Po spjegoj ne pak fjale kontekstin e thenieve te Hobbes:
Hobbes ka qene pro shkences,pro studimeve me nje sens kritik por ama poashtu ka qene mbrojtes i verber te cdo forme pushteti autoritar.
Kjo kryesisht i ka rrenjet tek femijeria e tije,ka perjetuar luften civile ne Angli dhe eshte traumatizuar.Per te lufta ishte e keqja me e madhe.
Donte drejtim nga Leviathan,dmth pushteti ti jepej totalisht nje Zoti mes njerezish e kjo me qellimin e vetem per te evituar anarkine,per ti nenshtruar njerezit ne"law and order".Ai nuk donte shoqerine ideale por donte formen me reale qe mund te realizohej.
Tani le te kalojme tek pyetja e mikut tone,Kryeplakut:
Ajo qe ju shqiperoni me ujqer,dele e qengja quhet shkurt shoqeria" homo homini lupus" e cila do thote qe njerezit kane si qellim realizimin vetjak.Por,per te realizuar kete gje ato duhet te konfrontohen me te tjeret e si pasoje cdo individ kthehet ne qenie luftarake i cili njekohesisht eshte pre e frikes nga vdekja.Hobbes thote qe si perfundim me kete gje njerezit humbasin me teper sesa mund te fitojne,ndaj me e mira eshte qe shteti te marre pergjegjesi dhe te kujdeset per the Commonwealth.(per interesat e pergjitheshme)
Nese me pyet nese ka patur te drejte qe njerezit jane ne lufte konstante per te realizuar veten,do pergjigjesha natyrisht qe PO.Marrim nje thjeshtesim i cili mund te vihet ne praktike ne ditet e sotme:konkurset ne universitete,cdokush lufton ne cdo forme(qofte em mjete te ndershme,qofte me mjete me pak te ndershme)per te realizuar veten dhe deshirat.
Dy fjale per Zogun Ne Fluturim mesiper(oiseau en vol):
Me ka rastisur te lexoj nja 2-3 postime nga ju dhe kudo kam verenjtur nuanca percmimi,ironie te pavend etj. e kjo nderkohe qe ju per vete ne postimet tuaja nuk keni shprehur asgje substanciale.Ne vendin tuaj do mundohesha ti krijoja vetes nje ambient me paqesor.Fundja si Kryeplaku,si une,si te tjeret qe u shprehen ne kete teme kane mangesi,dikush di me teper nga nje teme,tjetri ne lidhje me dicka tjeter por kjo s'eshte arsye nenvleresimi.
Krijoni Kontakt