Nje fitore e shkelqyer e Milanit!!!
Maldini ne formen e tij me te mire dhe mendoj se po te vazhoje keshtu si zor te largohet nga milani. Shpresoj qe milani te jete ne kete forme dhe te fitojme si serine A dhe champions-leaguage
Nje fitore e shkelqyer e Milanit!!!
Maldini ne formen e tij me te mire dhe mendoj se po te vazhoje keshtu si zor te largohet nga milani. Shpresoj qe milani te jete ne kete forme dhe te fitojme si serine A dhe champions-leaguage
Give and you Will be Given
Paolo Maldini? nje rekord pre 360 gradesh. Ja tė gjithė numrat e kapitenit tė Milanit, 37 vjeē.
2 - kupat interkontinentale tė fituara: 1989, 1990
3 - si numri mbi fanellėn e tij. Milani ka vendosur ta tėrheqė kur vetė ai tė tėrhiqet nga futbolli, tamam siē bėri me numrin 6 tė Franco Baresit
4 - Superkupat evropiane tė fituara: 1989, 1990, 1994, 2003
4 - kartonat e kuq tė marrė nė serinė A
4 - Kupa Kampionesh/Champions League tė fituara : 1989, 1990, 1994, 2003
5 - Superkupa Italie : 1988, 1992, 1993, 1994, 2004
5 - pjesmarrje nė kupėn Interkontinentale. Bėhet fjalė pėr njė rekord absolut, qė e mban bashkė me Alessandro Costacurten. Dy kuqezinjtė kanė luajtur nė 1989, 1990, 1993, 1994 dhe 2003. Pas tyre me 4 tė tilla ndodhen Franco Baresi, Mauro Tassotti dhe Roberto Donadoni (gjithashtu tė pranishėm nė 1989, 1990, 1993 dhe 1994) dhe argjentinasit Miguel Angel Santoro (me Independienten nė 1964, 1965, 1972, 1973), Francisco Domingo Sa (Independiente - 1972, 1973, 1974 dhe me Boca Juniors nė 1977) dhe Eduardo Comisso (me Independiente 1972, 1973, 1974 dhe me Argentinos Juniors 1985)
7 -finale tė luajtura tė Kupės sė Kampionėve/Champions League. E fundit ishte ajo e Stambollit kundėr Liverpoolit, nė tė cilėn realizoi edhe gol. Maldini ka luajtur tė gjitha finalet e erės Berlusconi (1989, 1990, 1993, 1994, 1995, 2003, 2005) dhe ėshtė vetėm njė garė larg Francisco Gentos. Legjendari i Real Madrid, ėshtė i vetmi i cili ka marrė pjesė nė 8 tė tilla: 1956, 1957, 1958, 1959, 1960, 1962, 1964, 1966
7 - kampionatet e fituar (serie A) (1987/88, 1991/92, 1992/93, 1993/94, 1995/96, 1998/99, 2003/04). Maldini ėshtė vetėm njė titull larg treshes nė vend tė parė Giovanni Ferrari, Giuseppe Furino dhe Ciro Ferrara
7 - manifestimet, nė tė cilat Maldini ka marrė pjesė me fanellėn e kombtares. Bėhet fjalė pėr 4 Botėrore (1990, 1994, 1998, 2002) dhe 3 Europianė (1988, 1996, 2000)
7 - Si numri i golave tė shėnuar me kombtaren, kundėr Meksikės, Maltės, Ukrainės, Moldavisė, Polonisė, Paraguait dhe Uellsit.
22 - kampionatet me bluyen e Milanit, qė prej debutimit (20 janar 1985 nė Udine)
23 - ndeshje nėpėr Botėrore. Kapiteni paraprin treshen e pėrbėrė nga Diego Armando Maradona, Uwe Seeler dhe Wladyslaw Zmuda. Para tij renditet vetėm Lothar Matthaeus me 25 tė tilla, qė ka edhe vendin e parė
27 - golat e shėnuar nė serinė A
37 - vite jetė tė Paolo Maldinit, lindur nė 26 qershor 1968 nė Milano, ku ka jetuar gjithnjė. Martuar me Adriana Fossa dhe kanė 2 djem, Christian (qė ka debutuar me moshat e Milanit) dhe Daniel
74 - ndeshjet e luajtura si kapiteni i Italisė. Pas tij Zoff-i me 70
126 - ndeshjet e tija me kombtaren, rekord italian. Ka kaluar Dino Zoffin (112) kur ky i fundit ishte trajner i ekipit kombetar. Debutimi i tij me kombtaren i takon datės 31 mars 1988 (Jugosllavi-Itali 1-1)
572 - ndeshjet e luajtura, tė gjitha me Milanin, nė serie A. Maldini ka vendosur kėtė vit rekordin e ri te ndeshjeve tė luajtura ne kategorinė mė tė lartė nė Itali 572, mbajtur mė parė nga Dino Zoff me 570 ndeshje.
803 - Ndeshjet zyrtare tė luajtura me fanellėn e Milanit
2007 - viti i skadimit tė kontratės me Milanin
2.217 - minutat e luajtura nė Botėrore. Ish-kapiteni i kombtares italiane ėshtė nė vend tė parė absolut para gjermanit Lothar Matthaeus nė klasifikimin e lojtarėve qė kanė luajtur mė shumė minuta nė kupat e botės: 2.217 Maldini, 2.052 Matthaeus.
{^_^}
::|maDes!gn © 2009|::
As sulmues dhe as mesfushor nuk ka qenë protagonisti i fitores së Milanit dje me Rexhinën. Për herë të parë, në ndeshjen e 572-të në Serinë A, Paolo Maldini jo vetëm që ka shënuar një dygolësh, por i ka dhënë skuadrës së tij tri pikë të rëndësishme. Gjithçka ka ndodhur në pjesën e parë, kur kapiteni kuqezi ka shpërthyer në krahun e majtë dhe brenda zonës ka shënuar me të djathtën golin e parë. Në të vërtetë ka qenë një ndeshje e mbizotëruar nga ekipi i Ançelotit deri në fund, edhe pse pasaktësia e Vierit e Shevës me shokë nuk solli goleadën e pritshme. Në golin e dytë, Maldini ka përfituar nga në goditje këndi, duke shënuar me kokë përballë portierit kalabrez. Pas barazimit me Shalken në Ligën e Kampioneve, ky është një rezultat i rëndësishëm për Milanin, që gjithsesi nuk ka harruar edhe dje të pësojë gol si në ndeshjet e fundit. Në minutat shtesë, një shpërqendrim i mbrojtjes ka lejuar Kavalin të shënojë lehtësisht ndaj Didës.
mare nga sporti shqiptar
ej po qenka dopieta e pare mesa duket per maldinin![]()
Maldini: Ishte një emocion tepër i madh
Fitorja e Milanit ndaj Rexhinës mbërriti falë dy golave të një "golashënuesi" të pazakontë, Paolo Maldini, i cili ka realizuar dygolëshin e parë në karrierë në kampionat: "Ishte një emocion i madh, edhe sepse kur je mbrojtës, nuk ke shumë mundësi të shkosh në zonë për të shënuar." Atëherë, lamtumirë tërheqjes nga futbolli? "Këtë do ta vlerësojmë muaj pas muaji. Gjunjët hëpërhë i kam mirë". Si kapiten i vërtetë, Paolo Maldini ka zgjedhur momentin më delikat dhe të rëndësishëm për të realizuar dygolëshin e parë me fanellën kuqezi, e cila mbërriti në pjesëmarrjen e tij nr.802. S'kishte mënyrë më të mirë për t'iu përgjigjur atyre që e kritikojnë dhe mbrojtjen e Milanit në përgjithësi, e cila cilësohet shumë e vjetër dhe drejt rrënimit. Ndërkohë Maldini, pak javë pasi la të nënkuptohej një tërheqje të mundshme nga futbolli, arriti kënaqësinë që t'i shënonte dy gola Rexhinës, vendimtarë për tripikëshin e Milanit. Dhe s'kanë qenë dy gola të rastësishëm. Për të shënuar të parin, kapiteni kuqezi shmangu Tedeskon duke ia kaluar topin mes këmbëve dhe goditi saktë në diagonale. Në golin e dytë përfitoi edhe nga "bashkëpunimi" i mbrojtjes së pavëmendshme të Rexhinës, e cila e la të pambuluar Maldinin gjatë një goditjeje nga këndi, duke i mundësuar të kërcente i pashqetësuar dhe të godiste me kokë duke shënuar golin e dytë. Një tjetër gjest teknik i një klasi të lartë. Në këtë mënyrë, Maldini ka kurorëzuar një javë prej një sulmuesi të vërtetë, e cila nisi të mërkurën me asistin për Shevçenkon që solli golin e dytë ndaj Shalkes. "Çfarë emocioni, kisha shumë që s'shënoja dhe s'e kisha menduar kurrë të shënoja dy gola në një ndeshje, - tha Maldini. - Po kaloj një momente shumë të bukura, të cilat sjellin gjithnjë mirë. Pas 20 vitesh është një kënaqësi e madhe, edhe sepse kam pasur shumë raste. Problemet me gjunjët? Hëpërhë jam mirë", - u përgjigj ai buzagaz. Dy golat e tij i sollën Milanit një fitore "gënjeshtare" 2-1. "Sepse nëse ndokush shikon vetëm rezultatin, mund të mendojë se ka qenë një ndeshje e vuajtur, kurse e vërteta është se mund të kishim shënuar 6-7 gola. Edhe vetë 2?0 do të kishte qenë pak, më pas fakti që pësuam gol pikërisht në çastet e fundit, s'më pëlqeu aspak." Për të përfunduar, edhe një tjetër herë kapitulli se ç'do të bëjë pasi ta lërë futbollin. Maldini ka konfirmuar sërish se s'do të jetë trajner. "E përjashtoj këtë mundësi, duke pasur parasysh edhe babain tim që ka vuajtur shumë nga stresi i kësaj detyre. E ardhmja ime pas futbollit do të varet nga shumë gjëra, por me siguri do të kem një rol aktiv."
Ançeloti: Paolo, i jashtëzakonshëm
Tani buzëqesh me të vërtetë. Shumë i kritikuar në fillim të sezonit, Karlo Ançeloti mund të shijojë një Milan që përmirësohet gjithnjë e më shumë. Pas paraqitjes së mirë në Gelsenkirshen, kuqezinjtë kanë bindur edhe ndaj Rexhinës. "Më vjen keq për golin e pësuar në fund, por mirë edhe kështu, - shpjegoi trajneri. - Pashë një Milan të mirë dhe mund ta kishim mbyllur më parë ndeshjen, sidoqoftë jam i kënaqur me atë që ka bërë skuadra." Nga grupi tek individët, Ançeloti i lavdëron të gjithë: "Maldini është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ka disa probleme të vogla fizike, por arrin t'i përballojë. Ndihem i kënaqur edhe nga Vieri. Bobos i mungoi fati, luajti shumë mirë dhe e kërkoi golin me ngulm. Mirë edhe Serzhijo si mbrojtës i majtë. Skuadra po ecën mirë, pas pauzës na kthehet edhe Inzagi. Po shkojmë drejt zgjidhjes së problemeve".
Mare nga Sporti Shqiptar
(ta harrojne te gjitha ata qe kane enderruar largimin e maldinit se ai lufton me shpirt edhe me zemer, dhe sa per gjunjte e tij te shume perfolur......... faktet e vertetojne qe ai eshte ne forme)
mad, nuk do shtoja asgje pervec se komplimentet e shumta te mia per shkrimin tend.
Te falemnderit
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Nesta e ka ber operacionin ne doren e majte disa dite me perpara dhe thot se do jet i gatshem per ndeshjen kunder Juventusit ne 30 Tetor edhe pse i duet 1 Muaj pa luajtur ne ndeshje por ne stervitje vazhdon regullisht me ekipin.
Fitore e merituar ne Cagliari 0-2 edhe pse me gjysem formacion arritem 3 pike ne nje fushe te veshtire. Neshja tjeter ne San Siro me Palermon...
Te merkuren ne Champions ne San Siro kunder PSV ndeshje e rencishme me e fitu dhe Anceloti beri mir kunder Cagliarit qe ruajit Pirlon, Cafu, Kaka per PSV.
Urime per fitoren i here kshu, edhe ashtu edhe vazhdofte deri ne fund sezoni.
Vetem me fitore
e kalofshi mire te gjithe
FORZA MILAN
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Milan 2-1 Palermo
Palermo shenon e para me Caracciolo ne minuten 28.
Nje minute me pas Supergol i Genaro Gattusoooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo oooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo ooooooo
Me pas raste te shumta nga te dyja anet dhe ne minuten e 77
nje rrufe ka doditur Palermon.
SuperPipoooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo ooooooooooooooo
ka ka kercyer mbi re per te ulur ne gol krosimin e Jankulovskit.
Pipi is back,Pipo e tornato Pipo farci sognare.
Milani fiton.
Prove e shkelqyer dhe per Maldini e Costacurta.
![]()
Ndeshje shume e bukur sot nga te dyja anet por ne fund fituam edhe pse ishte shum rezerva ne formacion, krijuam me shum raste, mbrojtja sa vjen boet me e fort, Jankulovski sot u pa dhe u duke lojtar klas sic ka qen.
Tashti neshja ne Empoli te Merkuren!
Krijoni Kontakt