Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 46
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    Rrihet Maks Velo: Më rrahën besimtarë muslimanë

    Velo: Me rrahen besimtare myslimane

    E Merkure, 27 Korrik 2005

    TIRANE - Piktori dhe publicisti Maks Velo, i dhunuar pasditen e se dieles, ne afersi te Pazarit te Ri ne Tirane, tha dje se eshte rrahur "nga disa besimtare myslimane". "Une mendoj qe, me teper se i organizuar, incidenti ishte pergatitur prej kohesh", tha Velo, ne nje prononcim per televizionin "Klan". Sipas tij, dhuna ndaj tij lidhet me mbrojtjen qe ai u ka bere afreskeve te Voskopojes, ne vitin 1996, qe po grabiteshin nga te tjeret. "Une kam mbrojtur afresket e Voskopojes, kam qene atje dhe denoncova shkaterrimin e tyre. Pati reaksione nga intelektualet myslimane. Me pas, shkrova nje artikull per monumentet e Sulltan Pashes, qe u prit me reaksione", shtoi me tej piktori i njohur, duke kerkuar mbrojtje nga shteti. Ndersa po kthehej per ne shtepi, Velo u dhunua ne afersi te ish-Shkolles Pedagogjike nga dy persona, te dientifikuar me pas nga policia. Kjo e fundit tha dje se shoqeroi ne komisariat shtetasin Abdulla Ramadani, si autor te rrahjes se publicistit dhe piktorit Velo. Policia e la te lire me pas 43-vjecarin Ramadani, pasi ne baze te aktit te ekspertimit mjeko-ligjor, demtimi i Velos klasifikohet si "rrahje" dhe kjo veper penale penale ndiqet me ankim drejperdrejte ne gjykate. S.C.

    --------
    bereqaves me kaq - te thote maksi. lol

    p.s. don't kill the messenger.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ChuChu : 29-07-2005 më 11:26

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    "Policia e la te lire me pas 43-vjecarin Ramadani, pasi ne baze te aktit te ekspertimit mjeko-ligjor, demtimi i Velos klasifikohet si "rrahje" dhe kjo veper penale penale ndiqet me ankim drejperdrejte ne gjykate. S.C...."



    thot artikulli gazepes..

    Pra rreh tjetri nje njeri dhe policia e le te lire..

    ala qenkan ligjet e Enver Hoxhes ne Shqiperi?

    se ahere mund te rrihte nje gango ke te donte nga Mileti zakonshem e nuk merrte asnje mase shtet-parti-qeverria e ahershme..
    Vetem Partine mos ta pi.ckoje gjekundi me ndonje llaf ashtu ..jo ska djath.. jo ska mish.. jo po rroga sna del.. e te degdiste partia ne burg per tere jeten..

    pra dhe sot shteti nuk mbron.. mbrohu vet thot shko ne gjykat..

    turp i madh..

    po le te behet sebeb puna maksit qe te ndryshojne kto pocaqi ligjesh.. qe ai qe rreh te denohet sikurse denonte PPSh per nje llaf goje.. pra me 7-10-15 vjet burg..

    po shoku i Maksit Edvini.. pse nuk tundet apo vet ka bodigarda m.uti i m.utit..


    e rrahu thot dhe i than shko ne shpi o avdulla..

    po ai i rrahuri ku te shkoje me pare.. Ne Spital te sheroje kockat e thyera.. ne polici ne gjykat ku.ku ku..

    Dinjiteti ju po.rdh.. integriteti ju shk.rdhue.. trupi ju shkaterrua se njeriu nuk eshte pe hekuri.. shpirti ju ligshtua se ka seder njeriu.. kombetarizmi ju perdhunua.. se kur te rreh nje shqiptar smund ta dashurosh me kombin tend e as atdheun ku te rrahin..

    pra nje shtet i tere ku Maksi apo iksi .. ska rendesi eshte qytetar.. u shk.erdhye.. dhe perseri shteti ja futi gjumit..

    Kulmi i ndyresise..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 29-07-2005 më 11:43

  3. #3
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Bah..bahhhh....cpasken bere?!!!


    Paskan rrahur Maksin????!!!!

    Ueeeeeeeeeee

    Mira ja kan bo,

    Del Maksi ne Tv e na shan e stershan, e pastaj thote "UNE KAM MENDIMIN TIM"

    Drejt o shoku Maksi, Liria jot mbaron aty ku fillon e imja.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga 21_Arber_21
    Bah..bahhhh....cpasken bere?!!!


    Paskan rrahur Maksin????!!!!

    Ueeeeeeeeeee

    Mira ja kan bo,

    Del Maksi ne Tv e na shan e stershan, e pastaj thote "UNE KAM MENDIMIN TIM"

    Drejt o shoku Maksi, Liria jot mbaron aty ku fillon e imja.
    Qysh kur paska filluar liria per te rrahur simbas qejfit pleqte???

    mendoj se jetojme ne civilizim dhe jo ne xhungel ku "bjeri i forte te dobetit" eshte ligj.

    Per ata KAFSHE pylli si puna e ketij gangos qe godet nje plak 70 vjec ka edhe kafaz qe te "zbutet".

    Po cti besh se ky shteti yne i pelqen shume kafshet e egra, sidomos kur hane kafshe te buta qe kane "kulture", e ndien veten me mire pa ngacmime intelektuale.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Gjynah, ishalla s'ja kan prish floket. Mendoj qe kta ish te persekutumt duhet toleru kur flasin kodra mas bregut.

    kurse ktyre abdullahave qe paskan fillu me formu banda intimiduse, duhen vra me sniper nga larg, ose i duhet rru mjekra, se po ja rruve mjekren ktyre, konfuzohen, bien n'krize identiteti.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Ryder
    kurse ktyre abdullahave qe paskan fillu me formu banda intimiduse, duhen vra me sniper nga larg, ose i duhet rru mjekra, se po ja rruve mjekren ktyre, konfuzohen, bien n'krize identiteti.
    Per hir te fakteve nukmund te quajme "bande" nje individ qe po pinte raki dhe kur e shef te kaloje para nje person qe e urren (arsyen nuk e dime ende te sakte pavarsisht spekullimeve) thote "Ah c'me doli para ky..." e me natyren tipike te shqiptarit kapadai sidomos kur kundershtari eshte me i dobet i sulet e i fut nja 2 shtjelma.

    Problemi eshte se pikerisht ky lloj tipi, duhet denuar ne Shqiperi, se fyerjet e shtymjet kalohen si gjera normale, kurse ne vende te tjera paguen qimet e kokes, per fyrje, shqetesim, trauma psikologjike, fatura psikologu, spitali, masazhatori etj, sa te del per hundesh, e s'te bie nder mend te shtypesh as edhe nje mize.

    Kur ti hollohet kuleta ketij Abdullahit me shoke, e te haje nja 2-3 jave supen e burgut, nuk i bjen nder mend me rrahe pleqte.

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    per tipat s'ma ndin shum mu. Tipat, tipa kan ken e tipa kan me mbet. Ku e gjeta te drejten un me i tregu tjetrit ca me mendu e c'far tipit me pas?
    Kur fillojn e organizohen e shqetsojn publikun per divergjence mendimesh aty duhet me e mbush kallashin simethan se cenojne te drejten e shprehjes.

    Ti ke qef me zhduk komplet mentalitetin qe shkon kunder tejet. Je prej ati brezit anti-komunist qe kan tipare komuniste ma shum se komunistat.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    2 fjale per 1 pare more Ryder,

    Abdullaha ka me pas gjithmone se nuk mundesh me i parandalue, por puna asht qe ta paguajne mire ate qe bajne se ashtu edukohen.

    Me fjale e emisione nuk edukohen. Don me rrahe miletin, bujrum more Abdullah vecse ai mileti te con ne gjyq e te kerkon nja 10 milion (te vjetra) damshperblim, e nqse ja ka lane baba milionat le ti prishin ne forme gjobash a receta spitalesh.

    A kupton more grup (qe je antikomunist ma shume se komunistat hahaha )

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    e paskam gjyku simas fjalve te Maks Velos un pranej. Se kishte than qe "ky sulm ka qen jo vec i parapregatitur po edhe i organizum prej kohesh".

    Un s'kam problem me kshu shoqatash underground nacionaliste qe heqin qafe nej fuks te UDBse dmth (nqs ka, bjen fjala) , por po fillun me u formu grupe militante vk, nxjerr shum probleme edhe jasht. Nqs kan qellime fetare masnej e kan vendin ne Tanzani me breshkat.
    Megjithse atje ne shqipni gjithkush esht fuks i gjithkujt, kshuqe tre cereket e atyne me idologji te paster e marrin rrogen nen dore, pa taksa.

  10. #10
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Heroizim i padobishëm

    MENTOR NAZARKO


    28 Korrik Nga Dhunimi i piktorit Maksim Velo, në afërsi të
    shtëpisë së tij, është një akt i rëndë dhe të thuash këtë,
    pra ta dënosh publikisht, duket sikur thjesht bën adetin
    për raste të tilla. Bashkë me dënimin e një akti si ky,
    merr ca si kuptim të shikohet cilat janë arsyet që
    qëndrojnë prapa tij, një detyrë e ndryshme nga ajo e
    policisë, që ka arrestuar njerin prej të dyshuarve.

    Ajo që të bie në sy në këtë akt, që nuk i duhet uruar as
    hasmit dhe sigurisht as dhe zotit Velo, një njeri që ka
    vuajtur një burg të gjatë në kohën e diktaturës, është
    hedhja në qarkun mediatik e një hipoteze me ngjyrime fetare
    deri terroriste, pikërisht prej atij që ishte i dëmtuari
    kryesor i këtij akti të shëmtuar. Me një qartësi
    tronditëse, zoti Velo në një intervistë e vuri veten në
    qendër të një konspiracioni të hershëm, që zë fill me disa
    shkrime të tijat, veçanërisht mbi monumentin e Sulejman
    Pashës në qendër të Tiranës, që patën reagim te gazeta
    “Rimëkëmbja”, te disa sulme burracake në internet – pa emër
    ndaj tij etj. Me po të njëjtën qartësi, dhe një farë
    vetëmohimi, zoti Velo tha se e konsideronte aktin ndaj tij,
    si akt terrorizmi individual, porqë duhet ndjekur me
    seriozitet nga organet kompetente se mund të çojë në
    terrorizëm kolektiv. Me ndjenjën e një njeriu që sakrifikon
    veten e vet, duke guxuar përsëri, në denoncimin e tij zoti
    Velo e tha me një lloj përbuzje dhe emrin e atij që
    dyshohet se ka qenë autori i aktit të shëmtuar - një emër
    tipik mysliman - Abdullah Ramadani. I shqiptuar ashtu
    përbuzshëm si prej Maksit, emri Abdullah, tingëlloi i
    shëmtuar për snobët kryeqytetas, apo kristianët e orëve të
    vona në kohërat tona, kur emrat e telenovelave braziliane,
    apo ata të greqizuarit nga lufta për mbijetesë e
    bashkëkombësave në Greqi janë në modë.

    E pra, mund të dënosh aktin e shëmtuar dhe të mos pëlqejë
    intervista e të dëmtuarit - nuk ka asnjë kontradiktë këtu.
    Mund të mos jesh anëtar i atyre rretheve myslimane, për të
    cilët flet zoti Velo dhe përsëri të reagosh ndaj akuzave të
    tij, që mbartnin paksa nga hija e atij personazhit të
    Kadaresë, te Nëntori i një Kryeqyteti, teknik i radios, që
    ndërsa u mor nga patrulla partizane për t’u kthyer në punë
    e mbante kokën lart, si për të dëftyer trimëri. Në shkrimin
    e një reagimi të tillë, mund të ruash veten nga cinizmi,
    por ndërsa peshon rrezikshmërinë që mbartin deklarimet e
    zotit Velo, ndoshta gjithçka mund të jetë e justifikuar,
    pra dhe kriticizmi ndaj pretendimeve të tij dhe
    përgjithësisht gjuhës fyese të tij ndaj një komuniteti të
    tërë. Dhe ja përse.

    E para, është guxim i madh të përdorësh fjalën terrorizëm
    për të përshkruar një akt si ai që i ndodhi zotit Velo. Por
    jo thjesht guxim: mesazhe të tilla, hedhin idenë se në
    Shqipëri konflikti midis rrymës myslimane dhe asaj
    kristiane - nuk ma ndjen të flas për rryma kulturore, pasi
    mendoj se as rrahësi dhe as i rrahuri përfaqësojnë në
    mënyrën më shterruese të mundshme ndonjë rrymë kulturore me
    frymëzim fetar - është duke mbërritur në nivele alarmi.
    Nëse këto mesazhe përçohen në cirkuitin mediatik botëror -
    besoj se zoti Velo do ta bëjë një gjë të tillë - atëherë
    Shqipëria do të përmendet dhe njëherë tjetër si vend
    intolerant mysliman; gazetat greke, serbe etj., do ta
    përcjellin gjerësisht një fakt të tillë. Besoj se nuk do
    kemi ndonjë dobi prej kësaj, madje as vetë zoti Velo.

    E dyta, një akuzë e tillë irriton me të drejtë këto “qarqet
    myslimane”, që në nënkuptimin e zotit Velo, janë pikërisht
    një grup të rinjsh, që janë dhe duke u afirmuar në forume
    publike dhe që janë duke afishuar pa komplekse identitetin
    e tyre fetar. Ndoshta në përfytyrimin e zotit Velo hyjnë
    dhe shumë të rinj apo dhe të vjetër që dëftejnë qartë në
    veshjen apo mjekrat e tyre përkushtimin ndaj Islamit. Në të
    gjithë rastet, njerëz të tillë që Kurani i mëson të jenë të
    butë dhe t’i qëndrojnë larg dhunës ndjehen të fyer, ashtu
    siç janë ndjerë dhe më parë nga shumë prej shkrimeve, apo
    daljeve në publik të zotit Velo, që kanë patur karakter
    fyes ndaj myslimanëve të Shqipërisë.

    Sepse ç’është më e rëndësishmja, reagimi i fundit i zotit
    Velo në vijim të reagimeve të tjera të tij, mbart një
    përçmim të madh për tërë bashkësinë myslimane të
    Shqipërisë. Është një aversion goxha i fortë ndaj kësaj
    bashkësie, që deri më tani hiq këto reagimet me shkrime apo
    nëpër internet, nuk ka ofruar ndonjë element të dhunës
    fizike si ky i fundit ndaj figurave intelektuale, që kanë
    qenë fyes ndaj tyre. Por, a është e drejtë që të përbaltet
    i gjithë ky komunitet për shkak se njeri prej anëtarëve të
    tij - gjithmonë nëse provohet se akti i Abdullahut ka patur
    frymëzim fetar? Sigurisht që jo.

    Edhe unë mund të dëshiroja që sot populli shqiptar në
    kuadër të të gjithë sfidave të veta ekzistenciale,
    integruese etj., të ishte i përbërë vetëm e vetëm prej të
    krishterëve, por një gjë e tillë është krejt e pamundur,
    kështuqë më mbetet të respektoj fenë myslimane dhe
    komunitetin që i dedikohet kësaj feje.


    Por, ndërkohë, askush nuk ka të drejtë të fyejë një pjesë
    të konsiderueshme, me siguri më të madhen në raport me të
    tjerat të popullsisë shqiptare për përkatësinë e vet
    fetare, megjithëse të imponuar nga pushtuesi turk. Është e
    drejta e anëtarëve të këtij komuniteti të organizohen, të
    shkollohen dhe të ndjejnë identitetin fetar që dëshirojnë,
    duke mbetur qytetarë të rregullt të Republikës së tyre. Nga
    ana tjetër, asnjeri nuk duhet të ndjehet më shumë i
    krishterë, apo perëndimor, nëse i sulmon këta pjesëtarë,
    apo tërë komunitetin mysliman pa dallim. Fondamentalizmi
    nuk është atribut vetëm i një feje, por i të gjithave,
    ashtu si dhe ideologjive në përgjithësi. Nuk është koha as
    për kalorës të krishtërimit dhe as të myslimanizmit në
    Shqipëri, por ajo që është më e rëndësishmja, askush nuk ka
    të drejtë t’i fryjë ndarjeve me bazë fetare në një vend si
    yni që ka patur dhe ka cilësinë e vet më të mirë,
    bashkëjetesën midis feve. Askush nuk mund të ndjehet i
    justifikuar për këto lloj akuzash meqenëse në emër të fesë
    myslimane, janë duke u kryer krime ku e ku më të tmerrshme
    sesa ky që i ndodhi Velos. Dhe krishtërimi në historinë e
    vet ka plot momente të errëta krimesh të rënda.

    Nuk di se kush qëndron pas aktit të dhunimit të zotit Velo,
    por nëse ka një prapavijë fetare, që do të thotë diçka e
    organizuar prej grupimesh të frymëzimit fetar mysliman, ajo
    është dhe antikombëtare njëherësh. Pikërisht për këtë
    arsye, zoti Velo duhet të jetë më i përmbajtur në akuzat që
    shpresoj se i bëri në mënyrë të pavetëdijshme dhe që e
    përfshijnë Shqipërinë në hartën e vendeve me intolerancë
    fetare. Në mënyrë të pavetëdijshme akuza të tilla vihen në
    radhën e atyre reagimeve të sforcuara me bazë vendosjen e
    kryqeve në mënyrë provokuese në vende publike, apo vjedhjet
    simultane të arkave të kishave vetëm e vetëm ortodokse, që
    pasohen nga reagime të shproporcionuara të komunitetit
    ortodoks. Në një akt sado i shëmtuar siç është dhe ky ndaj
    një figure shumë të vuajtur si e zotit Velo, kanë rëndësi
    dhe përmasat: kam dëgjuar të rinj të këtij komuniteti që
    janë fyer rrugëve të quajtur “Bin Ladenë”, por nuk kam
    dëgjuar se ata kanë reaguar duke rrahur apo vrarë njeri. Me
    një fjalë është e tepërt të akuzosh komunitetin mysliman
    për terrorizma individualë që do të kthehen në terrorizma
    kolektivë, për më shumë kur nga Sharm El Sheiku, apo nga
    Londra, kemi përmasa të tjera krimesh me sfond fetar, për
    të cilët pa përfunduar hetimet autoritetet nuk guxojnë të
    flasin me siguri për prapavijën.

    Ndërkohë, denigrimi apo margjinalizimi nuk është rruga më e
    mirë për t’u përballur me grupin e të rinjve të shkolluar,
    që po identifikohen gjithnjë e më shumë me myslimanizmin në
    forume publike diskutimi. Përkundrazi, integrimi i tyre në
    shoqëri, zhdukja e pabarazive në përfaqësimin e tyre publik
    dhe në përgjithësi eliminimi i diskriminimit mbi bazë
    fetare, forcimi i ndjenjës së përkatësisë kombëtare në
    rrugë jo ideologjike, para së gjithash janë rrugët më të
    mira për të parandaluar ato rreziqe për shoqërinë, për të
    cilat ka shumë frikë zoti Velo me shumë të drejtë. Përpara
    polemistëve të orës së fundit, kritizerë ndaj të gjithë
    komunitetit mysliman në përgjithësi duhet shtruar pyetja:
    mos vallë përfaqësuesit e këtij komuniteti duhet të jenë
    injorantë, të mos dalin në forume publike, që të jenë të
    pranueshëm? A duhet të kemi frikë nga një debat i
    shëndoshë, që sigurisht nuk kalon nga rrahjet apo nga
    përçmimi kolektiv i myslimanëve? Një gjë është e sigurt: me
    njerëz të shkolluar mund të merresh vesh, ndërsa me të
    pashkolluarit është e vështirë. Dhe injorimi i zërave të
    veçantë dhe mjeranë si ato që përmendi piktori i njohur në
    intervistën e vet, është një rrugë për të moderuar
    polemikat me bazë fetare: nëse atyre zërave të gazetës që
    përmendi Velo në intervistën e vet post fact u jepet
    rëndësi, ndërkohë kur ata nuk kanë as ndjekës, as pasues,
    as lexues, indirekt u ke bërë nder atyre individëve.
    Indirekt u ke potenciuar zërin dhe vlerën.

    Le të më ndjejë zoti Velo, nëse me këtë reagim nuk i kam
    lehtësuar dhimbjet, por kam bindjen se protagonizmi i tij
    ka boll rrugë të tjera, ku mund të lëvrohet që nuk duhet të
    kalojnë domosdoshmërisht nga rrugët e rrahura në histori
    nga kalorës të krishtërimit, apo që kryqëzohen me rrugët e
    kalorësve të të myslimanizmit. Lehtësimi i dhimbjeve
    personale nuk kalon nga heroizimi i padobishëm, pre factum
    apo post factum.

    Gazeta Metropol



    Disa mendime mbi qikllopin e Tiranes (Posti 35)


    Nga Fatos Lubonja

    .................................................. .. ................................
    .................

    Mjerimi i intelektualit

    Edhe nje gje me ngacmoi ne ate emision: pamja e plakur e arkitektit Maks Velo. Me floket krejtesisht te zbardhura dhe me mjekren krejt te thinjur, pamja e tij me dha ndjesine e kohes qe po kalon per te gjithe ne qe na u duk se rilindem me 1991. Por jo vetem kaq: duke e pare Maksin ashtu me koke gjysem te ulur teksa thoshte fjale te mira per ate qikllop qe shvlefteson cdo gje historike te asaj qendre historike, e pa reaguar fare ndaj teorise se ndryshimit te pikave te referimit te Bicokut, me erdhi t’i bej kete pyetje: I dashur Maksi, ne kohen e Enver Hoxhes u shtrengove te besh projekte shperfytyrimi kishash si ajo e Shen Prokopit apo ajo e Rruges se Kavajes dhe i bere, edhe pse ne kundershtim me bindjet e tua. Amin!

    Ne burg, per te mbijetuar, vazhdove te ndertosh biruca e shtesa burgu edhe pse miku yne i perbashket Petro Tako nuk linte dite pa te thene se kjo ishte nje pune e denueshme moralisht. Amin! Tani, ne liri, te shoh duke levduar nje projekt qe, nga sa te njoh personalisht,- dhe nga sa ke shkruar e vizatuar e folur edhe publikisht (kujto debatin per mosshembjen e Teatrit Popullor apo shkrimet qe ke bere per Pazarin e Vjeter) eshte krejtesisht ne kundershtim me bindjet e tua.

    Cili eshte ai kufi, o i dashur Maksi, pas te cilit nuk mund te themi me “Amin” per oportunizmin tend! Cili eshte ai kufi pas te cilit frika dhe shtrengimi nuk e justifikojne dot me shitjen e shpirtit? Sa liri duhet te te japin ty, o Maksi, qe te jesh Maksi, qe te mos i kesh frike qikllopet apo qe te mos te te paguajne qikllopet? Apo kjo eshte nje pseudopyetje sepse eshte shtruar qe ne fillim gabim, pasi, ne fakt, nuk ekziston nje thelb i vertete i intelektualit Maksi, dhe i shumeve si Maksi, por vetem shfaqjet mjerane kalimtare te njerucit qe i adoptohet rrethanave qe ia diktojne qikllopet e pushtetit? “L’existence précède l’essence”. Amin!


    http://www.forumishqiptar.com/showth...ded#post595566
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hyseni: Kadare kundër bashkimit të Shqipërisë etnike
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  2. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  3. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  4. Cfare na kujton viti 1492?
    Nga INDRITI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 18:15
  5. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •