Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Po spjegoj ne pak fjale kontekstin e thenieve te Hobbes:

    Hobbes ka qene pro shkences,pro studimeve me nje sens kritik por ama poashtu ka qene mbrojtes i verber te cdo forme pushteti autoritar.
    Kjo kryesisht i ka rrenjet tek femijeria e tije,ka perjetuar luften civile ne Angli dhe eshte traumatizuar.Per te lufta ishte e keqja me e madhe.
    Donte drejtim nga Leviathan,dmth pushteti ti jepej totalisht nje Zoti mes njerezish e kjo me qellimin e vetem per te evituar anarkine,per ti nenshtruar njerezit ne"law and order".Ai nuk donte shoqerine ideale por donte formen me reale qe mund te realizohej.

    Tani le te kalojme tek pyetja e mikut tone,Kryeplakut:
    Ajo qe ju shqiperoni me ujqer,dele e qengja quhet shkurt shoqeria" homo homini lupus" e cila do thote qe njerezit kane si qellim realizimin vetjak.Por,per te realizuar kete gje ato duhet te konfrontohen me te tjeret e si pasoje cdo individ kthehet ne qenie luftarake i cili njekohesisht eshte pre e frikes nga vdekja.Hobbes thote qe si perfundim me kete gje njerezit humbasin me teper sesa mund te fitojne,ndaj me e mira eshte qe shteti te marre pergjegjesi dhe te kujdeset per the Commonwealth.(per interesat e pergjitheshme)

    Nese me pyet nese ka patur te drejte qe njerezit jane ne lufte konstante per te realizuar veten,do pergjigjesha natyrisht qe PO.Marrim nje thjeshtesim i cili mund te vihet ne praktike ne ditet e sotme:konkurset ne universitete,cdokush lufton ne cdo forme(qofte em mjete te ndershme,qofte me mjete me pak te ndershme)per te realizuar veten dhe deshirat.

    Dy fjale per Zogun Ne Fluturim mesiper(oiseau en vol):
    Me ka rastisur te lexoj nja 2-3 postime nga ju dhe kudo kam verenjtur nuanca percmimi,ironie te pavend etj. e kjo nderkohe qe ju per vete ne postimet tuaja nuk keni shprehur asgje substanciale.Ne vendin tuaj do mundohesha ti krijoja vetes nje ambient me paqesor.Fundja si Kryeplaku,si une,si te tjeret qe u shprehen ne kete teme kane mangesi,dikush di me teper nga nje teme,tjetri ne lidhje me dicka tjeter por kjo s'eshte arsye nenvleresimi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Blue_sky : 17-09-2005 më 10:58
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku
    Nje here nje filozof i famshem, i quajtur Thomas Hobbes, kishte thene "njeriu eshte ujk per njeriun".

    Besoni se kjo shprehje do ishte me vend per qenjen njerezore?

    Une per vete besoj se filozofi kishte shume te drejte. Njeriu eshte vetvetiu ujk per njeriun pa qene e nevojshme qe njeriu i caktuar te hyje ne kategorine e 'te keqit'. Sot eshte e veshtire te gjesh dike qe ti thote vetes se eshte i keq. Akoma edhe vrasesit me te medhenje, ushtaraket qe shtrojne planet e gjakderdhjes, hajduti etj. brenda tyre kane gjetur nje justifikim moral per ti thene vetes 'jam shume i mire'. Pra nga momenti qe je njeri kam mendimin se je ujk, sadopak, per nje njeri tjeter.

    Per te kuptuar pak kete gje do ju jap nje shembull te thjeshte: ekziston nje familje e qytetruar dhe e edukuar me parime morale e cila perbehet nga mamaja, babai, vajza dhe djali. Mamaja dhe babai punojne qe te dy, lodhen qe te dy por sa here qe kthehen ne shtepi babai pret qe punet e shtepise te behen nga mamaja meqenese vet eshte lodhur. Mamaja nuk don qe vajza te dale jashte te defrehet naten sepse kur ishte vet e re nuk defrenta aq. Vajza deshperohet setepremi per kete dhe ka ankth. Vajza deshiron te shkoje per eskursion me maturen per nje jave ne Butrint dhe i kerkon leket prinderve ne te njejten kohe qe edhe vellait i jane grisur pak kepucet dhe kerkon edhe ai lek. Prinderit nuk kane lek per te dy rastet, por vetem per njerin. Keshtu vellai nuk ben mbrapshte se frikesohet se do mbetet pa kepuce te reja kurse motra nuk ben mbrapa se thote qe kjo mundesia e eskursionit nuk vjen me. Vellai ka nje te dashur por mendon se motra e vet nuk duhet te ket.
    E gjithe familja pak a shume vuan nga vendimet e njeri-tjetrit ose cdo anetar mendon se ka te drejte. Pra nuk jane "te keqinje" thjesht jane lojtare te nje loje fatale.

    Te gjitha keto ndodhin brenda familjes, pale jashte saj cfare ndodh.

    Une mendoj se Hobbes kat e drejte deri diku. Po te shohim jeten, mardhenjet midis njerezve, do kuptojme se me te vertete ka nje lufte midis tyre e cila eshte e bazuar ne konkurence, mosbesim dhe nje pasion per te qene mbi te tjeret. Dhe, siç eshte thene edhe me lart, njeriu ka tendence per te zgjedhur gjithmone rrugen e cila e çon tek realizimi i synimeve te tij, qofte edhe duke "shkelur" ndonje prej llojit te tij, i cili mund t’i behet pengese. Sidoqofte, nuk mendoj se kjo eshte absolute. Per me teper, them se shembulli qe ke dhene ti Kryeplak eshte pikerisht ai shembull qe hedh poshte pergjithesimin e ketij…”ligji te natyres njerezore” t’i themi. Eshte pikerisht ky kundershembulli me i goditur qe mund te jepet ndaj thenjes “njeriu eshte ujku i njeriut”.

    Pse? Eshte pikerisht ambjenti familjar qe e kundraballancon luften e ashper qe behet ne shoqeri, dhe eshte pikerisht ky ambjent ku (ne pergjithesi) veprimet nuk lidhen me konkurencen, mosbesimin, dhe deshiren per te qene mel art, por me bashkepunimin, besimin dhe deshiren per te kontribuar edhe per ngritjen e te antareve te tjere. Konkretisht. Babai pret qe punet e shtepise te behen nga mamaja (dhe per rrjedhoje eshte ujk per te), s’me duket e drejte. Pastaj, mamaja nuk e pengon vajzen qe te dale jashte per t’i bere keq asaj, por perkundrazi synon ta ndihmoje ate. Kuptohet qe pasojat mund te jene te tjera. Pune tjeter ajo..

  3. #13
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Hyra per ta pare me thelle kete çeshtje (faleminderit Blue_sky ), dhe pashe qe keto filozofet u ndakan ne dy kampe :

    - Ata qe thone PO : njeriu eshte ujk per njeriun, dmth qe lufta eshte forma normale e marredhenieve ndermjet njerezve.

    - Ata qe thone JO : njeriu nuk eshte ujk per njeriun, dmth qe natyra e tij eshte per te kerkuar te miren e tjetrit.

    Tani, keta te grupit te pare besojne tek miti i Dionisit (Dionysos). Ky mit na meson qe lloji njerezor ka lindur nga nje krim. T'jua them pak kete mitin se mua me pelqen shume dhe e kam hasur dhe gjekundi tjeter ne nje himn te nje poeti te madh, emrin po ia mbaj sekret se e kam poet vetem timin

    Dionisi ka qene zoti grek i vreshtes, veres dhe dehjes dhe valleve qe shkojne me kete dehje (ju kujtohet sa ne qejf jemi kur kemi kthyer nje gote te vockel, lum ata qe e kane me te kercyer, si puna ime...). Eh mire, Dionisi ka qene i biri i Zeusit dhe i Persefonit, por Hera, e shoqja e Zeusit (nje xheloze e madhe kjo, papapapapapa... ç'te te them) ua dorezoi ate Titaneve qe e bene femijen e shkrete copa-copa. Athina pastaj e mblodhi zemren e Dionisit te vogel dhe ia çoi perseri Zeusit, i cili fekondoi me te Semelenë, dhe keshtu lindi Dionisi, por lindi ndersa Semeleja jepte shpirt e shkrumbuar nen rrufete e Zeusit. Dhe Dionysos do te thote "i lindur dy here". Pra, njerezit kane lindur nga shkrumbi i Titaneve, dhe per rrjedhoje ato kane ne vetvete edhe nje element shtazarak edhe nje element hyjnor. E bukur heeeee ?

    Tani si e zhvillojne idene keta te grupit te pare :

    - Njeriu kerkon vetem te miren e vet : Hobbes thote qe secili eshte per tjetrin nje rrezik i perhershem dhe qe njerezit kane deshire te ushtrojne sundim mbi tjetrin.

    - Çdo njeri ka nje pjese shtazerie : Sipas tyre, historia e njerezimit ka treguar qe agresiviteti i njeriut ngaterrohet me vete jeten, dhe njeriu deshiron te kaperceje çdo pengese, qofte kjo dhe nje qenie njerezore tjeter.

    - Instinkti i vdekjes eshte i brendshem ne natyren njerezore : Marcus Manilius thote qe njeriu eshte jo vetem i afte per ti shkaterruar te ngjashmit e vet, por dhe per tu veteshkaterruar. Edhe Freud mendon kete qe ne jemi te banuar nga instinkti i vdekjes, dhe shoqeria jo konfliktuale eshte e pamundur.


    Tani te dalim tek grupi tjeter. Keta i zhvillojne idete keshtu :

    - Njeriu eshte nje kafshe shoqerore : Natyra e njeriut eshte qe ai mund ta gjeje perkryerjen e vet vetem midis te ngjashmeve te tij. Aristoteli thote qe lidhja shoqerore qe na shtyn drejt tjetrit (filia) eshte pjese e brendshme e natyres njerezore. Interesi vetjak perndiqet vetem duke u sjellur sipas virtyteve me altruiste, thote ai.

    - Njeriu eshte i mire per njeriun : Njeriu eshte nga natyra i mire per tjetrin sepse ai ka nje neveri primitive kundrejt vuajtjes se tjetrit. Ai eshte dashuri per veten dhe dashuri per te tjeret.

    - E keqja nuk vjen nga njerezit, por nga shoqeria : Sokrati thote qe askush nuk eshte i keq vullnetarisht, kurse Rousseau thote qe nder te gjitha kafshet, njeriu eshte ajo qe mund te jetoje me pak ne tufe. Pra, konfliktet nuk lindin nga psikizmi njerezor por nga nje shkak i jashtem. Nqs njerezit veteshkaterrohen, kjo eshte nje aksident i historise ku nje rend shoqeror tiranik shpjegon te gjitha veset e njeriut dhe te keqijat e shoqerise.

    Dhe nga te tera keto me lart, Kant e quan kete antagonizem si shoqerueshmeria e pashoqerueshme e njeriut.


    Tani qe ta dini dhe ju o shoke, kaq munda te hulumtoj per kete pune. Une per vete, si zogush njerezor qe jam, e rradhis veten time ne grupin e dyte. Kur ke mundesi te jesh i keq, e pse mos te jesh i mire ? Kur ka vend per te tere, atehere pse ta nxjerrim jashte nje ? Pse te thuaç "plaç" kur mund te thuash "shendet" ?
    Kur nje bebe lind, ai eshte nje engjell apo jo ? Tek ai ska vese, ska te keqija, ska genjeshtra, ska mashtrime, ai eshte pafajesia vete. Atehere, keni degjuar te thuhet : kur e keni humbur pafajesine, dmth kur keni genjyer per here te pare ? Eh mire, nuk arrij ta besoj qe genjeshtra flinte tek mua kur isha bebe dhe ajo priste vetem diten per tu shfaqur. Diku duhet ta kem pare une, qofte kjo dhe kur edukatorja na jepte kosin dhe na e fshihte nje pjese per ta ngrene vete...

    Blue_sky, llafne e ke ti tani

  4. #14
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Citim Postuar më parë nga [xeni]
    Une mendoj se Hobbes kat e drejte deri diku. Po te shohim jeten, mardhenjet midis njerezve, do kuptojme se me te vertete ka nje lufte midis tyre e cila eshte e bazuar ne konkurence, mosbesim dhe nje pasion per te qene mbi te tjeret. Dhe, siç eshte thene edhe me lart, njeriu ka tendence per te zgjedhur gjithmone rrugen e cila e çon tek realizimi i synimeve te tij, qofte edhe duke "shkelur" ndonje prej llojit te tij, i cili mund t’i behet pengese. Sidoqofte, nuk mendoj se kjo eshte absolute. Per me teper, them se shembulli qe ke dhene ti Kryeplak eshte pikerisht ai shembull qe hedh poshte pergjithesimin e ketij…”ligji te natyres njerezore” t’i themi. Eshte pikerisht ky kundershembulli me i goditur qe mund te jepet ndaj thenjes “njeriu eshte ujku i njeriut”.

    Pse? Eshte pikerisht ambjenti familjar qe e kundraballancon luften e ashper qe behet ne shoqeri, dhe eshte pikerisht ky ambjent ku (ne pergjithesi) veprimet nuk lidhen me konkurencen, mosbesimin, dhe deshiren per te qene mel art, por me bashkepunimin, besimin dhe deshiren per te kontribuar edhe per ngritjen e te antareve te tjere. Konkretisht. Babai pret qe punet e shtepise te behen nga mamaja (dhe per rrjedhoje eshte ujk per te), s’me duket e drejte. Pastaj, mamaja nuk e pengon vajzen qe te dale jashte per t’i bere keq asaj, por perkundrazi synon ta ndihmoje ate. Kuptohet qe pasojat mund te jene te tjera. Pune tjeter ajo..
    xeni
    keni menduar ndonjehere se ajo familja per te cilen ti mallengjehesh eshte nje familje qe bazohet mbi shtylla komforte me te cilat ju u ushqyet qe ne vegjeli, dhe keshtu vazhdoni te besoni tek komfortizmi i asaj pa qene e nevojshme qe te mbeteni prehe e saj nese ky komfortizem nje dite thyhet? Keni menduar se cili do ishte pozicioni juaj nese nje dite babai merr rolin e nenes, nena merr rolin e vajzes se re, motra merr rolin e tekanjoses dhe vellai rolin e moskokecaresit..... sigurisht qe edhe ju ne nje rast te tille do mundoheshit ti jepnit nje rol shpetues vetes tuaj!

    Brenda ne familje ekziston harmoni, sepse pikerisht ne zgjedhim si pike veshtrimi kete harmoni.... por nese zgjidhnim te tjera pika veshtrimi mbase familja nuk eshte thjesht harmoni! Sidoqofte jam ndakort qe shpirti jone e ka te nevojshme qe brenda ne familje te shikoje vetem harmonine! Jam ndakort qe shume here per hir te kesaj harmonie ne flijojme dicka nga vetja, sepse fundja fundit qellimi eshte me i forte se mjeti. Por kjo kurresesi nuk do te thote qe cdo gje eshte ne rregull, gjithashtu nuk do te thote qe i revoltuari brenda familjes eshte negativ!

    Asnje njeri nuk eshte i njejte me asnje njeri tjeter, keshtu edhe asnje raport nuk eshte i njejte, sidhe asnje problem. Pra mbase edhe vet teoria ime eshte e gabuar, por siqofte njeriu ka tendence ti shikoje gjerat nga strofa e vet..... keshtu edhe puna e asaj harmonise ndershekullore familjare!

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Une nuk mallengjehem per ate lloj familje, KP. Une jam i vetedijshem per ndryshimet qe kane ndodhur dhe vazhdojne te ndodhin. Ajo qe une u perpoqa te them eshte se motivet qe i shtyjne protagonistet e shembullit tend per t'u sjelle ashtu nuk jane me synim thjeshte arritjen e qellimet duke u hyre ne pjese te tjereve. Nuk isha dakord me ate qe nena i thote bijes mos dil jashte, ose mos shko ne party vone thjeshte prej faktit qe ajo ne rini te saj nuk e ka bere nje gje te tille.

    Dhe ashtu siç thua ti KP, nuk jane te gjithe njelloj. Ka shume njerez jo-egoiste, dhe ka shume ambjente ku nuk sundon egozimi por harmonia dhe deshira per te ndihmuar edhe te tjeret. Ky nuk eshte thjeshte nje mendim idealist, ose naiv, pasi jam ne dijeni te realitetit, po assesi nuk jam dakord me pergjithesimin.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Drita_Love
    Anëtarësuar
    06-11-2005
    Vendndodhja
    SWEDEN
    Postime
    101
    Tema e hapur duhet të analizohet nga shumë perspektiva! Shembulli i dhënë më lartë është shembull i mirë, por sa i përket pyetjes a është njeriu ujk për njeriun, atëhere them:

    Njeriu nuk është ujk për njeriun, sepse ujku nuk është armiku më i madh i njeriut (njerëzimit). Jo, armiku më i madh i njerëzimit është materializmi. Problemi më i madh i individit është kur harron që gjërat më "të vlevshme" në jete janë ato të cilat syri i njeriut nuk mund ti shef, ato të cilat syri jonë nuk mund ti definioj, ato abstraktet!

    Pra, cili është problemi më i madh i njerëzimit? Them: kufizimi i trupit fizik!

    A është njeriu ujk për njeriun? Në qoftë se me "ujk" mendon "armik" sikur T. Hobbes, atëhere them pra: PO! Në bazë të temes "Drejtsia ndëkombtare" cilen e ke hapur KRYEPLAK, e kuptoj cfarë ke deshirë të thuash!
    Pra, njeriu, ose ujku për vetë njeriun, është qenia më pafalenderuse, më egoiste, më materialiste në planetin tonë!
    Dua te jem e lirë,te fluturoj,ZOTIN ta gjej dhe përjetoj, që ne momentin e vdekjes të mos mendoj që kurrë as nuk jetova!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Emra shqip
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 225
    Postimi i Fundit: 11-05-2018, 16:54
  2. Kushtetuesja: Vendimi i qeverisë për prishjen e mbikalimit antikushtetues
    Nga Gunnar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 247
    Postimi i Fundit: 18-01-2008, 12:05
  3. Perfundoi gjykimi në Hagë i Limajt, Balajt dhe Musliut
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 470
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 18:56
  4. Ndëron jetë presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32
  5. Fjalori latin-shqip i Frank Bardhit
    Nga King_Gentius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 23:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •