Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    3 milionë banorë, 12 universitete

    Rrumpalle shqiptare:

    Këshilli i Ministrave miraton hapjen e tri universiteteve në Fier, Berat, Durrës

    3 milionë banorë, 12 universitete


    Lorina Mixha

    Në Shqipëri do të ketë tri universitete më shumë. Për tre milionë banorë do të bëhen 18 universitete, një numër i konsiderueshëm duke pasur parasysh numrin e popullsisë. Vendimi i djeshëm i Këshillit të Ministrave miratoi edhe shtimi e tre universiteteve në vend. Kështu, për vitin akademik 2005-2006, do të hapen Universiteti i Fierit, Universiteti i Beratit dhe Universiteti i Durrësit. Fieri, Berati dhe Durrësi do të kenë dy fakultete: Fakultetin e Edukimit, si dhe Fakultetin e Shkencave të Aplikuara.
    Universiteti i Fierit do të japë diplomë universitare në: Fakultetin e Edukimit, në degët: Cikli i Ulët Parashkollor (tri vite akademike), Cikli i Ulët (tri vite akademike), Punonjës Socialë (tri vite akademike). Fakultetin e Shkencave të Aplikuara, në degët: Inxhinieri Agronomike (tri vite akademike), prodhim blegtoral (tri vite akademike), Infermieri (tri vite akademike), Inxhinieri nafte (pesë vite akademike).
    Berati
    Qeveria shqiptare ka vendosur të miratojë hapjen e shkollës së lartë, universitare publike, Universiteti i Beratit me dy fakultete: Fakultetin e Edukimit, Fakultetin e Shkencave të Aplikuara. Universiteti i Beratit do të japë diplomë universitare në: Fakultetin e Edukimit, në degët, Cikël i Ulët Parashkollor (tri vite akademike); Cikël i Ulët (tri vite akademike).
    Fakultetin e Shkencave të Aplikuara, në degët, Administrim Publik (tri vite akademike), Menaxhim-Turizëm (tri vite akademike), Infermieri (tri vite akademike. Ndërkaq, edhe universiteti i Durrësit do të japë diplomë universitare në: Fakultetin e Edukimit, në degët: Cikël i Ulët Parashkollor (tri vite akademike), Cikël i Ulët (tri vite akademike), Gjuhë të Huaja (tri vite akademike), Shkenca Sociale (tri vite akademike). Fakultetin e Shkencave të Aplikuara, në degët: Inxhinieri Navale (pesë vite akademike), Menaxhim-Turizëm (tri vite akademike).
    Instituti arsimor jopublik
    Ndërkaq, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin "Për dhënien e lejes për hapjen e institutit arsimor, jopublik, parauniversitar, shkollë 9-vjeçare, cikël i lartë, "Memorial International School", që do ta zhvillojë mësimin edhe në gjuhën angleze". Shkolla do ta kryejë veprimtarinë në qytetin e Tiranës. Plani mësimor i saj është konceptuar në përshtatje me kërkesat e ligjit "Për sistemin arsimor parauniversitar" dhe, konform tij, është ruajtur raporti mes lëndëve që do të zhvillohen në gjuhën shqipe dhe lëndëve që do të zhvillohen në gjuhën angleze, sipas standardeve arsimore të BE-së. Po ashtu, qeveria ka vendosur "Për funksionet e programit "Tempus". Me anë të këtij vendimi përcaktohet mënyra e emërimit të drejtuesve të kësaj zyre, e cila është në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

    Universitete në Shqipëri

    Universiteti i Tiranës
    universiteti politeknik
    universiteti “Skënderbej”
    universiteti bujqësor, Kamëz
    Universiteti i Gjirokastrës
    Universiteti i Shkodrës
    Universiteti i Vlorës
    Universiteti i Korçës
    Universiteti në Elbasan
    Universiteti në Fier
    Universiteti në Berat
    Universiteti në Durrës

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    s'asht sekret ..na e tregojmë
    3 milion pushken shtrengojmë..

  3. #3
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Per mendimin tim, duhet te hapet nje universitet ne veri-lindje te Shqiperise. Ne Peshkopi ose Kukes.Aty ka me shume nevoja.

  4. #4
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Ja pse e quajta dje "rrumpalle shqiptare":

    Krerët e universiteteve e konsiderojnë vendimin e qeverisë si të papërshtatshëm për situatën politike që po kalojmë

    Rektorët kundër Nanos për universitetet e reja

    Olsi Kolami

    Hapja e tre universiteteve të reja është pritur me kritika të ashpra nga tre rektorët e universiteteve më të mëdhenj në vend. Vendimi i Këshillit të Ministrave për universitetet e Fierit, Beratit dhe Durrësit është quajtur nga krerët e universiteteve të Tiranës si një vendim i nxituar politik, i cili nuk është aspak i përshtatshëm për situatën që po kalon arsimi i lartë. Shumë prej tyre janë çuditur me vendimin e fundit të kryeministrit, ndërkohë që ata prisnin që vendimi që duhej firmosur me urgjencë, duhet të ishte miratimi i kuotave të pranimit. Për rektorin e Universitetit të Tiranës, Shezai Rrokaj, ky vendim nuk ka marrë kurrsesi konsulencën e Konferencës së Rektorëve, që është edhe organ konsultativ në rastet kur merren vendime madhore. “Në bazë të standardeve, në një milion banorë duhet të ketë një universitet. Shqipëria ka 3 milionë banorë dhe 14 universitete. Ndërkohë që mendoj se këto tre universitete nuk kanë laboratore“, - tregon rektori Rrokaj. I të njëjtit mendim ështe edhe rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Velesin Peçuli, i cili thekson se universitetet e reja nuk plotësojnë kushtet për t’u kategorizuar si të tilla, duke patur parasysh që mungon infrastruktura e stafit akademik si dhe mjediset, për më tepër që buxheti i qeverisë ndaj universiteteve çdo vit po vjen duke u tkurrur. “Është një vendim i pamenduar. Unë nuk mund ta quaj një vendim qeverie, pasi nuk është marrë asnjë konsultë nga Konferenca e Rektorëve. Kushtet për këto universitete nuk ekzistojnë, pasi ato në të vërtetë nuk janë universitete për nivelin mediokër që kanë. Ky është një hap i qartë që tregon se politika po shkatërron universitetet“, - pohon Peçuli. Edhe pse qeveria e ka konsideruar si një arritje të saj hapjen e universitete, sipas stafit akdemik, asnjë nga universitetet e reja nuk përmbush standardet minimale për të qenë të tillë. Edhe pse vendimi i Këshillit të Ministrave e ka argumentuar hapjen e tre universiteteve më qëllim krijimin e mundësive, hapësirave të reja dhe zhvillimin dinamik të arsimit të lartë, rektori Peçuli pohon se përqindja e pranimeve të studentëve nga këto në universitetin që ai drejton, është shumë i vogël. Ajo që shqetëson më shumë rektorin e Universitetit Politeknik, Përparim Hoxha, është mungesa e stafit të specializuar akademik, sipas të cilit, për hapjen e një universiteti nevojitet minimalisht që 15 për qind e stafit akademik të jetë me tituj dhe grada shkencore, gjë e cila mund të konsiderohet e pamundur për këto zona. Përpos mungesës së kushteve të hapjes së një universiteti, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, fill pas miratimit të vendimit qeveritar, ka shpallur konkursin për përzgjedhjen e 3 rektorëve të universiteteve të reja.
    Përzgjedhja e rektorëve
    Pika që ka pasur më shumë kontestime nga rektorët e universiteteve të Tiranës, ka qenë përzgjedhja e krerëve të universiteteve të Fierit, Beratit dhe Durrësit. Sipas ligjit për arsimin e lartë, përzgjedhja e rektorëve bëhet nga stafet akdemike dhe nuk është kompetencë e MASH-it. “Njoftimi që ka dhënë Ministria e Arsimit për përzgjedhjen e rektorëve të rinj është thjesht formale për të vendosur në krye personat që dëshirojnë, për t’i komanduar ata“, - shpjegon rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës. Por nëse kjo shkelje e ligjit justifikohet nga Ministria e Arsimit me mungesën e stafeve akademike, rektorët propozojnë që deri në momentin e unifikimit të universiteteve ato mund të komandohen nga ministri Memushi. “Më duken të papranueshme kushtet e vendosura nga Ministria e Arsimit për përzgjedhjen e rektorëve të rinj. Disa nga kushtet janë njohja e një gjuhe të huaj si dhe ajo kompjuterike, kërkesa këto të cilat vlejnë vetëm për administratën civile, por kurrsesi për stafet akademike, pasi kusht për stafin e profesoriatit, që ka mbrojtur titujt dhe gradat shkencore, është njohja e një gjuhe të huaj“, - përfundon Rrokaj.


    Shezai Rrokaj
    Ky vendim nuk ka marrë kurrsesi konsulencën e Konferencës së Rektorëve.

    Velesin Peçuli
    Është një vendim i pamenduar. Unë nuk mund ta quaj si një vendim të qeverisë.

    Përparim Hoxha
    Për hapjen e një universiteti, 15% e stafit duhet të jetë me tituj dhe grada shkencore.

    "Shekulli"

  5. #5
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar më parë nga Qerim
    Per mendimin tim, duhet te hapet nje universitet ne veri-lindje te Shqiperise. Ne Peshkopi ose Kukes.Aty ka me shume nevoja.



    Nje universitet per 50 mije banore?

    Apo nuk jane banore edhe me leke, dhe me pretendime per shkollen?

    Ca thu o Qerimo,

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SKAI
    Anëtarësuar
    04-04-2004
    Postime
    53
    Citim Postuar më parë nga Bokerrima
    Ja pse e quajta dje "rrumpalle shqiptare":


    Shezai Rrokaj
    Ky vendim nuk ka marrë kurrsesi konsulencën e Konferencës së Rektorëve.

    Velesin Peçuli
    Është një vendim i pamenduar. Unë nuk mund ta quaj si një vendim të qeverisë.

    Përparim Hoxha
    Për hapjen e një universiteti, 15% e stafit duhet të jetë me tituj dhe grada shkencore.

    "Shekulli"
    Shume shpejte filluan te hedhin shqelma keta rektore!!

    Si duket kane frik se po ju pergjysmohet "tagjia" dhe nuk duan ta ndajne me te tjeret.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-07-2003
    Postime
    82
    A nuk jemi ankuar deri tashti qe duhet te bejme konkurs per te fituar te drejten per studimet universitare? Ja tashti ka me shume mundesi per te studiuar...apo problemi qendron se ato universitete nuk po hapen ne Tirane...
    Nese keto universitete jane apo jo te nevojshme do e tregoje interesi i te rinjve per te studiuar ne to...
    bingo !!!

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Une i shoh universitetet dhe shkollat si motoret me te fuqishem te progresit ne Shqiperi, me te fuqishem se $ qe japin institucionet nderkombetare, me te fuqishem se cdo lloj mbeshtetje politike. Pse-ne e gjeni po te peshoni disa faktore.

    1. Shqiperia eshte nje nga popujt me te rinj ne Evrope ku mosha mesatare eshte nen 30 vjec. Vetem ky fakt deshmon nevojen emergjente te edukimit te kesaj rinie ne menyre qe te kthehet ne nje burim energjish dhe produktiviteti ne jeten e vendit.

    2. Shqiperia eshte shteti am dhe si i tille ka nje pergjegjesi per edukimin jo vetem te shqiptareve brenda territorit te Shqiperise por edhe shqiptareve qe jetojne jashte kufijve te Shqiperise ne Ballkan. Shqiptareve ne Kosove, Mal te Zi, Maqedoni. Kosova eshte mbase vendi me dendesine me te madhe te popullsise ne Evrope dhe me nje moshe mesatare te popullsise akoma me te re se ajo e Shqiperise. Popullsia shqiptare ne Maqedoni tani qe ka fituar disa te drejta kushtetuese, me shume se cdo gje ka nevoje per mbeshtetje nga shteti am per te ngritur dhe konsoliduar shkollat e saja ne gjuhen shqipe. Pa harruar qe komuniteti shqiptar ne Maqedoni perben 1/3 e popullsise se Maqedonise dhe eshte komuniteti me numrin me te larte te lindjeve ne Maqedoni. Pa harruar edhe ata qindra mijra emigrante shqiptare qe rriten ne Perendim qe duan nje mundesi shkollimi ne gjuhen shqipe.

    3. Arsimi do te thote zhvillim ne cdo aspekt te jetes. Sa me shume shkolla ne vend, aq me pak njerez ne rruge apo kafene. Sa me shume te rinj shqiptare me diploma universitetesh ne dore, aq me shume investime te huaja do te thithen ne Shqiperi. Sa me e arsimuar nje shoqeri, aq me i shpejte zhvillimi i vendit. Sa me shume shkolla ne Shqiperi, aq me shume nxenes shqiptare ne to, aq me pak te rinj shqiptare do tu duhet te largohen nga vendi per te mbaruar nje shkolle te larte.

    Imazhin e mire Shqiperise ne bote ia japin studentet e saj, ata te rinj qe paten nje shans per te ndjekur studimet e larta dhe sot shkelqejne ne shkollat ku shkojne. Kete shans nuk duhet ta kene vetem ata pak te privilegjuar, por duhet ta gezojne te gjithe shqiptaret, te medhenj e te vegjel.

    Hapja e universiteteve dhe investimet e shtetit shqiptar ne arsim duhet te jene primare, bile une do te thosha se buxheti i arsimit duhet te jete me i larte se ai i mbrojtjes. Une kam rezerva per menyren harbutce se si kryeministri ne largim Nano e beri nje akt te tille, pa pyetur as rektoret e universiteteve me te medha te vendit, por e shoh investimin ne arsim si investimin me te madh dhe me fitimprures per ne shqiptaret, si ne nje nivel kombetar, si ne nje nivel rajonal, edhe ne nje nivel boteror.

    Albo

  9. #9
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Rektoret sic e tha miku tjeter me siper kane hallin e "tagjise", jo te pajisjes me [ersonel te kualifikuar te stafit te universiteteve.

    Pa dyshim qe vendimi i Nanos tani ne ikje ka qene i lidhur me blerjen e votave, por hapja e universiteteve vecse gje pozitive sjell. Faktikisht decentralizimi i pushtetit, i ekonomise dhe i arsimit duhet te jene moto pune e PD-se. Eshte mbledhur 1/3 e Shqiperise ne Tirane, 1/3 ka ikur jashte, kurse per 1/3 te ngelur ne rrethet nuk pyet kush njeri.

    1) Hapen vende pune, te perkoheshme dhe te perhershme, ne zona ku dihet qe ka papunesi te larte.
    2) Zhvillohen dege te ndryshme te ekonomise si transporti, turizmi, ndertimi, tregtia etj
    3) U ofrohen te rinjve shqiptare me teper opsione ne edukim
    4) Decentralizohet pjeserisht arsimi qe deri me sot ka qene i perqendruar kryesisht ne Tirane, duke u dhene rendesi dhe rretheve me te vogla.
    "Who is John Galt?"

  10. #10
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    KUJDES NE ZGJERIMIN E RRJETIT UNIVERSITAR!

    Nga Nevruz Nazarko

    Para disa kohesh, duke gjerbur nje filxhan kafeje me nje mikun tim, fjala erdhi rreth nje shoku tone te femijerise qe se fundi kishte marre diplome universitare ne Shqiperi ne degen e turizmit. Pas batutave te castit, mes te qeshurave e pyes mikun se cfare i tha kur e uroi per "diplomen": "E cfare mund t'i thosha tjeter, ma priti, e keshillova qe tani ta plotesoje kurrikulumin me nje diplome gjimnazi". Histori te tilla te stimuluara edhe nga shteti embrional i postdiktatures per shkak te nevojave emergjente per administraten e re "kujtoni "shkollen e plepave"), ndonese ishin "te pranueshme" atehere, tashme ne vitin 2005 duhej t'i perkisnin te shkuares dhe emisioneve humoristike.

    Fillimi i viteve '90-te bashke me renien e sistemit njepartiak solli si domosdoshmeri edhe ndryshimin dhe reformat ne fushat ekonomike, juridike, sociale, arsimore etj. Padyshim theksi u vu ne reformat ekonomike dhe me pas juridike pasi edhe ndryshimi ne keto fusha midis sistemit komunist dhe atij kapitalist eshte diametralisht i kundert. Sot pas afro 15 viteve te gjithe e shohim dhe prekim "ndonese dhimbshem per disa) realitetin dhe ndryshimet ne dy fushat e mesiperme. Ekonomia e tregut dhe sistemi juridik megjithe kercenimin serioz qe u vjen nga monopolet dhe korrupsioni ne rastin e ekonomise dhe korrupsioni dhe politika ne rastin e juridikut kane marre konturet e mjegullta te sistemeve perendimore.

    Por le te kthehemi tashme tek sistemi arsimor dhe evolimi i tij i pas-viteve 90-te. Me perjashtim te perpjekjeve per te pastruar tekstet mesimore nga dogmat e komunizmit, dhe kjo padyshim qe ka vendin e saj, reforma arsimore ne se vertet mund te quhet e tille le shume per te deshiruar. Natyrisht qe kjo kerkon nje analize me te gjere dhe do te perfshije njerez nga bota akademike, e biznesit, sociale dhe me gjere.

    Veprim i nxituar per te ardhmen e arsimit te larte

    Ne kete shkrim desha te terheq vemendjen ne nje fenomen qe mendoj se eshte i nxituar ne lidhje me te ardhmen e arsimit te larte ne Shqiperi dhe nuk i sherben akreditimit dhe njohjes se diplomes shqiptare ne bote. Fjala eshte me ngutjen per te hapur te ashtuquajturat universitete ne qytete te tilla si Fieri, Berati, Durresi etj. Po te shikosh vendimin e fundit te qeverise ne daten 3 Gusht 2005, sipas Gazetes "Tema", qeveria ka vendosur hapjen e 3 universiteteve ne qytetet e mesiperme. Le te shohim se cfare diplomash do te offrojne keto "universitete" "ne baze te te dhenave te marra nga edicini on-line i Gazetes "Tema", 4 Gusht 2005.)

    Universiteti i Fierit- Edukim cikli i ulet dhe punonjes social, agronomi, veterinari -3 vjet dhe inxhinieri nafte 5 vjet.

    Universiteti i Beratit- Menaxhim turizem, administrim publik dhe Infermeri plus edukim cikli i ulet - 3 vjet secila dege.

    Universiteti i Durresit- Edukim, gjuhe te huaja, punonjes sociale, menaxhim turizem "tre vjet secila) dhe inxhinieri navale-5 vjet.

    Prasic shihet nje menu mjaft e kufizuar diplomash me nje kohe te reduktuar diplomimi, por para se te shkoj me tej ne arsyet qe me detyrojne ta shoh kete hap si te nxituar po i jap lexuesit perkufizimin e universitetit ne baze te Eebster's Dictionary "qe mendoj se eshte pothuaj i njejte edhe me fjaloret e tjere)

    Sipas fjalorit te mesiperm: - Universiteti eshte nje institucion i njohurive te larta dhe kerkimeve, qe ka ambjentet e nevojshme per mesimdhenie dhe kerkim shkencor dhe qe perbehet nga divizioni i "under-graduate" qe ofron diplomen bachelor dhe divizioni "graduate" qe ofron gradat master dhe doktorate.

    A do jane ne gjendje tre universitetet?

    A jane ne gjendje Universiteti i Fierit, Beratit dhe Durresit per te veshur kostumin e perkufizimit te mesiperm? Ne shikim te pare pa hyre ne analiza te thella pergjigja do te ishte jo. Eshte nje aspekt qe qeveria te kete te drejten qe te vere emertime te kurseve dhe instituteve te ndryshme dhe tjeter aspekt se sa i sherben kjo studenteve qe do te ndjekin keto shkolla ne pergjithesi dhe arsimit te larte e reputacionit te tij ne vecanti. Deri ne renien e sistemit diktatorial, shumica e nevojave te vendit per specialistete arsimit te larte plotesoheshin nga Universiteti i Tiranes dhe nga institutet e Shkodres, Korces, Kamzes dhe Elbasanit. Nje pakice e vogel vinte nga ish-klasa "elitare" qe kishte mundesine te studionte jashte me se shumti ne vendet e Europes Lindore e pasketaj ne disa vende selektive te Europes Perendimore. Duhet thene se ne kete sistem, Universiteti i Tiranes ndonese relativisht i ri ne krahasim me simotrat e ti, qysh prej vitit 1957, e ngriti nivelin e tij ne nje status paksa te respektueshem po te merrem parasysh kufizimet e tejskajshme ideologjike qe kishte neper kembe dhe mungesen e lirise se vete-veprimit. Nuk do te hyj ketu ne faktoret e tjere si psh studente qe ishin detyruar te merrnin profile te paperputhshme me interesat e tyre. Pra sic thashe sistemi i centralizuar si ne drejtim te planifikimit ashtu edhe te veprimit beri ate qe fillimet e proceseve demokratike ta gjenin Shqiperine me nje Universitet dhe institutet qe numeruam me siper. Pyetjes se a ishte kjo e mjaftueshme per sistemin e ri qe po lindte i jepet pergjigja po te shohesh numrin e madhe te specialisteve te huaj pothuaj ne cdo institucion dhe hallke te shtetit shqiptar. Kete boshllek dhe zili ndaj shkollave perendimore u perpoq te mbushte nisma per ngritjen e Universitetit Amerikan-dega e Nee York-ut ne Tirane.

    Shume analiste dhe qeveritare i kane meshuar kohet e fundit idese se liberalizimit te universiteteve, perfshi ketu edhe strukturen KOP te PD-se dhe te tjere. Bile vete lideri i se djathtes z. Berisha ne mos gaboj ishte i pari ai qe i meshoi idese ne lidhje me hapjen e nje universiteti ne Durres. Eshte tjeter gje, mendoj une, te liberalizosh studimin e larte dhe krejt ndryshe te shtosh ne menyre artificiale numrin e universiteteve ne vend. Per shembull, ne se dikush argumenton qe kapacitetet egzistuese te auditoreve jane te pamjaftueshem per te akomoduar fluksin e madh qe do te sillte liberalizimi, ka rruge te tjera selektive, si psh sistemi i pikeve, mesatarja e shkolles se mesme dhe pse jo edhe duke integruar edhe diferenca preferenciale per shtresat e paprivilegjuara. Sistemi perendimor i universiteteve i ka shkelur keto rruge, ne nuk kemi nevoje te shpikim rroten nga e para.

    Cilat jane disa nga anet negative te ketij zgjerimi?

    Ulja e cilesise se mesimdhenies:

    Ne kushtet aktuale kur numerohen rreth 8-9 universitete shtimi i tre qyteteve te mesiperm me universitetin perkates do ta conte ne 11-12 numrin e tyre. Ne nje vend me rreth 2 milione banore, nje universitet per 150-170 mije banore, eshte nje shifer tejet e larte ne krahasim me numrin e popullsise. Kjo shifer bie edhe me shume po te marrim parasysh faktin qe ne zonen metropolitane Tirane - Durres jetojne rreth 1 milion banore qe kane prioritet ndjekjen e universiteteve perreth. Per pasoje "pishina" nga do te dalin pedagoget e ardhshem do te ishte e tille qe nuk do te mjaftonte per te perballuar kerkesen per nje trupe cilesore akademike. Duke pasur parasysh edhe pagat e uleta per te mbeshtetur keta te fundit eshte e kuptueshme se pse nuk mund te behet fjale ende per thithje te kapaciteteve nga jashte. Kjo per rrjedhim do te ulte cilesine e programit akademik. Imagjinoni sikur ne Greqi te flitej fjala vjen per 70 universitete apo ne Itali per 270 te tille. Paralelja qe hiqet, megjithate eshte subjektive pasi dihet qe faktoret e tjere social-ekonomike te ketyre vendeve jane shume etapa me perpara. Po ashtu cilesia e mesimdhenies do te ndikohet edhe nga cilesia e trupit studentor, qe duke marre parasysh nivelin aktual te shkollave te mesme dhe popullsine e vogel do te jete e veshtire te kete konkurrence efektive brenda kurrikulumeve perkatese.

    Veshtiresite e akreditimit

    Akreditimi eshte nje process qe rrit konfidencen e publikut nepermjet premtimit te nje niveli baze te qualitetit te institucionit universitar. Ky proces egzaminon trupen mesimdhenese, permbajtjen e lendeve, procedurat pranuese, rezultatet kerkimore-shkencore dhe publikimet perkatese dhe shume te tjera. Universitetet ne SHBA, per shembull, cdo dhjete vjet kalojne neper nje proces te tille qe eshte shume i detajuar i gjate dhe i mundimshem per universitetin. Nga ana tjeter lejon kete te fundit qe te jete bashkekohor ne fushat e programeve, cilesise se studenteve dhe trupes pedagogjike po ashtu edhe kontributit shkencor ne fusha te ndryshme.

    Lind pyetja, a kane mundesi tre qytetet e mesiperme qe me dy-tre deget qe afrojne te nivelit fillestar, te mundesojne akreditimin ne Europe apo me se paku njehsimin e diplomave me disa vende te rajonit? A eshte ky zgjerim ne ndihme te sistemit "te ngarkuar) universitar aktual ne Shqiperi? Cili do te jete kontributi i ketyre universiteteve ne pasurimin e botes intelektualo-shkencore ne te ardhmen? Cilat jane studimet gjeo-ekonomike qe kane cuar qeverine ne nje hap te tille, ne qofte se dicka e tille ekziston.

    Ngarkesa negative ne buxhetin shteteror

    Pa qene shume ne brendesi te mekanizmit financiar te universiteteve aktuale ne Shqiperi, mendoj qe shteti mban "peshen e luanit" ne angazhimin ekonomiko-financiar te tyre. Jam i ndergjegjshem qe ne nje sistem te paster sipas teorise se "Adam Smith" te kapitalizmit mekanizmat ne veprim do te mundesonin nje nga dy opsionet: Ose kontributi i tyre ne jeten ekonomiko-shoqerore do te tejkalonte shpenzimet, ose ato do te falimentonin. Por realiteti eshte qe ne Shqiperi jemi vetem ne embrionin e nje koncepti te tille. Te mos harrojme qe secili nga keta te ashtuquajtur universitete do te kete koston fikse qe do te mbulohet nga buxheti i shtetit edhe sikur numri i studenteve te mos e justifikoje kete. Me tutje mundesia reale e te diplomuarve te ketyre universiteteve per t'i marre fitimin investimit 4-vjecar do te ishte shume e kufizuar. Per rrjedhoje buxheti me njeqind vrima i shtetit do te hallakatej me keq me keto zgjerime te nxituara dhe pa studimet perkatese te rrjetit universitar.

    Konkluzion:

    Sistemi universitar eshte nje nga bazat me te fuqishme te zhvillimit ekonomik dhe social te nje shteti. Shembulli i vendeve te perparuara qysh me Greqine dhe Egjiptin e lashte, dhe duke ardhur ne ditet tona me SHBA-ne, Francen, Angline etj. e perforcon kete. Ne qofte se ka dicka per te bere ne kete drejtim ne Shqiperi eshte perfeksionimi i sistemit ekzistues duke ndertuar mbi ate tradite sado e devijuar e sistemit monist, ishte nje baze e konsiderueshme pervoje e programesh.

    Ne Shqiperi nevoja me imediate nuk eshte zgjerimi i universiteteve por furnizimi i atyre qe jane me studente e pedagoge cilesore. Kjo nuk mund te arrihet me degradimin qe ka mberthyer sistemin fillor dhe te mesem ku nevojat imediate jane per nevojat me elementare si pajisjet dhe godinat, pa llogaritur nivelin e arsimtareve dhe pagat e tyre.

    Kur te vije fjala per dhenien e oportuniteteve per nxenesit e zonave te mesiperme, ne se rrjeti aktual i shkollave dhe programeve te larta eshte i pamjaftueshem mund te perdoret sistemi i instituteve dy-vjecare te para 90-es ose i kolegjeve komunitare qe perdoret ne SHBA apo gjetke. Pervojat jane rreth nesh, mjafton qe t'i njohesh, studiosh dhe implementosh duke mbetur realist per mundesite praktike jashte ekzaltimeve elektorale dhe politike.

    "Koha Jone"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hyseni: Kadare kundër bashkimit të Shqipërisë etnike
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 10:27
  3. Historia ndryshe e kufijve të Shqipërisë së vogël
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-03-2006, 16:25
  4. Festivali i Këngës në RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  5. “Hegjemonia”, investimet greke, 400 milionë euro
    Nga ORIONI në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 02:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •