-
cen69
Kepi i Rodonit,altari i ipeshkvive
Kepi i Rodonit,altari i ipeshkvive
RE. KU
7 Gusht Dy varre janė zbuluar brenda mureve tė Kishės sė Shėn Ndout nė Kepin e Rodonit, nė skajin verior tė rrethit tė Durrėsit, gjatė punimeve restauruese nga specialistė tė Institutit tė Monumenteve tė Kulturės. Sulejman Dashi, specialist pranė IMK-sė, tha se "njė varr mendohet t'i pėrkasė kryepeshkopit qė nė 1830 erdhi nga Lezha nė Rodon ndėrsa varri tjetėr, nė tė cilin ėshtė gjetur njė kokė gruaje dhe dy koka tė vogla fėmijėsh, ėshtė nė proēes studimi nga antropologu Aleksander Dhima".
Gjatė proēesit restaurues, qė ka nisur para dy vjetėsh, pranė kishės kanė dalė nė pah edhe pjesė tė manastirit deri tek kėmbanola. Sipas Dashit, "aktualisht forma e saj ėshtė romaniko- kodike me tė gjitha hollėsitė brenda, ku midis tė tjerave edhe nje pikturė e Rilindjes Italiane. Ėshtė gjetur kėmba e statujės sė Shėn Franēeskut, zambakėt e dizenjuar nė pllaka guri tė Shėn Ndout dhe njė shqiponjė dy krerėshe, dhe kjo e dizenjuar nė gur".
Kisha e Shėn Ndout, rreth 90 metra mbi nivelin e detit ka dimensione 13.6 x 6.25 metra. Teknika e ndėrtimit i pėrket stilit bizantin, ndėrsa forma atij roman. Ajo ėshtė e zbukuruar me afreske tė njė cilėsie tė lartė artistike, ku dallon njė shqiponjė e kuqe me dy kokė, simbol i Kastriotėve. Nė Kepin e Rodonit janė zbuluar dėshmi tė shtetit tė Arbrit, qendėr e cila befason herė pas here arkeologėt dhe antropologėt. Nė njė ekspeditė tė para tre viteve ėshtė pėrfituar njė dėshmi e re, e cila flet shumė pėr periudhėn e medializimit shqiptar.
Konkretisht, ekpedita, e cila pėrbėhej nga specialistė tė Insitutit tė Monumenteve dhe atij Arkeologjik, ka gėrmuar nė dy varret e zbuluara pranė altarit tė kishės. Sipas njė hierarkie tė kohės, vendndodhja pranė altarit u rezervohej njerėzve tė rėndėsishėm religjiozė, duke vazhduar mė tej me murgjit e murgeshat dhe njerėzit e thjeshtė, jashtė saj. Kėshtu, pas gėrmimit tė njėrit prej varreve, specialisti antropolog, Aleksandėr Dhima, ka zbuluar se i varrosuri ishte njė prelat i lartė (udhėhėqės fetar) i asaj kohe, gjė qė u vėrtetua nga elementet qė e shoqėronin atė, njė kryq i madh, i cili qėndronte mbi kockat e kraharorit dhe pozicioni i duarve, tė kryqėzuara mbi gjoks. Specialistėt kanė zbuluar se flitet pėr njė njeri tė ushqyer mirė dhe qė nuk ka vuajtur nga sėmundjet reumatizmale.
Specialistėt kanė hedhur hipotezėn se kemi tė bėjmė me njė ipeshkv, i cili ka jetuar nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė 17-tė deri nė fillimet e shekullit tė 18-tė.
Nė historikun e saj, kisha e shėn Ndout njeh tri periudha paleokristiane, periudhėn benedikte e cila nė dokumentet veneciane tė kohės, njihet si kisha e shėn Anastazisė dhe nė shek.e 16-tė kishėn e marrin franceskanėt tė cilėt e shugurojnė me emrin e sotėm, kisha e shėn Andonit.
Kisha e Rodonit flitet tė ketė qenė kustodi e provincės shqiptare dhe ėshtė i njohur kuvendi franēeskan i shėn Andonit. Edhe mė parė, nė kėtė monument janė zbuluar dėshmi autentike tė cilat flasin pėr fillesat e shtetit tė Arbrit. Kėshtu, nė afreskun e apsidės qendrore tė kėsaj kishe ėshtė gjetur elementi shqiponjė, simboli i Skėnderbeut. Po kėshtu, njė tjetėr afresk, nė brendi tė tij, paraqet Mamica Kastriotin mbi kalė. Kjo kishė katolike ndodhet pranė kalasė sė Skėnderbeut, e vetmja fortesė bregdetare e tij. Kjo kishė, e drejtuar nga patėr Zef Pėllumbi i kryen funksionet e saj shumė rrallė, vetėm nė raste festash tė mėdha fetare.
Dizanjimi i Shqiponjės sė Arbrit
Nė afreskun e apsidės qendrore tė kėsaj kishe ėshtė gjetur elementi shqiponjė, simboli i Skėnderbeut. Po kėshtu, njė tjetėr afresk, nė brendi tė tij, paraqet Mamica Kastriotin mbi kalė. Kjo kishė katolike ndodhet pranė kalasė sė Skėnderbeut, e vetmja fortesė bregdetare e tij. Gjatė proēesit restaurues, qė ka nisur para dy vjetėsh, pranė kishės kanė dalė nė pah edhe pjesė tė manastirit deri tek kėmbanola. Sipas Dashit, "aktualisht forma e saj ėshtė romaniko- kodike me tė gjitha hollėsitė brenda, ku midis tė tjerave edhe nje pikturė e Rilindjes Italiane. Ėshtė gjetur kėmba e statujės sė Shėn Franēeskut, zambakėt e dizenjuar nė pllaka guri tė Shėn Ndout dhe njė shqiponjė dy krerėshe, dhe kjo e dizenjuar nė gur".
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt