E Hene, 05 Shtator 2005


WELCOME OR GOOD BYE, TIRANA STOCK EXCHANGE

Nga Dr. Ilir Kaduku


1. E kaluara e Burses se Tiranes

Kur niset te projektohet nje ide novatore, shpejt politizohet, me vone atrofizohet, tenton te shuhet por nuk humbet. Jam i bindur se pavaresisht kush jemi dhe ku jemi, ne shqiptaret "e them me mjaft keqardhje), shpejt do te kuptojme dhe do te shfrytezojme avantazhet qe sjell ekonomia e tregut. Elementi kyc, pikenisje e ekonomise reale te tregut eshte dhe bursa. Per shume nga ne, my emer te krijon impresion. Pak kush mund te krijoje ndonje lidhje ne mes ketij " alieni ekonomik " dhe problemeve te perditshme te biznesit. Nga nje vizite qe kam bere ne New York Stock Exchange, kam mesuar se jane mbi 134 milion amerikane qe kane investuar kursimet e tyre ne burse. Po atje, mesova se pothuaj 84 % e kompanive te energjise elektrike dhe ujesjellesat ne SHBA, kane si burim kryesor te kapitalit te tyre aksionet dhe obligacionet qe i shiten masivisht publikut te gjere. Nga ca miq te mij, te varfer sa dhe une, mesova se kursimet e tyre teper modeste, i kishin inkasuar ne aktivitetin e disa korporatave me ne ze te ujit dhe energjise. E habitshme, por ata ishin bashkepronare ne llojin e vet. "Shoku im i armeve", Kryebashkiaku Edi Rama, do te habitej nese une si "profan" i vjeter, shoh nje lidhje kauzale shume te fuqishme midis Burses se Tiranes dhe Bashkise se saj. Thjesht, nisem nga koncepte baze: uje dhe energji. Bursa funksionale " gjithmone flas per te ardhmen dhe jo per gjendjen qesharake qe ndodhet sot) do sherbeje si katalizator dhe rregullator i funksionimit te institucioneve financiare. Idea e hedhur ne momentet e ngritjes se burses "kam nderin te jem nder projektuesit), ka qene qe te realizohej krijimi i nje burse funksionale, baze per operimin bashkekohor te ekonomise dhe integrimin e saj ne ekonomine nderkombetare. Bursa do te ishte pikenisja reale i lindjes dhe krijimit te institucioneve te reja financiare ne Shqiperi dhe i vete investitoreve institucionale. Si nismetar i burses dhe si qytetar kam te drejte morale te pyes: cilat nga keto objektiva jane realizuar? Kush eshte fajtor per situaten e krijuar? Sigurisht qe nuk eshte djaloshi Meka.. Shkencetari ne fjale, "per merita te shquara", eshte graduar duke zene vendin e te madhit bankar, babait te bankave, Shokut Guvernator Fullani. E per te mos e lene fajin pa baba duhet t'a gjejme fajtorin. Ky eshte Shteti. Dhe shteti nuk eshte ireal por eshte i prekshem. Wshte po ky shtet dhe jane po keto pushtetare te cilet kur erdhen ne pushtet pas "revolucionit popullor" te 97, trumbetuan me ane te shkencetareve te fushes se ekonomise se " ekonomia shqiptare ka nevoje te domosdoshme per nje treg kapitalesh dhe insiativa per pronesine e burses, nuk mund te lihet teresisht ne dore te biznesit, por duhet te jete pjese e programit ekonomik dhe e lidhur me procesin e privatizimit". Pas kesaj demagogjie te radhes, keta ithtare "proletare te te gjithe vendeve bashkohuni" ju versulen si cakejte prnes shteterore. Ekipi i demagogeve, hajduteve te paskrupullt, ithtare te "prones shoqerore ne pronesi te klases punonjese", grisen dhe zhduken perdorimin e metodes se ofertes publike ne procesin e privatizimit. Rasti me flagrant i skemave diabolike te invadoreve te "kuq", eshte perpjekja e deshtuar me "sukses" ne privatizimin e Albtelekomit. Me bindje te plote them se "banda" ne pushtet keshtu tentoi te vepronte dhe me privatizimet e tjera strategjike si ARMO, INSIG, Ujesjellesi, Termocentralet, HC e medhenj e te vegjel, etj,etj. Wshte krejtesisht e panevojshme te evidentoj fakte se si kane vepruar pushtetaret tane ne kete aspekt. Ekipi i Nanos, shpikes dhe zbatues te teorise "se tokes se djegur" i ishte versulur si ujku kopese dhe asaj pak prone qe ka mbetur nga vjedhja e tyre masive. Duhet ndalur sa me pare kjo kryqezate e ketyre "visogoteve" moderne qe kane si moto "Mbro te ardhmen". Babezia e tyre arriti deri atje sa 40 dite para zgjedhjeve parlamentare moren guximin te "perdhunojn" pjeset me te cmueshme te pasurise kombetare "ARMO, Telekom, Hotel Dajti). Nuk deshiroj te futem ne aferat korruptive te koncensioneve te turpshme te HEC-ve, etj. Nuk dua te zgjatem me koncensionet qe perben nje kapitull me vete. Wshte i pamohueshem fakti se keta bandite te kollarisur jo rralle here na jane paraqitur si antishqiptare, si sherbetore te ndyre te interesave te tyre personale. Le t'i referohemi fakteve sepse ato jane te shumta dhe kokeforta. A jane po keta pushtetare qe shiten per "pese ashpra" telefonine celulare, qe po i grabit ne menyre sistematike shqiptaret, qytetaret me te varfer te Europes. A jane po keta qe privatizuan bankat, naften, termocentrale, fabrika e kombinate te ndryshme. Qeverisja e ketyre banditeve te kollarisur e katandisi qytetarin shqiptar nga qytetari i fundit i Europes ne nje argat i te huajve ne token e vet. Mijerat e emigranteve te perkohshem jane konvertuar ne emigrant te perhershem, me mungesen e deshires per te kthyer koken nga vendi i tyre. E gjithe kjo ka ardhur si rezultat i strategjise qeverisese kriminale te socialisteve. Shqiptaret nuk duhet te harrojne se privatizimi i pasurise kombetare eshte pjesa me sensibel e nje vendi qe aspiron per demokraci. Dhe ne shqiptaret duhet te reflektojme dhe te mbrojme te drejtat tona. Mos te vritemi me njeri-tjetrin "pse me pe apo pse te pashe", por te ngrihemi e luftojme per te drejtat themelore te demokracise, sic eshte prona. Le te luftojme me te gjitha menyrat qofte dhe demokratike kunder kesaj klike ne pushtet. Po marrim nje shembull konkret nga eksperienca e vendeve postkomuniste: per nje paqartesi ne modelin e strategjise se privatizimit, kryeministri polak Leszek Miller largoi nga kabineti ministrat kundershtare te privatizimit z.Wieslaw Kczmarek dhe keshilltarin per problemet ekonomike z.Jacek Piechota. U pyet:Pse? Pergjigja ishte "ata ishin kunder Polonise, jo kunder meje". Natyrshem me lind pyetja: pse ne shqiptaret gjithmone te fundit? Pse te tjeret ecin perpara, integrohen, krenohen me vendin e tyre? Perse sa here qe na afrohet e mira tek pragu i deres, historikisht i kemi rene me shkelm? Pergjigjen mundohem t'a gjej tek ideologjia e mbrapshte qe na ka drejtuar. Kur do vije ajo dite qe ne shpirtin e ideologeve tane te kete vetem nje qellim: Shqiperia. E per kete qellim cdo shqiptar i ndershem duhet te luftoje me cdo mjet.

2. Banka e Shqiperise dhe Bursa e Tiranes.

Mjaft shqetesuese eshte mungesa e transparences nga Banka e Shqiperise. Publiku i gjere pervec slloganeve te njohura nuk ka asnje alternative per te mesuar mbi perspektiven e tregut bankar e financiar. Nga sondazhe te kryera nga institucione te pavarura financiare rezulton se shume banka jane te limitizuara ne gjetjen e mundesive te reja te investimit dhe preferojne tregun e letrave te tjera me vlere te cilat sjellin norma te larta kthimi dhe vleresohen me risk me te ulet kreditimi. Ne esence te pohimeve te raporteve del dhe nje konkluzion mjaft shqetesues per sistemin financiar, problemi i investimeve themelore. Banka e Shqiperise, ne kundershtim te plote me statusin e saj, aktualisht eshte nje institucion totalisht i politizuar, e paraqet si emergjente gjendjen e investimeve themelore, lidhur kjo me perspektiven e zhvillimit te vendit kryesisht ne kapacitetet e infrastruktures se vendit. Ne investimin e letrave me vlere aktualisht vetem bankat kane mundesi te perfitojne. Realisht biznesi real privat dhe individi ende nuk jane te perfshire ne investimin e letrave me vlere. Nje situate e tille per mendimin tim ndodh si pasoje e mosfunksionimit real dhe efikas te burses. Ngritja e Burses, ne vitet e qeverisjes demokratike nuk ishte nje "show politik", sic u munduan t'a paraqesin menjehere socialistet. Qe ne fillim u caktua nje objektiv per sigurimin dhe venien ne funksionim te tregut primar e sekondar te letrave me vlere dhe instrumentave te tjere financiare te tregut te parase dhe kapitalit, te emetuara nga Qeveria, shoqerite tregetare vendase dhe te huaja me objeksionin e krijimeve te kapitaleve. Po ne kete kuader u kristalizuan dhe rruget per krijimin e alternativave te investimeve ne mbeshtetje te fondeve te investitoreve private dhe shteterore. Parimisht dhe socialistet kane paraqitur po keto objektiva ne programin e tyre por cfare kane bere ne realitet gjate ketyre viteve te "sundimit" te tyre? Vete statusi politik i tyre i mbeshtetur ne slloganin " proletare te te gjithe vendeve bashkohuni" nuk mund te kete bashkejetese me konceptin e shperndarjes se pasurise shteterore me ane te letrave me vlere. Kjo shpjegon dhe faktin se per periudhen tete vjecare te "invazionit" te tyre problemi i letrave me vlere eshte lene ne harrese duke degraduar ne zhvleftesimin e plote te tyre. Natyrshem lindin pyetje: Ku jane keto letra me vlere dhe kush i disponon? Sa eshte vlera reale e tyre? A ekziston ndonje regjister per individet qe marrin pjese per ne shitblerjen e letrave me vlere? Cfare baze rregullative dhe ligjore aplikohet ne licensimin e rregjistruesve te letrave me vlere? Si realizohet mbikqyrja dhe kontrolli i tregut primar te bonove te thesarit? Cili eshte destinacioni i tyre? A nuk e dinin "shoket bankiere socialiste" gjate periudhes te sundimit te tyre "97 - 05), se me nje legjislacion te tille ekziston dhe fuqizohet mundesia e pastrimit te parave dhe rriten tendencat e mungeses se transparences se te dhenave kontabile? Pastaj mund te dalin dhe te pergenjeshtrojne Departamentin e Shtetit Amerikan per mundesine e pastrimit te parave nga Banka Qendrore nepermjet bonove te thesarit. Le te jene transparent dhe te thone se sa here eshte kerkuar nga Keshilli Mbikqyres i Burses se Tiranes instalimi i nje operacioni te tille prane bankave te nivelit te dyte ose burses. Cilat kane qene arsyet e mospranimit te nje kerkese te tille nga Keshilli mbikqyres i BSH ? A nuk e dinin se emetimi i bonove te thesarit nepermjet BSH nuk perben nje aktivitet origjial dhe eskluziv te BSH? Apo nuk ishin te qarte per perspektiven e tregut financiar? Pse u desh sinjali nga Departamenti i Shtetit Amerikan dhe alarmi i opozites qe "shoket qendrore" te BSH dhe Qeverise te fillojne te axhustojne ligje per te mbuluar "paudhesite" e tyre. Aktualisht Bursa e Tiranes na paraqitet, si me nje "zonje te fjetur ", si nje "show room" institucional, si nje motel me nje yll, ku strehohen grate, mbesat dhe VIP-at e korrupsionit elegant, qe fshihet pas kolltukeve "qualyflier" te mosketiereve te Bankes se Shqiperise dhe ish-Qeverise socialiste. Anemia e Burses se Tiranes qendron dhe tek faktori psikologjik. Qytetaret shqiptare te perveluar nga piramidat, nuk kane besim ne organizma te tilla te pasprovuara. Nga ana tjeter, duke ditur se vete kompanite shqiptare kane bilance kontabile zyrtare te dyshimta, nuk kane deshire te bashkepunojne me to ne kete treg modern. Cdo njeri qe do te blinte aksionet e ketyre kompanive do deshironte te ishte i sigurt se fitimi i raportuar, i cili ndahet proporcionalisht midis aksionereve, eshte realisht fitimi i sakte. Mendoj se kete moment "shock" ekonomik, duhet te loze rol mandati politik. Pra, duhen zgjedhur njerez me voten e popullit te cilet te behen garant per kompanite qe do luajne ne burse. Leksioni i vogel qe dhashe me siper, i eshte shmangur analizave ekonomike, financiare e juridike te projekteve konkrete. Per kete arsye, para lexuesve te paekspozuar me mekanizmat e burses, realizimi i projekteve te tilla duket relativisht i lehte. Ne te vertete, realizimi me sukses i nje burse kerkon nje pune titanike, konvulsione te nje magnitude te papare deri me sot ne tregun bankar e financiar.

3. Bursa e Tiranes sot.

Shqetesimi im si qytetar dhe si themelues i Burses qendron ne faktin se deri ku do jete limiti i talljes se shtetit shqiptar me qytetaret e tij ne privatizimet e pasurise kombetare. Mendoj te bejme nje analize te gjendjes dhe te mundohemi te japim alternativa per zgjidhje: Nje nga arsyet themelore te gjendjes ne te cilat ndodhet ekonomia eshte informaliteti i biznesit qe ze rreth 60 % te ekonomise. Mendoj se informaliteti nuk eshte vetem nje shqetesim per te siguruar te ardhura buxhetore por dhe nje problem i madh per funksionimin e tregut te letrave me vlere. Mosfunksionimi i ketij tregu dhe burses eshte pasoje e zhvillimit ekonomik te vendit por mbi te gjitha e nivelit te larte te informalitetit. Ne sens ka nje keq interpretim me dashje te konceptit "leter me vlere". Duke dashur t'i largohem trajtimit akademik, thjesht mund t'a trajtojme si nje menyre te shperndarjes dhe rishperndarjes se kapitalit "lexo pasuri) shteterore. Te majtet shqiptare, te cilet nga pikpamja e pasurise personale "lexo hajduterise personale) aktualisht jane dhe me te djathte se te djathtet franceze, e dine mire se ne kete menyre eshte operuar me mjaft sukses ne Ceki, Poloni etj. Sic eshte mesuar te veproje propaganda e vetequajtur socialiste, cdo operacion ekonomik i realizuar nga qeverisja demokratike eshte i gabuar. Bazuar ne raportet e FMN-se, Bankes Botetore dhe nga literatura ekonomike bashkekohore rezulton se sistemi i letrave me vlere i perdorur ne Shqiperi eshte konsideruar si me efikasi nga pikepamja e kohe perdorimit, opsioneve te shumta te perdorimit " sistem universal), mjaft komplekse persa i perket thjeshtesise dhe prakticitetit te kodifikimit dhe liberale ne raport me individin. Per mofunksionimin efikas te skemes se funksionimit te letrave me vlere demokratet duhet t'a kerkojne te keqen tek vetja. Elemente te korruptuar me nje te kaluar te "zymte korruptive komuniste" vazhduan te drejtonin ne pika kyce ne institucione teper te rendesishme gjate periudhes se qeverisjes demokratike. Te mbeshtetur nga kasta e vjeter dhe nga elemente korruptiv te infiltruar brenda qeverisjes demokratike arriten te penetronin dhe te ishin regjizoret e atyre qe kthyen ne "bumerang" "letrat me vlere, skemat piramidale, sistem krediti, etj). Sot jane shperblyer dhe jane grumbulluar perseri tek "sofra e vjeter". Mendoj se Banka Qendrore ne te ardhmen duhet te heq dore nga eskluziviteti i emetimit te bonove te thesarit dhe t'a kaloje ne funksion te bankave te nivelit te dyte. Arsyeja se perse nuk eshte bere deri tani nje levizje e tille qe detyrimisht do rezultonte ne reformim te tregut eshte nje problem i cili meriton te analizohet. Por nese ndermerret nje hap i tille duhet praprakisht nje pune parapergatitore. Kjo periudhe kryesisht mbeshtetet ne ndryshimin e bazes legjislative dhe te adoptimeve te kornizave juridike. Duhet bere transferimi i bazes se te dhenave "regjistrit te individeve" me destinacion bankat e nivelit te dyte. Per hartimin, mbajtjen, organizimin, administrimin dhe ruajtjen e regjistrit te individeve duhet bere pasqyrimi i cdo te dhene mbi individet dhe perfaqesuesit e tij. Ne kete regjister duhet te pershihen dhe personat e refuzuar. Ne fund duhet te behet kontrolli dhe mbikqyrja e cdo faze te ciklit. Rruga graduale e kalimit te emetimit te bonove te thesarit nga BSH drejt bankave te nivelit te dyte eshte optimizimi i limitit dhe perllogaritja e komisionit te transfertes kur gjykohet e arsyeshme. Po keshtu percaktohet limiti kohor si dhe ngarkesat juridike dhe institucionale te individit. Ky cikel mendoj se perben nje strategji te perafert te ketij kalimi gradual ne nivel sherbimi nga BSH drejt bankave te nivelit te dyte. Ky cikel duhet te sherbeje dhe si strategji e bashkepunimit ne nivel dikasterial Ministri e Financave-BSH. Mesa duket "shoket qendrore" nuk kane pasur kohe te merren me kete problem gjate tete viteve te "invazionit" te tyre. Nese nuk ndermerren hapa te tille institucionale, juridik dhe regullatore do ndodhemi para nje gjendjeje kaotike ne tregun e bonove te thesarit. Do ndodhemi ne kuadrin e konfliktit midis depozitave dhe bonove te thesarit " konflikt = konkurrence). Normalisht ketu kemi perplasje te interesave te bankave per te thithur depozita nga publiku me interesin e individeve per te arritur fitim maksimal nga parate e tyre me destinacion investimin ne bono thesari. Aktualisht bankat e nivelit te dyte kane objektiv paresor shtimin e depozitave. Ne kushtet e mungeses se asaj periudhe pergatitore te permendur me siper "nje situate e tille ekziston ne BSH dhe ne bankat e nivelit te dyte ), ajo pjese e kursimeve me destinacion depozita do alternohet per bono thesari. Ne kete moment bankat e nivelit te dyte humbasin interesin per te hyre ne kete mekanizem financiar te tregut bankar. Dihet rezultati i ketyre lloj eksperimenteve. Jemi deshmitare se sa ka paguar ekonomia shqiptare nga " eksperimentet e importuara ". Thjesht kujto piramidat!

4. Ca keshilla per "shoket" e Bankes se Shqiperise

I keshilloj "shoket qendrore" e Bankes se Shqiperise, qe te heqin dore nga tullumbace te tilla. Duhet te behen te dergjegjshem dhe te arrijne te kuptojne se nuk behet fjale per hapjen e nje kazinoje por per Bursen, elementin kyc te ekonomise se tregut, pikenisjen e nderhyrjes se rregullatorit kapital ne jeten ekonomike te vendit. Duhet kuptuar sinqerisht se nuk mund te kete firma te listuara ne burse kur nuk deklarohen me pare bilancet kontabel dhe te ardhurat reale dhe si rezultat nuk mund te kete vlere aksioni. Per te kuptuar se ku jemi po i referohem vetem nje fakti : Bursa e Maqedonise eshte themeluar me 26 Mars 1996 " ne nje kohe me Bursen e Tiranes ) Ne vitin 2000 kishte 14 ndersa aktualisht ka 20 anetare te listuar. Nuk eshte objekt i diskutimit tim vleresimi ekonomik, social e politik i Maqedonise por besoj se cdo kush eshte sensibel kur i kupton diferencat. E thene shqip, ata akoma po luftojne per identitetin e emrit te shtetit te tyre por ne te njejten kohe kane arritur te ndertojne institucione. Para se te jesh shkencetar, politikan , qytetar eshte e udhes te jesh me pare patriot.. Jemi te ndergjegjshem se nuk duhet mendojme utopira per te arritur NASDAQ, Bursen e Londres, Frankfurtit apo te New Yorkut por te pakten te jemi te nje niveli me fqinjet dhe te pranueshem ne tregun financiar nderkombetar..Eshte per te ardhur keq qe mundin dhe djersen e mijra emigranteve tane t'a kthejne ne perfitime kolosale bursat e huaja. Firma apo individe shqiptare jane kliente te bursave te huaja duke blere aksione ne keto bursa si nje forme per te investuar kursimet e tyre. Jemi deshmitare se mjaft biznesmene te suksesshem shqiptar jane partnere te firmave te mirenjohura te cilat jane te listuara ne bursat e huaja. Tanime eshte evidentuar largesia qe ka realisht Bursa e Tiranes dhe Dhoma e tregetise, megjithe perceptimet iluzioniste qe absorbohen nga drekat, darkat dhe konferencat madheshtore formale. Biznesi duhet te jete me agresiv ne kerkimin e llogarise, lidhur me eficencen e nje institucioni qe perfiton nga kontributet e tyre, dhe jo per te vene veten ne rolin e fajtorit per mosfunksionimin e Burses. Ne kakofonine e ish - qeverise socialiste, privatizimet strategjike kane qene ne fokus te veprimtarise " vjedhjes ) se tyre. Te gjithe jemi te ndergjegjshem se kemi pasur te bejme me " perdhunime " te pasurive kombetare. U abstragua pjesemarrja e biznesit vendas dhe u dorezua pa kushte mbi 75 %, tek te huajt. Nese do te vazhdojme te procedojme me te njejten menyre, atehere Bursa e Tiranes do te konvertohet ne nje fetus te panevojshem, dhe s'do te jete e larget dita kur me keqardhje mund te themi " Lamtumire, Bursa e Tiranes ".

* * *

Ne tregun financiar funksionojne disa organizata auditimi " njera nga keto organizata drejtohet nga ish - auditori i Vehbi Alimuces, dhe si i tille ai duhet te pergjigjet para ligjit te qeverise demokratike dhe Konventes se Ligjit Kriminal per Korrupsionin ). Tallja e zyrtareve te Ministrise se Financave dhe Tatim - Taksave arrin deri atje sa ne Komisionin e Apelimit te Gjobave prane Ministrit te Financave, figurojne kryetare shoqatash te auditimit, burra e gra te presidenteve te firmave te gjobitura, ish - auditore te firmave rentiere, etj. Nese doni fakte, ju siguroj se i kemi te plote dhe te sekretuara. Ju mund te vazhdoni te perpunoni arkivat dhe te zhdukni faktet ne keto ditet qe ju kane mbetur, por nje gje eshte e sigurte : kujteses dhe arsyes se polpullit nuk i shpeton asgje. Nuk shoh ndonje gje negative nese ato jane ne oponence me njera tjetren, por e shoh teper te pamoralshme oponencen e ketyre organizatave ndaj shtetit. Nuk dua te zgjatem me shifra dhe fakte, sepse nuk jane objekt i komentit. Per momentin eshte me se emergjente rishikimi i sistemit vendas te kontabilitetit lidhur me abuzimet ne kontabilitet, me tendencen e rivendosjes dhe konceptimit te sanksioneve te duhura sipas Konventes se Ligjit Kriminal per Korrupsionin. Nuk e shoh te nevojshme te vertetoj se fshehja e fitimeve reale ne aktualitetin shqiptar eshte nje sistem kupole qe fillon nga Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve dhe Doganave e deri tek tatimori me i thjeshte. Nese Alias Ardian Kamberi ka ndonje pretendim mund te vazhdojme diskutimin. Kete diskutim, kete aksion mbarekombetar, ne demokratet j'a kemi vene si qellim vetvetes dhe nuk kemi ndermendt'i marrim doren askujt. Faktet jane kokeforta dhe flasin shume. Pa dashur te bie ne paralelizma, " kapedaneve " te mesiperm do t'i rikujtoj historine e Al Kapones dhe financierit te tij. Fatkeqesisht Al Kapone dhe financiere te tille ne miniature, ne Shqiperi ka plot ne tregun e korrupsionit te zvenitur shqiptar. Shpresojme qe dhe Shqiperia te kete Eliot Nessin dhe Di Pietrot e saj. Aktualisht Bursa e Tiranes e ka fituar statusin e te qenurit " i pavarur ". Ne menyre urgjente duhet nderhyre ne kthimin e saj nga nje " show room institucional " ne nje burse funksionale. Eshte koha qe te hiqet dore nga metodat skolastike te orientimit me seminare, konferenca, vizita te pafundme jashte shtetit. Duhet punuar konkretisht per te imponuar tek " zoterinjte politikeberes " per privatizimet strategjike me ane te letrave me vlere. Eshte evident fakti se pavaresisht se vlera e tyre reale aktualisht tenton drejt zeros ato jane pjese arteriale e ekonomise se tregut. Me kete nenkuptojme se po te vihen ne levizje mekanizmat ligjore te shtetit ne kuadrin e privatizimeve me ane te letrave me vlere, vlera e tyre potencialisht rritet Ne kete aspekt aktivizimi i letrave me vlere ne procesin e privatizimeve strategjike nuk perben nje " show elektoral ", por nje mundesi reale per gjithperfshirjen e qytetareve shqiptare ne .kete lloj investimi. Normalisht pas emetimit te pare " pjesemarrjes ne privatizim me letra me vlere ) vazhdon cikli i dyte : ai i rivleresimit ne menyre te organizuar e te koncentruar prane burses. Duhet te jemi modest ne konceptimin e ketij rrethi vicioz. S' behet fjale per shpikje, as eksperimente por per te zbatuar ekperiencen e vendeve analoge nga historia, zhvillimi social, ekonomik dhe politik. Nuk mund te integrohesh ne BE me sllogane " pa integrim financiar s'mund te kete integrim " por me institucione. Nese i referohemi direktivave te fundit te BE mbi sistemin bankar do te shohim se sa larg jemi dhe ku pretendojme te shkojme. Mbeten objektiva imediate te Burses dhe stafit te saj optimizimi i raporteve : BSH - burse ; biznes - burse ; bankat te nivelit te dyte - burse ; individ - burse, etj. Bursa duhet te funksionoje mbi bazen e parimit " step by step ". Nga kuadri skolastik I seminareve dhe konferencave formale duhet intensifikuar puna studimore mbi strategjine e zhvillimit te tregut te kapitaleve konceptuar ne unison me privatimet strategjike, afrimin e investitoreve ne burse duke aplikuar metodat koherente te listimit dhe kuotimit, anetaresim konkret dhe me objektiva te qarta ne organizma nderkombetare analoge, njohja ne menyre periodike me ecurine ekonomike - financiare te investitoreve te sferave te ndryshme te interesit, etj. Vetem ne kete menyre mund te realizohen objektivat bashkekohore te ketij institucioni, kyc per ekonomine e tregut qe aspirojme.

Koha Jone.