Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Shqiptarët, konsumatorët e minave të qoftezuara

    E Hene, 29 Gusht 2005

    SHQIPTARET, KONSUMATRET E MINAVE TE QOFTE-ZUARA

    Nga Pano Hallko

    "Kur shkruani, te jeni te ftohte si akulli"... Ndermjet shume visareve, Cehovi i madh na la edhe kete. Padyshim, e ka pasur fjalen per pena te nivelit te tij dhe jo te penes sime modeste. Gjithsesi, mire na ben te gjitheve, ta kemi parasysh. Te gjithe neve, por ne radhe te pare e mbi te gjithe, politikberesit tane, pse jo, edhe ata pushtetare qe "shkruajne" dhe firmosin licensa per ushtrim profesioni e aq me teper ne zemer te Tiranes, tek ish Muzeu "Enver Hoxha", tek "Qendra e Kultures "kur do te behet e tille?!), ose, thene ndryshe- per oreksin e disave, tek Piramida apo "Mumja"-sic do t`u pelqente me teper, por ne lulishte, ne buze te trotuarit, ne bulevardin "Deshmoret e Kombit".

    Ne fillimet e "demokracise" ne shqiptaret, morem persiper nje mision te madh e "historik". Zbrazem nje pjese te mire te frigorifereve te Zelandes se Re qe ishin vulosur qysh ne mesin e viteve `30-te te shekullit qe kaloi, me mish "vici" te parafinuar per nevoja te Luftes se Dyte Boterore.

    Por meqe Lufta mbaroi shpejt, "ajo vetem 12 vjet zgjati), mishi nuk u konsumua dot i gjithi... Mbeti edhe nje racion i mire per né, i cili u ruajt me fanatizem per nevoja te shqiptareve kur te fillonin luften kunder...vetes"!) ne fillimvitet "90-te po te shekullit qe kaloi. Keshtu qe stabilimentet e famshme te sharrave elektrike, ato qe kishim ne Malesi per prerjen e trupave, i zbritem neper qytete, i instaluam neper "Dyqanet e Mishit" te asaj kohe. Atehere, dhembet "akoma te mprehte) te sharrave, prisnin jo me trupa- trungje bredhash e pishash, por trupa "vicash" 1 tonesh! Keshtu, ju futem me aksion vullnetar dhe populli e mbushi organizmin e tij me qeliza kancerogene, kurse ustallaret"lexo: politikanet), mbushen xhepat me dollare dhe ju perveshen punes per te ndertuar...Shqiperine e re kapitaliste.Duke i cuar perseri ne Bjeshke, por kesaj radhe per te mos lene asnje dru ne kembe, madje duke djegur edhe rrenjet...



    Béla de salica, perndryshe "Berxolle derri"...

    Per ato qelizat kancerogene te mishit te parafinuar 60 vjecar nga Zelanda e Re, le te japin pergjigje mjeket tane qe e akuzojne sa here qe operojne mitra dhe gjire me kancer,"madje edhe burra qe po heqin gjirin!).

    Por une desha te bej njerezit me dije se berxolles nuk do t"i themi me keshtu, por béla de salilca. Dhe qoftes, do t"i themi Pjeskavica ketu e tutje. Sa per dijeni, qe te mos qesheni ne mes te Tiranes, kur te kerkoni qofte nga stafi i "talentuar" serb. Sepse ata vertet kane marre persiper te na ushqejne, por jo edhe te na mesojne si t"i themi qoftes dhe berxolles"!)

    ...Nese te bie rruga te kalosh ne boulevard rreth ores 20 ne mbremje, nuk ka se si te mos te terheqe vemendjen nje turme njerezish, kryesisht rinia jone e mrekullueshme qe mundohen te mbajne radhen per te blere nje "pjeskavica" ose nje "béla" nga stafi i madh i cunave serbe qe, ne kembe, deri vone pasmesnate, "s`mund ta ngopin kete lloj populli te cuditshem!" Ata qe u ka xhepi,-zoterinj dhe zonja te kolme, gjithe delikatese, ulen dhe "e hane" ne tavoline me 4500 leke "pjeskavicen"! "Kryekamarjeri" serb ka perkthyes nje djale shqiptaro-malazez pe te komnikuar me zonjat e "kolme".

    -E kam gjuhen e nenes- te thote me krenari perkthyesi... -Po mire mor djale-ti fol gjuhen e sat"eme, por desha te pyes, c"kuptim ka kjo stema "juaj" me shkaben se ciles ne te dy kreret i keni vene "qylafin" e guzhinjerit, kurse ne te dy shputat i keni vene lugen dhe pirunin?- pyet nje klient "i prapambetur!

    Djemte shkulin mina, vajzat-pjeskavica!

    Kur shikon vajzat tona moderne me kthizen perjashta, "qendisur" me nje hallka te hekurt, me gishtat dhe qepallat ngjyer me varaqe te renda qe shtyhen ne kuptimin e plote te fjales per ..."nje pjeskavice", mendja te shkon diku larg, ne Veri, atje ku vellezerit dhe kushurinjte apo thjesht bashkemoshataret e tyre, shkulin, jo rralle me koston e jetes se tyre te re,...minat qe "mbollen" me kujdes vellezerit, kushurinjte, apo bashkemoshataret e cunave qe pjekin "béla-t", jo larg, por tamam shtate vjet me pare, ne token shqiptare, "ajo qe na lane me 1913-en), nen shikimin "tolerant" te shtetit "serioz" shqiptar!

    Do te isha i fundit njeri ne kete bote qe do te beja fjale per urrejtje nderetnike. Larg nga une kjo ndjenje, sa te rroj e te jem gjalle! Doemos, t"i sherbejme se mires, marredhenieve te mira, zhvillimit te tyre ne te gjitha fushat ne rrugen e mundimshme dhe me sa duket shume te gjate te integrimit, pse jo, edhe deri tek "pjeskavicat".

    Por aty, nen tymin e "pjeskavicave" dhe "gurmanskave""lexo dhe mbaj mend: -qofte te mbushura!), edhe pa dashjen tende, te lindin dy pyetje:

    E para:-Sa biznesmene tiranas "nuk) do t"i deshironin keto 600 metra katrore per nje aktivitet te ngjashem apo te cdo lloj tjeter?!

    E dyta:-Sa djem kosovare kane biznese"cdo lloji), ne zemer te Beogradit? Dhe, meqenese une me horizontin e paket qe kam, nuk mund te pergjigjem, do t"Ju lutesha pusht-etareve tane licensedhenes "nuk na pelqen ne shqip-lejedhenes!), t"i kthejne pergjigje publikut per te dy pyetjet e mesiperme.

    Parasysh politikes sone...

    Eshte nje ankese shume serioze e stafit qe sherben. Kur ndodh qe ndonje kosovar "edhe sa kohe nuk do te themi: -shqiptar nga Kosova?!) kalimtar ulet ne karrike per te marre dicka, sapo i vjen manaxheri me perkthyesin e tij, cohet vrullshem dhe iken duke mallkuar qiej e dhé, nga syte kembet. Ndoshta i kujtohet ajo kenga e portokallise..."Oh sa mire me kene shqiptar, o Hej !"...

    Por nje i tille i pyetur, ndryshe u pergjigj:-Per Bese, nuk di pse m"u kujtua koka e prere e kalamanit qe ushtari serb hodhi ne tenxheren me fasule qe po ziente ne vatren kosovare...

    Prandaj, shteti yne si serioz qe eshte, te ndermarre fushate me te gjitha Mediat per te sqaruar te gjithe shqiptaret, edhe matane "kufirit", qe te mos bien pré e kujtimeve kaq te largeta. Tek e fundit, le t`i binde njerezit se...Dollari "per ca kohe edhe Euro), edhe nga gropa e zeze te dale, ka te njejtin emer dhe te njejten vlere!...

    Koha Jone.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-08-2005 më 23:40
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Si lindi harmonia fetare në Shqipëri?
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 27-10-2010, 08:41
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Çka i ndanë dhe çka i bashkon shqiptarët?
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 18:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •