Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kuvendon Marta me gra...

    kush nga ju dru nuk po ha..
    se un vet o nuk po di
    nuk mka met ma asnji bri
    pa ma thy burri me dru
    ku ku nan ku ku per mu..




    ...........

    shekulli


    Punonjėsja sociale: Di njė rast kur njė grua rrihet ēdo natė nga i shoqi ngaqė nuk pranon ta lėrė vajzėn pa shkollė, siē do ai

    Shkodėr, 20 gra telefonojnė ēdo ditė, i rreh burri


    Anila Dushi

    SHKODĖR- Rreth 20 gra shkodrane telefonojnė ēdo ditė pėr ndihmė nė qendrėn “Gruaja tek Gruaja”. Shifrėn e deklaron koordinatorja e qendrės, Majlinda Angoni. Tė gjitha telefonatat dėshmojnė pėr dhunė fizike dhe psikologjike tė vazhdueshme tė bashkėshortėve.
    “Im shoq mė rreh vazhdimisht edhe pse nuk dal nga shtėpia e pashoqėruar nga ai dhe vesh ato rroba qė do ai. Unė do tė ndahesha edhe pse kam dy fėmijė, por ėshtė ana ekonomike ajo qė mė bėn ta duroj.Sikur tė kisha njė dhomė shtėpi dhe njė punė, do ikja prej tij. Tek prindėrit nuk shkoj dot pasi atje do sillja tė tjera probleme. Vėllezėrit janė tė martuar dhe kanė familjet e tyre” . Kėto janė fjalėt e njė 27- vjeēareje nga qyteti i Shkodrės sipas punonjėses sociale tė qendrės, Atrida Farketi.
    Dhuna pėr tė cilėn flasin gratė shkaktohet kryesisht nga xhelozia, nga problemet ekonomike, niveli i ulėt i formimit ose pėr mospėrputhje ndaj nuses dhe vjehrrės. “Nė njė rast tjetėr, kur njė grua po komunikonte nė telefon, befas linja u ndėrpre. Dy ditė mė pas ajo mori pėrsėri dhe tregoi se kur po telefononte kishte hyrė befas i shoqi dhe e kishte parė me telefon nė dorė. Ai e kishte rrahur pasi nuk ishte bindur nga shpjegimi i saj se po i telefononte njė shoqeje . E kishte ndaluar tė fliste nė telefon kur nuk ishte ai nė shtėpi dhe e kishte shkėputur telefonin. Atė ditė ajo fliste nga telefoni i kunatės sė saj nė tė njėjtėn banesė, edhe ajo njė grua e dhunuar”,-tregon njė histori tjetėr punonjėsja sociale.
    Sipas saj ndodh qė, pas disa seancash me telefonata, pasi janė bindur pėr besueshmėrinė e anonimatit , gratė vijnė pėr tė folur drejtpėrdrejt, dhe kėrkojnė ndihmė juridike apo psikologjike. Fenomeni i dhunės, sipas tė dhėnave tė qendrės, ėshtė i pranishėm kryesisht nė shtresat me nivel tė ulėt arsimor , por ka raste qė tek kjo qendėr vijnė edhe gra me shkollė tė lartė. “Njė mėsuese, me anė tė njė telefonate, tregonte se sesi i shoqi, njė intelektual i njohur nė qytet, e dhunonte psikologjikisht dhe nė ndonjė rast edhe fizikisht”-, thotė Farketi. Mėsuesja tregonte se i shoqi sillej si i edukuar nė rrethin shoqėror tė tyre, por kur vinte nė shtėpi fillonin problemet.
    Pėr gratė nga fshati dhe nga Malėsia e Madhe, rastet e dhunės janė mė tė shpeshta.Ka gra qė tregojnė se keqtrajtohen nga burrat e tyre ngaqė nuk kanė lindur fėmijė meshkuj. Bashkėshortėt e dhunshėm nė mjaft raste janė njerėz qė pijnė apo pa shkollė.”Burri im thotė vazhdimisht, edhe mes njerėzve tė tjerė, se gruaja duhet rrahur pa shkak njė herė nė javė, qė tė rrijė kokėulur”. Kėto janė fjalėt e njė gruaje tė dhunuar nė Shkodėr”,- tregon punonjėsja sociale Farketi. Ajo shton se ka ndeshur njė rast kur gruaja pranon tė rrihet gati ēdo natė, vetėm ngaqė nuk pranon ta lėėr vajzėn pa shkollė, siē do i shoqi. “Ajo e pėrcjell dhe e merr ēdo ditė vajzėn vetė nga shkolla dhe duron tė keqtrajtohet pėr kėtė nga i shoqi, vetėm qė e bija nė shkollė tė mesme tė mos rrijė nė shtėpi”,-tregon punonjėsja.





    29/08/2005

    shekulli

  2. #2
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Per sa kohe nuk do ket shtet dhe ligje te mbroje ,individin,per aq kohe do kete montra te tilla,qe u eshte bere menyre jetese llafet e mocme ........"Druri ka dal nga xhehneti".

    Neper kohera trajtimi i gruas shqiptare ka qene primitiv,vulgar.

    Ben mire o Brar kur thua shpesh "Pis Milet".
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #3
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Cfare fatkeqesie.... . Te jetosh cdo dite te jetes tende nen nje dhune te tille eshte e tmerrshme.
    A mendojne ato njerez se nje jete ka njeriu dhe ta kalosh ne kete menyre
    eshte tragjike... Gjynah te shkretat gra.

  4. #4
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Meshkuj kafshe !!

    Vallaji nje shkop te gjate se gjejne keto , nje mbrapa kokes e duan ato ... qe ti vijne trute mire ne vend , qe sa here ta mendojne te ven dhune ta dine se ci pret .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga PINK
    Meshkuj kafshe !!

    Vallaji nje shkop te gjate se gjejne keto , nje mbrapa kokes e duan ato ... qe ti vijne trute mire ne vend , qe sa here ta mendojne te ven dhune ta dine se ci pret .
    e kam shkruajtur edhe me pare.

    I dini kushtet ku jetojne keto gra? ne c'vende te shqiperise? Ne shume raste atje ha edhe pula gur.

    Pastaj po te heqesh llakun e qendres se Tiranes, jeta e shume familjeve shqiptare eshte per te qare hallin

    ti thua s'ka nje shkop te gjate???

    i njeh "dukagjinsit" qe kane permbyt edhe shkodren dhe i kane detyru edhe familjet e vjetra dhe me emer te shkodres te marrin rrugat dhe te vendosen ne Tirane, per te shpetu???

    Pink,

    Po s'pati shtet, dhe shtet tamam, jo shtet sa per sy e faqe, keto gjera do i degjojme perdite.

    Kam pare me syte e mi femra te rrahura nga burrat ne mes te Tiranes, sic kam pare edhe foto te burrave te rrahur nga grate, ketu ne forum...

    dukuri tranzicioni....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhuxhumaku : 30-08-2005 mė 13:12
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    E mire ne qafe pacin veten ... helm miu .. aq duan ato .. lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  7. #7
    Hey, how do i look? Maska e Aragorn I
    Anėtarėsuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    Your five years in solitary confinement are at an end. You've paid part of your debt to France.
    Postime
    323
    Hahahahaaa... kurse mua ca prej komenteve me bene per te qeshur e them se kjo tregon karakter... dmth karakter druvari, por karakter nevertheless. lol
    Nga halli,
    derrit i thuhet dajo.

    Ndjesė pastė nėna e shtrenjtė..
    Sa shumė vėllezėr paska patur!

  8. #8
    Me vjen shume keq por skemi cti bejmene .. ...vetem i zoti e nxjerr gomarin na balta ...te mendojne per veten e mos te tregohen te dobta ...ti sfidojne ata burra injorante qe u kan rene per hise ....ka shume menyra nese duan vertete te shpetojne(te hapin gojen e mos kene frike , te flasin me njerez , te kerkojne ndihme ..) ..perndryshe do trajtohen gjithmone ne ate menyre ...
    albanian

  9. #9
    vlonjate moj ti Maska e bija_e_detit
    Anėtarėsuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    ne zemren tende pa te cilen sjetoj dot
    Postime
    365
    se ku lexova diku qe ne shqiperi vetem 20 perqind e femrave vazhdonin studimet, dmth i bie qe 80 perqind te rrine tere diten ne shtepi te hane buke te trashen sic trashen grate shqiptare pasi lindin femije edhe ti ushqej burri... per sa kohe ska pavaresi ekonomike do kercasi druri si ne irak.... mjer kujt i bie per pjese edhe rrofte amerika per femrat shqiptare qe jetojne ketu se ketu jemi 100 perqind te fuqishme....
    ti gjithmone me thua jeta eshte e bukur ndaj te kam jete

  10. #10
    Eshte per te ardhur keq gjendja e nenave te reja ne zonat rurale, neper fshatra apo dhe ne ato familje me trurin e mykur dhe akoma ne shekullin e 19. Me duket mua, apo dikur femra ka qene me e respektuar?

    Jashte teme...Bija e detit si pak me duket 20%. Gati gjysma, ne mos me teper, e atyre qe konkuruan per Informatike/Matematike ishin vajza. Po ashtu, 75% e pjesemarresve qe donin te vazhdonin per Fizike ne Tirane ishin femra. Keto vetem ca shifra, ama fakt i hidhur eshte mosha e re ne te cilen martohen shqiptaret, i ngel dhe shkolla pa mbaruar...
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •