Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-05-2004
    Postime
    115

    Angry Shefi i shtatmadhorise se ushtrise serbe ne Kosove?!

    17:35/01.09.05 - Qeveria e Kosoves dhe TMK bojkotojne ceremonine e nderrimit te Komandes se KFOR per shkak te Paskash
    Nė Prishtinė u mbajt ceremonia e ndėrrimit tė komandės sė forcave paqeruajtėse tė NATO-sė nė Kosovė. Gjenerali i deritashėm francez Iv de Kermabo ia dorėzoi detyrėn e komandantit tė KFOR-it gjeneralit italian Giuseppe Valotto. Ceremonia u udhėhoq nga komandanti i NATO-s pėr Evropėn Juglindore admirali amerikan Harry Ulrich. E pranishme ishte edhe ministrja franceze e mbrojtjes Michelle Alliot Marie dhe personalitete tė tjera ndėrkombėtare dhe vendėse. Nė ceremoni mori pjesė edhe shefi i shtatmadhorisė sė ushtrisė serbo-malazeze gjenerali Dragan Paskash.
    Nė ceremoninė e sotme, pėr herė tė parė nuk kanė marrė pjesė pėrfaqėsues tė Trupave tė Mbrojtjes sė Kosovės, tė Shėrbimit Policor tė Kosovės si dhe pėrfaqėsues tė partive opozitare, por edhe drejtues tė lartė tė partive politike, anėtare tė koalicionit qeverisės.
    Qeveria e Kosovės pėrmes njė deklarate pas ceremonisė ka kundėrshtuar praninė e delegacionit ushtarak serbo-malazez.
    Pjesėmarrja e njė gjenerali tė njė ushtrie qė ka kryer krime nė Kosovė dhe qė deri mė sot nuk ka kėrkuar falje ėshtė fyerje pėr ndjenjat e qytetarėve dhe njė akt i papranueshėm pėr ne, thuhej mes tė tjerash nė deklaratėn e Qeverisė.
    |||Lajme.Net|||

    C'domethenie ka pjesemarrja e krye-gjeneralit te nje ushtrie te implikuar ne krime lufte ne Kosove, ne cermonine e nderrimit te komandes te forcave te Natos ne Kosove (eshte hera e pare qe prej 1999, qe nje gjeneral serb e viziton Kosoven)? Po vendosja ne krye te forcave te Natos te nje gjenerali nga nje shtet pro-serb si Italia? Si i komentoni ju keto zhvillime ne nje kohe kaq kritike per Kosoven? Mos valle Europa kurve ka vendosur qe Kosova te mbese pjese e Serbise?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anėtarėsuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Ju lumtė N.Daci (Kuvendi),A.Salihaj (qeveria) dhe Sh.Ahmeti (SHPK)...vetė prezenca e juve nė ceremoni la tė kuptohej se gjenerali serb ishte nė cilėsin e musafirit tė njė vendi tjetėr fqinj,i ftuar nga (ish) komandati i KFOR-it,Iv de Kermabo.
    Pėr krahasim prej partive politke tė Kosovės dhe TMK-sė tė cilat pėr njė plesht e kallėn jorganin!!!
    Sjelljet e tilla tė partive politike nė Kosovė,vetėm se do tė na izolojnė dhe do tė na largojnė nga miqėt tanė dhe do tė krijojnė favore pėr kundėrshtarėt tanė politikė e ushtarakė serb!
    Pijetoret janė vendet ku ēmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Qeveria e Kosovės reagon kundėr pranisė sė gjeneralit Paskash nė Prishtinė


    Prishtinė, 1 shtator - Pjesmarrja e shefit tė shtabit tė pėrgjithshėm tė Ushtrisė sė SeM, Dragan Paskash nė ceremoninė e ndėrrimit tė komandės sė KFOR-it ėshtė pėrcjellur me reagime tė shumta. Ndonėse zėvėndės kryeministri Adem Salihaj ishte i pranishėm nė kėtė ceremoni, Qeveria pėrmes njė komunikate e vlerėson praninė e Paskashit si fyerje pėr ndjenjat e qytetarėve tė Kosovės. Nė reagimin i cili ėshtė publikuar pas ceremonisė Qeveria arsyeton pjesmmarrjen e zėvėndės kryeministrit me mungesėn e informimit nga ana e KFOR-it por pranon nė tė njėjtėn kohė se ėshtė njoftuar 45 minuta para fillimit tė ceremonisė. Kermabo nė kumtesė citohet tė ketė thėnė se fjala ėshtė pėr ftesa pėr pėrfaqėsuesit nga ushtrtė e rajonitė, ndėrsa zyra e Shqipėrisė i ka konfirmuar Qeverisė se nuk ka marrė asnjė ftesė. Shpjegimi i gjeneralit Ives De Kermabo ka qenė se ai e ka bėrė kėtė pėr tė mirėn e Kosovės dhe tė paqes, dhe se kjo nuk ishte e njėjta ushtri qė kishte kryer krimeö, thuhet nė kumtesėn e Qeverisė. Nė fund tė kumtesės thuhet se Qeveria e Kosovės konsideron se ky veprim i ka lėnduar rėndė ndjenjat liridashėse tė qytetarėve tė Kosovės dhe vlerėson se nuk ėshtė dashur tė ndodh ky akt, pavarėsisht prej qėllimeve tė mira tė NATO‑s pėr tė krijuar klimė tė paqes dhe tė bashkėpunimit nė rajon. Ndėrkohė edhe Trupat Mbrojtėse tė Kosovės pėrmes njė komunikate sqarojnė se komandanti i TMK‑sė gjenerallejtėnant Agim Ēeku dhe drejtuesit e tjerė tė TMK‑sė, pėrkundėr dėshirės se tyre, janė detyruar qė tė mos marrin pjesė sot nė ceremoninė e ndėrrimit tė komandantit tė KFOR‑it, pėr shkak tė prezencės nė kėtė ceremoni tė shefit tė shtabit tė ushtrisė serbo malazeze, gjeneralit Paskash, i cili ėshtė ftuar nga KFOR‑i. SHP i TMK‑sė ka vlerėsuar se ftesa pėr gjeneralin serb Paskash, pėr shumė arsye, ka qenė njė vendim jo i qėlluar dhe i parakohshėm. Njė vizitė e tillė, nė radhė tė parė, provokon ndjenjat e shumicės sė qytetarėve tė Kosovės, tė cilėt kanė ende shumė plagė tė hapura nga lufta. Kufomat e mijėra civilėve shqiptarė tė masakruar nga ushtria serbe ende nuk janė kthyer nė Kosovė. Gjenerali Paskash pėrfaqėson ushtrinė e cila ka bėrė shumė mėkate nė Kosovė. Pėr mė tepėr as gjenerali Paskash dhe askush nga udhėheqėsit e ushtrisė dhe qeverisė serbe nuk kanė kėrkuar falje pėr krimet qė ka kryer ushtria serbe nė Kosovė. Nė komunikatė TMK-ja vlerėson se Ushtria serbo ‑ malazeze ende nuk i ka pastruar radhėt e veta nga kriminelėt e luftės. Pėrkundrazi, kjo ushtri po i mbron kriminelėt e kėrkuar nga Haga, pėrshirė kėtu edhe kryekriminelin Ratko Mladiq. Ushtria serbo ‑ malazeze ende nuk ka filluar reformat e duhura dhe si e tillė vazhdon tė jetė kėrcimin serioz pėr stabilitetin e Kosovės dhe rajonit. Kjo ushtri ende nuk ėshtė e denjė pėr tė qenė partnere e NATO‑s dhe TMK‑sė. Megjihatė thuhet mė tej nė komunikatė TMK‑ja do ta ruajė respektin pėr gjeneralin Karmabo i cili e ka ndihmuar shumė TMK‑nė dhe Kosovėn, dhe nga Kosova po largohet si mik i mirė. Respektin e vet pėr gjeneralin Karmabo TMK‑ja e ka treguar edhe me paradėn e organizuar pėr nder tė largimit tė tij. TMK‑ja po ashtu do tė vazhdojė bashkėpunimin e mirė me KFOR‑in dhe nė veτanti komandantin e ri tė KFOR‑it gjeneralin Valloto, tė cilit i uron mirėseardhje nė Kosovė. TMK‑ja nuk ėshtė kundėr bashkėpunimit me fqinjėt. Ne jemi tė gatshėm tė bashkėpunojmė mė tė gjithė partnerėt nė rajon, pėrfshirė kėtu edhe Serbinė. Por pėr kėtė duhet pritur kohėn dhe momentin e duhur. Ushtria serbo‑malazeze duhet tė plotėsojė shumė standarde qė tė meritojnė respektin dhe partneritetin tonė dhe tė NATO‑sė- thuhet nė fund tė komunikatės sė TMK-sė. Me rastin e pjesėmarrjes sė shefit tė Shtatmadhorisė sė Ushtrisė serbo‑malazeze, nė ceremoninė e ndėrrimit tė komandantit tė forcave ndėrkombėtare nė Kosovė ka reaguar Asociacioni i Komunave tė Kosovės. Me kėtė rast nė shenjė proteste kryetarėt e komunave tė Kosovės tė ftuar qė tė marrin pjesė nė kėtė ceremoni, pėrveē kryetarit tė komunės sė Kastriotit, kanė anuluar pjesėmarrjen nė ndėrrimin e komandantit tė KFOR‑it nė Kosovė.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Kam frike se edhe kesaj radhe Kosova e humbi trenin e sovranitetit dhe kombi shqiptar rastin e bashkimit.
    Theksoj sovranitetin dhe jo pavarėsinė sepse ketu po luhet e gjithe loja. Komuniteti nderkombetar me sa duket eshte i gatshem t'i jape Kosoves pavaresine, por duke e mbajtur Kosoven brenda SMZ-se, si nje republike te trete brenda SMZ-se. Ky eshte me sa duket orientimi i politikes se BE-se te pakten.
    Ardhja e z. Berisha ne pushtet, megjithese shihet me simpati nga shume kosovare, kam frike se nuk do ta ndihmoje shume Kosoven. Z. Berisha eshte shprehur se: "ne jemi tė pėrcaktuar pėr mosndryshimin e kufinjėve ndėrkombėtarė nė jugun e Ballkanit, pėrfshi kėtu kufinjėt ndėrkombėtarė tė Kosovės" dhe se "duhet tė respektojnė vullnetin e qytetarėve tė Kosovės pėr vetvendosje, pėr pavarėsi".
    Kjo deklarate kontradiktore ne dukje nuk eshte e tille ne te vertete dhe shqip do te thote: "Kosova republike e pavarur brenda unionit Serbi-Mal-i-Zi (SMZ)". Kjo deklarate jo vetem qe perjashton nje bashkim te Kosoves me Shqiperine, por perjashton edhe nje ndarje te Kosoves nga Serbia ose me sakte nga SMZ.

    Kesaj pune i thone: "ku ishe - hiēgjekundi". E vetme zgjidhje e vertete mbetet bashkimi i Kosoves me Shqiperine, por sot ka shume pak shqiptare qe e kuptojne kete, si ne Shqiperi edhe jashte saj.
    Per fat te keq partite nacionaliste si Balli Kombetar qe mbronin idene e nje bashkimi te Kosoves me Shqiperine, dolen jashte loje ne zgjedhjet e 3 korrikut, ne radhe te pare si pasoje e mos-kuptimit apo mos-interesimit te shqiptareve per ceshtjen kombetare dhe ne radhe te dyte si pasoje e manipulimit te zgjedhjeve nga palet e interesuara perfshi ketu edhe ata qe i financojne dhe i monitorojne keto zgjedhje.

    Shpresoj qe kosovaret te gjejne forca qe t'i kundershtojne keto projekte anti-shqiptare e pro-serbe, por nuk e di nese do t'ia arrijne. Per me teper qe Shqiperia nuk duket e motivuar qe t'i ndihmoje po te kemi parasysh perfaqesimin aktual politik.
    Qofsha une i gabuar, por kam frike se dite te keqija po vijne per kombin shqiptar dhe Kosoven.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-04-2005
    Postime
    89
    Ujku kėrkon mjegull-Nga Agim Vuniqi, SHBA


    Lajmi qė dy nga zyrtarėt mė tė lartė tė Kosovės u paraqitėn publikisht me ushtarakun serb nė ceremoninė e ndėrrimit tė komandės sė KFOR-it, ku mori pjesė edhe shefi i Gjeneralshtabit tė Ushtrisė sė SMZ-sė, ėshtė njė nėnqmim tej mase i qytetarėve tė Kosovės, ėshtė ky vetėm njė qėndrim qe nuk "lahet" dot, ky incident "i rastėsishėm" nuk do te qojė nė shtensionimin e situatės por pėrkundrazi nė tensionimin e mėtejmė me pėrmasa kritike dhe shqetėsuese, sepse nė kėtė mėnyrė ėshtė fyerė rėndė edhe populli i Kosovės. Daci dhe Salihaj duhet tė japin dorėheqje tė parevokueshme, pėrndryshe duhet tė shkarkohen mė kėrkesė tė LDK-sė.

    Janė brengosėse faktet tek shqiptarėt se si interesat partiake janė mbi ato nacionale, kjo ngase klasa politike nuk ėshtė e pavarur nė gjykimet politike, prandaj ndodhė qė interesat e Kosovės janė tė ndėrlidhura me interesat private.

    Ēėshtja e mirėqenies sė njė populli dhe zhvillimet e brendėshme politike shpeshherė janė nė shpėrputhje tė plotė, meqė logjika politike nė tė shumtėn e rasteve ėshtė e ndarė nga dėshira, vullneti por edhe aspiratat e qytetarėve. Proceset e dezintegrimit, nderrimet institucionale tė sistemit, ndryshimi i logjikės sė tė menduarit, por edhe tė konceptit jetėsor janė nė kufijtė e elasticitetit politik pėr aq kohė sa do tė jetė aftėsia e qeverisjes, kohė pas kohe mund tė rrezikohen por edhe tė shpėrthejnė vrullshėm saqė mund tė rrezikojnė interesat nacionale.

    Pjesėmarrje e pakuptimtė dhe jodinjitoze e zv. kryeministrit tė Qeverisė Adem Salihaj, bashkė me kryetarin e Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci, morėn pjesė nė ceremoninė publike, ku mori pjesė gjenerali serb Paskash

    Zhvillimet e fundit politike nė Kosovė, dėshmojnė pėr shkurtpamėsinė e politikės elitiste tė Kosovės mu nė kohėn e proceseve tė zgjidhjes sė favorshme(?) pėr shqiptarė, nė politiken ndėrkombėtare. Kėtė dėshmoi sidomos pjesėmarrja e Dacit dhe zėvendėskryeministrit Salihaj "rastėsisht", nė ceremoninė e ndėrrimit tė komandės sė KFOR-it, ku mori pjesė edhe shefi i Gjeneralshtabit tė Ushtrisė sė SMZ-sė, qė ishte e pakuptimtė dhe jo dinjitoze, pėr vetė faktin se politika serbe asnjėherė deri mė tash nuk u distancua nga politika fashiste e Millosheviqit.

    Politika zyrtare e Beogradit asnjėherė nuk kėrkojė falje pėr masakrat dhe dėbimin e dhunshėm tė shqiptarėve, nuk dėnojė fushatėn gjenocidale tė Millosheviqit (pėrkundrazi parlamenti jugosllav pat kėrkuar lirimin e tij dhe mbrojtjen e tij nė liri, asnjėherė parlamenti serb dhe qeveria serbe nuk u distancuan nga kjo kėrkesė). Kėtė duhet ta kishin parasysh kryeparlamentari i Kosovės z.Daci dhe zėvendėskryeministri, para ēdo rreshtimi nė ceremonin publike ngase ata pėrfaqėsonin institucionet e Kosovės (nuk ishin nė takim privat) .

    Vetė pjesėmarrja e ushtarakut serb pretendon qė raportet nė mes tė shqiptarėve dhe tė serbėve t'i ulė nė raporte shumė tė ulėta institucionale (tė nivelit brenda serbo malazias) ashtu siē pretendonte politika serbe haptas, mė heret me inkorporimin e Kosovės nė parathėnien (preambulėn) e kartės kushtetuese dhe nė vet kushtetutėn e ardhshme tė Serbisė e Mal tė Zi.

    Vizita e ushtarakut serb mu nė kohėn e presioneve tė vazhdueshme tė Bashkėsisė ndėrkombėtare pėr tė kushtėzuar Beogradin pėr bashkėpunim me gjykatėn e Hagės (SHBA-sė dhe UE-sė), pėr dorėzimin e dy kriminelėve kyē Mlladiqit dhe Karaxhiqit, ėshtė njė akt absurd por jo edhe i paparashikueshėm, ėshtė ky rezultat i njė ofensive diplomatike e Beogradit.

    Daci dhe Salihaj duhet tė japin dorėheqje tė parevokueshme, pėrndryshe duhet tė shkarkohen mė kėrkesė tė LDK-sė.

    Koncepti shqiptar i qeverisjes nė Kosove ėshtė i mbėshtetur vetėm nė faktorin e jashtėm duke zhvlerėsuar tėrėsisht organizimin e brendshėm politik (konsultimet paraprake) para ēdo vizite zyrtare ne vend dhe jashtė vendit. Takimet zhvillohen si gjithnjė ndaras, si kjo e fundit, e krye parlamentarit tė Kosovės Dacit dhe zėvendėskryeministrit (tė cilėt duhet tė japin dorėheqje tė parevokueshme, apo tė shkarkohen nė kėrkesė tė LDK-sė, pėrndryshe edhe ky subjekt politik nuk do tė lirohet nga pėrgjegjėsia), kėta asnjėherė nuk zhvilluan asnjė konsultim paraprak nė mes vete qė do tė dėshmonte punėn ekipore institucionale, jo , atė jo-institucionale, ku secili nga ata pretendon tė jetė mbi institucionin qė pėrfaqėson duke mos dashur tė kuptojnė faktin se ata janė pėrfaqėsues tė institucioneve tė Kosovės.

    Sindromi i jo kooperativitetit i politikanėve shqiptarė tė Kosovės (atyre nė pozitė) do tė ketė pasoja te paparashikueshme pėr tė ardhmen e Kosovės, meqė marrėdhėniet e brendshme duhet pranuar si marrėdhėnie zyrtare institucionale dhe atė sipas kompetencave e jo nga prizmi i tyre individual-emocional (ku smira dhe inati hileqar duhet tė jenė pjesė e psikologjisė sė tyre individuale) dhe qė eventualisht mospajtimet konceptuale partiake tė barten dhe transferohen nė institucione qė pėrfaqėsojnė vullnetin e popullit.

    Lajmi qė dy nga zyrtarėt mė tė lartė tė Kosovės u paraqitėn publikisht me ushtarakun serb ėshtė njė nėnēmim tej mase i qytetarėve tė Kosovės, ėshtė ky vetėm njė qėndrim qe nuk "lahet" dot, ky incident "i rastėsishėm" nuk do te qojė ne shtensionimin e situatės por pėrkundrazi nė tensionimin e mėtejmė me pėrmasa kritike dhe shqetėsuese, sepse nė kėtė mėnyrė ėshtė fyer rėndė edhe populli i Kosovės.

    Qė tė jetė banaliteti mė i madh pėrgjegjėsia pėr kėtė incident bie edhe mbi krye parlamentarin Dac dhe zėvendėskryeministrin, sidomos duke marrė pėr bazė se ky qėndrim jodinjitoz dhe dhelparak dėshmon edhe njėherė vasalitetin e politikanėve shqiptarė ndaj serbo malazezėve, i trashėguar nga periudha e "dashurisė ideologjike "LKJ" (vetė akti i vizitės shkelė nė skajshmėri pozitėn e Kosovės dhe ngulfat pėrpjekjet e institucioneve tė Kosovės pėr pavarėsi).

    Prandaj qė tani elektorati i Kosovės nuk duhet mbėshtet mė blanko politikanėt shqiptarė tė Kosovės, nuk duhet mė blanko tė mbėshtetė politikėn e korruptuar tė zyrtarėve tė cilėt hiqen si pėrfaqėsues tė institucioneve-aspak nacionale, sidomos jo nga pozitat nėnēmuese nė raport me institucionet ndėrkombėtare tė locuara nė Kosovė, por nė baza tė reciprocitetit.

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Salihaj: Punėn e shkėlqyer tė Kermabon e ka zbehur ftesa e bėrė pėr gjeneralin serb

    Zėvendėskryeministri i Kosovės, Adem Salihaj, tė premten i shprehu shefit tė UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, mospajtimin pėr pjesėmarrjen e gjeneralit serb nė ceremoninė e djeshme tė KFOR-it dhe ka thėnė se punėn e shkėlqyer tė ish-komandantit tė KFOR-it, Yves De Kermabon, e ka zbehur nė njė farė mase ftesa qė i ėshtė bėrė gjeneralit serb.

    PS:
    Pall gomar se do del barr. Te gjithe politikanet tane atje jane nishane ne livadhe, tjeter kush e ka timonin ne Unimikistan.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-04-2005
    Postime
    89
    Prishtinė, 3 shtator 2005 Time: 10 : 48
    Adem Salihaj disa ditė pėrpara e ka ditur se Paskash vjen nė Prishtinė.
    Kryeministri Bajram Kosumi me kohė ia kishte tėrhequr vėrejtjen zėvendėsit tė tij, Adem Salihajt, tė mos merrė pjesė nė ceremoninė e ndėrrimit tė komandės sė KFOR-it. Megjithatė, zėvendėskryeministri shfaqi jo lojalitet ndaj shefit tė tij dhe mė 1 shtator u shfaq nė Film City pėr tė bėrė njė pėrpjekje amatore qė tė arsyetohej para kosovarėve tė revoltuar. I mllefosur dhe i penduar dyzash, ngase po rriteshin reagimet e kosovarėve pėr praninė liderėve institucionalė nė atė manifestim, Salihaj punėn e parė qė e bėri, nė vend se tė ballafaqohej me realitetin, nė mungesė tė Kosumit, e pezulloi nga puna sekretarin permanent tė Qeverisė, Mehmet Hajrizin, shkruan “Lajm.”

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-04-2005
    Postime
    89
    TMK: Ftesa pėr gjeneralin serb nė Prishtinė, vendim i gabuar.. Aktuale

    Pėrmes njė komunikate, SHP i TMK-sė ka sqaruar mospjesmarrjen e komandantit tė TMK-sė nė ceremoninė e KFOR-it, me rastin e ndėrrimit tė komandantėve. Nė komunikatė thuhet se komandanti i TMK-sė gjenerallejtėnant Agim Ēeku dhe drejtuesit e tjerė tė TMK-sė, pėrkundėr dėshirės se tyre, janė detyruar qė tė mos marrin pjesė nė ceremoninė e ndėrrimit tė komandantit tė KFOR-it, pėr shkak tė prezencės nė kėtė ceremoni tė shefit tė shtabit tė ushtrisė serbo malazeze, gjeneralit Paskash, i cili ėshtė ftuar nga KFOR-i. SHP i TMK-sė ka vlerėsuar se ftesa pėr gjeneralin serb Paskash, pėr shumė arsye, ka qenė njė vendim jo i qėlluar dhe i parakohshėm.


    Nė kumtesė thuhet: ” Njė vizitė e tillė, nė radhė tė parė, provokon ndjenjat e shumicės sė qytetarėve tė Kosovės, tė cilėt kanė ende shumė plagė tė hapura nga lufta. Kufomat e mijėra civilėve shqiptarė tė masakruar nga ushtria serbe ende nuk janė kthyer nė Kosovė. Gjenerali Paskash pėrfaqėson ushtrinė e cila ka bėrė shumė mėkate nė Kosovė. Pėr mė tepėr as gjenerali Paskash dhe askush nga udhėheqėsit e ushtrisė dhe qeverisė serbe nuk kanė kėrkuar falje pėr krimet qė ka kryer ushtria serbe nė Kosovė. Ushtria serbo - malazeze nuk ėshtė distancuar nga krimet qe ka bėrė nė ish – Jugosllavi, dhe nuk i ka pastruar radhėt e veta nga kriminelėt e luftės. Pėrkundrazi, kjo ushtri po i mbron kriminelėt e kėrkuar nga Haga, pėrshirė kėtu edhe kryekriminelin Ratko Mladiq. Ushtria serbo - malazeze ende nuk ka filluar reformat e duhura dhe si e tillė vazhdon tė jetė kėrcimin serioz pėr stabilitetin e Kosovės dhe rajonit. Kjo ushtri ende nuk ėshtė e denjė pėr tė qenė partnere e NATO-s dhe TMK-sė. Pėrkundėr kėsaj, TMK-ja do ta ruajė respektin pėr gjeneralin Karmabo i cili e ka ndihmuar shumė TMK-nė dhe Kosovėn, dhe nga Kosova po largohet si mik i mirė. Respektin e vet pėr gjeneralin Karmabo TMK-ja e ka treguar edhe me paradėn e organizuar pėr nder tė largimit tė tij. TMK-ja po ashtu do tė vazhdojė bashkėpunimin e mirė me KFOR-in dhe nė veēanti komandantin e ri tė KFOR-it gjeneralin Valloto, tė cilit i uron mirėseardhje nė Kosovė. TMK-ja nuk ėshtė kundėr bashkėpunimit me fqinjėt. Ne jemi tė gatshėm tė bashkėpunojmė mė tė gjithė partnerėt nė rajon, pėrfshirė kėtu edhe Serbinė. Por pėr kėtė duhet pritur kohėn dhe momentin e duhur. Ushtria serbo-malazeze duhet tė plotėsojė shumė standarde qė tė meritojnė respektin dhe partneritetin tonė dhe tė NATO-sė.”

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Pėrgjigje: 168
    Postimi i Fundit: 03-09-2013, 16:18
  3. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  4. Bisedimet pėr statusin e Kosovės nė tetor 2005
    Nga Harudi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-10-2005, 16:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •