Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Është njeriu ujk për njeriun?

    Nje here nje filozof i famshem, i quajtur Thomas Hobbes, kishte thene "njeriu eshte ujk per njeriun".

    Besoni se kjo shprehje do ishte me vend per qenjen njerezore?

    Une per vete besoj se filozofi kishte shume te drejte. Njeriu eshte vetvetiu ujk per njeriun pa qene e nevojshme qe njeriu i caktuar te hyje ne kategorine e 'te keqit'. Sot eshte e veshtire te gjesh dike qe ti thote vetes se eshte i keq. Akoma edhe vrasesit me te medhenje, ushtaraket qe shtrojne planet e gjakderdhjes, hajduti etj. brenda tyre kane gjetur nje justifikim moral per ti thene vetes 'jam shume i mire'. Pra nga momenti qe je njeri kam mendimin se je ujk, sadopak, per nje njeri tjeter.

    Per te kuptuar pak kete gje do ju jap nje shembull te thjeshte: ekziston nje familje e qytetruar dhe e edukuar me parime morale e cila perbehet nga mamaja, babai, vajza dhe djali. Mamaja dhe babai punojne qe te dy, lodhen qe te dy por sa here qe kthehen ne shtepi babai pret qe punet e shtepise te behen nga mamaja meqenese vet eshte lodhur. Mamaja nuk don qe vajza te dale jashte te defrehet naten sepse kur ishte vet e re nuk defrenta aq. Vajza deshperohet setepremi per kete dhe ka ankth. Vajza deshiron te shkoje per eskursion me maturen per nje jave ne Butrint dhe i kerkon leket prinderve ne te njejten kohe qe edhe vellait i jane grisur pak kepucet dhe kerkon edhe ai lek. Prinderit nuk kane lek per te dy rastet, por vetem per njerin. Keshtu vellai nuk ben mbrapshte se frikesohet se do mbetet pa kepuce te reja kurse motra nuk ben mbrapa se thote qe kjo mundesia e eskursionit nuk vjen me. Vellai ka nje te dashur por mendon se motra e vet nuk duhet te ket.
    E gjithe familja pak a shume vuan nga vendimet e njeri-tjetrit ose cdo anetar mendon se ka te drejte. Pra nuk jane "te keqinje" thjesht jane lojtare te nje loje fatale.

    Te gjitha keto ndodhin brenda familjes, pale jashte saj cfare ndodh.

  2. #2
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Njeriu: Specia me e vecante e globit, e afte te shkaterroje vetveten.

    Dito.

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Eshte njeriu ai qe mendon se te tjeret jane ujk per te, vetem se atij dicka nuk i shkon per dore, fut ketu mbase edhe gjithcka nuk i shkon per dore.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    C'ja k'put kot dhe ti K/Plak... Pse mo, k'shtu do e vertetosh ti qe njeriu na qenka ujk per njeriun, me kesi rastesh qe gjenden me bollek ? Jo or KP, se Hobbes nuk lodhej duke numeruar ky bente keshtu e ky ashtu, por ai e kishte fjalen ketu : a ekziston diçka cilesore, e brendshme ndaj njeriut, e cila e ben ate te kete nje trajte te pergjithshme, te padiskutimte ? Sepse mjafton qe nje njeri te mos jete ujk por lepur per nje njeri tjeter dhe problemi nuk qendron me : aksioma bie poshte !

    Germo dhe pak KP se nuk eshte kaq kollaj te futesh tek ujqerit nje dele si puna ime

  5. #5
    Shamikuqja!!! Maska e BRADYKININ
    Anëtarësuar
    07-01-2004
    Vendndodhja
    In Constant Motion!
    Postime
    498
    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku
    ekziston nje familje e qytetruar dhe e edukuar me parime morale e cila perbehet nga mamaja, babai, vajza dhe djali. Mamaja dhe babai punojne qe te dy, lodhen qe te dy por sa here qe kthehen ne shtepi babai pret qe punet e shtepise te behen nga mamaja meqenese vet eshte lodhur. Mamaja nuk don qe vajza te dale jashte te defrehet naten sepse kur ishte vet e re nuk defrenta aq. Vajza deshperohet setepremi per kete dhe ka ankth. Vajza deshiron te shkoje per eskursion me maturen per nje jave ne Butrint dhe i kerkon leket prinderve ne te njejten kohe qe edhe vellait i jane grisur pak kepucet dhe kerkon edhe ai lek. Prinderit nuk kane lek per te dy rastet, por vetem per njerin. Keshtu vellai nuk ben mbrapshte se frikesohet se do mbetet pa kepuce te reja kurse motra nuk ben mbrapa se thote qe kjo mundesia e eskursionit nuk vjen me. Vellai ka nje te dashur por mendon se motra e vet nuk duhet te ket.
    E gjithe familja pak a shume vuan nga vendimet e njeri-tjetrit ose cdo anetar mendon se ka te drejte. Pra nuk jane "te keqinje" thjesht jane lojtare te nje loje fatale.
    Te keqinj nuk jane por kane nevoje per ndihmen e psikologut.
    If I Only Could....

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e il_padrino
    Anëtarësuar
    30-04-2005
    Vendndodhja
    holland
    Postime
    166
    para disa ditesh kam pare nje emision per ujqerit. Dhe me beri pershtypje se ujku asnjehre nuk e sulmon ujkun tjeter sado qe mund te jete i kopes tjeter. Po me njerzit ndodhe kjo gje ???? JO!!

    pra shprehja se :"njeriu eshte ujk " nuk ze vend NE KETE RAST
    Jetoj me rastesin sepse asgje nuk eshte e rastesishme

  7. #7
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Shprehja padrino, eshte: Njeriu eshte ujk per njeriun! ...jo njerezit jane ujqer!

    Lexoje me me vemendje...

    Edhe sa per ujkun, jo vetem qe nuk ha llojin e vet, por ka dhjetra veti te tjera qe po ti dish tamam, do ta adhuroje si kafshe! Ujkut Zoti i ka dhene egersine...dhe kjo e ben ate kafshe te perdoret kudo si simbol i te keqes, nga njerezit! ...ne fakt nuk eshte!

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Kur je ujk per dike eshte problem ...por kur sje, dmth je lepur per te ..atehere problemi bie posht

    E cuditshme natyra njerezore eh

    Shprehja eshte shum e drejte ...megjithate jo te githe njerezit jan ashtu ...per fat te mire ... Per mua njeriu ujk ndaj nje nejriu tjeter ne rastin negativ eshte kur kerkon ti beje keq tjetrit pa e merituar ai person ...ka dhe raste kur e ben per hakmarrje , xhelozi , xhelozi te mire dhe te keqe ..xhelozi e keqe esh kur do ta arrije ate person por vetem nga zilia pa pasur asgje si ai person ose xhelozi e mire kur e arrin ate person por dhe ja kalon ...pa i bere keq ..gjithmone duhet te kemi kujdes mos ti nderhyjme njerezve aty ku s'na takon ...se bota eshte e rrumbullaket , po bere keq sot do ta gjesh neser ...te gjitha ketu lahen

  9. #9
    Hey, how do i look? Maska e Aragorn I
    Anëtarësuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    Your five years in solitary confinement are at an end. You've paid part of your debt to France.
    Postime
    323
    Shprehja nuk dmth se njeriu eshte i keq, apo sepse eshte xheloz, por sepse midis dy njerzve, ose nevojat e dy njerzve, njeriu ve ne radhe te pare nevojat e tij. Mirepo as kjo nuk e shpjegon shprehjen, pasi del sikur njeriu zgjedh te zgjedh nevojat e tij, por faktikisht te zgjedhurit eshte nje forme me e nderlikuar te menduari, qe nuk ndodh me ujkun. As me njeriun. Pra ai e ben kete gje pa vetedije. Shkurt, midis nevojave te dy njerzve, njeri nuk i konsideron aspak nevojat e tjetrit. Per te, nevojat e tjetrit jane pothuajse absurde. Kurse nevojat e tij jane shume racionale e elementare. Ktu pikerisht i bie shprehja ne koke, pasi ujku eshte kafshe, e si kafshe nuk eshte i vetedishem per c'fare ben. Ne fjale te tjera Kryeplaku e ka shpjeguar mjafte mire me shembuj te perditshem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Aragorn I : 02-09-2005 më 19:13
    Nga halli,
    derrit i thuhet dajo.

    Ndjesë pastë nëna e shtrenjtë..
    Sa shumë vëllezër paska patur!

  10. #10
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    Pergjithesisht, jam dakort me shprehjen. Ashtu si ujku qe eshte kafshe "territorial", edhe njeriu mbron qarkun e nevojave/deshirave te veta. Ne perpjekje per te siguruar plotesimin e tyre (mundesisht sa me te menjehershem), ai menjanon/perjashton njerez te tjere qe mund t'i zene rrugen.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Emra shqip
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 225
    Postimi i Fundit: 11-05-2018, 16:54
  2. Kushtetuesja: Vendimi i qeverisë për prishjen e mbikalimit antikushtetues
    Nga Gunnar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 247
    Postimi i Fundit: 18-01-2008, 12:05
  3. Perfundoi gjykimi në Hagë i Limajt, Balajt dhe Musliut
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 470
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 18:56
  4. Ndëron jetë presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32
  5. Fjalori latin-shqip i Frank Bardhit
    Nga King_Gentius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 23:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •