Idene per te hapur nje teme per VERE-n, e mora nga nje artikull i shkruar dite me pare ne "Gazeten Shqiptare", ne te cilen flitej se si kishte ngrene e pire zoti F.Nano ne nji lokal "shik" ne kryeqytet dhe si ishte hakmarre ndaj pronarit te lokalit te nesermen ne mengjes.
Shkurt shoku Nano i shoqeruar nga Xhoana dhe dy miq italiane ate darke kane provuar dy shishe GAJA me vlere 36.000leke njena dhe si perfundim kontoja e darkes ka qene pak e kripur. 120000 Lek(te reja). Shoku Nano ka paguar pa bere ze, por gjumi nuk e ka zene pa u hakmarre. Qe pa gdhire dita pronari i lokalit (drejtor i doganes Rinas) eshte pushuar nga puna dhe ne lokal kane shkuar 30 inspektore policie dhe te finances. Lokali u mbyll. U sekuestruan rreth 900 shishe vere...
Dreq o pune me ket vere-n Gaja. Shpesh here vip-at kan pas probleme me ate.
Vite me pare Sylvester Stallone darkon ne nji restorant italian ne New York dhe per okazion porosit dy shishe vere "Barbaresco"-Gaja me vlere 600 $. Mbasi i sollen konton Sly muskulozi u ba si bishe dhe ne inat bertiste se vera ishte e athet dhe kishte ere tape.
Po cila eshte "Barbaresco" -Gaja.
Prodhohet nga rrushi i 14 vreshtave te vendosura ne zonat e Barbaresco e Treiso qe ndodhen ne PIEMONT veriu i Italise. Fermentimi zgjat nga 2 deri ne 4 jave e me pas mbyllet per 6 muaj ne barrique (bote) lisi francez e me pas vendoset per 12 - 20 muaj ne barrique lisi te sllavonise, qe jane te dimensioneve te medha. Pas kesaj produkti eshte i gatshem per tu tregtuar. Vera e Barbaresco ka veti te mira vjeterimi, duron deri ne 30 vjet.
Karakteristikat e Veres " Barbaresco" : prodhohet nga rrushi Nebbiolo , ka nji gradacion mbi 12.5% alcool, ka nji ngjyre te kuqe "granata" me riflekse portokalli. Ka profum karakteristik eteri, te kendshem dhe me shume intensitet. Shija eshte e thate, e plote dhe le shije te mire ne qiellze. Shoqerues ideal per mishin dhe pjatat e gatuara me mish kafshesh te egra. Kur asht shume e stazhionuar shoqeron mire pjatat me djate te stazhionuar (djath dele ose die) dhe pjatat me melçi.
Gaja - renditet ne vendin e 12 ne vererat me te mira te botes per vitin 2001. Personalisht jam takuar 3 here me Angelo Gaja ne Festivalin nderkombetar te Vere-s qe behet ne MERANO. Ruaj si kujtim nga ai nji shishe "Barbaresco " GAJA - 1997 te firmosur. Kjo eshte fotografia e tij e bere ne MERANO, mban ne dore veren me te mire ne bote (per mua).
Krijoni Kontakt