnė nė universitete. Pas mbarimit tė
    kėtij semestri, fakulteti ka tė drejtė tė vendosė si
    parakusht qė ata studentė qė nuk pajisen mė shprehi tė
    tilla tė mos u jepet e drejta pėr tė vazhduar mė pas.
    Kėshtu, fakultetet do tė krijojnė mė shumė hapėsira
    pėr tė nxėnėt e studentėve dhe tė kontribuojnė nė
    pajisjen e tyre me shprehitė e shoqėrisė sė dijes.
    Vetėm nė kėtė mėnyrė, kurset e studimit do tė kenė
    larmi, auditoret do tė gjallėrojnė nga diskutimi,
    bibliotekat do tė mbushen me studentė dhe inteligjenca
    e ardhshme do tė ketė status mė tė lartė profesional
    dhe do tė kontribuojė realisht nė pėrparimin e kombit.


    Tė organizohet kualifikimi i stafit tė ri akademik

    Rritja e numrit tė studentėve kėrkon patjetėr edhe
    rritjen e numrit tė stafit akademik qė rekrutohet, nė
    fillim me emėrimin si asistentė pedagogė. Ata, ndonėse
    janė tė aftė pėr profesionin, nuk kanė shprehi pėr
    mėsimdhėnien nė auditor, por e mėsojnė atė nė mėnyrė
    empirike dhe gjatė ushtrimit me kalimin e viteve. Ende
    nuk ekziston njė program pėr pėrgatitjen profesionale
    pėr tė dhėnė mėsim nė auditor, tė mėnyrave tė
    vlerėsimit tė studentėve, tė shprehive akademike, pėr
    udhėheqjen e tyre nė detyra tė ndryshme kėrkimore e
    studimore, nė pėrdorimin e teknologjisė nė
    mėsimdhėnie, etj.. Nė kėtė situatė tė re me qėllim tė
    ruajtjes dhe forcimit tė sė cilėsisė, asistentėt e
    rekrutuar rishtaz nė universitete tė pėrgatiten nė
    bazė tė njė programi tė tillė qė hartohet dhe
    drejtohet nga njė institucion i specializuar duke
    pėrfshirė persona tė kualifikuar pėr tė udhėhequr kėtė
    proces. Po ashtu edhe ata qė japin aktualisht mėsim,
    qė kanė njė pėrvojė jo shumė tė madhe e qė mund tė
    quhen ende tė rinj nė detyrė, duhet ta pėrfundojnė njė
    kurs tė tillė, i cili mė pas edhe tė ēertifikohet.
    Mėsimdhėnia nė arsimin e lartė, pėrbėn njė kompleks
    shprehish qė duhet tė zotėrohet nga mėsimdhėnėsi, qė
    ditėn e parė tė punės nė auditor dhe nuk mund tė
    lejohet tė mėsohet mė kalimin e viteve.
    Nė mjaft universitete europiane stafi akademik
    ndėrmerr kurse tė zhvillimit profesional pėrmes
    trajnimeve afatshkurtėr, konferencave dhe seminareve.
    Pėrgatitja e profesionale e mėsimdhėnėsve universitarė
    po bėhet njė mėnyrė e zakonshme pėr tė pėrmirėsuar
    cilėsinė, si pjesė e strategjisė pėr tė nxėnėt nė
    vazhduar qė pėrdoret nga shumė institucione. Po ashtu
    nė kėto universitete funksionojnė tė ashtuquajturat
    qendra pėr ?pėrsosmėri nė mėsimdhėnie?. Ato duhet tė
    fuksionojnė tashmė edhe nė universitetet tona.

    Ndihmė konkrete

    Qendra pėr Arsim Demokratik nė vijim tė pėrmbushjes sė
    misionit tė saj pėr tė mbėshtetur ndryshimet dhe
    reformat arsimore, ka ndėrmarrė njė seri veprimtarish,
    midis tė cilave edhe botime. Pėr t?u ardhur nė ndihmė
    nxėnėsve dhe studentėve, janė botuar njė seri librash
    tė titulluar ?Si tė shkruajmė? dhe disa prej tyre janė
    tė vlefshėm pėr kurset e studimit universitar. Po
    ashtu, pėr t?u ardhur nė ndihmė studentėve nė pajisjen
    me shprehitė e studimit akademik, do tė dalė sė
    shpejti nga shtypi libri ?Studimi akademik?, pėrkthim
    i njė autoreje amerikane e cila ka mundėsuar edhe
    sigurimin e lejes sė botimit nė shqip. Ky ėshtė njė
    nga librat mė tė pėrdorur nė universitetet amerikane,
    botim i vitit 2004. Pra ekzistojnė tė gjitha
    parakushtet pėr organizimin e njė semestri pėrgatitor.


    Njė kėshillė pėr ju prindėr dhe studentė

    Familjet shqiptare kanė njė traditė mjaft tė veēantė
    nga shumė vende tė tjera. Ato investojnė pėr
    shkollimin e fėmijėve tė tyre edhe nė kushte tė
    varfėrisė sė lartė. Iu bėj thirrje tė gjithėve ta
    ruajmė dhe ta zhvillojmė kėtė traditė. Paratė i
    shpenzoni pėr shkollimin real tė fėmijėve dhe jo vetėm
    pėr t?i pajisur ata diploma. Ka kaluar ajo kohė kur
    diploma i duhej vajzės si ?pajė?, apo pėr tė zėnė njė
    vend pune. Sot nė kohėn moderne, kur ne dėshirojnė tė
    integrohemi nė shoqėrinė e dijes, nuk ėshtė diploma
    ajo qė punėson ēdo individ, por ėshtė individi ai qė
    me njohuritė dhe shprehitė e tij/saj tij hap ēdo vend
    pune, konkurron nė ekonominė e tregut tė lirė.
    Prandaj, pajtohuni me vendimin e departamenteve pėr tė
    mos i shtuar kuotat e pranimeve tė reja nė kufij tej
    kapaciteteve dhe nėse Qeveria e re anullon mbylljen e
    universiteteve tė reja, pajtohuni me tė, pasi ky do tė
    jetė njė vendim i drejtė nė dobi tė shkollimit tė
    fėmijėve tuaj. Ju, tė reja dhe tė rinj, dėshironi
    shkollim tė vėrtetė pėr tė qenė tė vlefshėm nė jetė
    dhe jo diploma pa vlerė. E qė tė realizohet kjo, hapja
    e njė universiteti tė ri kėrkon tė paktėn njė vit punė
    pėrgatitore intensive pėr tė pėrmbushur standardet, aq
    shumė tė kėrkuara pėr t?u zbatuar nė ditėt e sotme.
    -------------

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    15 vjet POLITIKE POPULISTE

    15 VJET JO BAZUAR MBI LIGJE REGULLA

    POLITIKE PER VOTA---PRODHO INJORANT ME DIPLOM

    C'VEFTESO ---ATA QE KANE MESUAR QE NGA KLASA E PARE--E QE KANE DALE NE KRYE NE SHKOLLE NE GJITHE TERESINE E SAJ.


    Kush e mban mend MONIZMIN ku shkolla e larte mohohej e sa e sa u eshte mohuar.

    Demokracia shkolla e larte SHVEFTESOHET DIPLOMES E NOTAVE TE LARTA PIJU LENGUN.

    DEMOKRACIA hap dyert per te gjithe

    PO KA REGULLA LIGJE te cilat sherbejn si site e ne krye ata qe dalin me te mire ne GAREN E DIJES .

    Ne bote shkolla eshte e HAPUR ---po une si TAKSAPAGUS skam pse paguaj nxenesit me mesatare nen 8.5 ose 8 , ata me mesatare 7 , 6 , 5 te vene ne shkollen e larte.
    Ata nuk jane per ate.
    Duan te vene--QEVERIA TUA HAPI DYERT--PO 1- TE PAGUAJN VETE--2--TE MOS BLEJNE PROVIMET --qeveria te garantoj qe provimet nuk blehen.

    Ke mesatare nen 8.5 ose 8 te kete shkolla 2 3 vjecare a programe per te te mesuar nje zanat, edhe falas, po ti nuk je per universitet se harxhon kohen kote nje dhe nuk fiton gje, kur me nje edukim me te shpejt integrohesh ne jete e fiton.

    Plus kapitalizmi ka treguar se dhe njerez me mesatare te ulet e qe kane bere nje edukim te thjeshte --jane futur ne jete e jane shume te sukseshme e kane bere me mireqenie duke shfrytezuar aftesite tyre e me mireqenie se ata me diplome universitare.
    E per kete u eshte dashur pervoja e punes apo nje kurs a edukim profesional i thjesht pas shkolles se mesme.

    Plus KONKURSET NE STADIUME --JANE QESHARAKE.

    Konkuron ai me mesatare 9.9 me ata 6.1 !!!!????

    Ne bote ben provime cdo vit ne shkollen e mesme ---e kur paraqitesh ne shkollen e larte ata te vjeresojne ne baze te ketyre--qe nuk jane nje provim i vetem ne stadium--rastesi---po provime 4 vjecare--e shteterore te njejta per te gjithe e me nje korigjim prefekt.
    Dhe vendet me 400 milion kane nje qender te vetme qe ben testet cdo vit per cdo lende e nxenesit ne shkollen e mesme i marin keto e ne baze dhe te korrigjimeve me kompjuter te testeve me shume opsjone ---del niveli jote ne shkollen e mesme.
    Duke shmangur dhe abuzimet qe mund te bejne mesues te vecante.
    Plus nxenesit mesojne fort 4 vjet--e jo ja varin se nuk ka rendesi mesataria--e nje konkurs i vetem i rastesishem e qe dhe manipulohet vendos cdo gje.

    Shpresoj te fitoj MENDJA e jo POPULIZMI --se fitojne tegjithe.

    Shqiperia te mos prodhoj njerez me shkolle te larte qe e hedhin pastaj diplomen ne KOSHIN E PLEHRAVE se nuk u hyne pergje e shumica emigrojne.

    E TAKSAPAGUSIT PAGUAJNE KOTE TE MESOJNE CA ---QE NE FUND E GJITHE KJO REZULTON E KOTE

    Ne shqiperi eshte QESHARAKE---behet NAMI NE KONKURSET E PRANIMIT

    PASTAJ NE UNIVERSITET-----NUK MESON ME NJERI

    E KUNDERTA JASHTE SHTETIT
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 03-09-2005 mė 09:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •