Close
Faqja 15 prej 15 FillimFillim ... 5131415
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 149 prej 149
  1. #141
    CDT Maska e -Edu
    Anëtarësuar
    08-05-2005
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    99
    pra RM fitoj 2-0 dhe ka tubuar 28 pike dhe radhitet pas Osasunes e cila ka 34 pike dhe Barces e cila ka 31 por nje loje me pak (tash eshte duke u zhvilluar)

    Urime kolegve

  2. #142
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Gezimi i lojtareve te Realit pas fitores
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #143
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    0-2: A convincing and authoritative triumph at La Rosaleda

    Sergio Ramos and Robinho sealed victory for the debut of López Caro in the First Division. A solid Real Madrid, with an exceptional Seville midfielder, a wise Guti in control and a decisive Zidane with assists, broke the will of Málaga in barely thirty minutes. In the second half, it was time to consolidate and secure the three points.

    Despite there being lots of games left to play, Real Madrid had to pass a quality control test with the arrival of López Caro. His footballing strategy was reflected in the line-up: Guti was to lead the plays, and Sergio Ramos to be an extension of the defence. With the team well-armed, but without Beckham, Málaga came out determined to tighten the screws on Helguera and Pavón, who had to work hard to stop the variety of aerial plays that the Malagans made. The instructions of the coach had to be shouted over the poorly kempt turf of La Rosaleda, as the back line was thirty metres from Iker Casillas.

    Salgado and Ronaldo showed their rivals that they wanted victory. Antonio Tapia knew that his team could suffer from the plays created by Guti and Zidane, and so he ordered Hidalgo and Anderson to thwart any advance by the White's thinkers. Nevertheless, on multiple occasions, they mistook pressure for heavy-handedness. Daudén Ibáñez had to put a brake on the over-enthusiasm of the locals, who tried to slip a goal past the referee when Salva hit the ball with his hand after a corner (17th min). Sergio Ramos worked hard and helped Roberto Carlos with Edgar and Helguera with Salva. His polyvalence allowed Guti to be able to control events with more calm and Baptista to not have to come back too much.

    Zidane gives the orders; Ramos and Robinho carry them out

    Just when Casillas had started to get warmed up, with shots by Nacho and Salva, Madrid finished off the game. If anyone had any doubts about the tactical work done in the first week with López Caro at the helm, in the first corner they had in their favour, any doubts disappeared. Zidane knocked over a ball which Sergio Ramos, on the far post, headed into the net (33rd min). A blow for Málaga. Robinho, more on form and accurate than in previous matches, had given a warning shot with a shot which the blue and whites defenders stopped on the line, but he refused to forgive any more. Again, Zidane would be crucial. As the coach had asked, the number ‘10’ was on the right. From there he made a run and connected with Zidane. And with an explosive acceleration and a powerful shot, he silenced La Rosaleda (37th min).

    Tapia tried to bring his players out from the slump they were in before the break thanks to new chances from Robinho and Zidane. Málaga were at the mercy of Madrid, who was moving around with even more tranquillity than in the first half. Antonio Tapia saw that the road to victory was rocky and at any moment it could get even worse. On the Madrid bench and on the pitch they wanted an even bigger result, to further increase their feeling of solidarity and teamwork they were experiencing at Málaga .

    Maintaining the score

    Initiative, long balls, and fighting spirit were the weapons of Malaga to try to get breathing space. Impossible. Real Madrid were moving around carefully, and the opening on Robinho's wing eased the congestion in midfield. López Caro wanted to give a break to some of the pillars of the victory as the three points were in the bag. Roberto Carlos, Ronaldo –who was looking for his reward-, Robinho and Zidane were prowling around the area of Arnau to crush any last hopes from a rival who were collapsing visibly. The coach's debut ended on a good note and a whole week to prepare for the fixture against Osasuna at the Bernabéu.


    STATISTICS:

    0 – MÁLAGA C.F.: Arnau; César Navas, Fernando Sanz (Morales 73rd min), Valcarce (Diego Castro 84th min), Alexis; Juan Rodríguez, Nacho, Anderson, Edgar; Antonio Hidalgo (Paco Esteban 56th min) and Salva.

    2 – REAL MADRID: Casillas; Salgado, Pavón, Helguera, Roberto Carlos; Sergio Ramos, Guti, Zidane, Robinho (Diogo 86th min); Baptista (Pablo García 84th min) and Ronaldo.

    GOALS:
    0-1, min. 33: Sergio Ramos heads in a corner from Zidane.
    0-2, min. 37: Robinho finishes off with a volley, a perfect combination with Zidane.

    REFEREE: Daudén Ibáñez (Aragon committee). Booked César Navas (8th min), Salva (17th min), Sergio Ramos (25th min), Anderson (28th min), Fernando Sanz (46th min), Valcarce (77th min).
    OTHER INFORMATION: Match of the fifteenth day of the National League Championship, played at the Estadio de La Rosaleda in front of 25,000 spectators (full)

    .........................
    Gol teper te bukur sonte shenoi ky vogelush
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #144
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Trajneri i ri i Realit të Madridit shprehet entuziast pas debutimit me fitore në Primera Divizion 13-12-2005

    L.Karo, ëndrra me emrin "Real"

    Reali i Madridit ka arritur fitoren e dytë radhazi në Primera Divizion, pas suksesit 2-0 të dielën në Malaga. Kjo ishte edhe ndeshja e parë në Primera Divizion për trajnerin e ri të "galaktikëve", Lopez Karo. Ndryshe nga Liga e Kampioneve, ku u mund 2-1 nga Olimpiakosi, këtë herë debutimi i tij ishte i suksesshëm. Ja cila ka qenë intervista e spanjollit që zëvendësoi Luksemburgon, javën e kaluar:

    - Si ju duk ndeshja? Besojmë se ndiheni njeriu më i lumtur në botë për fitoren në ndeshjen tuaj të parë në Spanjë me Realin...
    - Nuk mund të them që jam njeriu më i lumtur në botë, sepse nuk e di as vetë se si quhet ajo që ndjeva pas fitores. Isha si në ëndërr. Jam i lumtur edhe për skuadrën. Fituam, sepse zbatuam tri konceptet bazë të futbollit të sotëm. Kishim kontrollin e topit në pjesën më të madhe të ndeshjes, ishim të vendosur me rregull në fushën e lojës dhe patëm entuziazmin dhe dëshirën e duhur për të fituar. Fakti që e mbyllëm takimin që në 45 minutat e para, e tregon më së miri diçka të tillë.

    - Gjatë 90 minutave të lojës, cili prej futbollistëve ju ka pëlqyer më shumë?
    - Besoj se të gjithë ishin në nivelin e duhur dhe nuk dua të bëj personifikime, sepse për një fitore gjithmonë meritën e ka e gjithë skuadra. Mendoj se dy armët që na dhanë tri pikët në Malaga, ishin shpejtësia dhe sakrifica. Në përgjithësi bëmë një ndeshje të mirë dhe futbollistët e mi meritonin të dilnin nga fusha me një fitore.

    - Mendoni se ky rezultat do ta ndihmojë Realin të dalë nga kriza?
    - Na kanë mbetur ende disa ndeshje të rëndësishme, përfshi dy sfida para pushimeve të fundvitit. E para ndaj Osasunës kryesuese dhe e dyta në Santander. Rezultati i këtyre ndeshjeve do të jetë shumë i rëndësishëm.

    - Butragenjo tha se ishit një trajner i përkohshëm. Do t'ju pëlqente të qëndronit te Reali përtej janarit?
    - Unë jam i punësuar te Reali dhe nuk kam asnjë problem me drejtuesit. E konsideroj veten pjesë e këtij klubi dhe do të zbatoj urdhrat e eprorëve të mi. Aktualisht po drejtoj skuadrën e parë dhe për mua përbën një privilegj. Vendimet e tjera i përkasin presidentit.

    - Si ju duket Robinjo?
    - Eshtë një futbollist i jashtëzakonshëm dhe askush nuk ka dyshuar për këtë, që nga mbërritja e tij në Spanjë. Ndeshja që luajti në Malaga, tregoi se po përshtatet më shumë me futbollin e Primera Divizionit dhe nga ndeshja në ndeshje rezultatet duken në fushë. E gjithë skuadra ka besim te braziliani.

    - Në pjesë të caktuara të ndeshjes në Malaga është parë Robinjo që luante me Santosin...
    - E vërteta është që më duhet të pranoj se braziliani ka bërë një ndeshje të madhe, si në fazën sulmuese, ashtu edhe në atë mbrojtëse. U tregua i durueshëm dhe ishte efikas kur kishte kontrollin e topit. Ka ende për t'u përmirësuar, por për momentin jam i kënaqur nga paraqitja e tij.

    Simeone habit: Simpatizoj Devid Bekhamin!

    Argjentinasi i famshëm, Diego Simeone, ka treguar simpatinë e tij për kapitenin e Anglisë, Devid Bekham, duke i habitur të gjithë, për shkak të së kaluarës aspak të lumtur në sfidat e tij me mesfushorin e Realit. Ai tha: "E simpatizoj Devidin. Në botëror bëra të mundur që ai të merrte një karton të kuq, duke hedhur mbi të një "mal" me kritika. Ishte vetëm një fëmijë 23 vjeç, por tregoi se diti të reagojë, duke arritur majat e futbollit botëtor."
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #145
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Sipas shtypit, kalimi i irlandezit në Madrid është thjesht një formalitet 13-12-2005

    Reali: Na intereson Roi Kin!

    Reali i Madridit pranoi se ka shfaqur interesimin e tij për të marrë ish-kapitenin e Mançesterit, Roi Kin, por ka mohuar faktin se irlandezi ka kryer vizitat mjekësore në Madrid. Ndërkohë, shtypi spanjoll vazhdon të këmbëngulë se ndërmjet mesfushorit dhe drejtuesve "merenges", është arritur marrëveshja. Sipas së përditshmes "Marca", Roi Kin do të luajë për gjashtë muaj në Madrid, me mundësinë e një rinovimi njëvjeçar.

    Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi për shtyp i Realit të Madridit, Antonio Garsia Ferreras, i cili tha: "Roi është në listën e blerjeve të mundshme dhe po diskutojmë mundësitë që ka një transferim i tij në Madrid. Por asgjë nuk është vendosur dhe kësisoj nuk ka pasur vizita mjekësore. Gjithsesi, besoj se vendimin përfundimtar do ta marrim javën e ardhshme." Më pas, Ferrerasi shtoi:

    "E vërteta është që Kini i është ofruar Realit prej një muaji, por stafi ynë po merr në shqyrtim blerjen e tij. Do të ketë një takim ndërmjet Kinit dhe presidentit Perez, nga fundjava e ardhshme, dhe vetëm atëherë do të merret vendimi përfundimtar për këtë çështje." Nëse marrëveshja e 34-vjeçarit me Realin e Madridit do të dështonte, atëherë Kini do të zgjidhte ta mbyllte karrierën në Premier Ligë. D

    isa skuadra në Britani, si Sëlltiku, Evertoni, Uest Bromuiç dhe Uest Hemi kanë shprehur interesimin e tyre për ish-kapitenin e lavdishëm të Mançesterit. Kohët e fundit ka filluar të fitojë terren edhe hipoteza e kalimit të Kinit te Boltoni, pasi trajneri Sem Alërdajs ka deklaruar se klubi i tij është i gatshëm të plotësojë kërkesat ekonomike të irlandezit. Gjithsesi, alternativat e tjera do të hyjnë në lojë vetëm nëse dështon marrëveshja Kin-Real.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #146
    CDT Maska e -Edu
    Anëtarësuar
    08-05-2005
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    99
    Woodgate kthehet ne ushtime

    Mbrojtesi i RM, Jonathan Woodgate, kthehet ne ushtrime.

    Lojtari i Kombetares se Anglise, ka prekur topin per here te pare pas lendimit qe pesoi ne kembe, nje muaj me pare.

    Stafi mjeksore i RM pret qe Woodgate te kthehet ne form 100% pas Vitit te Ri.


    Me ne fund nje lajm i mire per Woodyn, djaloshi ska pasur fat aspak.

  7. #147
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Presidenti madrilen ka deklaruar se është e vështirë të gjesh trajnerin e duhur për të drejtuar Realin 14-12-2005

    Perez: Të drejtosh Realin, është art

    Presidenti: Duhet të presim për merkaton

    Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, ka deklaruar se nuk është menduar për asnjë blerje deri tani. "Ne do ta shikojmë skuadrën edhe në dy ndeshjet e ardhshme dhe më pas do të shikojmë nëse duhet të bëjmë përforcime. Nëse do të kishim blerë të gjithë lojtarët që thonë gazetat, klubi do të kishte tani të paktën 60 futbollistë," - tha Perezi.

    Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, ka deklaruar se do të jetë shumë e vështirë që ai të gjejë një trajner të përshtatshëm për ekipin e tij. Ai tha se në skuadër janë shumë lojtarë me shumë talent dhe shumë pak vetë janë të aftë që ta administrojnë sa më mirë talentin e tyre. "Klubi po ndjek një sistem që mbledh lojtarë shumë të talentuar dhe nuk janë shumë njerëz që kanë aftësitë e duhura për të administruar sa më mirë talentet e skuadrës. Reali i Madridit ka një skuadër që nuk duhet që vetëm të fitojë, por edhe të tregojë spektakël e vendosmëri.

    Personi që do të drejtojë Realin e Madridit, duhet të jetë i disiplinuar, rigoroz dhe profesionist. Të drejtosh një koleksion lojtarësh të talentuar, nuk është e lehtë, pasi ata kanë shumë personalitet dhe është art që t'i bësh ata të luajnë së bashku," - tha Perezi. Pesë janë emëruar si trajnerë të klubit madrilen, që nga koha që u largua Vinsente del Bokse, dy vjet e gjysmë më parë. Pikërisht që nga ajo kohë, skuadra nuk ka arritur të fitojë asnjë trofe të rëndësishëm.

    Ardhja e fundit në stolin madrilen është ish-trajneri i rezervave të skuadrës, Huan Ramon Lopez Karo, i cili zuri vendin e Vanderlei Luksemburgos. Perezi deklaroi se do të flasë në fund të sezonit për të ardhmen e trajnerit Lopez Karo dhe nuk e fshin mundësinë që ai të jetë trajner për një periudhë të gjatë. "Bordi drejtues vendosi që Lopez Karo do të jetë zëvendësuesi i Vanderlei Luksemburgos deri në fund të sezonit. Më pas, e ardhmja e tij do të vendoset duke analizuar edhe situatën. Asnjëherë nuk mund të parashikosh se çfarë do të ndodhë në botën e futbollit. Lopez Karo bëri një punë të shkëlqyer me rezervat e klubit dhe ne menduam që t'i jepnim besimin tonë," - tha Perezi.

    Mediat spanjolle kanë deklaruar se në janar klubi madrilen do të hyjë në merkato dhe emrat që favorizohen si blerjet më të mundshme, janë ish-kapiteni i Mançesterit, Roi Kin, dhe sulmuesi i Romës, Antonio Kasano. Gjithsesi, presidenti i "galaktikëve" nuk ka preferuar që të japë deklarata për merkaton e janarit. "Asnjë person nuk ka folur se ne do të blejmë ndonjë lojtar. Janë fjalë të kota, pasi do ta shohim skuadrën edhe në dy ndeshjet e ardhshme. Aty do të vendosim nëse ka nevojë për përforcime apo jo. Nëse do të blejmë çdo lojtar që media thotë se na intereson, atëherë Reali i Madridit do të kishte të paktën 60 lojtarë. Nuk njoh ndonjë futbollist që nuk do të vijë te Reali, gjithsesi ka edhe nga ata që flasin kot nëpër gazeta. Ju siguroj që edhe në merkaton e janarit nuk do të largohet asnjë futbollist," - përfundoi deklaratën e tij Perezi.

    Kuijt, nën vëzhgimin e "merengesve"
    Sipas mediave spanjolle, sulmuesi i Fejënordit, Dirk Kuijt, është në vëzhgimin e Realit të Madridit. Sulmuesi holandez duket se mund të transferohet në Madrid që në merkaton e janarit, duke qenë se skuadra e Lopez Karos nuk është shumë e kompletuar në repartin sulmues. Klubi largoi tre sulmues këtë verë, Morientesin, Ouenin dhe Portijon, ndërkohë që Rauli ka pësuar një dëmtim të rëndë
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #148
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Mesfushori anglez i Realit ka deklaruar se trajneri i ri është shumë profesionist 15-12-2005

    Bekham, i befasuar nga Lopez Karo


    Mesfushori i Realit të Madridit ka deklaruar se është befasuar shumë nga njohuria e taktikave dhe regjimi i një stërvitjeje të vështirë që po përdor trajneri Huan Ramon Karlos Lopez. Ish-lojtari i Mançesterit tha se u befasua shumë kur mori vesh largimin e Luksemburgos, por ai shpreson që Lopez Karo të qëndrojë disa kohë. "Në tri vite kam pasur gjashtë trajnerë, ndërkohë në të kaluarën kam pasur vetëm një trajner për 15 vite. Është një situatë e vështirë dhe e pazakontë për mua.

    Trajneri i ri është shumë inteligjent dhe person special. Na ngelet të shohim se si do të shkojnë ngjarjet dhe shpresojmë të qëndrojë për një kohë të gjatë. Stërvitja është shumë e vështirë dhe trajneri është shumë i përgatitur në aspektin e njohurisë së taktikave. Mbase do të jemi të lodhur në javët në vazhdim, por jam i sigurt që do të jetë një ndihmë për ne. Mua më pëlqen shumë stërvitja e rëndë, pasi pas një periudhe lodhjeje, të gjithë lojtarët janë në një formë të mirë," - tha Bekhami.

    Reali, i cili renditet në vendin e tretë në kampionat, gjashtë pikë pas Barcelonës, do të presë në "Santiago Bernabeu" kryesuesit e Osasunës në ndeshjen e radhës. Devid Bekham vazhdon të shpresojë që klubi i tij të marrë ish-shokun e ekipit, Roi Kinin, edhe pse interesi i tyre duket se po venitet. "Nëse na jepet rasti për të marrë Roi Kinin në skuadër, duhet ta shfrytëzojmë patjetër. Ai jep shumë për një skuadër dhe unë nuk kam luajtur ndonjëherë me një lider më të mirë se ai.

    Do ta rekomandoja, sepse Roi Kin është një lojtar dhe person i jashtëzakonshëm. Gjithsesi nuk e di se çfarë do të ndodhë, pasi në klub po ndodhin shumë ndryshime," - tha kapiteni i Anglisë. Ai tha gjithashtu se nuk duhet të merret shumë në konsideratë mosha e ish-kapitenit të Mançesterit. "Kini është në moshën 34-vjeçare, por ju siguroj se mund të luajë me një ritëm të lartë edhe për disa vite. Në përshtypjen e parë, mosha e tij tregon se është në fundin e karrierës. Në fakt, unë e njoh personalisht dhe kam folur gjithashtu.

    Ai është i aftë të jetë një nga lojtarët më të mirë në fushë dhe nuk bie aspak në sy mosha që ka. Gjithsesi, e thashë edhe më parë që nuk varet nga unë. Për më tepër, mendoj se Kini pëlqen edhe një transferim të mundshëm te Sëlltiku. Madje sapo u largua nga Mançesteri, mediat e lidhën të ardhmen e tij me klubin skocez. Irlandezi e simpatizon shumë atë klub, por në fakt interesimi i Realit të Madridit nuk mund të lihet pas. Të shohim se çfarë do të ndodhë," - përfundoi Devid Bekham.

    Ronaldo do të rikthehet tek Interi?!

    Ronaldo do të largohet nga Reali i Madridit dhe do të kthehet tek Interi. Këto janë fjalët që ka shkruar e përditshmja spanjolle "Mundo Deportivo". Sipas gazetës, sulmuesi brazilian i ka kërkuar presidentit Florentino Perez, që të largohet në fund të sezonit dhe në fakt destinacioni më i mundshëm është Interi. Largimi i Vanderlei Luksemburgos dhe marrëdhëniet jo të mira me tifozët, kanë bërë që Ronaldo të mendojë largimin. Nëse nuk bëhet i mundur transferimi tek Interi, atëherë Arsenali dhe Mançester Junajtidi janë gati. Gjithsesi është e vërtetë deklarata e gazetës spanjolle, apo thjesht vazhdim i telenovelës së vjetër "Ronaldo-Inter".
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #149
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Nga Spanja: Kasano ka zgjedhur Realin

    E ardhmja e Antonio Kasanos duket gjithnjë e më larg Italisë. Në fakt, sipas "Marca"-s, talenti barez do të kishte zgjedhur Real Madridin dhe "merengesët" do të ishin të gatshëm të paguanin deri në pesë milionë euro, për ta siguruar që në janar sulmuesin e Romës, kontrata e të cilit përfundon në qershor. Kështu që Interit nuk i mbetet më asnjë mundësi për të, pasi edhe vetë Morati ka bërë të ditur se s'ka ndër mend të bëjë "marrëzi" për lojtarin.

    Fytyra e re e Realit niset nga Kasano. Pas një telenovele të gjatë sa një verë, që po rishfaqet edhe në dimër, duket se për barezin ka mbërritur më në fund momenti për të ndërruar skuadër. Juventusi, Interi dhe Milani kanë kohë që ndodhen në gjurmët e tij, por ka më tepër mundësi që ata që do t'ia dalin mbanë, do të jenë "merengesët". "Galaktikët" i kanë humbur copat rrugës dhe tani duan ta rinisin ndërtimin e tyre pikërisht nga sulmuesi i Romës. Florentino Perez e ka lënë të nënkuptohet këtë për Telemadridin: "Më pëlqen shumë një lojtar që ndodhet në Itali." Nuk u desh shumë të merrej vesh se për kë e kishte fjalën.

    Dhe trysnitë e ushtruara për "asin" nga spanjollët, sipas "Markës", kanë dhënë frytet e shpresuara: "Kasano zgjedh Realin" ishte titulli kryesor i së përditshmes sportive spanjolle, duke shpjeguar se lojtari "i ka idetë të qarta për të ardhmen e tij dhe se Real Madridi do të ishte i gatshëm të paguante deri në 5 milionë euro për të." Për xhevahirin nga qyteti i lashtë i Barit mund të ishte një zgjedhje që do t'i mundësonte t'u thoshte lamtumirë muajve të fundit si spektator. Me objektivin që të magjepsë sërish dhe ta rifitojë vendin e tij në kombëtaren italiane për Botërin 2006, që do të luhet në Gjermani.
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 15 prej 15 FillimFillim ... 5131415

Tema të Ngjashme

  1. FC Real Madrid, një shekull emocione!
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 11:34
  2. Samuel Eto'o ofendon Realin Madridin!
    Nga inter_forever në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-05-2005, 15:31
  3. Tifozët e FC Real Madridit...#3
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 115
    Postimi i Fundit: 21-03-2005, 07:52
  4. Florentino Perez - vs - Roman Abramovich
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-08-2004, 16:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •