Close
Faqja 3 prej 15 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 149
  1. #21
    i/e larguar Maska e Vjosa
    Anëtarësuar
    19-08-2002
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    1,376
    po juve ore me duket me ate ekip qe keni do rrezikoni ktegorine sa keq shitet owen qe ishte lojtari me i mire edhe mbajtet ronaldo me raul qe jane cop cop njeri me i keq se tjetri me mire te mbanit owen morientes se sa ata te dy .pa le ate lojtarin e sevilit si e quajne keq fare ju faleminderit shume se sdo kemi nje skuader ne europe rivale .bye bye real madrit

  2. #22
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Vjosa je jashta cdo rendi logjik. Nuk dua te te mbaj ligjerata tash se cila do jete me e forte vitin qe vjen por nje gje te them se Reali eshte "djegur" me taktiken e yjeve, tash ka lene ate taktike qe i solli humbje per 2 vite radhazi dhe merre puntore ne ekip dhe jo emra te famshem si Owen, Figo dhe Samule, por nje puntore si Baptista, Ramos, P.Garcia...dhe tjere...

    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #23
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Serxhio Ramos: Reali, ëndrra ime

    Reali i Madridit arriti të nënshkruante një marrëveshje prej 27 milionë eurosh me klubin e Seviljes, për mbrojtësin Serxhio Ramos, gjatë ditës së fundit të merkatos. Reali vuri në përdorim shumën e përfituar nga shitja e Majkëll Ouenit, për të blerë mbrojtësin Ramos, i cili kërkohej edhe nga klubi anglez i Totenhemit. Reali arriti një marrëveshje me Ramosin, 10 minuta para mbylljes së merkatos.

    "Reali i Madridit dhe lojtari Serxhio Ramos depozituan shumën e kërkuar në federatë, pasi arriti në të njëjtën kohë edhe një marrëveshje me klubin e Seviljes", - deklaroi zëdhëndësi për shtyp i klubit madrilen. Mbrojtësi 19-vjeçar, i cili do të nënshkruajë një kontratë 8-vjeçare me Realin, është një ndër gjashtë blerjet më të kushtueshme në historinë e klubit madrilen dhe është spanjolli i parë që vjen në Madrid, që nga ardhja e presidentit Florentino Perez në 2000-shin.

    Pas nënshkrimit të kontratës, Ramosi deklaroi se kishte pasur mundësi të realizonte ëndrrën e tij, duke ardhur te klubi i Realit: "Jam shumë i lumtur që do të luaj në klubin më të fortë në botë, por dëshiroj të jap kontributin tim edhe me kombëtaren spanjolle. Kjo ka qenë ëndrra ime që kur isha i vogël. Normalisht isha shumë nervoz dhe në ankth, para se të arrihej marrëveshja. Do të doja të falënderoja kolegët dhe tifozët e mi te Sevilja. Shpresoj që ata të më presin mirë kur të rikthehem atje, pasi unë jam një tifoz i Seviljes dhe do të jem përherë kështu."

    Ramosi, i cili mund të luajë në krah ose në qendër të mbrojtjes, pranoi se do t'i duhej të luftonte për një vend titullari në ekipin e Realit: "Nuk ka rëndësi se në çfarë roli luaj, e rëndësishme është të fitoj një vend titullari në ekip. Eshtë një krenari e madhe për mua të vesh fanellën e Realit të Madridit dhe do të tregoj përkushtimin tim ndaj klubit, sapo të hyj në fushën e lojës". Ramosi do të konkurrojë me anglezin Xhonatan Udgejt, për një vend titullari. Anglezi, i cili pësoi një dëmtim që e la 16 muaj jashtë fushave të blerta, u rikthye të luante për Realin gjatë muajit të kaluar.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #24
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Saki: Kam besim te të rinjtë

    Pas blerjes së mbrojtësit Serxhio Ramos, drejtori sportiv i Realit të Madridit, Arigo Saki, u shpreh i bindur për suksesin e klubit gjatë këtij sezoni. "Ramosi është një lojtar shumë interesant dhe i saktë në fushën e lojës. Ai do ta ndihmojë ekipin tonë të rikthehet në nivelet më të larta të futbollit. Dëshira jonë është që të sjellim në ekip lojtarë, të cilët kanë dëshirë për të fituar gjithçka. Megjithatë, dua të nënvizoj se kemi besim të plotë edhe te mbrojtësit Helgera dhe Pavon."

    Duke mos lënë pa përmendur mbrojtësin anglez, Xhonatan Udgejt, Saki u shpreh i bindur për rikuperimin e plotë të 24-vjeçarit. "Gjithashtu jam i bindur që Udgejti është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i vitit të kaluar. Presidenti dhe drejtuesit e klubit dëshironin të investonin veçanërisht për mbrojtjen, pasi ky repart delikat i ekipit ka hasur probleme në sezonet e kaluara. Këtë vit do të mbështetemi te lojtarët e rinj, të cilët nuk mund të konsiderohen më si pa eksperiencë."


    Salgado, i zhgënjyer: Prisja Juven

    Mishel Salgado, mbrojtësi i Realit të Madridit, kishte qenë në pritje të një interesimi të Juventusit, çka nuk ndodhi. "Prisja një telefonatë nga ana e Juventusit, pasi Reali i kishte propozuar një marrëveshje 1-vjeçare në formë huaje," - deklaroi Salgado për të përditshmen "Marca". Por në fund nuk u arrit asnjë marrëveshje. Në të vërtetë, pas kësaj qëndron vetë klubi i Realit, i cili nuk arriti në kohë një marrëveshje me mbrojtësin Sisinjo.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #25
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ekipi i Realit per keter sezon...

    Portjer:
    Iker Casillas Fernández 1 Spain Junior teams
    Diego López Rodríguez 13 Spain Junior teams

    Mbrojtes:
    Miguel Angel "Michel" Salgado Fernández 2 Spain Celta
    Roberto Carlos Da Silva 3 Brazil / Spain Inter Milan
    Sergio Ramos García 4 Spain Sevilla
    Iván Helguera Bujía 6 Spain Espanyol
    Raúl Bravo Sanfelix 15 Spain Leeds United
    Jonathan Woodgate 18 England Newcastle
    Carlos Andrés Diogo 21 Argentina / Italy River Plate
    Francisco Pavón Barahona 22 Spain Junior teams
    Alvaro Meíja Pérez 24 Spain Junior teams
    Alvaro Arbeloa Coca X Spain Real Madrid B

    Mesfushore:
    Zinedine Zidane 5 France Juventus Julio César Baptista 8 Brazil * Sevilla
    Pablo Gabriel García Pérez 12 Uruguay / Spain Osasuna
    José María Gutiérrez Hernández "Guti" 14 Spain Junior teams
    Thomas Gravesen 16 Denmark Everton
    David Robert Joseph Beckham 23 England Manchester United
    Rubén De la Red Gutiérrez 28 Spain Real Madrid B

    Sulmues:
    Raúl González Blanco 7 Spain Junior teams Ronaldo Nazario da Lima 9 Brazil * Inter Milan
    Robson de Souza "Robinho" 10 Brazil * Santos
    Roberto Soldado Rillo x Spain Real Madrid
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #26
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ramos gjate kontrolleve mjekesore ne Madrid sot ne dreke.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #27
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Trajneri brazilian pohon se Baptista mund të luajë në qendër të mesfushës, me Bekham dhe Zidan

    Luksemburgo: Dua një skuadër spektakolare

    Vanderlei Lukemburgo nuk i fsheh idetë taktike që ka për Realin e Madridit. "Do të luajmë me vendosjen 3-4-3 në formë rombi," - u shpreh trajneri brazilian. Por ja cila ka qenë intervista e trajnerit që synon të rikthejë Realin në majat e futbollit spanjoll dhe europian:

    - Mister, me çfarë varianti taktik do të arrini të aktivizioni si titullarë të gjithë "galaktikët"?
    - I rikthehemi edhe një herë çështjes se ku do të luajnë të gjithë yjet e Realit. Kam dëgjuar se kjo skuadër ëndrrash nuk është e ndërtuar mirë, por ju siguroj se është e kundërta. Sezoni është i gjatë dhe do të vini re se të gjithë futbollistët do të kenë rëndësinë e tyre. Jemi një skuadër e ekuilibruar dhe Bekhami me Gutin mund të luajnë së bashku. E përsëris, një skuadër totalisht ofensive mund të jetë fituese në rast se ruhet ekuilibri i nevojshëm gjatë një ndeshjeje futbolli.

    - Atëherë, cila do të jetë vendosja?
    - Fillimisht ajo në formë rombi, e cila me detyrat që kanë futbollistët anësorë, mund të konsiderohet një vendosje 3-4-3 dhe në pjesë të caktuara të ndeshjes mund të luajmë edhe me 4-2-2-2, të hedhur në sulm. Me këtë variant kam pasur sukses te Palmierasi i Rivaldos, Konseisaos dhe Djalminjës.

    - Mund të aktivizoni Baptistën si mesfushor të tërhequr?
    - Për këtë flasin të gjithë. Duke qenë se Baptista nuk mund të luajë në krah, atëherë qendra e mesfushës është më e përshtatshme për të. Pikërisht me Baptistën në mesfushë do të përdorim skemën 4-2-2-2. Kështu ndodhi në minutat e fundit në ndeshjen e parë ndaj Kadizit. Unë dua një futboll spektakolar dhe ofensiv, por gjithmonë duke ruajtur njëfarë ekuilibri.

    - Mendoni se futbollistët dhe njerëzit përreth jush i kanë të qarta idetë tuaja?
    - Po, por nuk kam ardhur në Madridit për të shpjeguar arsyet e çdo vendimi që marr. Unë parashtroj idetë e mia dhe të gjithë duhet t'i zbatojnë. E kam bërë diçka të tillë edhe kur drejtoja në Brazil disa nga "yjet" më të mëdhenj të futbollit botëror. I pranoj kritikat, por vetëm kur ato bazohen në respektin reciprok ndaj atij që kritikon.

    - Të flasim për Ligën e Kampioneve. Të martën ndaj Lionit fillon aventura juaj. Një ndeshje e vështirë?
    - Absolutisht po. Lioni ka të njëjtin ekip me të cilin fitoi titullin në Francë dhe arriti në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, me përjashtim të Esienit të larguar për te Çelsi. Kanë një futbollist klasi si Zhuninjo dhe bashkëpatriotin e tij Kris. Tiago, i ardhur nga Çelsi, i ka përforcuar dhe Diarra së bashku me Maloudën janë futbollistë për t'u pasur kujdes. Kanë marrë edhe Fredin, shënuesin më të mirë në kampionatin brazilian.

    - Eshtë kritikuar edhe turi botëror i skuadrës në verë. Jeni i sigurtë që nuk do të ketë pasoja?
    - Mëse i sigurtë. Faza jonë përgatitore ka qenë e ndarë në dy pjesë. E filluam lehtë me ndeshjet në Amerikë dhe Azi, dhe intensifikuam përgatitjet në dhjetë ditët e kaluara në Austri, ku skuadra mori formën e vërtetë. Eshtë e lehtë të japësh opinione nga jashtë, por kur mbërrin në një skuadër si Reali, e kupton që ka edhe detyrime të tjera. Kush nuk e njeh këtë skuadër dhe cili vend i botës nuk do të kishte kënaqësinë ta shihte nga pranë?

    - Ndryshe nga trajnerët e tjerë brazilianë, gjatë ndeshjes juve ju pëlqen më shumë të shihni sesa t'u jepni udhëzime futbollistëve tuaj...- U flas futbollistëve atëherë kur duhet. Duke mbledhur të gjithë intervalet
    kohore në të cilat unë u flas futbollistëve gjatë një ndeshjeje, nuk i kalon pesë minutat. Kam kohë gjatë javës për t'u treguar ç'dua nga ata dhe më falni nëse nuk bërtas shumë gjatë ndeshjes Real-Barça, por ç'mund t'u them futbollistëve të mi në një takim të tillë?
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #28
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ramos 19 vjecar, mban numrin 4 legjendar qe ka mbajtur Hiero per shume vite.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #29
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Real Madrid: Casillas; Salgado, Pavón, Helguera, Roberto Carlos; Beckham, Gravesen, Baptista; Robinho, Raúl dhe Ronaldo.

    Celta: Pinto; Angel, Contreras, Sergio, Placente; Iriney, Borja Oubiña; Núñez, Canobbio, Gustavo López; dhe Fernando Baiano.

    Gjyqtar: Ramírez Domínguez (Comité Andaluz).
    Ora: 20.00 horas.

    ...

    Zidane nuk do te luan sepse vuan nje lendim qe do e lene larg terreneve te blerta per 3 jave, vendin e tij do e mer Robinjo, nderrsa edhe inkuadrimi i Ramosit nuk eshte i sigurte.

    Vamos Real.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #30
    Une+inter=bukuria.. Maska e Inter_my_hart
    Anëtarësuar
    26-08-2005
    Vendndodhja
    Karshi Kioskut...
    Postime
    54
    Davius je bere ne kete tem si i vetmi ne shtepi ...hehehe lol ...

    SOt e lexova qe eshte ne pikpytje edhe paraqitja e ronaldos!!!?...

    ti je me ne ngjarje per realin...? a eshte e vertet ky lajm apo ka qen veq nje ledim i vogel...!


    Nejse une pres fitoren e realit ...edhe pse per kampionat e ka te veshtire prape kete sezon... veq me marrjen e robinjos me duket qe ka shtuar disi sigurine tamma ne sulm...ai per mua mbas L'imperadores do te jete me i miri ne bote ...


    nejse pershendetje... Viva Barqa hahahahahahhahha....mpuq

Faqja 3 prej 15 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. FC Real Madrid, një shekull emocione!
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 11:34
  2. Samuel Eto'o ofendon Realin Madridin!
    Nga inter_forever në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-05-2005, 15:31
  3. Tifozët e FC Real Madridit...#3
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 115
    Postimi i Fundit: 21-03-2005, 07:52
  4. Florentino Perez - vs - Roman Abramovich
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-08-2004, 16:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •