Xhizesi amerikan Superstar!
Nje nga tiparet thelbesore te sekteve heretike eshte psikoza falso e tyre e veshur me "Biblicitet". Eshte nje lloj fariseizmi nga me te semuret e demoniak.
Jo pak veta e kane vene re se si protestantizmi, sidomos ai amerikan, perhap jo vetem ide te habiteshme biblike, por, ajo qe eshte me e cuditshmja, edhe menyren psiqike, apo me sakte, psikomatike, se si te konvertuarit e tyre jo amerikane duhet te shprehen ne besim.
Keshtu shohim qe te rinj shqiptare, bir apo bija e Hysenit, Selfos, Nujes apo Llaqit, nga te folurit karakteristik shqiptarce te familjeve e ambienteve te tyre shoqerore, sapo te kthehen ne protestanto-amerikane fillojne te flasin nje shqipe amerikance, duke imituar shqipen e mete te amerikaneve misionare, edhe perdorin pasthirrmat, sintaksen gjuhesore, leksikun qe amerikanet perdorin kur flasin shqip. Jo vetem kaq por edhe gjestet fizike ndryshojne, si levizja e kokes, menyra e buzeqeshjes, ndersa tek vajzat verehet imitimi i amerikankave deri tek lyerja e flokeve, apo fustanet tipike te gjata, cantat e shpines (plot me fletushka), bluzet e pambukta tipike amerikane.
Me pak fjale shohim jo thjesht nje asimilim absolut te te qenit psiqiko-shqiptar ne nje psiqiko-amerikan, por ajo cka eshte me e trishtueshme eshte se ky asimilim ngjet ne pika te tilla qe cenon personalitetin psiqik te te asimiluarit.
Zakonisht, ky asimilim psiqik, plot pozitivitet, buzeqeshje e "edukate" amerikane, fillon e ngaterrohet me te qenit i "rilindur" nder evangjelistet shqiptare...
vazhdon
Krijoni Kontakt