Close
Faqja 6 prej 12 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 116
  1. #51
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    http://www.answers.com/main/ntquery;...ties%2C%201947

    Shiko se kush shtete jane ne aksin nazo-fashizmit dhe shiko se kush jane te pushtuarit.
    Shiko se kush paguan demshperblim dhe kush perfiton!

    Franca nuk beri nje dite lufte dhe pothuajse 60% te vendit ja la Gjermanit dhe pjesa
    tjeter ishte nje qeveri kuislinge dhe perfundimisht beri pjese ne kahun e fitmimtareve!

    Shqiperia e cila aneksohet me lufte, me nje qeveri ne mergim, me deshmore
    qysh diten e pare te pushtimit (Mujo Ulqinaku u vra per qef?!), me nje lufte çlirimtare
    te organizuar si nga nacjonalistet po ashtu dhe nga frontistet (shumica nuk ja kishte
    idene se fshiheshin komunistet pas tyre, por ç'rendesi ka persa lufta ishte ne krahun
    e duhur), nga te vetmit vende qu u çlirua pa ndihmen fizike te forcave te kualicjonit!
    28000 humben jeten, fshtra te tera u dogjen, mijra u pushkatuan, u torturuan e u
    internuat deri ne Gjermani.

    Sa per luften Italo-Greke, nga vete emri ajo s'ishte lufta jone! Kush ka marre pjese
    nga Shqiptaret, ose dezertoi rruges, ose ka ik per dhjam qeni, ose ka lene frontin
    e nje lufte te huaj per te!

    Hisotria jone ka nevoje te korigjohet, dhe pjese ku ka me shume nevoje eshte ajo
    e manipuluar nga komunistet ne lidhje me mardheniet nder-shqiptare; por ky eshte
    problemi yne i brendshem. Persa i perket historise me fqinjet; jemi shume mbrape
    tyre me manipulimin, nacjonalizmin, poshterimin, krimin, genocidin; sa çam u dogjen
    te gjalle nga fashistet greke, sa gra çame u perdhunuan, sa femije u ngriten me majen
    e bajonetave fashiste greke!

    Shqiperia pra nuk eshte as shembull e as veçanti: as me shume e as me pak se gjithe
    vendet e pushtuara edhe ajo pati kuislinget e saj, por pati dhe ajo luften e saj, lufte
    e cila skuq nga turpi "rezistencen" e nje "fuqie nderkombetare" si Franca; "rezistence"
    e cila permbelidhet me "ngritjen e barrikadave" neper rruge kur ushtria amerikane
    ishta 60-70km larg Parisit!

    Pra, qe mos te zgjatem e te perseris parafolesit, mendimi im qe luftes se Shqiptareve
    gjate L2B ti jepet vendi qe meriton, realitetit te paraqitet siç ka qene. Asnjehre
    Historia e Shqiperise nuk ka mohur faktet e bashkpunimit me pushtuesit te nje pjese
    te Shqiptareve, por ky bashkepunim nuk mund te fshije luften; ju lutem lini menjane
    ngjyrat politike qe mori ajo pas lufte!



    Si perfundim jam dakort me fjaline e fundit te Albos!

  2. #52
    i/e c'regjistruar
    Anëtarësuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    I hodha nje sy adreses qe postoi RoniSotiri, dhe duke lexuar artikull pas artikulli gjeta kete:

    German occupation

    Germany occupied Albania in September 1943, dropping paratroopers into Tiranë before the Albanian guerrillas could take the capital, and the German army soon drove the guerrillas into the hills and to the south. Berlin subsequently announced it would recognize the independence of a neutral Albania and organized an Albanian government, police, and military. The Germans did not exert heavy-handed control over Albania's administration. Rather, they sought to gain popular support by backing causes popular with Albanians, especially the annexation of Kosovo. Some Balli Kombëtar units cooperated with the Germans against the communists, and several Balli Kombëtar leaders held positions in the German-sponsored regime. Albanian collaborators, especially the Skanderbeg SS Division, also expelled and killed Serbs living in Kosovo. In December 1943, a third resistance organization, an anticommunist, anti-German royalist group known as Legality, took shape in Albania's northern mountains. Legality, led by Abaz Kupi, largely consisted of Geg guerrillas who withdrew their support for the NLM after the communists renounced Albania's claims on Kosovo.


    Eshte me se e qarte qe kolaborimi me gjermanin eshte bere per dy arsye kryesore (asnjera nga te cilat nuk tregon se shqiptaret ishin nazista):

    1. per te luftuar komunistet

    dhe

    2. per te perzen serbet (per te rifituar tokat e tyre)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Michigan2005 : 03-09-2005 më 14:43

  3. #53
    i/e c'regjistruar
    Anëtarësuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    "Sipas, librit ata ndihmuan në spastrimet etnike që u kryen ndaj serbëve, çifutëve, romëve dhe të tjerëve joshqiptarë e jomyslimanë, të cilët u arrestuan, internuan dhe u vranë."

    Na ndihmoni me burimin qe tregon se Shqiptaret kane vrar Cifutet dhe "Romët" e "te tjere joshqiptare e jomyslimane"...

  4. #54
    michinga ...... po te ndimoje une se si shqipetare jo qe kan vrar cifut po i kan ndimuar cifutet dhe se edhe sote cifutet ose izraeli ka konsideratat me te larta per popullin shqipetar ,e gjitha kjo eshte vetem nje politik serbe greke kunder shqipetareve ,se shum cifut te ikur nga keto vend gjeten strehim ne Shqiperi dhe se sote grekrit apo serbet mbahen si popuje qe na paskan luftuar gjermanin ,po te ishte ashtu keta cifut nuk do te na largoheshin nga greqia apo serbia keto 2 shtete jan ne kuptimin e mirfillte shtete kurva dhe nuk mund te krahasohen me moralin qe ka patur vendi yne.Por se fati yne i keq qe ne mbeten ne meshiren e lindjes dhe ne doren e nje klase kriminelesh 1944-1990 Eshte turp per ata qe e quajn veten shqipetar,dhe bejne c mos per te nxire emerin shqiperi me keto publikime ose me saket keta jane vec se shqipe foles.nje far Mahmut gazetari nga londra pse jo edhe mund te jet ndonje serb ose i paguar nga serbet o grekrit per te shkruar ne menyr me te pa fetyre per shqipetaret.Deri kur ne shqipetaret ose "shqipe folesit " te jemi vegla e te tjerve cfare per grekrit ose serbet me shume,vetem se kishim me shume fat se ne.Por nuk u ve faje edhe shume se per 50 vjete ne ishim internacionalista dhe nacionalizmi e pagoi me koke edhe sote na japin ment. Ja edhe nje botim se si shqipetaret i kane " vrare" cifutet

    Mërgim Korça

    ...si Mustafa Merlika Kruja me gjithë misat e qeverisë së kryesuar prej tij e gjithashtu edhe Patër Anton Harapi me bashkëregjentët shokë të tij, kanë vepruar...lidhur me shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri...

    ___________________________________________


    NISUR NGA NJË POHIM I Z.SHABAN SINANI LIDHUR ME HEBRENJTË
    (Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave Shqiptare)



    Shkruar nga : Mërgim Korça





    Me një vëmëndje si edhe dashamirësí të madhe lexova se si në kuadrin e festimeve ndërkombëtare përkujtimore që do të bëhen me rastin e përkujtimit të viktimave të “holokaustit”, sa vjen e po krijohet tashmë bindja ndërkombëtare se Shqipëria ka qenë në krye të vëndeve dhe popujve që u kanë dalë zot hebrenjëve brënda territorit të tyre. E domosdo të bëhet zëmra mal edhe mbushesh me krenarí kur këtë të vërtetë historike e pohon edhe një personalitet si drejtori i Pergjithshëm i Arkivave Shqiptare z.Shaban Sinani. Sipas tij, shkruan zonja Englantina Nasi për “Koha e Jonë”, në asnjë vënd tjetër, hebrejtë nuk janë mbrojtur si në Shqipëri. Por tregon edhe detaje nga vendosja e tyre në vëndin tonë, si u bë i mundur ai. "Shumë hebrej, përvec atyre që e kishin deklaruar rezidencën e tyre në Shqipëri, kanë ardhur duke u paraqitur si të krishterë apo muslimanë, me pasaportë shqiptare në Tiranë dhe Tetovë dhe konvertimi i tyre nuk është bërë as nga kishat e as nga xhamitë, por nga prefektë dhe nënprefektë. Përshembull, Saltiel - mbiemër i njohur hebré, e kanë bërë Sali. Po kështu, njihet historia e një Davidi që është bërë Daut nga një nënprefekt. Në Shqipëri ka patur rreth 3 mijë “hebrej" pohon Sinani.
    Duke i analizuar këto pohime mendoj se, me ndonjë kujtim personal shtuar këtyre, edhe duke i u referuar dokumentave të kohës e duke i kujtuar zotit Shaban Sinani se i bashkuar edhe vullneti i tij i mirë për t’u shërbyer të vërtetave historike, për vetë përgjegjësínë që ai mbulon, si duket ka ardhur koha që ato të dalin në dritën e diellit ashtu siç kanë qenë.
    Zoti Shaban Sinani me guxim shkencëtari të drejtpeshuar pohon faktin se si “... konvertimi i shumë hebrenjëve nuk është bërë as nga kishat e as nga xhamitë, por nga prefektë dhe nënprefektë ...” Kjo dritare e re e hapur më mbush me shpresë se ky shkencëtar mbase e ka kuptuar se me kalimin e dhjetëvjeçarëve do të jetë në nderin e tij që emri t’i përmëndet si një hulumtues i cili duke i lënë në një anë dhe duke u rënë hasha bindjeve të tija të dikurëshme, ka rishkruar të vërtetat historike.
    Vijmë konkretisht tek ndihma modeste që unë, një qytetar i thjeshtë, mund t’i jap zotit Sinani.
    ... e mbaj mënd mirë sikur të ishte dje. Vjen një ditë në shtëpinë tonë miku i families dhe kryeministri i Shqipërisë, Mustafa Merlika Kruja dhe porsa hyn i thotë t’im eti, (i cili sapo ishte kthyer nga një inspektim i përgjithshëm i shkollave në Kosovë), a kishte patur kontakt me ndonjë mësues ose profesor hebré dhe ç’dinte t’i thosh më gjerë për hebrenjtë e Kosovës. Babai i tha se miku i tyre i përbashkët z.Iljaz Agushi, (atëkohë ministër i Punëve botore), nëpërmjet vëllait të tij z.Isuf Agushi, e kishte paraqitur me një profesor hebré që kishte qenë dishepull i profesor Norbert Joklit dhe i cili kërkonte ndihmë që mundësisht t’a emëronin profesor të gjuhës shqipe në Gjimnazin e Prishtinës. Mbasi biseduan gjer’edhe gjatë lidhur me mikun e përbashkët, profesor Joklin, e mbaj mënd se profesori hebré filloi nga puna. Kaq dijti t’i thosh babai lidhur me kontakte me hebrenj në Kosovë. Atëhere Mustafa Merlika Kruja i tha babait se duhej të merrnin masa urgjente për t’u ardhur në ndihmë hebrenjëve në Kosovë. I telefonuan ministrit të Punëve të Brëndëshme z.Mark Gjonmarkaj si edhe sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë, z.Engjëll Çoba dhe e lanë të mblidheshin menjëherë në zyrën e Kryeministrit.
    Mbas disa ditësh mësova se Mark Gjonmarkaj kishte dërguar në krye të një ekipi të tërë prefektësh, nënprefektësh si edhe nëpunësish të besuar të Ministrisë së Brëndëshme, duke mobilizuar edhe të gjithë autobusat e shoqërisë S.A.T.A., zotin Engjëll Çoba në Prishtinë si i plotfuqishëm të pajiste me dokumenta shqiptare si edhe me emra shqiptarë sa më shumë hebrenj që t’ishte e mundur e t’i transferonte në Shqipëri.
    Kaq kujtimet e mia. Megjithatë në asnjë mënyrë nuk pretendoj që këto kujtime z.Sh.Sinani t’i marrë si të vërteta historike. Por, nisur nga këto kujtime, mendoj se z.Sinani e ka mundësínë që në dokumentat arkivore t’ia gjejë fillin urdhërit me të cilin kryeministri Mustafa Merlika Kruja u dha rrugë atyre veprimeve pro-hebreje. Ai urdhër, pa as më të voglën mëdyshje, ka qenë pasuar edhe nga urdhëra të nënëshkruar e lëshuar edhe nga ministri i Punëve të Brëndëshme, Mark Gjonmarkaj. Besoj se me këto kujtime, bëhet edhe më i besueshëm pohimi i z.Shaban Sinani se si “... konvertimi i shumë hebrenjëve nuk është bërë as nga kishat e as nga xhamitë, por nga prefektë dhe nënprefektë ...”
    Në vijim mendoj se z.Sinani, për pozicionimin e tij shumë pozitiv që ka marrë lidhur me çeshtjen e shpëtimit të jetëve të hebrenjëve në Shqipërin’e viteve 1942-1944, do t’i shërbejë shumë si pikë referimi edhe pohimi i bërë nga Mëkëmbësi i Mbretit, z. Francesco Jacomoni, në faqet 288-289 të librit të tij titulluar : La politica dell’Italia in Albania (Politika e Italisë në Shqipëri) me botues Cappelli Editore botuar më 31 maj 1965, ku autori pohon tekstualisht :
    “Një demonstrim nga ana e Mustafa Krujës i asaj që ishte -burrnia- e tij, d.m.th. aftësía për t’i përballuar situatat me guxim si edhe zemërgjerësí, e pata pak kohë mbasi ai kishte marrë përsipër Kryesinë e Këshillit Ministror. Ishte paraqitur tek ai konsulli i përgjithshëm i Gjermanisë dhe i kishte paraqitur një notë verbale me të cilën qeveria naziste kërkonte dorëzimin e mbi treqind hebrejve që, refugjatë nga Jugosllavia, kishin gjetur strehim në Shqipëri. Komanda ushtarake gjermane e Beogradit kishte dhënë njoftime të sakta lidhur me emrat si edhe vëndet se ku ishin strehuar ata në Kosovën Shqiptare. Mustafa Kruja erdhi të më merrte lejen t’i linim të patrazuar në Shqipëri. Në Shqipëri në fakt nuk kishte asnjë këmbë ushtari gjerman që të mund t’i identifikonin. Megjithatë ramë n’ujdí që refugjatët hebrenj të transferoheshin menjëherë në zonën e Gjirokastrës e cila kufizohej me zonën greke, të okupuar nga trupat italiane. Ata do të paiseshin me pasaporta shqiptare me emër fallso dhe, po të paraqitej nevoja, do të ndihmoheshin edhe materialisht. Këto masa do t’i lejonin Mustafa Krujës t’i përgjigjej mbas disa ditëve konsullit të përgjithshëm të Gjermanisë se si të gjitha hetimet e kryera në Kosovë lidhur me listat emrore kishin rezultuar negative.
    Roma nuk u njoftua zyrtarisht lidhur me këto zhvillime, por privatisht u informua drejtori i përgjithshëm i çeshtjeve rezervate, ministri fuqiplotë Vidau. Ai ishte njeri me zemër të gjerë dhe nëpërmjet tij mundësuam nëpërmjet përfaqësive tona jashtë shtetit, t’i paisnim hebrenjtë gjermanë, bohemë, polakë, ungerezë dhe rumunë me pasaporta shqiptare. Atyre u krijohej mundësía t’u shmangeshin persekutimeve raciale duke i u drejtuar Shqipërisë.”
    Lidhur me qëndrimin e mbajtur nga ana e kryeministrit Mustafa Merlika Kruja për shpëtimin e hebrenjëve nga thonjët e ndjekësve të tyre nazistë në Kosovë, dua të sjell edhe një dokument tjetër i cili pohon të njejtën gjë nga një drejtim krejt’i ndryshëm. Autori Harvey Sarner në librin e tij me titull “Shpëtimi në Shqipëri” sjell kujtimet e pjesëtarit të familjes Naftalí i cili kujton “... gjermanët ushtruan trysní ndaj italianëve (në Kosovë) që të arrestoheshin hebrenjtë e kështu u arrestua edhe familja e ime. Pastaj ne qemë dëshmitarë dhe pamë sjelljet e përsosura të shqiptarëve. Një grup gjykatësish shqiptarë erdhën me misjonin që ne të na transportonin drejtë jugut për në Shqipëri. Ata e bënë këtë veprim të na i shpëtonin jetët tona dhe na transferuan në qytetin e Kavajës...”
    Mendoj se me këto kujtime si edhe dokumenta që paraqita, në qoftë se do të bashkohet edhe vulneti i mirë i z.Sh.Sinani, do të nxirren dokumenta arkivale që të vihet në dukje një kontribut sa njerëzor e gjithashtu edhe i guximshëm i vetë Kryeministrit Mustafa Merlika Kruja si edhe i gjithë ekipit qeveritar që ai drejtonte lidhur me trajtimin e problemit hebrenjt në Shqipëri.
    Në vazhdim, përgjatë kësaj hullije, duhet vënë në dukje edhe kontributi i Këshillit të Naltë të Regjencës në mbrojtje të hebrenjëve.
    Ngelën duke e gjykuar Patër Antonin se ka dalë në një fotografi duke pritur në takim gjeneralin gjerman Fitstum. E pastaj ? Kjo fotografi vërtetoka tradhëtin’e tij ? Po teksti se ç’i ka thënë atij gjeneralit në atë takim Patër Antoni, pse nuk shkruhet ? Ai qe takimi ku Patër Antoni i kujtoi gjeneralit Fitstum se marrëveshja me Reichun, nëpërmjet të plotfuqishmit për Ballkanin, Neubacherit, ishte që trupat gjermane do t’a kishin territorin shqiptar vetëm si urë kalimi për në Greqi, pa i cënuar dhe pa ndërhyrë në çështjet e brëndëshme shqiptare ! Vetëm tridhjetë fjalë janë këto. Për gjysëm shekulli rrjesht këto tridhjetë fjalë kurrë nuk u zunë në gojë. Por këto tridhjetë fjalë sanksjonuan, veç të tjerave, paprekshmërinë e qytetarëve izraelitë në territorin shqiptar ! Vetëm në Shqipëri edhe në Danimarkë, falë këmbënguljes së Këshillit të Lartë të Regjencës Shqiptare dhe Mbretërisë së Danimarkës, u vendos kjo marrëveshje midis Gjermanisë dhe këtyre dy shteteve sovrane. E ne mburremi si komb, dhe me plot të drejtë, për fatin e izraelitëve në Shqipëri ku asnjë prej tyre nuk u cënua. Por një pjesë të kësaj merite e ka edhe Patër Anton Harapi, si pjestar i Regjencës, së bashku me tre kolegët e tjerë anëtarë të saj, që regjimi diktatorial i pushkatoi e si pasojë “u harruan” edhe bëmat e tyre njerëzore edhe patriotike !
    Edhe këto fakte kam shpresë se z.Sh.Sinani, duke e kuptuar se është në nderin e tij t’i qëmtojë edhe t’i nxjerrë në dritë, do t’a sqarojnë akoma më mirë se sa edhe si i ka ndihmuar Shqipëria hebrenjtë që të shpëtonte sa më shumë syresh nga holokausti !







    Deri tashti u fol lidhur me qëndrimin zyrtar të administratës shtetërore shqiptare në ndihmë të hebrenjëve, gjë e cila deri më sot ka pasë kaluar padrejtësisht dhe krejtësisht në heshtje. Doemosdo, në këtë kuadër, nuk mund të mos vlerësohet edhe kontributi i jashtëzakonshëm njerëzor edhe shpirtgjerë i dhënë nga familje të shumta shqiptare, emri i të cilave është shkruar në lapidarin e Kopështit të Yad Vashem-it. Tregime të tilla i kam dëgjuar nga goja e miqve të mij Shaban edhe i biri Hilmi Hoxha, i cili ka qenë nga miqt’e mij më të ngushtë, m’i kanë treguar Shpresa edhe i shoqi Metin Ruli, se si edhe i ati i Shpresës i ndjeri Ali Kuçi, pushkatuar nga regjimi diktatorial, kishin strehuar familje hebrejsh. Histori të tilla ndihme njerëzore të pakufishme ndaj hebrenjëve m’i kanë treguar edhe nga familja e nderuar krutane e Veselve, ajo gjirokastrite e Budove e të tjerë që nuk është vëndi të trajtohen sot përgjatë këtij shkrimi. Dua ta veçoj në këtë kuadër tregimin që më ka pasë bërë i ndjeri prof.Marko Menahem, i cili ishte strehuar nga familja e dëgjuar elbasanase Nosi, së cilës ai ia dinte për nder shpëtimin e jetës së tij. E ai, (profesor.Menahemi), e theksonte se i ndjeri patrioti Lef Nosi n’atë kohë mbulonte postin e Anëtarit të Këshillit të Regjencës, gjë për të cilën edhe u pushkatua në vazhdim nga diktatura.
    E kuptoj se duhet shumë kuraje civile si edhe ndershmëri që të pranohet se plejada e intelektualëve patriotë si Mustafa Merlika Kruja me gjithë misat e qeverisë së kryesuar prej tij e gjithashtu edhe Patër Anton Harapi me bashkëregjentët shokë të tij, kanë vepruar si më sipër lidhur me shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri. Kjo sepse përgjatë të gjithë periudhës diktaturës së kuqe jo që këto të vërteta u mohuan por edhe vetë autorët e ndihmës hebrenjëve, me që antikomunistë u cilësuan tradhëtarë edhe u pushkatuan e u persekutuan nga pushteti komunist.
    Por e vërteta ësht’e vërtetë dhe është në nderin e atij që e nxjer në shesh. Në rastin konkret, po i thelloi hulumtimet dhe t’i nxjerrë të plota në dritën e diellit këto të vërteta, do të jetë në nderin e z.Shaban Sinani një veprim i tillë.




    c do shqipetar duhet te ket e si qellim shqiperin etnike.

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Shqiperia nuk u implikua ne LII Boterore ne kuadrin e "bashkepuntoreve", por i shpalli lufte fqinjit jugor, Greqise, dhe Kosova dhe Shqiperia njiheshin nga Gjermania si nje shtet, nje nga parakushtet e bashkepunimit te nacionalisteve shqiptare me okupatorin gjerman. Ty te pelqen ta minimizosh implikimin e Shqiperise, pasi ti jo vetem qe nuk te behet vone per te mesuar te verteten historike, por nuk e merr mundimin as te ulesh e te mendosh mbi pasojat e ketij implikimi te shqiptareve ne kete lufte.

    Me duket se eshte harxhim kohe te debatosh me ty pasi ti i bindesh vetem vetvetes e asnje argumenti tjeter...

    I shpalli Shqiperia lufte Greqise?
    Urdhero edhe nje here materialin e Ministrise se Jashteme greke ku duket qarte se kush i shpalli lufte kujt (dhe "qepe" gojen")...Ndonjehere eshte me mire te heshtesh se sa te thuash kotesira..

    28 Οκτωβρίου 1940
    Στις τρεις τα ξημερώματα της Δευτέρας, 28 Οκτωβρίου του 1940, για τους Ιταλούς η δεκάτη ογδόη επέτειος από την φασιστική «πορεία προς τη Ρώμη», που έφερε, το 1922, τον Μουσολίνι στην εξουσία, ο Ιταλός πρεσβευτής στην Αθήνα Γκράτσι, επισκέπτεται, στην οικία του, τον πρωθυπουργό της Χώρας, Ιωάννη Μεταξά και του επιδίδει τελεσίγραφο με το οποίο ζητούσε, εντός τριών ωρών, την ελεύθερη διέλευση και στάθμευση των ιταλικών στρατευμάτων στην Ελλάδα.

    28 Tetor 1940
    Ne oren 3 te mengjesit te dites se Hene, 28 Tetor 1940, (per italianet kjo date shenonte me pervjetorin 18-te te "marshimit fashist drejt Romes", qe solli ne vitin 1922, Musolinin ne pushtet), ambasadori italian ne Athine, Graci, viziton ne rezidencen e tij, kryeministrin e Vendit, Joani Metaksa dhe i dorezon ultimatum me te cilin kerkoi, brenda tre oreve, kalimin e lire dhe perqendrimin e forcave ushtarake italiane ne Greqi.




    Greket e fituan vendin e tyre ne krahun e fitimtareve duke zbrapsur italine dhe duke bere lufte edhe me Gjermanin. Kurse shqiptaret nuk arriten dot te fitojne pa ndonje medyshje vendin e tyre ne krahun e aleateve pasi shqiptaret nuk ishin ne gjendje te clironin vendin e tyre as nga italianet dhe as nga gjermanet. Shqiperia u cliruar pasi Gjermania dhe Italia kapitulluan ne arenen globale.
    Sa per dijeni ne Greqi kishte triumfuar fashizmi qe ne vitin 1936 me ardhjen ne pushtet te filo-gjermanit Metaksa...Ata prifterinj grek qe te mesojne histori greke e mira do ishte qe te te mesonin gjithe historine e jo segmente te saj...
    Greqia beri qendrese ndaj italianeve por u pushtua lehtesish nga gjermanet...Greqia ashtu si edhe Shqiperia e fitoi Pavaresine pas kapitullimit te Gjermanise naziste...




    Problemi me ju qendron se ju vuani nga "krenaria e budallait". Krenaria e budallait duket tek percmimi i popujve, rracave, njerezve te tjere. Kjo ju ben qe ne vend qe te kembengulni ne njohjen e te vertetes historike, qofte e embel apo e hidhur, ju zgjidhni qe te lexoni vetem ate pjese te historise qe ju vjen mire ju, qe ju ben te ndiheni "krenar", kurse ato pjese te hidhura te historise shqiptare, ose i mohoni, ose nuk doni ti besoni.
    Nese ne vuajme nga "krenaria e budallait" ti vuan nga sindromi i budallait..Si ka mundesi qe gjithe forumsit vuakan nga kjo krenari dhe nje Albo filo-kishes-shovinizmit grek eshte normal? Nuk te them filo-grek pasi kjo eshte mese normale, por ti nuk je filo-grek je filo shovinist grek pasi qendrimet e tua i ka pjesa e shoqerise greke me prirje shoviniste...



    Nese hobi jot eshte te lexosh mbi historine e Shqiperise nga te huajt atehere te keshilloj te lexosh librin: "Shqiptaret ne Arenen Nderkombetare" te cilin e ka shkruajtur shkrimtarja Miranda Vicker. Aty ke nje permbledhje te historise sone qe nga Iliret e deri tek Berisha....Zoti Ilirian, nje keshille personale: ----me pozitive eshte te mbash ekuilibra se sa te flasesh pa fund...Gjuha kocka nuk ka por kocka thyen...
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Citim Postuar më parë nga Michigan2005
    I hodha nje sy adreses qe postoi RoniSotiri, dhe duke lexuar artikull pas artikulli gjeta kete:

    German occupation

    Germany occupied Albania in September 1943, dropping paratroopers into Tiranë before the Albanian guerrillas could take the capital, and the German army soon drove the guerrillas into the hills and to the south. Berlin subsequently announced it would recognize the independence of a neutral Albania and organized an Albanian government, police, and military. The Germans did not exert heavy-handed control over Albania's administration. Rather, they sought to gain popular support by backing causes popular with Albanians, especially the annexation of Kosovo. Some Balli Kombëtar units cooperated with the Germans against the communists, and several Balli Kombëtar leaders held positions in the German-sponsored regime. Albanian collaborators, especially the Skanderbeg SS Division, also expelled and killed Serbs living in Kosovo. In December 1943, a third resistance organization, an anticommunist, anti-German royalist group known as Legality, took shape in Albania's northern mountains. Legality, led by Abaz Kupi, largely consisted of Geg guerrillas who withdrew their support for the NLM after the communists renounced Albania's claims on Kosovo.


    Eshte me se e qarte qe kolaborimi me gjermanin eshte bere per dy arsye kryesore (asnjera nga te cilat nuk tregon se shqiptaret ishin nazista):

    1. per te luftuar komunistet

    dhe

    2. per te perzen serbet (per te rifituar tokat e tyre)
    Qartesisht nga postimi i mesiperm shihet se Balli Kombetar nuk ka patur fare lidhje me Divizionin SS. Divizioni SS ka qene organizate e vecante qe ka ndermare aksione te ndryshme nga Balli. Ndoshta te dy keto organizata ndihmuan Gjermanin, po kjo nuk do te thote se ata kane patur lidhje mes tyre.
    Sic e kam shpeguar dhe ne postimet e mepareshme, ajo qe i shty Shqiptaret te bashkoheshin nen flamurin e Raihut te trete jane te njejtat ide qe e krijuan ate Rajh. Nacional Socializmi eshte ide qe nuk lindi e jetoi vetem ne Gjermani por kudo. Ne mbeshtetje te idese se Shqiptaret ishin pjese e pandare e levizjes Naziste ne Europe te ri-kujtoj se Shqiptaret krijuan Partine Naziste ne 1943 nen kujdesin e Ernst Kaltenbrunner. Qartesisht historine e shkruajne fitimtaret, dhe per 50 vjet keto fakte historike jane mohuar apo me sakte jane eleminuar komplet, megjithate kjo nuk do te thote se nuk kane egzistuar dhe pavarsisht nga bindjet politike nuk ka nevoje ta bejme te bardhen te zeze.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  7. #57
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    tani_26, nuk mund te beheni me i qarte se kaq. Ju pershendes

    Disa pyetje per Z. R2T :

    A mundeni te na beni nje krahasim te ideve naziste te Reich III me idete shqiptare te atyre viteve, dhe me gjeresisht me karakterin shqiptar te asaj kohe ?

    A mund te me gjeni nje pike te perbashket tek nazistet dhe shqiptaret (per hir tuajin detyrohemi te krahasojme nje rryme dhe nje komb ) ne lidhje me idene e njeriut qe te troket tek dera ?

    A mund te me jepni njefare mendimi ne lidhje me idene e sundimit te Europes dhe madje botes nga gjermanet dhe shqiptaret ?

    A mund te me jepni disa fakte ne lidhje me ideologjine gjoja te perbashket te Rozenberg dhe ndonje ideologu shqiptar asokohe ne qeveri ?

    A mund te me jepni nje shkrim ku thuhet qarte nga shqiptare qe serbet duhen zhdukur nga faqja e dheut, ashtu siç u shkrua nga nazistet zhdukja e çifuteve ?

    A mund te me jepni nje studim te asaj kohe ku analizohet "Mein Kampf" e Adolf Hitler ?

    Dhe e fundit, a mundeni ju qe perpara se te pervishni menget per te nxjerre nje ide te terhequr dhe te mbajtur me zor, te sillni argumentimet e saj, argumente te cilat jane te vetmet qe te bejne te heshtesh dhe te degjosh ?

    Ju faleminderit

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga oiseau en vol
    tani_26, nuk mund te beheni me i qarte se kaq. Ju pershendes

    Disa pyetje per Z. R2T :

    A mundeni te na beni nje krahasim te ideve naziste te Reich III me idete shqiptare te atyre viteve, dhe me gjeresisht me karakterin shqiptar te asaj kohe ?

    A mund te me gjeni nje pike te perbashket tek nazistet dhe shqiptaret (per hir tuajin detyrohemi te krahasojme nje rryme dhe nje komb ) ne lidhje me idene e njeriut qe te troket tek dera ?

    A mund te me jepni njefare mendimi ne lidhje me idene e sundimit te Europes dhe madje botes nga gjermanet dhe shqiptaret ?

    A mund te me jepni disa fakte ne lidhje me ideologjine gjoja te perbashket te Rozenberg dhe ndonje ideologu shqiptar asokohe ne qeveri ?

    A mund te me jepni nje shkrim ku thuhet qarte nga shqiptare qe serbet duhen zhdukur nga faqja e dheut, ashtu siç u shkrua nga nazistet zhdukja e çifuteve ?

    A mund te me jepni nje studim te asaj kohe ku analizohet "Mein Kampf" e Adolf Hitler ?

    Dhe e fundit, a mundeni ju qe perpara se te pervishni menget per te nxjerre nje ide te terhequr dhe te mbajtur me zor, te sillni argumentimet e saj, argumente te cilat jane te vetmet qe te bejne te heshtesh dhe te degjosh ?

    Ju faleminderit
    Mos harxho kohen kot sepse ne disa raste si ky i tanishmi me personin ne fjale nuk ia vlen....
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Citim Postuar më parë nga oiseau en vol
    tani_26, nuk mund te beheni me i qarte se kaq. Ju pershendes

    Disa pyetje per Z. R2T :

    A mundeni te na beni nje krahasim te ideve naziste te Reich III me idete shqiptare te atyre viteve, dhe me gjeresisht me karakterin shqiptar te asaj kohe ?

    A mund te me gjeni nje pike te perbashket tek nazistet dhe shqiptaret (per hir tuajin detyrohemi te krahasojme nje rryme dhe nje komb ) ne lidhje me idene e njeriut qe te troket tek dera ?

    A mund te me jepni njefare mendimi ne lidhje me idene e sundimit te Europes dhe madje botes nga gjermanet dhe shqiptaret ?

    A mund te me jepni disa fakte ne lidhje me ideologjine gjoja te perbashket te Rozenberg dhe ndonje ideologu shqiptar asokohe ne qeveri ?

    A mund te me jepni nje shkrim ku thuhet qarte nga shqiptare qe serbet duhen zhdukur nga faqja e dheut, ashtu siç u shkrua nga nazistet zhdukja e çifuteve ?

    A mund te me jepni nje studim te asaj kohe ku analizohet "Mein Kampf" e Adolf Hitler ?

    Dhe e fundit, a mundeni ju qe perpara se te pervishni menget per te nxjerre nje ide te terhequr dhe te mbajtur me zor, te sillni argumentimet e saj, argumente te cilat jane te vetmet qe te bejne te heshtesh dhe te degjosh ?

    Ju faleminderit
    Oiseau, une nuk do sjell asnje argument, sic permende ti per te te bere ty te heshtesh e te degjosh, pasi nje argument i tille nuk egziston. Keshtu nese une i pergjigjem pyetjeve te tua nuk mendoj se do ndryshoj ndopak mendjen tende, megjithese nese do ishe i interesuar pergjigjet e disa prej tyre jane dhene ne postimet e meparshme te miat ne kete teme apo ne ato dhjetra tema qe jane hapur per Divizionin Skenderbeg. Qe te ndryshosh mendjen e dikujt ai ne rradhe te pare duhet te jete i gatshem per ndryshim dhe te kete fshire per pak kohe ato qe ka besuar deri tani. Per te te argumentuar se sa te zhytyra ne brockullat e histori-shpikeseve jane pyetjet e tua, po i pergjigjem vetem njeres qe me te vertet me cuditi komplet e me tregoi se sa shume ditke per idete Nacional Socialiste. Une do jem i gatshem me gjithe qef tu pergjigjem pyetjeve te tua kur ti te kesh nje kuptim te sakte te Nacional Socializim dhe ta kesh zhveshur nga vellot e genjeshterta qe i ka hedhur media dhe hitori-beresit e pas luftes:

    A mund te me jepni nje shkrim ku thuhet qarte nga shqiptare qe serbet duhen zhdukur nga faqja e dheut, ashtu siç u shkrua nga nazistet zhdukja e çifuteve ?
    Fillimisht, thashe se kjo lloj pyetjeje as ja vlente pergjigjen time, duke konsideruar se sa e ceket dhe e pabaze eshte. Pastaj duke menduar se ndoshta ke mbi 20 vjet qe ushqehesh me "Historine e trilluar nga njerezit ne fuqi" te jap te drejte per kete pyetje. Por le ta kthejme ndryshe pyetjen: - Nese ti me gjen vecse nje shkrim apo dokument te Qeverise Naziste Gjermane ku thuhet se Cifutet duhen zhdukur, une po heq dore komplet nga mbeshtetja e kesaj ideje. Pikerisht sepse nuk egziston asnje dokument i tille qe urdheron shfarosjen e Cifuteve, shume studiues sot po dyshojne vertetesine e Holokaustit. Vrasjet e cifuteve nuk vihen ne dyshim, por nuk ka absolutisht asnje urdher apo leter te Hitlerit qe urdheron egzekutimin e komplet kesaj race. Keshtu nuk do gjendet asnje dokument qe mbeshtet shfarosjen e Serbeve nga Shqiptaret. Nacional Socializmi nuk mbeshtet zhdukjen e asnje race, por homogjenizmin e vendit tend. Dhe kjo kryhet me levizje te detyruar i minoriteteve qe nuk i perkasin nje vendi kur ata jane te demshem per kete vend. Ne rastin konkret Serbet ne Kosove apo Cifutet ne Gjermani.

    Te besosh se qeveria Naziste e asaj kohe ka urdheruar "shfarosjen"" e cifuteve, tregon komplet padituri dhe besim qorrazi te historise te ushqyer deri me tani. Shfarosja ishte preteksti kryesor qe coi ne egzekutimin e Officereve Gjermane ne gjyqin e Nurembergut, megjithese asnje prove per urdherin e saj nuk egzistonte. Thjesht se ti je i gatshem te besosh dicka te tille pa patur asnje prove te dokumentuar me ben te dyshoj ne aftesine per te te sjelle argumente qe mund te te bejne "te heshtesh e te degjosh"
    Ndryshuar për herë të fundit nga R2T : 06-09-2005 më 11:15
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  10. #60
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Ok, R2T, kuptova me shume nga ç'prisja. Ju jam mirenjohes. Ishit me bindes sesa kurre. Argumentet qe keni perdorur kane nje fuqi tejet te padiskutueshme. Perpara tyre eshte e kote te rezistosh. Gjithçka shkon ne vendin e vet. Luhatjet shkojne duke u shuar.

    POR...

    ...te gjitha çka shkrova me siper vlejne ne lidhje me idete e tua sesa per ndriçimin tim ne sqarimin e nazizmit.

    Paç fat z. R2T, shume fat ne perhapjen e ideve te paperhapshme prane atyre qe jane te hapshem ndaj gjithçkaje tejet te percipte...


Faqja 6 prej 12 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •