A E DOREZOI NANO 3 KORRIKUN
Nga Erl Murati
Mbi zhurmen e fituesve te zgjedhjeve parlamentare te 3 korrikut ne Shqiperi per fitoren plebishitare dhe zhurmes justifikuese te humbesve qe fajesojne "ndershmerine" e tyre dhe respektimin e standardeve, nje hije e stermadhe ngrihet perseri shqetesuese mbi politiken shqiptare. Ajo eshte hija e mundesise se nje marreveshjeje dypaleshe mes Fatos Nanos dhe Sali Berishes per paracaktimin e rezultatit te ketyre zgjedhjeve. Leximi i kesaj hijeje ne skenen e zgjedhjeve parlamentare te 3 korrikut te con, jo thjesht ne dyshimin, por ne kristalizimin e nje bindjeje gjithnje e me te konfirmuar se 3 korriku ishte nje produkt i marreveshjes Nano-Berisha qe mund t'i kete rrenjet ne Trieste, ne vitin 1991. Zgjedhjet duket se as nuk u humben dhe as nuk u fituan nga njera apo tjetra pale. Zgjedhjet u dorezuan. Kushdo qe shqyrton gjakftohtesisht gjithe periudhen paraelektorale, elektorale dhe paszgjedhore, dhe qe nuk e lejon veten te trulloset lehtesisht nga magneti militant i propagandisteve te njeres e tjetres pale, e ka jo te veshtire te deshifroje skenarin elektoral te dorezimit te pushtetit.
* * *
Komisionet bipartizane dhe marreveshjet paralektorale, qe nga Kodi Zgjedhor, Komisionet Zonale Elektorale e deri tek zonat zgjedhore, qe u arriten mes PS dhe PD-se para zgjedhjeve, u hartuan te tilla qe ne menyre te hapur nuk respektonin raportin politik te forcave, por shfaqnin nje zemergjeresi te PS-se gjer ne pakuptimesi per te vetedobesuar pozitat elektorale. Ministri i Rendit, Igli Toska e quajti keto dite marreveshjen paralektorale te arritur mes PS-se dhe PD-se nje marreveshje qartas ne dem te PS-se dhe ua hidhte fajin juristeve dhe perfaqesuesve te partise se tij ne komisionet bipartizane. Ketu, vlen te kujtohet edhe zemergjeresia e PD-se, perfaqesuesit e se ciles, pranuan te shkelnin ligjin per ndarjen e zonave zgjedhore, ne menyre qe zona me numer 99 ku konkurroi Fatos Nano, te kishte numrin me te vogel te zgjedhesve, krahasuar me te gjitha zonat e tjera.
Kryetari i PS-se, Fatos Nano zgjodhi kohen me te keqe te percarjes se Partise Socialiste disa muaj para zgjedhjeve parlamentare, duke detyruar nje grup politikanesh dhe deputetesh te iknin nga PS-ja dhe te krijonin partine e re LSI, krijimi i se ciles, sic e kishte te qarte cdo profan, ishte nje autogol elektoral i udheheqjes se PS-se. Lind pyetja: perse PS-ja nuk u perca ne kulmin e perplasjeve te brendshme ne udheheqjen e saj ne vitin 2001, gjate te famshmit katarsis dhe KPD-se spektakel te dhjetorit te organizuar nga Nano? Perse nuk u perca ne vitin 2002 apo ne vitin 2003 te zgjedhjeve lokale? Shkaqet dhe motivet, qofte politike, qofte morale, qofte personale, ishin me te forta ne ato vite per te konkretizuar carjen. U zgjodh viti 2005, disa muaj para zgjedhjeve parlamentare, per te krijuar rrjedhjet elektorale te se majtes, te cilat ne shume zona favorizuan haptazi PD-ne dhe i dhuruan asaj mbi 10 deputete.
* * *
Fatos Nano nuk lejoi strategjine e paraqitjes me nje kandidat te vetem te se majtes per deputet, sic beri PD-ja dhe sic ia sugjeruan shume anetare te kryesise se PS-se. Ai lejoi qe e majta te paraqitej me afro 70 kandidate, kur e djathta kishte vetem 100. As mund te mendohet qe Nano nuk e kuptonte se ku conte strategjia e plurikandidateve te se majtes. Por kjo taktike vetevrasese elektorale u be me nje zgjedhje te ndergjegjshme nga ana e tij, duke sfiduar te gjithe kerkesat e taktikat elektorale, qe iu propozuan ne kryesi dhe nga ekspertet elektorale te PS-se. Ato i shtruan me asfalt rrugen kurorezimit me sukses te asaj qe quhet tani MegaDushku i PD-se.
Pas 3 korrikut Fatos Nano reagoi ne menyren me te cuditshme, qe mund te sillet nje kryetar partie dhe kryeminister, i cili ka udhehequr partine ne konkurimin elektoral per te rimbajtur pushtetin. Ai heshti per 50 dite me radhe, as nuk u duk ne seline e PS-se, as ne qeveri dhe nuk e mori mundimin t'i shpjegonte as bazes, as partise dhe as elektoratit te tij se cfare kishte ndodhur dhe pse kishte ndodhur. Vetem tre jave pas 3 korrikut ai i telefonoi nga Tenerife kryeredaktorit te gazetes "Zeri i Popullit", Erion Brace. "Boll i re Xhuvelit ne gazete. Ka ndryshuar linja", e qortoi ai, Bracen.
Ne nje kohe qe mediat zhurmonin per "papergjegjesine" e kryeministrit dhe kryetarit te PS-se, i cili bente pushime luksoze ne tre kontinente, shume pak e kuptuan se ai sillej me pergjegjesi, ne perputhje me ate qe kishte zgjedhur vete: Te linte pushtetin dhe t'ia dorezonte ate Berishes.
* * *
Ne kete linje shpjegohet dhe performanca e KQZ-se, qe ne menyre mekanike miratonte mandatet me votime allakomuniste 7 me zero, dhe ku anetaret perfaqesues te PS-se votonin me dore te lire per mandatet e djathta dhe as merrnin mundimin te hapnin nje kuti ankimi te kandidateve te se majtes. Ne kete linje ishte dhe Kolegji Zgjedhor, qe po mekanikisht vetem miratonte flete-mandatet qe ia kalonte KQZ per hir te Kodit Zgjedhor. Gjithcka krijonte tek spektatori, qe ndiqte ekranet, ndjenjen se ndodhej perpara nje pjese te nje skeme qe duhej te konfirmonte sa me pare fitoren e atij qe dihej dhe duhej te fitonte.
Berisha dhe PD-ja i rane gongut te fitores ende pa mbaruar zgjedhjet, jo se e bene nga entuziazmi apo nga taktika e presionit psikologjik dhe propagandistik mbi komisioneret dhe mbi kundershtarin. Berisha i dinte se i kishte te fituara zgjedhjet dhe ndaj u paraqit si fitues pa mbaruar numerimet ne zonat elektorale. Nuk duket rastesi qe pas tre korrikut te gjithe instrumentet propagandistike te PD-se dhe prane PD-se i prene si me sepate sulmet ndaj Fatos Nanos. Jo se ato meshironin te humburin, por duke pasur parasysh radikalizmin gjenetik te propagandes se PD-se, ky qendrim i urdheruar, kuptohej me shume si shenje mirenjohjeje ndaj dorezimit te pushtetit.
"Ku po vete zoti Nano?", pyeste me te drejte e perjavshmja e re "ABC". Pergjigja eshte: Ndoshta, drejt presidences.
KJ
Krijoni Kontakt