Kohet e fundit ne kete faqe te krishtere, ka patur mjaft diskutime te ndryshme, ku fare lehte mund te dallosh themelosjen apo jothemelosjen e cdo te krishteri. Themeli eshte BAZA ku ndertohet BESIMI i besimtarit te Krishtere, dhe ky Themel eshte Zoti Krisht. Eshte shume e lehte te deklarosh dhe ta quash veten tende te krishtere, por te qenit i krishtere nuk varet vetem nga cka ne deklarojme gojarisht, por varet nga cka ne bejme ne zbatim te vullnetit te Zotit Krisht, dhe vullneti i Krishtit shprehet permes fjales dhe mesimit te Tij. Jezusi ne porosite e tij deshmon fondamnetalisht dhe thote se, ju jeni dishepujt e mij, vetem nese BENI dashurine e Perendise, dhe nese ZBATONI fjalen time. Te veprosh dhe te zbatosh porosite dhe fjalen e Krishtit, do te thote : te jesh THEMELOSUR plotesisht ne Krishtin Jezus. Une do te ndalem fillimisht tek shembelltyra e dy ndertuesve, te cilen e gjejme tek ungjilli pas Mateut:7:24.
Jezusi na tregon se, dy ndertuesa ndertuan nga nje shtepi, ku i pari e ndertoi shtepine ne rere, dhe i dyti e ndertoi mbi shkemb. Qysh ne fillim te shembelltyres Jezusi na tregon se, dituria per te ndertuar "SHTEPINE E BESIMIT" nuk eshte nje dituri njerezore, si dhe nuk eshte nje veper njerzore. Ja si e nis Jezusi shembelltyren: "Ai njeri qe i digjon fjalet e mija dhe i ve ne zbatim, do ta krahasoj me nje njeri te zgjuar.."
Jezusi konfrimon fare qarte se, dituria (tek besmitari i Krishtere) per te ndertuar banesen e besimit, vjen permes degjimit dhe zbatimit te fjales se Krishtit. Nuk mund te ndertosh dot banesen e besimit, nese fjala e Krishtit nuk gjen vend ne zemren tende. Jezusi e krahasosn BESIMIN tone ne Krisht, me nje ndertese, dhe fillimisht na tregon se, ndertimi fillon nga THEMELOSJA ne SHKEMB. Duhet thene se, THEMELOSJA eshte fillimi i punes per ngritjen e baneses sone te besimit. Nese besa jone nuk fillon nga Themelosja mbi Shkemb, atehere banesa jone do te ngrihet mbi nje prig me rere. Dhe nese ne kemi ngritur nje banese te tille mbi rere, kjo tregon qarte se jemi te pathemelosr ne themelin e vertete Zotin Krisht. Pikerisht ketu fillon dhe ndarja e te krishtereve: ne te shpetuar dhe te pashpetuar. I Themelosur mbi Shkemb do te thote: i shpetuar dhe bir Perendie.
Besimi qe eshte Themelosur mbi Shkemb, eshte nje besim i gjalle, eshte nje besim i cili eshte ndertuar prej diturise se Perendise. Po keshtu, ai eshte nje BESIM qe jep shpetim dhe njekohesisht te mban LIDHUR me THEMELIN, ne cdo situate te veshtire. Pra kjo banese besimi, e cila eshte themelosur mbi Shkemb, e mban te krishterin gjithmone ne siguri te plote shpetimi.
Ka nje mase te krishteresh, te cilet mbase nuk pajtohen me nje deshmi te tille, por duhet thene se ky mospranim i tyre, e ka burimin nga mosthemelosja ne Shkembin e Vertete, Zotin Krisht. Keta te krishtere, te cilet ende nuk njohin Themelin dhe si rezultat jane te pathemelosur ne Krisht, perpiqen ta mbajne "ndertesen e tyre te besimit", me fuqite e njeriut, dhe JEzusi thote se te tille ndertues, e kane ndertuar banesen e tyre te besimit, mbi RERE. Kjo ndertese nuk ka per arqitekt Perendine, dhe si e tille ajo eshte ndertuar jashte diturise dhe mesimit te fjales se Zotit tone Jezus Krisht. Ajo mund te kete nje "bukuri " nga jashte, mund te duket e "lyer" shume bukur, mund te jete e mobiluar me te gjitha "orendite" e nevojshme, por ajo nuk eshte nje ndertese e FUQISHME. Jezusi ne kete shembelltyre, nuk ka ne qellim te tij qe te na tregoje bukurine dhe fasaden e baneses se besimit. Ai permes kesaj shembelltyre, kerkon te na tregoje FUQINE e BANESES dhe SIGURINE qe ajo ka ne cdo moment te veshtire. Jezusi i vendos te dyja keto banesa, si ajo e Themelosura ne Shkemb dhe ajo e ndertuara mbi RERE, perpara PROVES se madhe. Bibla na meson se BESA e gjithsecilit do te PROVOHET, dhe fitimtar do te dale vetem ai i cili do te QENDROOJE deri ne fund. Ka plot te krishtere, te cilet keto fjale te Krishtit nuk jane aspak ne gjendje qe ti kuptojne, dhe gjithmone ajo pjese qe nuk i kupton kete fjale te KRishtit, jane pikerisht ata qe banesen e tyre e kane ndertuar mbi rere. Cfare kerkon Jezusi ta na tregoje me fjalet : kush do te qendroje deri ne fund do te shpetohet? Qendrese deri ne fund ka vetem ai i cili eshte THEMELOSUR ne Krishtin Jezus. Shikoni si thote JEzusi per banesen e cila ishte THEMELOSUR mbi Shkemb: " Ra shiu, erdhi permbytja, fryne ererat dhe u perplasen mbi ate shtepi, por ajo nuk ra..."
JEzusi na tregon fondamentalisht se, FUQIA ne te cilen ishte ndertuar kjo Banese, beri qe ajo te qendroje deri ne FUDN te stuhise. Pyetja ime eshte: Perse nuk ra kjo ndertese, mos valle ajo mbajti vetveten? Jezusi na tregon SEKRETIN e ketsaj qendrese. Ai thote: ajo nuk ra, sepse ishte THEMELOSUR MBI SHKEMB. Pra te qendrosh deri ne fund do te thote: te jesh THEMELOSUR ne Krishtin Jezus. Jezusi na tregon se, FUQIA e kesaj ndertese per te qendruar deri ne fund, ishte pikerisht THEMELOSJA e saj mbi Shkemb. Me kete fakt kaq fondamental JEzusi na deshmon fuqishem se, aftesia e qendreses se besimtarit te krishter deri ne FUND, vjen pikerisht nga THEMELOSJA e tij ne Krisht. Nje peme e rrenjosur thelle, mund te lekundet nga era, por nuk mund te bjere. Perse? Kjo, sepse jane RRENJET ato qe e mbajen TRUPIN e Pemes, dhe jo TRUPI vetveten. Kete fakt Jezusi e deshmon pikerisht ne kete shembelltyre kur thote :i shte THEMELOSJA ajo qe e beri Shtepine te qendrueshme perballe stuhive dhe shterngatave. Te dashur besimtare, kushtojuni vemendja ketyre fjaleve te Zotit tone Jezus Krisht, i cili na tregon fare qartazi arsyet se perse shtepia e themelosur mbi shkemb nuk arriti te bjere perballe stuhive dhe furtunave.
Ajo qe une dua te theksoj ne fillim te kesaj teme, eshte pikerisht mesimi fondamental, i cili ka te beje me THEMELOSJEN e besimtarit te krishtere ne Krishtin Jezus. Pikerisht qe ketu ze fillesen e tij besimi i vertete ne Krisht, ai besim permes te cilit i krishteri mer dhurate shpetimin e Perendise. NEse nje i krishtere nuk eshte themelosur ende ne KRisht, ai qe ne proven e pare do te bjere, cka do te vertetoje mosthemelosjen e tij ne Krishtin JEzus.
Vazhdon
Krijoni Kontakt