KLASIFIKIMI/ Një sondazh publik i koordinuar me kritikët e artit bën radhitjen e VIP-ave në kinematografi
Ja 8 aktorët më të shquar të botës te momentit besoj..lol
Kush janë meshkujt më të famshëm të Hollivudit. Copëza jete nga më të mirët e roleve në film
Të famshëm dhe të pavdekshëm. Janë 8 aktorë më të shquar botërorë që kanë merituar këtë vlerësim. Për të bërë radhitjen janë zhvilluar sondazhe të publikut, rolet e aktorëve dhe më kryesor ka qenë mendimi i kritikëve. Sipas këtij koordinimi, janë zgjedhur 8 meshkuj, të cilët nëpërmjet roleve janë bërë të përjetshëm. Duke i zbuluar një nga një vipat e kinematografisë, gazeta “Dita” boton atë çfarë është shkruar në mënyrë të përmbledhur për ta.
Alfredo James Pacino
Është i lindur më 25 prill 1940 në East Harlem (New-York). Ai rrjedh nga një familje e varfër dhe ka jetuar te fqinjët me gjyshen e tij. Teksa kalonte fëmijërinë e tij, Pacino e pa veten se kishte talent për aktrim dhe filloi të merrej me të në përgjithësi. Dhe pas një kohe të shkurtër ai arriti qëllimin e tij që të bëhet aktor i Hollywood-it. Filmat më të njohur të tij janë: "The Godfather - I, II, III", ku në të tri pjesët ai fitoi Oskar, "Donie Brasko", "Heat", "Devils Advocate" etj.
Antonio Banderas
Aktori spanjoll ka studiuar në "Artet Dramatike" në vendin ku jetonte në Malaga të Spanjës. Ai e njihte veten si "kamerier" e pastaj më vonë si prezentues i modelit. Pasi përfundimit të studimeve ai realizoi një film të quajtur "Labyrinth of Passion (1982)". Pas një kohe ishte i ftuar që të luante rolin e homoseksualit, ku aktroi në vitin 1988. Duke luajtur edhe shumë filma të tjerë, nga viti në vit ai u afirmua dhe njëkohësisht iu shtuan shanset. Filmi më i njohur i tij është "Desperado", në të cilin mundohet që të zhdukë mafiozët spanjollë dhe më në fund ekzekuton edhe të vëllain, i cili ishte kreu i mafiozëve.
Robert De Niro
Është i lindur më 17 gusht 1943, në New-York. Paraqitjet e para të De Niro's në televiozion ishin në vitin 1968 në filmat "Greetings" (1968), "The Wedding Party" 1969, "Hi, Mom" 1970. Më pas ai iu drejtua filmave të dhunshëm me tematikë drogën, armët, vrasjet, etj. Në filmin "The Godfather II" (1974) De Niro's u dha shansi më i mirë për aktrim, në të cilin u shpërblye me “Oskar” . Pas këtij filmi ai nisi të fitojë simpatinë jo vetëm të vendit të tij, por të mbarë botës. Temën e filmave vazhdon ta ruajë edhe sot.
Mel Gibson
Piksvill i New-Yorkut është vendlindja e aktorit e 61-vjeçar Mel Gibson. Ai kishte një familje shumëanëtarëshe dhe në moshën 12-vjeçare ndërroi vendbanimin, duke shkruar pranë New-Yorkut për të jetuar. Ndërkaq, njëra nga motrat e tij filloi ta vërejë se Mel-i kishte një talent të jashtëzakonshëm për aktrim. Pas saj, motra e më e madhe i dërgoi të dhënat e Melit në "College", ku ai u pranua. Kështu Mel vazhdoi në shkollë të lartë për dramë. Motra ishte fati i jetës së tij...
Tom Cruise
Rrjedh nga një familje shume e varfër amerikane, të cilët kanë shkuar prej një vendbanimi në tjetrin, vetëm që babai i tij të gjejë punë dhe kështu u rrit në varfëri. Jeta e Tomit ishte gjithnjë e komplikuar prej një sëmundjeje, por fati i tij ishte intelingjenca dhe dinte si ta ndërtonte jetën e tij fizike. Ishte i lidhur shumë me sporte të ndryshme, ç’ka e shëroi shpejt. Kështu filloi shkollimin në jetë të vështirë dhe më në fund u bë aktor i Hollywood-it, në të cilin pati shumë suksese. Filmat më të njohur të tij jane "Top Gun", "Mission imposible", "Eyes Wide Shut", etj.
Arnold Alois Schwarzenegger
30 korrik 1947, Thal (4 milja prej Graz), Austri. Arnoldi është aktori më i "zhvilluar" që Hollywoodi ka patur ndonjëherë! Ai filloi karrieren e tij në Graz, Austri vetëm me një qëllim, i cili quhej "Zotëri Universitet". Në vitin 1965 Arnoldi inkuadrohet në Ushtrinë e Austrisë, por që ta kryejë në Shtutgard të Gjermanisë. Problemi ishte që ai shkoi diku tjetër dhe pasi u kthye, u burgos në Austri. Kur doli nga burgu, shkoi në Hollywood dhe filloi të punonte si gjeodez, por u lodh nga ajo punë dhe filloi të shkonte në shkollë që të mësonte gjuhën angleze. Me përfundimin e kësaj shkolle ai u inkuadrua në aktrim. Dhe më në fund e arriti qëllimin e tij.
Bruce Willis Bruce
Ka lindur në vitin 1955 në Gjermaninë Perëndimore, por është i rritur në New-Jersey. Shkolla e lartë: "Penns Grove High School and Montclair State College". Para se të bëhet aktor, Bruce ishte këngëtar dhe i kishte bërë dy albume. Bruce bëhet i famshëm duke aktruar në serialet televizive të quajtura "Moonlight". Ai u paraqit edhe në shume seriale të tjera: “Hart to Hart”, “Miami Vice”, “The Twilight Zone”, “Dolly”, “The Return of Bruno”, etj. Dhe më vonë, në vitin 1987 ai martohet me aktoren Demi Moore dhe tani ka një vajzë.
James Eugene Carrey
Jim Carrey është i lindur më 17 Janar 1962 në Newmarket, Ontario, Kanada. Në moshën 15-vjeçare fillon të luajë komedinë më të dashur të Torontos. Vazhdoi të luajë komedi deri në moshën 19-vjeçare, kur edhe shpërngulet në Los Angeles të SHBA. Pas një kohe ai fillon të luajë komedi, sikurse në Toronto dhe bëhet shumë i popullarizuar. Filmi i parë i tij njihet me emrin "Introducing...Janet". Aktualisht jeton në Brentwood, Kaliforni. Deri më tani ishte i martuar dy herë, por që të dy martesat dështuan. Gruaja e parë e tij ishte Melissa Wormer dhe ka një vajzë me të, ndërsa gruaja e dytë ishte aktore e filmit "Dumb And Dumber", që quhej Lauren Holly. Kjo martesë nuk ka zgjatur shumë dhe tani jeton vetëm, i preokupuar në disa projekte filmike.
P.s ky eshte mendimi i gazetes dita, artikull nga ku eshte marre. Keshtu qe mos mu drejtoni mua jo keshtu dhe ajo ashtu.
Krijoni Kontakt