Close
Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 116
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Medalja per presidentin Moisiu nuk eshte nje medalje per Shqiperine, eshte nje medalje personale per te pasi babai i tij, Spiro Moisiu ishte ne krye te luftes nacional clirimtare te shqiptareve kunder nazi-fashisteve, ashtu si vete Moisiu gjithe jeten e tij ka qene ushtara, bile ka mbaruar edhe studimet ne Moske. Kur nuk di, pyet se meson.
    Albo
    Ta dija qe medaljet qe jepeshin per merita te vecanta apo personale e familjare do kisha shkuar dhe une te merrja ndonje medalje se edhe gjyshi im ka luftuar gjate luftes se II Boterore madje arriti deri ne Bosnje te Jugosllavise....
    Mori dhe presidenti i Greqise Papulias medalje.. Cudi sepse kam pershtypjen se ky ishte jetim kshu qe i ati nuk arriti te merrte pjese ne Lufte...Me sa duket presidentit greke ia dhane medaljen per gjithe Greqine kurse atij shqiptar per nder te babait... Ca do degjojme akoma ne kete forum?!!!
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Debati Ska Te Bej Me Historine

    Po Me Shikimin

    Kush Nuk E Shikon Se Presidentet Shqiptar

    Jane Ne Krah Te Amerikaneve Anglezeve Ruseve

    Ne Cdo Pervjetor Te Alences Antifashiste Qe Fitoi Luften

    Pike

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga karaburuni
    Je i sigurt qe Balli ka bashkepunuar me gjermanet? Nga e ke mesuar kete?
    Kujtohu pak, besoj se nga historia qe ke bere ne shkolle.
    Si mund te jesh kaq i sigurt per nje gje qe e ke mesuar nga nje histori e shkruar nga PPSH qe ishte pjestare ne lufte, dmth medomosdo e njeaneshme.
    Sa per lapidaret, a e mendon se ishte e mundur te linin komunistet qe te behej nje lapidar per nje eksponent te Ballit?
    Ne lidhje me ekzekutimin e Skendes Muços, Yzeir Ismailit dhe Zako Mezinit është një fakt historik. Mund ta konsultosh edhe ne arkivin e shtetit.


    Megjithate nese deshiron te jetosh me ate version te historise qe te kane mesuar deri tani, vazhdo, nuk te pengon njeri. Sa njerez ka ne kete bote qe e kane te bazuar jeten mbi genjeshtra!

    Degjo ketu dhe ti tani, sepse ngaqe jam nje person qe me pelqen te them te verteten po ta permend dhe ty.....
    Ballistet bashkepunuan me gjermanet dhe kjo eshte me se e vertete....Dhe ne rast se ti i meson faktet nga burime te ndryshme une pervec historise pata fatin qe ti mesoja dhe nga gjyshi i im i cili i perjetoi ato ngjarje....
    Gjyshi i im ndjeste paste edhe pse i perkiste shtreses se pasur doli partizan dhe luftoi deri ne clirimin e vendit, madje arriti deri ne Jugosllavi.....Me kishte treguar se kishte vrare mjaft gjermane si dhe ne nje beteje afer Tepelenes bashke me gjermanet kishin egzekutuar dhe disa balliste shqiptare nga Veriu...Nje djale te vogel e falen per shkak te moshes, dhe ku u bashkua me partizanet por kur keta shkuan ne Puke ky dezertoi dhe iu tregoi bashkefshatareve per ngjarjen qe kish ndodhur ne Tepelene....Keta ne bashkepunim me gjermanet rrethuan vendin ku ishte gjyshi i im, ky shpetoi por partizanet pesuan humbje me shume te vrare....Atehere ndodhi dhe rasti qe M. Shehu egzekutoi disa banore te fshatit....
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    http://www.president.al/shqip/info.asp?id=1976

    Ja dhe faqia e Presidences Shqiptare qe shpjegon Dekoraten e Putinit per Moisiun.

    .................................................. .....................

    Në një pritje ceremoniale në Pallatin Shtetëror të Kremlinit, Presidenti rus Vladimir Putin i dorëzoi sot Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu, medaljen jubiliare “60 Vjet Fitore të Luftës së Madhe Patriotike 1941-1945”. Kjo medalje i akordohet veteranëve të luftës dhe figurave politike që kanë luftuar kundër nashizmit.

    Me këtë rast Presidenti Moisiu tha se: “Ju falenderoj për dekoratën, të cilën e kanë edhe shumë veteranë shqiptarë. Kjo është një dekoratë për fitoren e një lufte që shfarosi miliona njerëz. Që të mos lejojmë që bota të përjetojë kasaphana të tjera, është e nevojshme të forcohet koalicioni kundër terrorizmit. Me këtë rast dua të përshëndes të gjithë veteranët kudo që ata ndodhen”.

    Së bashku me Presidentin Moisiu, u dekoruan edhe Presidenti grek Karolos Papulias dhe Presidenti kroat Stipe Mesiç. Dekorimi u zhvillua në praninë e të gjithë kryetareve të shteteve pjesëmarrëse dhe shumë veteranëve.

    Gjatë ceremonive në Kremlin, Presidenti Moisiu u përshëndet me Presidentin amerikan Xhorxh Bush dhe bashkëshorten e tij Laura, me Presidentin francez Zhak Shirak, Kreun e Komisionit Evropian Hoze Mauel Barroso, Kryeministrin italian Silvio Berluskoni, Kancelarin gjerman Gerhard Shrëder, Drejtorin e Përgjithshëm të UNESCO-s Koiçiro Matsura, etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 01-09-2005 më 11:58

  5. #25
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Shoku Enver, kur punet nuk shkonin mire per te, ia vinte gjithmone fajin "Armikut te popullit" qe ishte i brendshem dhe i jashtem. Keshtu edhe puna tende, per cdo fakt te ri te historise qe del ne drite, ne vend qe te ndihesh mire qe po meson te verteten historike te popullit tend, vazhdon te ndjekesh "vijen e partise". Per cdo pretendim historik qe ne ate mendjen tende te vogel tingellon si anti-shqiptar, detyrimisht qe e kane trilluar "armiqte tane", greket ose serbet. Ata na e kane fajin qe nje historian anglez hedh drite mbi bashkepunimin shqiptar me nazi-fashistet!

    Leri greket dhe camet jashte kesaj teme, por ik e blije ate librin e ri qe ka dale ne treg dhe lexoje fillim mbarim.

    Albo
    Albo, fundja kisha filluar te kem dyshime por shkrimet tuaja tendencioze ne drejtimin e asaj çka quhet Shqiptari me bejne te mendoj se ju ma flisni gjuhen time thjesht rastesisht. Debatit nuk i trembem dhe aq me mire qe ju flisni keshtu sepse keshtu nuk kam nevoje fare te shtojme shenime ne fund te faqes.

    Hidhu nje sy shkrimeve te tua dhe kudo ku do te shohesh nje verejtje, qortim, apo kritike e Greqise dhe Serbise, gjithmone jeni aty per te nderhyre dhe per te na vene ne udhen e drejte. Feja more mik, megjithe dukjet gjoja te moderuara te mjekroshave tuaj kesulezinj, nuk eshte per te na broçkullisur ketu per gjoja ndjenjat pro-naziste te popullit shqiptar. Shqiptaret ne ate kohe, nqs kane bashkepunuar me gjermanet qe ishin ketu (dhe jo me nazistet sepse ashtu i bie te mos kishte mbetur gjalle nje çifut i vetem ketu) ka qene thjesht per arsye oportunizmi : ne krahasim me te gjithe pushtuesit e tjere qe ka provuar Shqiperia, gjermanet dukeshin me te organizuarit dhe me pak anti-shqiptaret (dhe kjo jo per syte tane te bukur por ngaqe ato nuk kishin ushqyer ndjenja urrejtjeje ndaj nesh siç kishin bere keshtu me pare greket e tu te dashur). Tjeter, sepse vetem ne ate vite, Shqiperia mori formen e asaj çka ajo eshte ne te vertete : nje Shqiperi e pacunguar.
    Perrallat per nje Shqiperi naziste, antisemite, e anti-gjithçka, jane per te genjyer ata aty qe ke rrotull dhe jo dike qe flet shqip pak me pare sesa ju.

    Mundesisht tani, futi nje perjashtim jo sepse nuk jam dakort me ju por sepse kam kritikuar Greqine dhe Serbine

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Trupat e Divizionit Skanderbeg nuk kane qene as Balliste e as partizane, por vullnetare SS. Per arsye se shumica e tyre kane qene Kosovare lidhjet me levizjet Shqiptare te asaj kohe kane qene thuajse te paperfillshme. Divizioni luftoi kryesisht ne Kosove, maqedoni dhe Veri te Shqiperise, ku veprimet e Ballisteve apo Partizaneve nuk egzistonin.
    Doni apo s'doni ju Divizioni SS Skandebeg eshte pjese e historise se Shqiperise. Eshte nder te paktat periudha ku Shqiperia u be nje dhe u spastrua nga plehrat etnike te tipit jevgj, serb apo turq.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet në Bllog
    22
    ESHTE KY LIBER SIC THOTE ALBO--ARGUMENT QE SHQIPTARET KANE QENE NE ANEN HUMBESE
    Ti ose je vertet njeri qe nuk para kupton dot kollaj as shqip, ose nuk e merr mundimin fare te lexosh ato qe une kam shprehur me siper. Une nuk po them qe "shqiptaret kane qene nen anen e nazi-fashisteve", une po them qe asnje historian serioz qe une kam lexuar me sot nuk e di se ku ta renditi Shqiperine ne LII Boterore. Dhe ta bera te qarte me lart qe shqiptaret ne LII Boterore ishin ne lufte me njeri-tjetrin, lufte civile, ishin te ndare ideologjikisht, ashtu sic ishin nje force e paperfillshme ne kuadrin e luftes boterore.

    Komunistet ia dolen qe te fitojne luften civile dhe detyrimisht e shkruajten historine e pasluftes sic u deshi qejfi. Por kjo nuk do te thote se gjithe shqiptaret mbeshtesnin komunistet, ashtu sic nuk do te thote se gjithe shqiptaret mbeshtesnin pushtuesit nazi-fashiste. Historiani me lart jep nje shifer qe eshte nje risi, dhe kete shifer ai nuk e shpik nga mendja por e bazon ne dokumenta historike.

    E verteta historike eshte qe LII Boterore shqiptaret i gjeti ne lufte civile, te ndare ne grupe kundershtare dhe ne kampe kundershtare. Komunistet ishin ne krahun e aleateve ashtu si balli dhe nacionalistet shqiptare ishin ne krahun e gjermaneve.

    Ti tani perpiqesh te mohosh faktin se nje pjese e shqiptareve u bashkon me kampin nazi-fashist dhe kujton se i ben nje nder Shqiperise duke mohuar cdo fakt historik qe hedh drite mbi kete. Ne fakt, ti je vetem duke deshmuar utopine e mendjes tende qe i pelqen te pranoje si histori te vertete ate qe te vjen per mbare ty, jo ajo qe ka ndodhur realisht. Edhe shoku Enver, ashtu si ty, shkruajti 100 vepra vete qe te mos i linte rradhe historiane shqiptare apo te huaj te shkruanin historine e Shqiperise, ate histori qe ndodhi realisht. Mentaliteti yt nuk eshte asgje me pak se sa nje mentalitet enverist i diteve tona.

    Po do te mesosh historine e kohes se Zogut, bli e lexo librin e Jason Tomes (nje tjeter britanik) qe eshte nje biografi e mbretit Zogketu.

    Historia lexohet dhe mesohet, nuk gjykohet, por problemi me ju eshte se as nuk keni deshire te lexoni, por nga ana tjeter edhe kembengulni ne tuajen.

    Albo

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet në Bllog
    22
    Se pari pjesmarrja e shqiptareve perkrah italianeve ishte e paperfilleshme dhe keta shqiptare dezertuan pa arritur ende ne frontin e Luftes....
    Por edhe sikur te kishin shkuar c'do te thote kjo? Greket sa here kryen masakra ne qyetet jugore te vendit?
    Zyrtarisht, nuk ishte Italia qe i shpalli lufte Greqise, ishte Shqiperia qe i shpalli lufte Greqise. Faktikisht, italianet i shpallen lufte Greqise dhe perdoren "interesat shqiptare" sa per te justifikuar luften. C'rendesi ka kjo? Ka rendesi pasi e implikoi direkt Shqiperine ne menyre te pavetedijshme ne krahun fashist te luftes, ashtu sic e thelloi me tej armiqesine midis dy fqinjeve. Lexo "Mekatet e Shqiperise ne luften italo-greke".

    Shume e vertete. Kosovaret e pane kete si nje mundesi per tu hakmarre ndaj shivinisteve serbe dhe shtypjeve dhe masakrave te serbeve...
    Ti shikon arsyen por nuk je ne gjendje te shikosh pasojen. Ajo mbeshtetje e atyre divizioneve kosovare per Gjermanet dhe ato "hakmarrjet" ndaj serbeve, i kushtuan Kosoves 60 vjet roberi nen Serbi, te ndare nga pjesa tjeter e kombit. Mbarimi i LII Boterore i gjeti serbet ne krahun e fitimtareve kurse shqiptaret e Kosoves ne krahun e te mundurve.

    Albo

  9. #29
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anëtarësuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    këtu
    Postime
    231
    Mbarimi i LII Boterore i gjeti serbet ne krahun e fitimtareve kurse shqiptaret e Kosoves ne krahun e te mundurve.
    E pavertete kjo qe thua. Serbet bashkepunuan me gjermanet po aq sa shqiptaret, ne mos me shume. Levizja e nacional-monarkisteve serb (cetnikeve) si dhe ajo e kryeministrit kuisling serb - Nediq ("nediqevci"), bashkepunuan aq sa munden me pushtuesit nazi-fashist. Ishte komunisti Tito me aradhat e tij multi-etnike partizane (perfshire ketu edhe nje numer jo te vogel shqiptaresh) qe triumfoi mbi nacionalizmin 'reaksionar' serbomadh, te ndihmuar ne kete drejtim, dhe nga armata e kuqe. (Asnje prej betejave te rendesishme kunder gjermaneve, nuk u zhvillua ne territorin e Serbise!)

    Sa per bashkepunimin e nje pjese te shqiptareve me gjermanet, ai bashkepunim kishte qellim teresisht kombetar, dmth clirim nga zgjedha serbe/sllave, dhe aspak fashist apo anti-semit. Kete e verteton edhe fakti qe Kosova dhe ajo pjese e Maqedonise qe iu bashkangjiten Shqiperise, kishin perqindjen me te larte te cifuteve qe i shpetuan holokaustit, nga i tere territori i ish-Jugosllavise. Shume hebrej te internuar nga gjermanet ne burgun e Prishtines, u pajisen me pasaporta falso shqiptare nga qeveria e Tiranes, duke i shpetuar keshtu dergimit ne Aushfic. Edhe ato "hakmarrje" ndaj serbeve, u bene kryesisht kunder atyre qe ishin vendosur si kolone (dhe i kishin terrorizuar shqiptaret) nga qeveria monarkiste pas 1912.

    Kur flitet per bashkepunimin e popujve ballkanas me gjermanet, nje gje te habit. Mire shqiptaret bashkepunuan me gjermanet se kishin si qellim krijimin e Shqiperise etnike, po serbet (dhe greket) c'paten qe u bene kolaborator te pushtuesve, kur dihet qe territori i "tyre" u zvogelua nga gjermanet? Cfare i shtyu keta anti-semite te bejne nje gje te tille ?

    Ja edhe nje foto perkujtimore e cetnikeve serb me oficere gjerman:
    Ndryshuar për herë të fundit nga fejer_nagy : 02-09-2005 më 04:07

  10. #30
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Nje precizim ketu, meqe po flasim "zyrtarisht"
    ======================================
    Zyrtarisht, nuk ishte Italia qe i shpalli lufte Greqise, ishte Shqiperia qe i shpalli lufte Greqise.
    =========================================
    Me pushtimin e Shqiperise ne 1939 Shqiperia si entitet shteteror pushoi se egzistuari dhe u krijua "Il Regno dell'Italia e Albania", pra zyrtarisht ne ishim shtetas te "Imperos" dhe veshtire se do dale ndonje "historian" ketu te na argumentoje se Roma e me sakte Musolini e pat marre idene e goditjes se Greqise me urdher nga Tirana!!!!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •