Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Rinas, kapet si terrorist zyrtari i UNMIK-ut

    Rinas, kapet si terrorist zyrtari i UNMIK-ut

    Policia e aeroportit mbajti 2 orė nė pranga 40-vjeēarin nga Bangladeshi

    Autori i Lajmit: Fabjola Bramo
    Njė ngatėrresė e autoriteteve policore tė Rinasit i kanė kushtuar mėse 3 orė nė pranga shefit tė financave tė UNMIK-ut. Abdyl Wahab, qė vinte nga Prishtina me avionin e linjės, u kap nga policia shqiptare rreth orės 09:30 tė ditės sė djeshme nė sportelet e aeroportit, i dyshuar si terrorist. Odiseja e 40-vjeēarit nga Bangladeshi mori fund nė Tiranė, ku pas verifikimeve tė kryera nga Zyra e Antiterrorit nė Ministrinė e Rendit rezultoi se i kėrkuari nga Interpoli quhej Abdyl Wab.
    Arrestimi
    Gjeneralitetet e tij nuk i kishin sjellė ndonjėherė probleme Abdyl Wahabait nė aeroporte, ndaj verifikimi i tejzgjatur nė sportelet e Rinasit, mėsohet se e bėri nervoz. Shefi i Financave tė UNMIK-ut, i dėrguar me detyrė nė Tiranė nga autoritetet e misionit tė huaj, pandehte se pasaporta e tij diplomatike do t’i krijonte lehtėsira. Por, vetėm pak sekonda pasi e dorėzoi atė nė sportel, u pėrball me njė turmė policėsh qė i kėrcyen pėrsipėr, duke e shtrirė pėrtokė. Nė fillim, Wahabi nuk po kuptonte se ē’po ngjiste, ndaj u rrek tė kėrkonte shpjegime, por nė vend tė tyre, ndjeu qė duart ia mbėrthyen dhunshėm njė palė pranga tė ftohta. Burime nga Drejtoria e Policisė sė Tiranės bėnė tė ditur se Abdyl prWahabi, i datėlindjes 1965 nė Bangladesh, rezultonte nė listėn e personave nė kėrkim ndėrkombėtar pėr terrorizėm. Njė efektiv policie me njė anglishte tė ēalė ishte rrekur t’ia sqaronte kėtė arabit, i cili qe habitur tej mase. Dokumenti i tij i punėsimit nė UNMIK si dhe pasaporta diplomatike nuk po i “pinin ujė”. E megjithatė, ai nuk e kishte humbur ende toruan. Shefat nė Kosovė do tė interesoheshin pėr tė. Dhe nuk qe gabuar.
    Lirimi
    Zyra e Antiterrorit nė Ministrinė e Rendit dhe nė Shėrbimin Informativ Shtetėror ishin njoftuar pėr arrestimin e tė dyshuarit si terrorist, duke urdhėruar ta sillnin menjėherė nė Tiranė. Pak minuta mė pas, verifikimi i kryer nė bashkėpunim me Interpol-in, sfumoi gjithēka. “Terroristi” ishte me tė vėrtetė shefi i financave tė misionit tė huaj dhe ishte dėrguar me detyrė tė posaēme nė kryeqytetin shqiptar. Teksa shefat e antiterrorit shkėmbenin informacionin mes tyre, eskorta e policisė qė shoqėronte arabin nga Rinasi kishte mbėrritur nė Tiranė. “Ju kėrkojmė ndjesė. Ėshtė njė gabim i policisė sė Rinasit, duke u nisur nga fakti se ju jeni me kombėsi arabe dhe keni gjeneralitete tė pėrafėrta me ata tė terroristit Abdyl Wab, ata u ngatėrruan dhe ju prangosėn”. Kėto ishin fjalėt e ndjesės sė policisė shqiptare, rreth orės 12:30, kur diplomati mbėrriti nė ambientet e Drejtorisė sė Policisė. Odiseja 3-orėshe qė e bėri tė ndjehej terrorist, e kishte bindur tashmė Abdyl Wahabin se pėr njė rrokje “ha” nė mbiemėr mund tė kalbeshe nė burg. Kėsisoj, ofertės sė bėrė nga policia pėr ta shoqėruar me mjete me fenelina kudo qė tė shkonte, iu pėrgjigj negativisht. I mjaftonte vetėm tė kryente shėrbimin njė orė e mė parė, pėr t’a lėnė Shqipėrinė njėherė e pėrgjithmonė. /Ballkan/

    Data e Publikimit: 27/08/2005

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Vjeshta, a do tė ketė 100 ditė armėpushim?

    Vjeshta, a do tė ketė 100 ditė armėpushim?


    Autori i Lajmit: Ylli Polovina

    Togfjalėshi “tranzicion i butė” si edhe formulimet e ndryshme politike tė opozitės sė rikthyer nė qeverisje me nė brendėsi kėtė koncept, tė lėnė pėrherė e mė shumė pėrshtypjen se kemi tė bėjmė jo me njė slogan elektoral, por me njė strategji tė pėrpunuar ftohtėsisht e gjer nė hollėsi. Dyfjalėshi “tranzicion i butė” ka tranzituar, qė prej 4 korrikut, kur bėri dukjen e parė, vetėm nė disa kontekste tė veēuara, kryesisht duke filluar nga “nė administratė do tė ketė njė tranzicion tė butė” deri edhe tek shprehja mė e re “do tė kemi njė kalim tė butė tė pushtetit”. Eshtė mėnyra se si bėn silhuetė kjo gjysmėfrazė elegante dhe mjaft paqėsore qė tė detyron tė mbash sytė tė ngulur tek ajo. Duke bėrė me vete disa herė pyetjen se ēfarė nė tė vėrtetė pėrmban e fsheh njė teori, e sidomos praktikė e formuluar kėshtu. Me politikushtruesit ca mė shumė duhet tė jesh dyshues e verifikues pėr ato qė thonė, sepse hyn nė arsenalin e tolerueshėm tė mjeteve tė tyre tė garimit edhe mveshja e veprimeve me cipa apo tise mjegullorė, tė mėdyshtė, shumėkuptimplotė, tė manovrueshėm e tė pėrthyeshėm, tė ndėrrueshėm qė nė rastin mė tė parė. Nuk ėshtė se “nga e thėna tek e bėra ndan njė det i tėrė”, por sepse ēfarė do tė bėhet ėshtė gjithnjė thelbėsore. Njė shembėll i pėrfėrt me teknika tė tilla komunikimi tė programeve politikė mund tė gjendet pak vite mė parė, kur shumica tashmė e rikthyer nė opozitė, formuloi konceptin e meritokracisė. Se sa ishte cipė apo tis, sa e vėrtetė e sa truk, sa spektakėl dhe sa realitet, secili prej nesh mund tė nxjerrė njė pėrfundim si u zbatua nė praktikė kjo teori. Pra si u bė. Sikur edhe vetėm nė grupin politik qė e hodhi nė tregun e konkurimit tė programeve kėtė platformė, tek e quajtura “Aleanca pėr Shtetin”, tė vėzhgosh, gjen jo njė rast kur parti politike, pėrbėrėse tė saj tė djeshme, siguruan vota dhe numra deputetėsh aspak sipas meritės sė formacionit tė tyre partiak. Dhe aspak sipas njė kulture “meritokratike” kryen aleancat e ribashkimet e reja.
    “Tranzicioni i butė”, “nė administratė” apo “nė kalimin e pushtetit”, lė edhe pėrshtypjen se nuk do tė zbatohet strategjia e mėparshme e kėtij grupimi politik nė mandatet e viteve 1992 dhe 96, ku u pėrdor masivisht e quajtura “terapia shok”. Ky koncept, atėhere e riformuluar me teorinė e “fillimit nga zero” apo e justifikuar me proēesin e “dekomunistizimit”, krijoi probleme tė mėdha nė pothuaj tė gjitha fushat, duke filluar nga ajo administrative e deri nė ekonomi. Nė mandatin e vitit 2005 e njėjta forcė e bashkim politik e refuzon praktikėn e mėparshme dhe shpėrndan kumtin e ri, nė formė krejt tė kundėrt me tė: “tranzicion i butė”. Atėhere, kur teorikisht dhe praktikisht formulohej e zbatohej me kembėngulje “terapia shok” shumė analistė, politikstudjuesė e deri edhe vetė ushtrues tė politikės, bėnė tė ditur qė nė praktikat e tė gjitha vendeve paskomuniste po praktikohej jo njė por dy metoda tė kapėrximit tė periudhės sė tranzicionit nga diktatura nė shoqėrinė e hapur. Ishte “terapia shok” dhe “terapia graduale”. Por grupi politik drejtues nė qeverisje nė Shqipėri nuk e pranoi mėnyrėn e dytė apo njė tė mesme mes tė dyja dhe kjo ishte zgjedhja e saj. Periudha 1992-1997, duke rilevuar jo pak suksese tė padyshimta, mbeti peng i monopolit, hegjemonisė dhe ekzagjerimit tė “shokterapisė”. Pra nė tė tėrė kuptimin tė njė “shok”-u social dhe politik.
    Me sa duket, duke nxjerrė mėsim nga e kaluara, por edhe duke patur parasysh ndryshimet e ndodhura kėto pesėmbėdhjetė vite, ėshtė pėrzgjedhur “terapia graduale”.
    Le tė mos e paragjykojmė kėtė terapi, tė riveshur me togfjalėshin “tranzicion i butė”, si njė mėnyrė dinake pėr tė bėrė po aq radikalisht, veē shumė kronologjikisht ngadalė, tė njėjtėn gjė tė periudhės sė dy mandateve tė mėparshme. Tė kapemi tek brendia e mesazhi pozitiv qė kumton koncepti dhe praktika e “kalimit tė butė tė pushtetit”. Shqipėria dhe populli i saj me kohė e kanė dėshiruar kėtė mėnyrė sjelljeje dhe veprimi tė klasės sė saj politike, por ka qėnė kjo e fundit si edhe njė sėrė rrethanash gjeostrategjike rajonale, tė cilat kanė nxitur dhe favorizuar tė kundėrtėn. “Tranzicioni i butė i kalimit tė pushtetit” nė vendin tonė u zbatua pėr herė tė parė kur ish-presidenti Rexhep Meidani ia dorėzoi plot kulturė dhe korektėsi institucionin pasardhėsit tė tij, zotit Alfred Moisiu. Qė prej kėtij ēasti mund tė thuhet se nė institucionin e Kryetarit tė Shtetit tė Republikės sė Shqipėrisė po hedh rrėnjė tradita e emancipuar e kalimit tė pushtetit sipas rregullave tė tranzicionit tė butė. Ky sukses i demokracisė sonė akoma foshnjore, i pari nė pluralizmin tonė (kėtė e theksojmė), nuk u krijua mbi njė terren tė zbrazėt. Ishte politikani liberal dhe drejtpeshues, zoti Meidani, qė e mori nė dorė dhe e dorėzoi “pushtetin” e Presidencės pa bėrė nė kėtė institucion shumė tė rendėsishėm asnjė “terapi”, qoftė kjo “shok” apo “graduale”. Ai pėrmirėsoi punėn dhe pėrmirėsimet nė punė asnjėherė nuk janė terapi. Terapitė janė kura dhe zbatohen tek qeniet apo shtetet, shoqėritė e institucionet e sėmura. Nė kėtė kuptim nuk zbatoi asnjė terapi edhe Presidenti aktual. Kėshtu tė dy presidentėt tanė, Meidani dhe Moisiu, duke qėnė pionierė tė zbatimit tė “tranzicionit tė butė”, janė edhe shembulli mė i mirė kombėtar pėr kthesėn pozitive tė ndodhur nė njė pjesė tė klasės sonė politike. Ata kanė hapur njė rrugė ku mund tė shkojnė lirisht pasardhėsit.
    Vijimin e kėsaj tradite dhe prirjen pėr ta konsoliduar e ka shpallur edhe ish-presidenti Sali Berisha dhe kjo jo vetėm i bėn nder, por na imponon ta shohim me mirėbesim pėrmbajtjen e vėrtetė tė strategjisė sė “tranzicionit tė butė” si aspak njė formė e maskuar e revanshit politik tė vjetėr ndaj rivalėve. Zoti Berisha qė para se bashkėkombasit tė hidhnin nė kuti fletėt e votimit tė 3 korrikut, propozoi zgjedhjen e presidentit tė ardhshėm me konsensus ndėrpartiak. Nė rast se ai apo njerės rreth tij nuk do tė shtyjnė “urat e zjarrit” pėr arritjen e mbajtjen e sforcuar tė njė shumice me dy tė tretat tė vetėm njėrės palė, pozitės, pėr tė pėrzgjedhur kandidatin e saj, nė Shqipėri do tė kishim sėrish njė ngjarje mjaft inkurajuese. Presidenti i nesėrm duhet tė jetė frut i rėnies dakort mes pozitės dhe opozitės reale, sigurisht nėpėrmjet njė procedure pėrzgjedhjeje me disa kandidatura garimi. Simulimi nga pozita e ardhshme qeverisėse i njė konsensusi me disa parti tė imta, tė cilat do tė luajnė teatrin e njė opozite false, nuk do tė bėjė gjė tjetėr, veē prishjes sė njė tradite tė re demokratike, edhe mbetjen peng tek profesionistėt e kameleonizmit politik.
    Nga institucioni i Presidencės kultura e “tranzicionit tė butė” mė pas u manifestua tek institucioni i ri i Avokatit tė Popullit. Merita mė e parė qė bėri rrugė edhe nė kėtė institucion me autoritet pėr mbrojtjen e qytetarėve, ėshtė e drejtuesit tė saj, zotit Ermir Dobjani. E megjithatė meritė aspak mė tė vogėl pati dhe ka edhe sjellja largpamėse edhe e opozitės sė mėparshme.
    Ndėrkohė institucioni mė i nevojshėm pėr ta ngulitur si traditė “tranzicionin e butė” mbetet Kėshilli i Ministrave. Nė pamje tė parė, pra formalisht, kryeministrat shqiptarė ja kanė dorėzuar njeri-tjetrit “butonat e pushtetit”. Pa ndonjė ceremoni tė posaēme. E kanė bėrė kėtė gjė edhe kur ishin brenda njė partiea koalicioni, por edhe kur ndodhte e kundėrta. Viti i acartė dhe antishtet 1997 prodhoi pėr fat edhe njė kryeministėr si Bashkim Fino, i cili edhe nė ato kushte shumė tė vėshtira arriti ta kryejė „tranzicionin e butė”. Siē dihet mė pas kanė ndodhur edhe pėrpjekje tė sforcuara pėr ndėrrimin e drejtuesve nė kėtė institucion. Rasti i parė i plotė pėr njė sprovė tė kalimit tė “butonave tė pushtetit” nė Kėshillin e Ministrave me njė tranzicion soft ėshtė tani, nė kėtė fillim shtatori. Kryeministri nė ikje e ka bėrė publike kėtė dėshirė. Ajo nuk do t’i mungojė edhe Kryeministrit nė ardhje. Ngjarja, patjetėr e shoqėruar edhe me njė ceremoni tė pėrmbajtur, do tė ishte njė terren i ri i fituar nga metoda demokratike e „kalimit tė butė tė pushtetit”
    Dhe ndėrsa kemi „tranzicion tė butė” tek Presidenca, Avokati i Popullit dhe Kėshilli i Ministrave, derė kjo e ēelur edhe pėr institucione tė tjera qendrore, pėrse kėtė vjeshtė tė mos shtojmė edhe njė risi kėsaj kulture? Eshtė plotėsisht e mundur qė qeverisė sė re t’i premtohen „njėqind ditė armėpushim”. Kjo do tė thotė se pas ēastit kur ajo do tė shpallė nė Kuvend programin e saj dhe njerėzit e qeverisjes dhe secila parti do tė votojė pro ose kundėr, ka tė drejtė tė fillojė numėrimi i 100 ditėve paqe sociale dhe partiake. Pra nuk do tė ketė bojkot, protesta tė ashpėra, praktikim tė ostruksionizmit, qeveri hije apo presion pėr tė provokuar zgjedhje tė parakohshme. Sigurisht nė kėto njėqind ditė debati politik, mendimet e votat pro dhe kundėr do tė vijojnė, sepse „100 ditėt e armėpushimit” nuk janė praktikė pėr ngushtimin e funksionimit tė pluralizmit, por pėr zgjerimin dhe forcimin demokratik tė tij.
    Po tė ndodhte kjo paqe e pėrkohshme jo vetėm pozita do tė ishte mė e lirė qė energjitė e saj tė fillimit, tė cilat shpesh janė mė tė mbarat, t’i shpenzonte tė tėra tek vazhdimi i euroreformimit tė vendit, por edhe opozita do tė kishte njė periudhė qetėsie pėr tė vetreflektuar dhe koregjuar gabimet e saj.
    Pastaj po ta shtonim edhe kėtė risi tė „tranzicionit tė butė”, do tė kishim rastin tė shijonim edhe njė lumturi tė vogėl: nuk do tė shihnim mė tė luante demokratin e madh e modern ai tipi i politikanit tė lashtė majtist, tashmė gjoja i qendrės, i cili ditė pėr ditė paraqet si eurokulturė perėndimore servilizmin e tij tė vjetėr ndaj atyre qė kanė pushtetin./Gazeta Ballkan/

    Data e Publikimit: 27/08/2005

Tema tė Ngjashme

  1. Pjesė letrare nga fletorja ime
    Nga h75 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-06-2009, 14:02
  2. Vriten ekstremistėt e fundit, mbyllet sulmi terrorist ne Indi.
    Nga Soccerboy nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 10:10
  3. Zyrtari europian, kundėr kandidaturės sė Nanos pėr president
    Nga Darius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 20:04
  4. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-09-2005, 10:45
  5. Terrorist apo Ēlirimtar?
    Nga Veshtrusja nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 26-06-2005, 03:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •