Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899

    Rugova ne Itali

    Rugova ne Itali

    E shtrėngoi pėr dore, e falėnderoi dhe i tha:” Unė mendoj se Italia ėshtė vend i bukur pėr ty.”
    -Rugova buzėqeshi i lumtur. Hapat e tij mezi dėgjoheshin nėpėr korridorin e pallatit presedencial jugosllav.
    Makina e blinduar priste pranė. Pas njė dreke tė rreshkėt, shlivovicės dhe gazmoreve qė treguan Rugova dhe Millosheviēi, presidenti ynė ndjehej ca i ēlodhur dhe i pabrenga. Nė dalje tė pallatit njė gjeneral foli: “ Hallo Prishtina, Prishtina...a mė dėgjon?”
    - “Siurdhėroni zoti gjeneral-u “,dėgjua zėri. “Urdhėr nga kryekomandanti i forcave tė armatosura tė APJ-s , respektivisht kryetarit tė shtetit: Rugova u nis, masat e sigurisė numėr 1. Nuk guxon Rugovės t“i mungojė as njė qime floku. As familjes sė tij. Urdhėr i prerė. Segret shtetror numėr 1. Interes shteteror numer 1.
    Makina e presidentit Rugova u tret me shpejtėsi.
    -Nuk do tė vrasim asnjė tė LDK- s pyeti zėri. Po. Po.Do tė vrasim tė tjerė, shtoi gjenerali nga shkallet e pallatit.
    Presidenti Rugova herė pas here vėshtronte nga xhami. Dielli pėcėllues ndjehej si saē mbi Kosovė.
    Bombat dhe rafalet nuk pushonin. Presidenti ynė kalonte NĖN atė breshėri si njė profet qė nė Bibėl e ēante detin nė dy pjesė. Perėndia e mbronte. Majtas dhe djathtas shtėpi tė rrėnuara, tym, zjarr, njerėz pa kokė, gjymtyrė fėmijėsh dhe aty kėtu ndonjė qen e ndonjė lopė e braktisur. -” Shiko ē“ka na bėn terrorristat”-pėshpėriti presidenti. Ushtarėt, paramilitarė dhe policėt salutonin presidentin tonė. “Jam president i njė vendi pa popull”, tha ai, gjersa me dorėn e djatht pėrshėndeste ushtarėt.
    Nė aeroport po ajo rrėmujė; ushtarė, policė, paramilitarė pėrcillnin presidentin tonė pėr Itali. Ai u ndal nė shkallė, u buzqeshi ėmbėl dhe u pėrkul deri nė gjunj duke i falenderuar me dorėn nė zemėr.Avioni u ngrit me hov.
    -”Ē“janė kėto kampe atje poshtė”-pyet presidenti kėshilltarin e tij.
    -”Kosovarėt PO BĖJNĖ PIKNIK”,tha ai.
    -”Maqedonia nuk ka det, apo jo ,-pyeti presidenti. Pse nuk shkojnė nė Itali, apo Greqi?
    -Mendoj, se ėshtė mė afėr Maqedonia, ia ktheu kėshilltari.Kushton mė pak. Kur stjuardesa erdhi pėr t“i mbledhur ushqimet e mbetura, presidenti tha:”Shih, shih, shiko poshtė, pėrsėri tenda, " kush janė
    ata?"
    -”Kukėsi Zotni President.
    -”Po janė ēmend kėta komunistat e Shipnisė, pse nė Kukės bėjnė pushime e jo ne det?”
    -Jo. Zotni president, kosovarėt bėjnė piknik edhe nė Shqipni.
    -”Hi, hi, hi,- u qesh Rugova- u realizua ideja ime pėr Kosovėn e haptė nga Shipnija dhe Serbija. Mė
    vjen mirė qė populli dhe presidenti i kalojnė pushimet nė muajin e njejtė.”
    -”Do t“ishte mirė t“i bėnim popullit njė vizitė atje poshtė”, e ndėrpreu kėshilltari.
    -Nuk e sheh sa tenda janė, atje mund tė infektohem, tė marrė njė sėmundje, unė nuk mund tė futem
    nė mes tė atij populli uhmm.”Mlodhi buzėt presidenti nė shenjė neverie. Nė at ēast telefoni cingėrroi:
    -”Po Millosh...po jam mirė...jo ...mos u brengos...natyrisht...nuk qeshem nė Romė mė shumė se nė
    Beligrad...jo..jo...unė nuk e harroj kurrė se nuk mė ke burgos...edhe zgjedhjet qė i lejove...po....nė…"
    Drenicė, po de...kur luftohej...po ...siurdhero.....”
    -”Ti je kryetar i zgjedhur, kupton.” Ky zė ishte i lartė dhe u dėgjua jasht telefonit.
    ”Po Zotni Millosheviē, mos u mėrzit, ashtu si jemi marrė vesh, shtoi presidenti ynė.
    Avioni zvarritej mbi qiellin e Italisė. “Kur tė pranohet Kosova nė NATO do tė kėrkojmė edhe pjesėn shqiptare nė Maqedoni, edhe nė Mal tė Zi, edhe nė Kosovėn Lindore. Por nė mėnyrė paqėsore, mė
    kupton. ”(Nė mėnyrė paqėsore mund ta kėrkojsh edhe Italinė.Dėshira nuk ėshtė e ndaluar me as njė ligj ndėrkombtar”). Kupton?-vazhdoi presidenti. Por pėr ta realizuar nė fakt, nė fakt, nė fakt nuk bėn asgjė. Si tani. Mė kupton? Kėshtu hidhet populli nė gjum. Ne jetojmė mirė; shpijėn pallat, rrogėn e mirė, mė shumė nė ballan se nė tokė, ēka dojmė na ma shumė ,hi hi hi. A e pe edhe Milloshi asht i kenaqun me politiken teme. E Ukshin Hoti ku asht a ...ha ha ha?-Populli na beson, pah, po popull t“mirė kena, shumė i dashtun hi hi hi ...ky populli jem uhmmm , do ta kisha puth ne faēe!
    -”E Thaēin” e ndėrpreu kėshilltari. Mos ma pėrmend at njeri, se sum ze xhumi, ia ktheu Rugova nervoz. Ca minuta mė vonė avioni aterroi nė aeroportin e Romės. Kėtė rrugė e kishte bėrė edhe Pirro edhe Gjergji pėr ta ndihmuar Alfonsin e V. Por ai besonte se liria fitohet ndryshe dhe nuk duronte qė populli t“i dėrgohej nė PIKNIK. Edhe Papa Klementi edhe Luigji, edhe Noli edhe De Rada kishte jetuar aty , apo kishin kaluar, por, tė gjithė me detyra tjera nga presidenti.
    Ca minuta mė vonė predsidenti i hoqi pantallonat dhe u zhyt nė deti. Breket e tij ishin me lule te vockela, lulqeni, te sarita me ato qe behet ēaji. Me keso lule shpesh grate benin dimija.
    Kerceu ne det si njė peshk, o Zot sa bukur notonte! Serbia duartrokiti. Te gjitha programet televizive tregonin scena nga notimi i shkelqyeshem i tij! O Zot, si Peshkaqen! Shalli i tij i terhiqes pas shpine deri sa ai notone i pabrenga!
    Kosova u gėzua qė presidenti freskohej dhe bronzohej nė Italinė mike. Shqiptaret brohoriten. Dielli po perėndonte ngadal dhe rėndė. Bėnte vapė e madhe edhe nė muzg. Kosova digjej flakė, me fėmijė,gra, vasha, djem, pleq e plaka! Me shtėpi e kafshė .Me rrasht e asht. Kosova pėrjetonte skėterrėn pėr sė gjalli.
    Nė Paris, nė Paris Kadare fshinte lotėt, kurse bashkshortja e ngrysur dhe duke dėnesur ndezi njė qiri pėr Kosovėn nė njė katedralė.Qosja po qante me zė. Kumte tė reja vinin nga malet e UĒK-s.
    Vajzat e reja lidhnin plagėt e ushtarėve. Njė vashė tjetėr 16 vjeēare fshinte lotėt duke mbajtur koken e njė ushtari ne gjoksin e saj. Ai sapo kishte vdekur. Shqiptari po ribėhej, po ringritej nė kėmbė.O Zot, ē“zezonė! Ē feniks?! Njė komb rikrijohej nga pluhuri i vetė!
    Rugova doli nga uji dhe lėpinte njė akullore italiane. Sot kishte marre nje straēatella, i pėlqenin shumė copėrat e ēokolatės qė e befasonin nė gojėn e tij presedenciale dhe tha: “ pah po bregdet i bukur, do t“ishte mire ta kerkojme edhe Italine ne menyre paqesore. Sa bukur.
    Deri sa po perlahej me Bukoshin pėr para u afrua njė plakė italiane dhe e pėshtyu mu nė akullore. O Zot kurrė nė jetė nuk jam pezmatuar aq shume ndaj plakave italiane si ndaj asaj zonje. Per kete protestova ashper nė UNO, nė NATO dhe prane Qeverise Italiane dhe kerkova qe plaka tė ekzekutohej. Presidenti italian i dergoi Kryeministrit tone 20.000 lireta, si demshperblim dhe u pajtuan. Por unė jo! Qė nga ajo dite nuk mund t“i shoh plakat me sy! Ja bėrė Antiplakė i rrezikshem dhe tash ēdo ditė nė mure shkruaj:" Poshtė plakat me rrudha", "Rroftė straēatella".

    _____________
    0 stėrnip i serbit, tepdil si bari,
    Ti na percan na shan e ti gjakun na pi,
    Ti na ther e na grin e pėr LDK na bėn fli;
    0 Lucifer e lubi: Shumadi, Hosanna, Barabba!

    Nė Barake, nėpėr Serbi e kufom' u-mallkofsh,
    Nė skėterrėn, me Milloshevicin, u-harbofsh,
    Me tam-tam e allarm' emrin ten e harrofsh,
    Nė Rashkė mbretėrofsh: Hosanna, Barabba!

    0 i urryer, i zhyer, i vyer pėr hu,
    Kokeforte, mjeran e kreshte pa tru
    Dallkauk, kopuk i krijuar per dru,
    Zėmėr-Percares e-gėrdhu: Hosanna, Barabba!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 07-09-2002 mė 21:57

  2. #2
    Dua t'ju kujtoj qe ky eshte forumi letersis dhe te gjitha replikat ne kete shkrim ishin jashte temes se forumit. Postimet e kesaj teme mund ti gjeni tek forumi Problematika Shqiptare

    Me mirekuptim
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •