Haj haj![]()
Une jam Arjana, jam 22 vjece, studjoj ne Tirone per "Teknologji farmaceutike dhe biofarmaci" viti fundit i IV. Per momentin punoj ne nje restorant pas piramides qe te nxjere lekun per shkolles. Por tash jam me pushime jashta shtetit per disa dite
Do doja te pershkruaj veten time, definitivisht s'jam Kineze, por ashtu zgjodha kete nick mu duk i lezetshem. Jam zeshkane, e larte 1.78 cm. I pelqej ngjyrat e mbyllta sepse i pershtaten karakterit tim.
Jam e hapur me shoqeri, por fjalori im ka nje limit. Dicka qe me pengon eshte se kur njeriu hapet shume njerezit te keqkuptojne. Per mua nuk ka tema "tabu" - jam ne gjendje te flas per gjithcka sepse kam arritur ate pjekuri te gjej veten ne cdo fushe te jetes.
Kam kryer te mesmen ne Liceun Turk, kam pasur shoke e shoqe te trevave te ndryshme shqiptare si nga Kosova, Mali i Zi, Cameria, Maqedoni, Turqia kuptohet shqiptare qe jetojne atje, dhe kjo me ka bere te kem nje dialekt te perzier dhe mund te flas ne shume stile.
Punet e mia qe kam bere deri me sot: Kam punuar ne shume organizata jo qeveritare, ne Shqiperi dhe jashta shtetit. Kam punuar edhe ne Ministrine e Shendetsise si asistente per nje kohe, ndersa kam qene edhe redaktore e e rubrikes se shendetsise ne Gazeten "Korrieri" ... etj etj ...
Hobi im eshte tennisi, nje kohe ushtroja tenis gjate shkollimit te mesem, por me futjen ne fakultet u ndala se koha s'me premtonte. Notin e kam hobi te zemres. Vlora dhe Durresi jane vendet kur notoj me se shumti. Muzika ime e preferuar eshte ajo latino dance dhe dhe vallja qe me pelqen eshte flamengo dhe samba braziliane. Ne vitin 1999 kam qene pjesmarse ne karnevalin brazilian ne Rio De Jeneiro dhe kam kujtime te bukura nga atje.
PS:
Pershendes te gjithe ato qe me njohin dhe s'me njohin, dhe pjesmarja ime ne PDG nuk don te thote se s'jam serioze por me pelqen te jem "Open Mind" dhe ashtu.
Baj baj ... ... ...
Krijoni Kontakt