17:35/01.09.05 - Qeveria e Kosoves dhe TMK bojkotojne ceremonine e nderrimit te Komandes se KFOR per shkak te Paskash
Nė Prishtinė u mbajt ceremonia e ndėrrimit tė komandės sė forcave paqeruajtėse tė NATO-sė nė Kosovė. Gjenerali i deritashėm francez Iv de Kermabo ia dorėzoi detyrėn e komandantit tė KFOR-it gjeneralit italian Giuseppe Valotto. Ceremonia u udhėhoq nga komandanti i NATO-s pėr Evropėn Juglindore admirali amerikan Harry Ulrich. E pranishme ishte edhe ministrja franceze e mbrojtjes Michelle Alliot Marie dhe personalitete tė tjera ndėrkombėtare dhe vendėse. Nė ceremoni mori pjesė edhe shefi i shtatmadhorisė sė ushtrisė serbo-malazeze gjenerali Dragan Paskash.
Nė ceremoninė e sotme, pėr herė tė parė nuk kanė marrė pjesė pėrfaqėsues tė Trupave tė Mbrojtjes sė Kosovės, tė Shėrbimit Policor tė Kosovės si dhe pėrfaqėsues tė partive opozitare, por edhe drejtues tė lartė tė partive politike, anėtare tė koalicionit qeverisės.
Qeveria e Kosovės pėrmes njė deklarate pas ceremonisė ka kundėrshtuar praninė e delegacionit ushtarak serbo-malazez.
Pjesėmarrja e njė gjenerali tė njė ushtrie qė ka kryer krime nė Kosovė dhe qė deri mė sot nuk ka kėrkuar falje ėshtė fyerje pėr ndjenjat e qytetarėve dhe njė akt i papranueshėm pėr ne, thuhej mes tė tjerash nė deklaratėn e Qeverisė.
|||Lajme.Net|||
C'domethenie ka pjesemarrja e krye-gjeneralit te nje ushtrie te implikuar ne krime lufte ne Kosove, ne cermonine e nderrimit te komandes te forcave te Natos ne Kosove (eshte hera e pare qe prej 1999, qe nje gjeneral serb e viziton Kosoven)? Po vendosja ne krye te forcave te Natos te nje gjenerali nga nje shtet pro-serb si Italia? Si i komentoni ju keto zhvillime ne nje kohe kaq kritike per Kosoven? Mos valle Europa kurve ka vendosur qe Kosova te mbese pjese e Serbise?
Krijoni Kontakt