Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 60
  1. #51
    satyr Maska e Gunnar
    Anėtarėsuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    akoma me Gazeten 55 ?! ku jetoni ne toke apo ne hene ?!
    To look life in the face....

  2. #52
    i/e c'regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    Gunnar, nese ke ndonje gazet me te preferuar me lajme me te mira, atehere do beje mire te postoje lajmet se sa te jipje sugjerime mbi gazetat qe lexojn te tjeret.

    Tani ti kthehemi nanos.

    Me ben pershtypje gjithe ky muhabet per "moralin". Rama ska te drejte morale, por Nano ka. Hej c'vete.... Ama, majkua pohon se nanua ka te "meta"... hahahahahaha. Oh Zot!

    Ska faj ky jo, se nano vertete ka te meta por ska gje se te metat jane per popullin. Sa per socialistet, ka te mira... pervec atyre qe e kundershtojn (si rama)...

    Majko: Nano tė rikthehet nė krye tė partisė

    Anėtari i kryesisė socialiste, Pandeli Majko, i cili pėr disa ditė me radhė u pėrfol si njė nga kandidaturat e mundshme pėr kryetar tė selisė rozė duket se ka marrė pėrsipėr tė rifusė nė lojėn politike Fatos Nanon pėr rimarrjen e postit tė kreut tė partisė. Ai mendon se pavarėsisht se Nano dha dorėheqjen pėr shkak tė humbjes nė zgjedhjet e 3 korrikut, edhe pse nuk ka kaluar mė shumė se njė muaj nga ikja e tij, ai ka tė drejtėn morale tė rikthehet nė krye tė socialistėve. Majko ka akuzuar sėrish rivalin e Nanos tashmė kandidat zyrtar pėr kryetar tė Partisė Socialiste se po shkel rregullat mė elementare tė funksionimit tė partisė. "Sipas meje pavarėsisht problematikės qė po zhvillohet nė Partinė Socialiste, Nano ngelet nė Partinė Socialiste njė nga politikanėt e evidentuar tė Partisė Socialiste me tė mirat dhe tė metat e veta. Situata nė Partinė Socialiste po precepiton nė drejtimin e gabuar ku ka patur edhe shkelje tė rregullave mė elementare tė funksionimit tė njė partie", u shpreh mė tej Majko. Ai ėshtė deklaruar hapur nė mbėshtetje tė rikthimit tė Nanos nė krye tė Partisė Socialiste, tė cilin siē tha ai e sheh mė tepėr si njė dėnim pėr tė shlyer atė qė ka bėrė keq. Ish-ministri i Nanos tha se, Edi Rama ėshtė njė maskim i njė situate tė caktuar brenda radhėve tė Partisė Socialiste. "Nuk mendoj se mund ta zhvillojmė situatėn nė Partinė Socialiste, duke i dhėnė asaj pamjen e njė trusti ku njė projekt apo tjetėr mund tė ndryshojė situatat. Ndėrsa, duke komentuar takimin e tij me kryetarin e Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta, tha se u diskutua nė lidhje me qėndrimin e dy partive tė majta tashmė nė opozitė. Megjithatė, Majko shtoi se secili nga bashkėbiseduesit u shpreh individualisht dhe nuk pėrfaqėsonte partinė nga e cila vinte.

    Ylber Drazhi (RD)

  3. #53
    i/e c'regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    Citim Postuar mė parė nga Michigan2005
    04-09-2005

    mire qe hoqi dore nanua, por qe mund te rikandidoj e keni marre vesh?

    Shekulli

    Vetėm pak ditė pasi kaloi zyrtarisht nė opozitė, Partia Socialiste e Shqipėrisė pranoi pėrgjegjėsitė e veta politike dhe organizative pėr humbjen nė zgjedhjet e 3 korrikut. Sekretari i pėrgjithshėm i kėsaj partie, Gramoz Ruēi, i cili pas dorėheqjes sė kryetarit Fatos Nano drejton praktikisht partinė, thotė se asgjė nuk e pengon zotit Nano tė rikandidojė pėrsėri dhe askush nuk mund tė presė qė ai tė largohet nga skena politike. Nė njė intervistė me “Zėrin e Amerikės”, zoti Ruēi tha se mundėsia mė e madhe ėshtė qė kryetari i PS-sė edhe kėtė radhė tė zgjidhet nga Kongresi
    Ish-kryetari i PS pritet tė zyrtarizojė kandidaturėn nė mbledhjen e 5 tetorit

    Nano-Rama, pėrplasja e radhės nė KPD



    Mbledhja e Komitetit tė Pėrgjithshėm Drejtues tė Partisė Socialiste mė 5 tetor pritet tė shndėrrohet nė njė pėrplasje historike mes grupeve rivale brenda socialistėve qė po luftojnė pėr tė marrė kontrollin e selisė rozė. Tashmė qė dyshimet pėr njė rikandidim tė mundshėm tė ish-kryetarit Nano, mbeten vetėm ēėshtje kohe konfrontimi mes kampeve kundėrshtare nė mbledhjen e KPD-sė duket se ėshtė i pashmangshėm. Burime pranė ish-kryetarit socialist Fatos Nano bėjnė tė ditur se vetė Nano do tė marrė pjesė nė mbledhjen e KPD-sė dhe do t`iu kundėrpėrgjigjet tė gjitha akuzave dhe kritikave nė lidhje me pėrgjegjėsitė e tij pėr humbjen e zgjedhjeve. Tė njėjtat burime saktėsojnė se njė grup mbėshtetėsish tė Nanos do tė konstestojnė gjithashtu mėnyrėn e zgjedhjes sė kryetarit tė ardhshėm tė socialistėve me parimin njė anėtar njė votė. Sipas burimeve, Nano pritet tė adresojė kritika tė ashpra edhe ndaj sekretarit tė Pėrgjithshėm tė partisė, Gramoz Ruēi pėr njėanshmėri dhe mbėshtetje tė klanit Rama nė mbledhjen e fundit tė KPD-sė. Burimet pranė ish-shefit tė selisė rozė shprehen gjithashtu, se Nano do ta justifikojė zyrtarizimin e kandidaturės sė tij pėr kryetar tė Partisė Socialiste, me situatėn e vėshtirė tė krijuar nė parti. Nė mbledhjen e fundit tė KPD-sė mbėshtetės tė Nanos kėrkuan shtyrjen e kongresit tė jashtėzakonshėm dhe votėbesimin e kryesisė sė partisė, kėrkesa tė cilat u ironizuan dhe nuk u lejuan tė lexoheshin nė mbledhje. Ndėrkaq, e ashpėr pritet tė jetė edhe kundėrpėrgjigja e grupit tė Ramės tashmė i mbėshtetur edhe nga Ruēi, tė cilėt fajėsojnė Nanon si shkakun kryesor tė humbjes sė Partisė Socialiste. Nė selinė rozė pėrflitet se Rama ka ndėrprerė turin e takimeve elektorale me bazėn e partisė, dhe ėshtė hedhur nė fushatėn e gjetjes sė mbėshtetėsve tė rinj brenda partisė pėr mbledhjen e KPD-sė, ku priten tė zyrtarizohen kandidaturat pėr kryetar dhe tė votohen platformat e tyre. Deri tani Rama ka mundur tė pėrvetėsojė disa figura tė njohura si mbėshtetės tė Nanos, ndėrkohė qė bisedimet e tij me figura tė tjera janė nė proces e sipėr. Tė njėjtėn gjė duket se po bėn edhe ish-kryetari socialist Fatos Nano, i cili po zhvillon takime tė hapura dhe tė fshehta me mbėshtetės tė tij pėr t'u siguruar pėr besnikėrinė e tyre gjatė mbledhjes sė KPD-sė. Ditėt e fundit Nano zhvilloi disa takime me Pandeli Majkon, Blendi Klosin, Bashkim Finon dhe sė fundmi me ish-rivalin e tij nė vitin 2003 Rexhep Meidani. Gjatė tė gjitha takimeve mėsohet se Nano ka kėrkuar mbėshtetjen e ish-Presidentit pėr tė rikandiduar dhe pėr tė rimarrė kontrollin e selisė rozė. Ndonėse ish-kryetari socialist, Fatos Nano nuk ka vizituar asnjėherė selinė e Partisė Socialiste qė nga dorėheqja e tij, ai po zhvillon njė jetė politike aktive qė duket se do tė publikohet mė 5 tetor kur ai do tė shpallė kandidaturėn pėr kryetar i Partisė Socialiste. Vendi i kryetarit tė nderit nuk i ėshtė dukur i pėrshtatshėm ish-kryetarit socialist, i cili po lufton pėr tė rimarrė kreun e Partisė Socialiste tashmė nė opozitė. (RD)

  4. #54
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Citim Postuar mė parė nga Gunnar
    akoma me Gazeten 55 ?! ku jetoni ne toke apo ne hene ?!
    55-sa eshte bibla e tyre. Mos i ngacmo aty ku smbajne.

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    po bibla "juaj" kush eshte Zp

  6. #56
    i/e c'regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    Citim Postuar mė parė nga D&G Feminine
    po bibla "juaj" kush eshte Zp
    DG, lere vioxx-in se s'eshte i aft te gjej as nje shprehje origjinale por vete dhe kopjon shprehjet e te tjereve

  7. #57
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Citim Postuar mė parė nga D&G Feminine
    po bibla "juaj" kush eshte Zp

    mu afro pak ta gjesh kush eshte bibla ime..

  8. #58
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Fatos Nano kthehet nė Partinė Socialiste nė funksion kėshillimor
    Armand Mero
    28-09-2005



    Nė Shqipėri ish kryetari i partisė socialiste Fatos Nano do tė drejtojė bordin kėshillimor pranė kėsaj partie, njė strukturė e re krijimi i sė cilės ishte pėrcaktuar nė vendimet e kongresit e mbajtur pėrpara zgjedhjeve. Sipas seketrait tė pėrgjithshėm Gramoz Ruci, kjo strukturė do tė mbledhė figurat kryesore tė partisė socialiste dhe do tė ndihmojė nė hartimin e platformave apo marrjen e vendimeve politike tė kėsaj force politike.

    Ish-drejtuesi i Partisė Socialiste pėr 15 vjet qė nga krijimi i saj, figura me tė cilėn janė tė lidhura dėshtimet dhe sukseset e sė majtės, Fatos Nano, do tė jetė sėrish pranė partisė sė tij. Kėtė herė nuk bėhet fjalė pėr njė rikthim sic ka ndodhur nė tė shkuarėn, por ngjan mė tepėr me njė prani simbolike. Siē njoftoi sot sekretari i pergjithshem Gramoz Ruci nė pėrfundim tė njė takimi me drejtuesit e degėve, ish kryetari Nano do te drejtojė bordin apo komitetin kėshillimor, njė strukturė e re, ngritja e sė cilės u vendos pėrpara zgjedhjeve tė 3 korrikut: "Grupi i punės e njeh me vendkėtė plotėsim qė I ėshtė bėrė statutit tė partisė dhe ka fiksuar qė drejtuesi I kėtij komiteti pranė kryesisė sė partisė pranė komitetit tė Pėrgjithshėm drejtues tė drejtohet nga kryetari i parė i partisė. Partia socialiste ka patur njė kryetar nė kėto 15 vjet qė quhet Fatos Nano".

    Sipas zotit Ruci ky organizėm i ri do tė shėrbejė pėr tė ndihmuar strukturat drejtuese tė partisė nė veporimtarinė dhe strategjitė e tyre politike: "Eshtė njė forum qė mbledh vlerat, mendjen qė kėshillon pėr platformat politike, veprimet politike dhe vendimarrjen politike tė strukturave tė partisė, kryesi, grup parlamentar, Komitet tė Pėrgjithshėm Drejtues. I filtron, i shqyrton dhe kėshillon cfarė duhet bėrė."

    Partia socialiste, e dalė e humbur pas zgjedhjeve tė 3 korrikut ėshtė pėrfshirė nė njė process ristrukturimi ku pika kulmore do tė jetė zgjedhja e kryetarit tė ri tė partisė. Nė situatėn e krijuar ku ende mbizotėron kaosi dhe paqartėsia, ka ende shumė persona qė e shohin me dyshim praninė e zotit Nano, duke e konsideruar atė si njė pėrpjekje qė ai tė ruajė influencat e tij brenda partisė. Aq mė tepėr qė ditėt e fundit ish kryetari ėshtė parė mjaft aktiv nė takime me eksponentė socialist, takime qė kanė patur nė qendėr tė bisedave pikėrisht garėn pėr kreun e partisė socialiste.

    Deri mė tani i vetmi kandidat i shpallur ėshtė kryetari i Bashkisė sė Tiranės Edi Rama, ambiciet e tė cilit duket qartė se zoti Nano dėshiron t'i pengojė. Pavarėsisht se nuk e ka pranuar dhe i ka konsideruar spekullime mediatike, zėrat pėr njė pėrfshirje tė mundshme tė ish presidntit Rexhep Mejdani po bėhen gjithnjė e mė tė fortė dhe cuditėrsiht takimet e tij tė tre ditėve tė fundit janė fiksuar gjithnjė nga mediat e kėtushme.
    (Zeri i Amerikes)

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar mė parė nga SuiGeneris


    Sipas zotit Ruci ky organizėm i ri do tė shėrbejė pėr tė ndihmuar strukturat drejtuese tė partisė nė veporimtarinė dhe strategjitė e tyre politike: "Eshtė njė forum qė mbledh vlerat, mendjen qė kėshillon pėr platformat politike, veprimet politike dhe vendimarrjen politike tė strukturave tė partisė, kryesi, grup parlamentar, Komitet tė Pėrgjithshėm Drejtues. I filtron, i shqyrton dhe kėshillon cfarė duhet bėrė."


    Deri mė tani i vetmi kandidat i shpallur ėshtė kryetari i Bashkisė sė Tiranės Edi Rama, ambiciet e tė cilit duket qartė se zoti Nano dėshiron t'i pengojė. Pavarėsisht se nuk e ka pranuar dhe i ka konsideruar spekullime mediatike, zėrat pėr njė pėrfshirje tė mundshme tė ish presidntit Rexhep Mejdani po bėhen gjithnjė e mė tė fortė dhe cuditėrsiht takimet e tij tė tre ditėve tė fundit janė fiksuar gjithnjė nga mediat e kėtushme.
    (Zeri i Amerikes)

    Dicka nuk me pelqen ne kete mes...Me duket se Nano dha doreheqjen "DE JURE" por "DE FACTO" do vazhdoje te kete ndikim ne PS dhe kjo gje eshte dicka negative....

    Vete fakti qe Nano po perpiqet qe te jete ai emeruesi i Kryetarit te Ri tregon se doreheqja e Nanos ishte vetem tipike, pra ne te vertete Nano vazhdon te kryesoje PS-ne....

    Kur jep doreheqjen dikush largohet nga kompetencat apo ndikimet e tij, e jo me menyra te tjera perpiqet qe te kete nje fare pushteti...

    Nejse "kush e la" nocionin e doreheqjes qe ta gjejne politikanet tane shqiptare!

    Do shume kohe shqiptari qe te arrije mentalitetin e botes se qyteteruar e aq me teper politikanet tane vagabonde...
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Gazeta Koha Jone me verteton me se miri per ato cka kisha thene me siper..!


    Enjte, 29 Shtator 2005


    KRYESIA SOCIALISTE, SI BANDA E HAXHI QAMILIT

    Ish-kryetari ka ikur, por nuk iken. Meidani do, por edhe nuk do

    Ajo cka po ndodh ne PS pas doreheqjes se Fatos Nanos nga posti i kryetarit te selise roze eshte tamam nje komedi, e cila kthehet ne tragjedikomedi per anetaresine socialiste. Madje, edhe per vete Demokracine, pasi vendi eshte dhe vazhdon te jete pa opozite serioze. Ikja e Nanos dhe rremuja qe ai po krijon ne kupolen e PS-se, pasi kerkon prape te jete Njeshi mbi kryetarin e ri te PS-Kur i shikon ne media se si turren se kush te dale me pare ne ekran dhe te tregoje se (eshte edhe ai gjalle ne PS( te krijon nje ndjenje neverie per kete froce politike, e cila eshte shkaterruar ne embrion dhe kalbur ne gjithe trungun e saj. Kur rri e shikon ata qe na qeverisen vendin tete vite cdo shqiptar mendon me vete se (nga cfare bande paskemi qene qeverisur!(. Ne momentin qe nje parti, e cila humb pushtetin, per fajin apo jo te sajin, eshte rregulli numer (nje( qe kryetari qe e futi ne gremine forcen politike jep doreheqjen e parevokueshme dhe nuk duket me ne deren e asaj zyre. Dalin te tjere emra apo konkurente qe kerkojne brenda rregullave per t(u bere lider.

    Doli Edi Rama, me pas edhe Petro Koci dhe nuk kishte asgje anormale ne keto dalje per te synuar kreun e partise, e cila ka kaluar ne opozite vetem per fajin e Fatos Nanos. Doli edhe ish-presidenti Meidani. Edhe ketu nuk ka asgje ne kundershtim me moralin konkurues. Por kur rikthehet (garipi( Nano dhe del neper Tirane sikur eshte maje kalit dhe me nje paturpesi te pashoqe, a thua se nuk ishte ai shkaterruesi i se majtes per interesa private e familjare, te cilat e sollen PS-ne ne piken e vdekjes, kjo te kujton Sanco Pancon. Cfare pune ka ne PS Fatos Nano, kur kerkon qe te jete kryetari i Komitetit Kombetar te PS-se per zgjedhjen e kryetarit te ri? Si ka moral ai njeri te hyje me ne seline e PS-se, te cilen vetem Nano e hodhi ne kazanin e plehrave te Berishes? Nano do te bente gjestin me civil te ikte, sic iku pas zyrtarizimit te humbjes se PS-se. Te ikte dhe te merrej me punet e tij personale apo te shkruante libra. Boll 15 vite ne krye te PS-se. E ngriti kete force politike, edhe me burgun e tij. E shtypi dhe e thithi mire pushtetin e PS-se per llogari te familjes se tij dhe qejfeve te tij personale. E hodhi ne kenete me 3 korrik, por tashme nuk ka perse vjen dhe ben presion se (jam edhe une!(. Ne cdo parti politike, e cila humb pushtetin kryesisht vetem per fajin e liderit, liberi iken dhe nuk mbetet vetem nje ushtar i thjeshte i partise nese deshiron te mbetet ne parti. Me kete qe po ben Fatos Nano tallet me nervat e socialisteve te thjeshte. U thote me veprimet e tij absurde se (ika, por jam akoma!(. Nano tani po punon vetem per kryeministrin Berisha, duke e ndare PS-se dhe opoziten ne katerqindmije pjese me synimin qe Berisha te mos hetoje aposekuestroje bizneset e gruas se tij, por edhe pazaret kryeministrore qe ai ka bere per te perfituar ne tenderai, qe Sali Berisha, kur ishte ne opozite e ka akuzuar perdite.


    Kjo eshte nje marreveshje ekselente e kur perfiton per te qendruar ne pushtet Berisha, por ne pushtetin e opozites edhe Nano. Kurse socialistet e thjeshte humbin gjithcka, duke menduar se Nano (mendon per ata!(. Rikthimi i Nanos per te ngaterruar punet ne kupolen e PS-se dhe ne zgjedhjen e kryetarit te ri eshte nje krim qe ai po ben mbi bazen socialiste, e cila e donte dhe e mbeshteti tash sa vite. Edhe teoria e Medianit (per bashkedrejtim apo bashkekryetare ne PS( eshte nje teori shkaterruese per te majten. Ajo erdhi fill pas takimit me Nanon para disa ditesh ne Tirane. Kjo teori e percjelle nga ish-kryetari Nano ne xhepin e Rexhep Meidanit ne restorant (Piaza( synon qe PS-ja te mos kete kryetar ansjehere, por kryetari Kombetar per Keshillimin qe eshte Nano te jete de facto, edhe kryetar i PS-se. PS-ja tashme eshte bere ne syte e opinionit si banda e Haxhi Qamilit, dikur e cila ishte shkaperdare dhe e torollosur, ku njeri shkonte per lufte ne drejtim te Lushnjes, kurse tjetri vinte nga Lushnja per te shkuar prape per Lushnje!



    Edi Rama ndodhet ne krye te klasifikimit te sondazheve ne PS per te qene kryetar, por Nano dhe nanoizmi i deshtuar me 3 korrik kerkon medeomos te rrine (te gjithe kryetare dhe asnje anetar!(. Zakonisht kur nje parti eshte ne opozite ajo eshte me solide ne ide dhe struktura drejtimi. Kjo behet kur kane perballe pushtetin. Aq me teper qe PS-ja ka perballe nje Berishe te rikthyer, i cili eshte edhe nuk eshte po ai qe ata njohin nder vitet 1992-1997. Berisha e ka kaperdire inatin e vetes dhe nuk eshte Ai qe themi se ka qene Ai! Po ta shikosh ne te gjitha levizjet Berisha po synon, jo vetem vendosjen e shtetit ligjor, aty ku ka munguar, por edhe nje hakmarrje te (lehte( dhe pa rene ne syte e medias dhe nderkombetareve. Ne kete sens nuk eshte Saliu qe njohim. Ai me fitoren ne Vlore me dy deputete nga tre qe kishte qyteti arriti te marre kuroren e pastertise per vitin e mbrapshte 1997.
    Vlora ishte ajo qe e rrezoi dhe pikerisht Vloren fitoi ne 2005. Gazeta (Koha Jone( e coi ne gremine dhe tashme me dinakeri botuesin e saj deputet e mori me vete ne tribuna. E ndihmoi per t(u bere deputet dhe e la ne vetmine e tij sulmuese. Ndersa PS-ja akoma nuk po ndryshon. Kur ndryshoi Berisha, si ka mundesi qe nuk di te ndryshohet e kthjellohet kupola e PS-se? Jane turrur te gjithe drejt kreut te PS-se, a thua se kane takat te gjithe per te mbledhur turma antiSali apo per te percaktuar strategjine e fitores per me vone. Cfare do te thote teoria e Meidanit (bashkekryetar(?! Kjo te kujton ate shprehjen popullore, e cila doli pas nje ngjarjeje ne nje familje te madhe. Te gjitha nuset e shtepise nuk shkonin per te punuar tokat apo per te sjelle uje te pijshem ne kasolle.
    Djemte asnjeri nuk donte te ulte hunden para tjetrit. U kthyen te gjithe ne (agallare( ne familje. Plaka e shtepise u detyrua nje dite te thoshte me pikellim (Une aga e ti aga, po shtepine kush e mba!(. Keshtu edhe ne PS. Njeri thote dua une, tjetri thote (te jemi bashkekryetare!(. Nje i trete bertet (Une jam kryetari!(. Nje i katert hyp ne podiumin e konferencave te shtypit ne seline roze dhe ulerin (Edhe une kryetar!(. Kurse Fatos Nano vendos te jete Kryetar i Komitetit Kombetar te P!

    PS-ja eshte pa kryetar, pa drejtim e orientim, se ku do te shkoje ne kete katrahure ku e ka cuar Fatos Nano, i cili do prape te tallet me idealin e dhjetera mije socialisteve pa lider. Nje baze me disa mijera vete e cila don progres, por qe ka ne krye akoma nje bande aventurieresh dhe interesaxhinjsh, qe diten hane ne kopshtin e PS-se kurse naten flene ne oborrin e kryeministrit Berisha vetem qe ai te mos preke bizneset e gruas te vena me informalitet.

    Tamam nje bande haxhiqamilesh!

    Alban Mati
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema tė Ngjashme

  1. Lippi jep doreheqjen (ne vend te tij Donadoni)!
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 20:50
  2. Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 21:55
  3. Krizė nė Maqedoni: Kryeministri jep dorėheqjen
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-11-2004, 01:40
  4. Jep dorėheqjen avokati i fushatės sė Bushit
    Nga StormAngel nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-08-2004, 22:08
  5. Arbėn Xhaferi jep dorėheqjen
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 27-04-2003, 04:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •