Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 60
  1. #21
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069

    Nano mbetet optimist per te ardhmen e tij

    TIRANE (1 Shtator) -Deklarata me e fundit e Fatos Nanos mbas dhenies se doreheqjes se tij nga Partia Socialiste ka pasur reagime te perziera, por patjeter i ka suprizuar te gjithe.

    I pyetur nga disa gazetare se kush do ishte angazhimi i tij ne te ardhmen, Nano eshte pergjigjur me siguri dhe entuziazem qe ai ka shume deshire te vazhdoje te kontriuboje per popullin shqiptar, por tashme jo ne politike por....ne cirk! Nano ka deklaruar se ai eshte tashme duke shqyrtuar disa projekt-propozime qe ai ka mare nga Cirku i Tiranes dhe gjithashtu Cirku i Selanikut, dhe ka deklaruar qe brenda vitit 2005 Nano do te vendose se me cilen trupe te cikrut do te firmose kontraten 5 vjecare.

    "Populli shqiptar prap do kete mundesine te me shikoje shikoje ne televizion, por vecse tashme me uniforme te ndryshme dhe ne orare te ndryshme" ka thene Nano.
    "Le te shpresojme qe Nano do te shkelqeje ne cirk po aq shume sa ne karieren e tij politike" ka thene Berisha me dashamiresi kur ka mare vesh deklaraten me te fundit te Nanos.


    db/db(/BalkanWeb)

  2. #22
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Shyqyr qe iku se vodhi shum dhe akoma nuk ishte i ngopur.

    Tashti do filloj koha e re ne politiken Shqiptare me ne fund...

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    I neveritshėm edhe nė ikje


    Astrit PATOZI


    Ėshtė njė zakon i njohur dhe i pėrbotshėm qė i vdekuri nuk shahet, sado i lig tė ketė qenė. Dhe pėr njė burrė shteti, tėrheqja apo dorėheqja ėshtė njė lloj vdekjeje politike. Por Fatos Nano i humbi dje shanset qė tė paktėn nė ditėn e vet mė tė keqe tė merrte, nė mos njė pėrshėndetje, tė paktėn njė grimė vlerėsimi pėr gjestin e tij.

    Asgjė prej burri shteti nuk kishte nė dorėheqjen e Fatos Nanos. Ai iku duke lėnė litarin jashtė pėr kundėrshtarėt e vet nė Partinė Socialiste, por kjo sigurisht qė nuk ka asnjė rėndėsi pėr mazhorancėn e re, e aq mė pak pėr shumicėn e shqiptarėve qė nuk bėjnė jetė partie. Ai iku duke u pėrpjekur tė hedhė baltė mbi institucionet e reja qė do tė dalin prej votės sė 3 korrikut. Mund tė jetė i vetmi rast nė botė kur njė kryeministėr akuzon opozitėn pėr manipulim votash dhe pėr presion mbi zgjedhėsit. Ai dje kishte rastin qė tė tregonte se qėndronte tė paktėn njė centimetėr mė lart se Igli Toska, Anastas Angjeli, Artan Lame e tė tjerė, tė cilėt u bėnė mė tepėr se qesharakė dhe karagjozė kur ankoheshin pėr dhunim dhe blerje votash gjatė zgjedhjeve. Ai dje kishte rastin tė distancohej tė paktėn formalisht prej asaj kllounade qarjesh dhe rėnkimesh, qė bėhej pėr t'u dhėnė kohė humbėsve tė mbyllnin ndonjė vrimė nė thasėt e shpuar nga korrupsioni tė buxhetit tė shtetit, por Fatos Nano e pranoi publikisht se pikėrisht ai kishte qenė skenaristi i tyre.

    Si mund tė presėsh qė ky soj politikani mund tė pranojė ndonjėherė zgjedhje, kur pa asnjė lloj skrupulli ai nuk njeh njė proces qė e ka pėrgatitur dhe administruar vetė.

    Ndaj edhe dorėheqja e Fatos Nanos nuk kishte brenda asnjė grimė dinjiteti. Ai tregoi dje se po ikte duke marrė me vete tė gjitha veset dhe ligėsitė e kohės kur drejtoi qeverinė dhe Partinė Socialiste, pa asnjė sens pendese dhe reflektimi.

    Nė fakt Fatos Nano ka tė drejtė, qė Kuvendi i ri i Shqipėrisė ka njė legjitimitet tė cunguar, por kjo plotėsisht pėr faj dhe pėrgjegjėsi tė atij vetė, dhe tė qeverisė qė sot po dorėzon ēelėsat. Sepse nė rast se zgjedhjet do tė arrinin standartet e kėrkuara, cilėsia e fitores sė Partisė Demokratike dhe pėr rrjedhojė edhe konfiguracioni i parlamentit do tė ishte ndryshe. Zgjedhjet janė dėmtuar vėrtet nga milionat e pista qė Fatos Nano, ministrat dhe kandidatėt e klonuar prej tij hodhėn nė fushatėn zgjedhore. Rezultati ėshtė deformuar vėrtet nga angazhimi i administratės dhe nga mijėra ēertifikata falso qė u pėrdorėn dhe u tentua tė pėrdoren gjatė zgjedhjeve nga njerėzit e Fatos Nanos. Nėse ato do tė ishin tė lira dhe tė drejta, ish-kryeministri do tė kishte shumė mė pak njerėz rrotull vetes nė parlament pėr tė ndarė "hallet" e opozitės.

    Fatos Nano iku pa marrė asnjė pėrgjegjėsi mbi vete, gati duke fajėsuar dhe kėrcėnuar popullin, i cili megjithė "tė mirat" qė ai i kishte sjellė, nuk e kishte votuar. Zgjedhjet e 3 korrikut ishin vendimtare qė vendi tė shpėtojė nga Fatos Nano, nga njeriu qė gjeneroi mė shumė se kushdo tjetėr korrupsion dhe papėrgjegjshmėri nė qeverisje. Ėshtė e rėndėsishme se Shqipėria shpėtoi nga mafia dhe monopolet qė kishin kapur peng shtetin, pėr shkak tė lidhjeve tė tyre tė drejtpėrdrejta me ish-kryeministrin dhe qeverinė e tij. Por se cili do tė jetė fati dhe roli i Fatos Nanos nė Partinė Socialiste, kjo nuk ėshtė shumė e rėndėsishme.

  4. #24
    xha Barka Maska e Jonian
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    Fjala e plote e Fatos Nanos


    Per here te pare ne historine post-komuniste shqipare, shteti dhe strukturat e tij nuk u perfshine ne zgjedhje dhe nuk u perdoren ne asnje rast per te manipuluar rezultatin e tyre. Une dhe perfaqesuesit e mi i qendruam besnike Kodit te Etikes dhe marreveshjes politike te nenshkruar nga te gjitha partite me Kryetarin e Shtetit.




    db/db(/BalkanWeb)
    Domethene ne zgjedhjet para 4 vjetesh dhe te tjerat para tyre shteti u perfshi?... Ja si bie vete brenda.
    Njeri iku, next in line please?
    Trimi i mirė me shoqe shumė

  5. #25
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Dikur na kane pas thene:

    Gati tu!
    Qetesohu...

    Une po ju them vetem:

    Qetesohuni...
    Dhe mos u gezoni shume!

    N.q.s Nano largohet keshtu ne qetesi duke marre me vete biliona dollare e te gjitha krimet qe ka bere, atehere Berisha dhe mbare qeveria shqiptare...ka marr fund! U be formule e njohur kjo, luaja fene dhe largohu ne heshtje! Nuk i trego bolla kembet e veta...dhe normalisht qe do shume djerse t'ja nxjerresh kembet Nanos, por nuk eshte e pamundur! Perfundimisht, gjithnje kam menduar qe eshte bitha me e qut qe ka pas Shqiperia...dhe akoma e me teper ma shton kete bindje. Thjeshte qe eshte fatkeqesi qe bithet e quta preferuan gjithmone korrupsionin e krimin ne mase, sesa perpjekjen per te ngritur ne kembe Shqiperine plake e te paralizuar!

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2005
    Postime
    20
    Eshte mese normale qe nje force politike i le vendin nje tjetre.Kembimi i pushteteve behet gjithmone per te ridhene mendime dhe shenja sigurie nje populli qe leviz dhe kerkon te fitoje kohen e humbur.
    Eshte normale qe keto gjera qe ndodhin ne Shqiperi,nje vend ku votohej vetem per nje force politike dhe ku nuk kishte njerez te lire,por vetem spiune dhe njerez te frikesuar nga opinioni,te merren si pasoje e mos pjekurise apo eksperiences ne fushe.Sot,Shqiperia ka ndryshuar,fale forcave politike te krijuara,por dhe fale presioneve qe shtetet dashamirese i kane bere dhe vazhdojne te bejne qe edhe ne te kemi nje shtet demokratik,e,qe te gjithe politikanet te punojne per interesat e atyre qe i dhane besimin per t'i derguar ne kuvend.
    Shqiperia keto vitet e fundit duket se ka hyre ne nje centrifuge te madhe idesh,mendimesh dhe diskutimesh.Tek njerezit e rendesishem ndjehet nje fryme agresiviteti,por gjithnje modernizimi dhe pervetsimi i sa me shume pervojave te huazuara nga vende qe jane shume perpara eshte nje nga motoret qe po ndryshojne fort shoqerine shqiptare.
    Nje force politike nuk eshte nje individ,ate e perbejne me qindra e mijera fryme.Edukimi qe ajo sjell tek simpatizantet dhe,puna pozitive qe ajo mundohet te vendosi ne funksion te qytetareve qe e kane zgjedhur si te tille,eshte dhe nje sinjal shprese per te kerkuar zhvillimin bashkohor dhe ēdo gje te bukur qe ai sjell.
    Nuk duhet te ndalemi tek individe,por tek nje program partie.S'kemi me nevoje per emra,por per fakte qe konkretizohen per periudhen qe partia fituese ka mandatin.
    Shpresoj qe partia ne opozite te dije te beje me te vertete nje opozite te ndershme dhe te respektoje popullin shqiptar sepse eshte ai qe vuan nese do te kete nje krize apo kriza institucionale.

  7. #27
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604
    Humbje e madhe kjo per politiken Shqiptare....

    Perveē se humbi zgjedhjet, humbi dhe postin tek partia e tij e dashur.

    Sa ishte kryetar e tregoi veten qe eshte nje bixhosxhi i denje, nje don zhuan me nga 15 dashnore, nje pianec i zoti, nje qefli qe s'la vend pa vizituar si dhe nje person qe s'ka te beje fare me retoriken (pavaresisht se e mban veten orator).

    Ka mundesi ta ndaje edhe Xhoana tani qe s(ka me asnje post. Kshu qe duhet t'i futet fitnesit dhe te heqi ate mjekren ngjyri m*uti, nqs do te neglet ai i pari
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  8. #28
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Pesė konkurrentė pėr postin e Nanos

    Shtator Kongresi i Jashtėzakonshėm i Partisė Socialiste do tė mblidhet brenda muajit dhjetor tė kėtij viti - Kandidatėt duhet tė sigurojnė mbėshtetjen e 10 pėr qind tė delegatėve

    Kongresi i jashtėzakonshėm i Partisė Socialiste do tė thirret brenda kėtij viti. Kjo pėr vetė faktin se nė statutin e socialistėve theksohet se mbledhja e tij zhvillohet jo mė vonė se tre muaj mė parė nga dita e marrjes sė vendimit pėr thėrritjen. Gjithashtu, pėrcaktohet se njė kandidat pėr kryetar tė Partisė Socialistė duhet tė mbledhė tė paktėn 10 pėr qind tė firmave tė delegatėve tė kongresit, i cili pėrbėhet nga 625 anėtarė. Pra, ēdo kandidat, qė do tė kėrkojė tė jetė zėvendėsi i Nanos, duhet tė paraqesė ditėn e mbledhjes sė Kongresit tė paktėn 63 firma. Megjithatė, deri mė tani janė deklaruar 5 kandidatura tė mundshme, qė do tė nisin garėn pėr tė qenė nė krye tė selisė rozė.

    Statuti

    "Kandidatėt pėr t’u votuar pėr Kryetar dhe Sekretar tė pėrgjithshėm tė PSSH, regjistrohen nė Kongres nga Pėrfaqėsia e tij nė ditėn e parė tė zhvillimit tė punimeve, pasi kanė siguruar njė mbėshtetje prej 10% tė numrit tė delegatėve tė Kongresit. Kur asnjė kandidat nuk arrin tė shpallet fitues me votimin e parė, kalohet nė balotazh ndėrmjet dy kandidatėve, tė cilėt kanė marrė mė shumė vota nė votimin e parė", thuhet nė nenin 7 tė statutit tė Partisė Socialiste. Gjithashtu, sanksionohet se "Kongresi i Jashtėzakonshėm zgjedhor thirret me vendim tė motivuar tė 3/5 tė antarėve tė KPD, jo mė vonė se tre muaj nga dita e marrjes sė vendimit". Ndėrsa pėr kongresin e radhės, rendi i ditės lajmėrohen tė paktėn dy muaj mė parė. Delegatėt pėr nė kongres zgjidhen ēdo 4 vjet nga Konferencat zgjedhore tė Partisė nė rrethe. Norma e pėrfaqėsimit vendoset nga Komiteti i Pėrgjithshėm Drejtues i Partisė.

    Konkurrentėt

    Deri mė tani, kryetari i Bashkisė, Edi Rama, ka paraqitur zyrtarisht kandidimin pėr kryetar tė PS-sė, duke shpallur nė gazetėn zyrtare tė PS-sė platformėn e tij. Ndėrsa dhe Petro Koēi pritet tė jetė njė nga kandidatėt potencialė. Nė qėndrimet e tij, Koēi ka theksuar se poplitika e pastėr dhe lufta kundėr korrupsionit janė angazhimet e tij politike, duke pranuar mundėsinė e kandidimit pėr kryetar tė PS-sė. Kėtyre kandidaturave u bashkėngjitet dhe ish-kreu i KESH, Andis Harasani. Ky i fundit konfirmon kandidimin pėr kryetar tė PS-sė. Nė PS, Harasani njihet pėr politikat qė ka ndjekur nė drejtimin e KESH. Gjithashtu, Ben Blushi pritet tė jetė njė kandidaturė potenciale. Madje, mėsohet se emri i tij ėshtė pėrfolur dhe nė strukturat drejtuese nė degėt e PS-sė. Burimet thanė se Blushi gėzon mbėshtetjen e Gramoz Ruēit dhe tė Servet Pėllumbit. Megjithatė, jashtė kandidimit nuk pritet tė mbesė as Pandeli Majko. Ky i fundit ėshtė i vetmi qė e ka rrezikuar Nanon nga rrėzimi i kreut tė PS-sė. Rreth 6 vite mė parė, Majko ka humbur me pak vota pėrballė Nanos. Ndėrsa shpesh ka gjetur mbėshtetjen e kryesisė socialiste pėr tė qenė kryeministri konsensual i vendit, duke mos lejuar ēarjen e PS-sė, e cila nuk u shmang dot.



    Pandeli Majko
    Pandeli Majko, disa herė ka qenė kryeministėr i vendit dhe ka luajtur rol tė rėndėsishėm nė gjetjen e konsensusit mes Ilir Metės dhe Fatos Nanos. Ka kandiduar njė herė pėr kryetar tė PS-sė pėrballė Nanos, por pa arritur shumicėn

    Ben Blushi
    Ben Blushi, ministėr i Pushtetit Vendor. Burimet bėjnė tė ditur se ai gėzon mbėshtetjen e Ruēit dhe tė Pėllumbit, ndėrsa shumė shpejt do tė paraqesė dhe kandidaturėn zyrtare pėr kryetar tė Partisė Socialiste nė Kongresin e Jashtėzakonshėm

    Andis Harasani
    Andis Harasani ėshtė i njohur nė PS pėr politikat qė ka ndjekur nė drejtimin e KESH. Gėzon mbėshtetjen e tė rinjve nė PS si dhe tė njė pjese tė Kryesisė. Kėtė javė pritet tė paraqesė platformėn e tij pėr drejtimin e selisė rozė

    Petro Koēi
    Petro Koēi, njė vit mė parė, ishte nė krye tė fraksionit tė katarsistėve nė PS, pjesė e tė cilit ka qenė dhe Fatos Nano. Koēi i qėndron platformės pėr njė politikė tė pastėr dhe pėr luftėn kundėr korrupsionit

    Edi Rama
    Edi Rama, kryebashkiaku mė i sukseshėm i Partisė Socialiste. Deri tani ėshtė i vetmi qė ka deklaruar platformėn e tij pėr zgjedhje si kryetar i PS-sė. Qėndron nė mbėshtetje tė zgjedhjeve "njė anėtar, njė votė" dhe tė njė politike ndryshe nė PS

    Metropol
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #29
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Nano e dha doreheqjen me fund ...eh shyqyr .....rob i zgjuar por i poshter ishte .... po kush esh ai qe si reziston dot atij lekut te shkrete ...ka ngrit ujin perpjet thon

    Megjithse iku ai i ikur ka qene me kohe , jo po shkonte e bente pushimet ne Spanje nderkohe qe beheshin zgjedhjet ....ai ma merr mendja qe donte te humbte dmth e dinte mire fare ...as i behej vone fare se ne fund te fundit synimet personale i kompletoi ..mjer ne thuaj qe na rrenoi me shume ..megjithse dhe ca gjera te mira i beri gjat kohes se vete ...(si njeri inteligjent me diapazon skishte se si te mos bente ca gjera ...)


    Tani pyetja eshte kush do behet kryeministri i ri ? mbase Saliu ..... ? apo nonje nga keto qe ka shkruar Davius .....

  10. #30
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Tashti fillon lufta e re per konkurence ne PS, do haen per nja ca kohe te gjate me njeri tjetrin deri sa te zgjidhet.

    Saliu e kishte te fitum zgjedhjet qe kur erdhi ketu ne New York City (Bronx & Yonkers) dhe u takua me gjith Diasporen dhe mafien(shqiptaret), dhe u hodhen shum lek gati me miliona dollare vetem per me fitu zgjedhjet dhe e fitoi pa surprize se dukej qe pervec popullit qe kishte dicka kunder Nano's qe u tradhetua ne fund, Sala e dinte qe do merej, por e vemtja frike ishte lufta mos te fillonte prap sic ne Shtator 97.

    Shpresojm te filloj koha e re ne poltike dhe rruga per ne EU dhe NATO...ose do qendrojm dhe per nja 50 keshtu sic jemi.

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lippi jep doreheqjen (ne vend te tij Donadoni)!
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 20:50
  2. Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 21:55
  3. Krizė nė Maqedoni: Kryeministri jep dorėheqjen
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-11-2004, 01:40
  4. Jep dorėheqjen avokati i fushatės sė Bushit
    Nga StormAngel nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-08-2004, 22:08
  5. Arbėn Xhaferi jep dorėheqjen
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 27-04-2003, 04:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •