Close
Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 116
  1. #91
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121
    R2T, i vetmi kundershtim me ty eshte eshte se edhe ne fillim te luftes te behej divizioni prape si gjermanet nuk do behej. Kete ske kuptuar. Edhe sikur te gjitha mjetet ti kishte. Per informacionet e reja skam cthem. Nuk i pash gjakundi ne kete forum. Ku i gjeta, mendo c'fare te duash. Une nuk mirrem me faqe interneti per burime. C'te ben ty te besosh se nuk kam dokumenta dhe bibliografi gjermane? Per 'shpartallimin' ke te drejte. fjala e sakte teknike eshte 'shperberje' por e vura enkas, (shiko pak dezertimet, denimet etj etj...). Edhe per fjalen 'vjedhje' ke te drejte. E sakta qe duhet perdorur eshte 'kishin vajtur per te plackitur'.

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga Labeati
    Ti Tani 26 si shume "trima" llafazane te ketij forumi, qe i shfryni komplekset tuaja te inferiritetit e injorances mbi tastiere.... mund te vazhdosh lehjen simbas instikteve tua por te keshilloj ta pasurosh dieten me me shume fosfor...

    Une nuk kam faj se origjina jote shkon vetem 60 vjet mbrapa.. kohe kur paraardhesit e tu mund te jene ndare nga mbareshtimi i dhive ne mal me te cilat mund te kene ndare edhe shtepine-dhomen-kasollen e banimit, dhe mund te kene zene vend ne ndonje pune te ndershme si bashkepunetor vullnetar apo agitprop apo ne ndonje zyre shteti se kuadro te tille me origjine te paster klasore (dmth pa origjine fare) na solli/prodhoi me shumice komunizmi.

    Prandaj te kuptoj se cfare te shtyn qe te mos pikpyesesh perrallat komunsiste te 28.000 deshmoreve imagjinare.
    Sidoqofte nje tru normal do te kerkonte nje LISTE te ketyre deshmoreve qe te jete e botuar diku.. ne ndonje liber a gazete a Komiteti i veteranve etj etj.

    Nje inventar deshmoresh me i llaf... sa cope kemi per cdo katund... me emer e mbiemer e jo me zero.

    Sa per arin e monedhen kjo eshte jashte kapacitetit tend e kam frike mos te ngrihet tensioni po te permend se Shqiperia ishte i vetmi vend ne Europe ku "pushtuesi" dorezonte AR ne Banken Shqiptare per te marre LEK (monedha vendese). Kudo tjeter gjermanet paguanin me MARKA.

    Dhe ai AR u gjend i depozituar ne Banken e Shtetit kur komunistet brekegrisur zbriten nga mali me morra per te qeverise punet e shtetit, duke u fale jugosllaveve gjithe pasurine e tregtareve shqiptare qe vlente shume me teper se depozita e arit qe ushtria gjermane ne terheqje u perpoq te merrte nga ROMA ku mes sasive te tjera ndodhej edhe kapitali i Bankes Italo-Shqiptare i depozituar qe para luftes.

    Tashti si perfundim po ta thjeshtesoj pak punen:

    Une dhe shume shqiptare te tjere nacionalista e patriote do te kishim qene shume me te kenaqur qe Shqiperine (megjithe Kosove, maqedoni, cameri) ti kishte mbajte Gjermania, se sa komunistet nen pushtetin e te cileve na shaluan me rradhe jugosllave, ruse e deri Kinezet... per te perfunduar si kafshe letargjike ne vitin 1990.

    Dhe sa kane vrare komunistet vetem me 1945 nuk kane vrare italianet e gjermanet se bashku ne 5 vjet lufte.

    Ti qe po qan Boroven fatkeqe... shif se kriminelat partizane vrane 64 fshatare ne nje dite pa gjyq, kane varrosur njerez persegjalli etj etj.

    Por cfare pret nga prodhimet e spiuneve e sekretareve komuniste te tredhur ne tru...
    Tani duhet te harxhoj kohe qe te jap nje pergjigje ty? Mendoj se jo, dhe kjo per shkak se do ishte harxhim i kote kohe..

    Sa per ato hamendjet e tua per prejardhjen time, te ve ne dukje se gjyshi i im ka pas ne kohen e Luftes shtepi 3 -kateshe dhe kishte prona te tundeshme e te patundeshme sa ti nuk e imagjinon dot...
    Tjeter, gjyshi im edhe pse rridhte nga nje familje agallaresh, mori pjese ne Lufte, shkoi deri ne Bosnje, kishte akoma nje plumb ne trup por pas vendosjes se komunizmit nuk u be asnjehere komunist...Shtepine sa per dijeni ia dogjen Ballistet vetem e vetem se ky kishte dale partizan.....Kaq biografi besoj se mjafton, nuk ia vlen "te rrrefehem" me teper ne internet...Po te kisha perballe ne tryeze atehere mund te bisedonim ndryshe...kaq...
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  3. #93
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121
    Bravo patriotizem!!! Me mire te gjermanet se sa te komunistet! D.m.th. ose Shqiperi etnike ose shfarosje... Kjo logjike aferetike eshte interesante. Po nacionalistet qe luftuan bashke me komunistet si Spiro Mojsiu, Babe-Myslimi, Haxhi Lleshi c'ishin, tradhetare?

  4. #94
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga Tannhauser
    Bravo patriotizem!!! Me mire te gjermanet se sa te komunistet! D.m.th. ose Shqiperi etnike ose shfarosje... Kjo logjike aferetike eshte interesante. Po nacionalistet qe luftuan bashke me komunistet si Spiro Mojsiu, Babe-Myslimi, Haxhi Lleshi c'ishin, tradhetare?
    Me mire te gjermanet, sesa ... te jugosllavet, mos deshe te thoje?

    Po Miladin Popovicat, Dushan Mugoshat, Vukmanovic Tempot mos valle nuk ja deshen te miren Shqiperise? Ne asnje menyre.. prandaj e themeluan me urgjence ate parti te ndritur. Edhe "luften" (ose pa thonjeza, nqs eshte fjala per ate per pushtet) prandaj e komandonin ata.
    Prektora

  5. #95
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121
    Mos ngatero ndikimin politik me okupacionin. Eshte tjeter fakti qe jugosllavet ndikuan dhe ndihmuan komunistet dhe tjeter fakti qe gjermanet okupuan shtetin shqiptar. Pastaj, c'do shtet eshte ne ndikim te madh apo te vogel nga nje shtet-superfuqi. Ne vitet e pasluftes shqiperia varej nga Jugosllavia dhe nga ndihma e saj, pastaj nga B.S. dhe me pas nga Kina. Sot shume vende te botes varen nga Sh.B.A, kjo nuk do te thote se nuk kane identitetin e tyre si shtet (sikurse behej ne luften e dyte boterore).

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Tannhauser
    Mos ngatero ndikimin politik me okupacionin. Eshte tjeter fakti qe jugosllavet ndikuan dhe ndihmuan komunistet dhe tjeter fakti qe gjermanet okupuan shtetin shqiptar.
    Ti qenke shume i cuditshem more. Nga cili planet vjen xhanem?
    Po mire le ta marrim ndryshe problemin (krahasimisht):

    Nen "okupacionin gjerman": Shqiperia kishte shtetin e qeverine e vet me te gjitha atributet dhe te gjitha funksionet qeveritare me 100% nepunes shqiptare (perfshi ushtrine, policine). Asambleja e nacionalistave shqiptare me 1943 ishte shum ma demokratike se farsat e zgjedhjeve komuniste me 99.99% fitorje, e me valle e saze.
    nen jugosllavet e ruset:Qeveria e Shqiperise drejtohej de facto nga keshilltaret jugosllave te cilet caktonin udheheqjen e partise, perkatesisht edhe qeverine e menyren e drejtimit te shtetit.

    Nen "okupacionin gjerman": Shqiperia kishte monedhen e vet dhe ekonomine e vet te pavarur, e cila nuk i paguante asnje takse apo tarife Gjermanise e askujt tjeter. E drejta e prones, etj nuk cenohej as nga qeveria e as nga ushtria gjermane (dikush ketu shpifi se divizionet gjermane shkonin per te vjedhur - cfare idioti)
    nen jugosllavet e ruset:Jugosllavet me bekimin e qeverise "se pavarur" grabiten shtetin shqiptar te pasluftes, dhe barazuan dinarin jugosllav me lekun (praktikisht unifikim monedhe" ne raportin 1 me 1, keshtu qe i gjithe bolleku i trasheguar nga periudha "pushtuese" nga e cila dolem me magazinat plot e perplot shkoi per tregun jugosllav.
    E pra gjermanet paguanin me AR per te marre Lek ne banken shqiptare.

    Nen "okupacionin gjerman":Shqiperia kishte ne territorin e vet prezence te ushtrise gjermane e cila u fut ne momentin kur Italia kapitulloi dhe ushtrite angleze tentuan te zbarkonin.
    Megjithate ushtria gjermane normalisht ishte e vendosur ne kazerma dhe ne pika strategjike per te penguar marrjen e territorit nga aleatet anglo-amerikane nderkohe qe shteti shqiptar nuk kishte keto kapacitete.
    nen jugosllavet e ruset:Njesoj si gjermanet edhe ruset dislokuan baza e ushtri ne Shqiperi qe nga 1949 deri me 1960 pra mbi 10 vjet, e perse nuk quhen keta pushtues? A nuk rrinin keta me te vetmin qellim qe te mos nderhynin anglo-amerikanet?

    Nen "okupacionin gjerman":Ushtria gjermane ne asnje rast nuk eshte perzier ne punet e shtetit shqiptar si arrestime, sekuestrime, grabitje etj me perjashtim te rastit kur eshte sulmuar paraprakisht ose kur qeveria shqiptare i ka kerkuar bashkepunim ne luften e vet kunder komunisteve partizane te cilet ishin armik i perbashket dhe drejtoheshin nga komunistet serbe e misionet angleze te cilet kishin keshilltare te posacem.
    nen jugosllavet e ruset:Nen instruksionet jugosllave u grabiten nga pasurite e trasheguara me mijera shqiptare e u vrane e burgosen me mijera te tjere. U ndertuan kampe pune te detyruar e hetuesi speciale.

    Nen "okupacionin gjerman":Shqiperia ishte shtet i bashkuar ne te gjitha trojet ku kishte shqiptare.
    Tashti nen jugosllavet e ruset:U kthyem ne kufijt e 1913.

    Nen "okupacionin gjerman":Populli shqiptar nuk u detyrua kurre te dilte ne rruge si skizofren per te brohorite per Hitlerin.
    nen jugosllavet e ruset: Populli shtyhej si bageti prej hallit te therriste cdohere qe kishim "festa" "Druzhe Tito preko Albanije" apo "Bij te Stalinit jemi ne", e mozomakeq edhe filluam te therrisnim per majmunin me fal MaoCeDunin, prej ku kaluam ne dacibao, qarkullime "kuadrozh" grupe armiqesore, ndalim feje, per te perfunduar me keq se mongolet me 1990, te verdhe, pisa, fukara, me shishe coca-cole boshe per zbukurim.

    Pra thirri mendjes e racionalizoje mendimin tek FAKTET. Beji vetes keto pyetje te thjeshta, jo propagandiste:

    1) Populli shqiptar kur jetonte ekonomikisht me mire, me kohen e "pushtimit" apo mbrapa me triska?
    2) Te drejtat e lirite personale si e drejta e fjales, e fese, e prones, e qarkullimit, e punes kur ishin me te garantuara (me sakte duhet thene kur ekzistonin) para apo pas 1944?
    3) Shqiperia e bashkuar me Kosove e cameri kur ishte per here te pare e te fundit para a mbas 1944?


    Pra perfundimisht nje popull a individ a eshte me i lire me te drejta prone e biznesi, liri feje, liri levizje, shtet te bashkuar kombetar, liri mendimi e fjale apo pa te gjitha keto?

    Te gjitha keto i kishim para 1944 e i humben mbas 1944. Kusuri eshte propagande.

    Une jam kunder cdo festimi te dites me te zeze ne historine shqiptare mbas vdekjes se Skenderbeut 29 nentorit qe solli fatkeqesite me te medha ndaj popullit shqiptar ne 500 vjetet e fundit.

    Turp per qeverine 'demokratike" qe feston diten me "anti-demokratike" kur humbem cdo liri e filloi kthimi mbrapsht drejt majmunit i gjithe popullit shqiptar.

    Keshtu mendoj un!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Labeati : 18-11-2005 më 20:36

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Citim Postuar më parë nga Tannhauser
    Bravo patriotizem!!! Me mire te gjermanet se sa te komunistet! D.m.th. ose Shqiperi etnike ose shfarosje... Kjo logjike aferetike eshte interesante. Po nacionalistet qe luftuan bashke me komunistet si Spiro Mojsiu, Babe-Myslimi, Haxhi Lleshi c'ishin, tradhetare?

    Për sa i takon Axhi Lleshit ,po të njohtoj se baba i Axhi Lleshit që quhej Alit Lleshi ishte propozuar nga sërbija e karagjorgjëve për ambasodor sërbie në Tiranë ( në kohën e Mbretit Zog ) dhe të cilin post baba i Axhi Lleshit e ka pranuar me gjithë qejf dhe se i njeti është vrarë në Peshkopi ,në udhëtim e sipër ,duke shkuar që të pranon detyrën e ambasadorllëkut sërb në Tiranë .
    Poashtu ,Axhi leshi në kohën e ndrimit të sistemeve ( në kohën e Sali Berishës si president i Shqipërisë ) bëri një udhëtim të fshehur për beograd direkt me millosheviçin ,nga ku muar një ndihmë monetare $ 17.000.000 - dollarë ( gjë që e vërtetoi vetë millosheviçi në parlamentin sërb në debat me kryetarin e partisë radikale sërbe sheshel ) .
    Sheshel ,i kërkonte millosheviçit transparencë për ata 17- milion dollarë se ku kanë shkuar .
    milloshi i tha i kemi dërguar në Shqipëri dhe se shum shpejt do ia shohim tymin Shqipërisë ( vërtet ndodhi , ndodhi '' revolucioni i vonuar demo-kratik '' në Shqipëri në 1997-tën ) .

    Tani ti i nderuar gjykohe vetë se a është tradhëtar apo atdhetar Axhi leshi .

    Sa për bab Myslymin, ai do i shte i vrarë gjythqysh prej aktit që e bëri ( vrau njeriun për ngatërsë personale - jo kali i keq ,jo kali i mirë , pra punë xhambazi . Tek ne xhambaz i quajnë tregëtarët e kuajve ,yakonisht profesion i preferuar i jevgjive ) .
    Bab Myslimin ,Lufta e zuri maleve duke u fshehur nga vrasësit .
    E , ky iu bashkangjit luftës ,se më mirë me shok maleve se sa i vetëm .
    Pra Myslimi nuk iu bashkangjit luftës për akt atdhetarie ,por për shoqëri malore. Dhe si rjedhim mandej , mbas lufte mori hak edhe më shum mbi të zotin e dikurshëm të kalit .

    Kjo është e vërteta e Axhi Leshit dhe Myslim Pezës, leri pallavarat e ppsh-së së dullës ,se me rena nuk shkruhet historia.



    P.S.

    Derisa Axhi leshi ishte kryetari i presidiumit të Shqipërisë ( në kohën e dullës ) ,djali i axhës ( mixhës së tij ) tij Aqif Lleshit që quhej Mustafa ( e në popull thirej shkurt Stafa , ) në kohën e rankoviçit ( ministrit të punëve të mbrendhsme të ish jugosllavisë ) ,po ky Stafa ishte përgjegjës i kufirit mes ish jugosllavisë dhe Shqipërisë e baba i tij Aqifi ( analfabet total ) ishte perfekt i Dibrës së Madhe .

    Dhe si rjedhojë e këtyre dy djemve leshi ( njeri në Shqipëri e tjetri në ish jugosllavi ) të dy anët e kufirit mbusheshin me vare djemësh nënash Shqiptare gjëja si spiunë, si tradhëtar ,si të ikur e ku ta dij se çka tjetër akuza triluese përgadiste sërbija dhe dulla në anën tjetër ,për djemtë Shqiptarë pa dallim Treve .

    Dhe mbi të gjitha ,si bab i Axhiut që quhej Aliti si baba i Stafës që quhej Aqif , në kohën e karagjorgjëve ,mernin rrogë ( pagesë mujore nga mretnia sërbe ) ,dhe mandej Axhiu mori 17-milion dollarë ( nga lidhjet e vjetra ) edhe nga milloshi - për merita prosërbe dhe kontribute anti Shqiptare .

  8. #98
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121
    O Labeati une nga toka flas (Houston me degjon?)! Po ti nga cili planet ke ardhur me keto qe thua?
    Liri shtypi ne Shqiperine e gjermaneve? Kjo eshte fenomen nderkombetar!

    Ne qofte se shqiptaret nuk i rezistonin Italise dhe Gjermanise, Shqiperia do kalonte pas lufte ne shtetet e humbura dhe do paguante demshperblime (qe te mos themi se do humbiste territore ne favor te greqise dhe te jugosllavise)

    Bankat ishin te plot??? Po arin shqiptar kush e vodhi (dhe kaloi nga duart e gjermaneve tek anglezet)?

    Ndikimit jugosllav ne shqiperi i eshte dhene sot nje pozite e madhe qe nuk e meriton. Kryesia e PKSH-se nuk e shikonte me sy te mire gishtin e jugosllaveve (shih komplotin e Beratit dhe spastrimin e mevonshem te Xoxes). Hoxha kishte fiksim me jugosllavet (shih c'fare thote Alia tek 'Une R. Alia deshmoj per historine').

    Baza e Vlores nuk ishte baze ruse por e aleances se Traktatit te Varshaves ne te cilen bente pjese Shqiperia. Shiko sot bazat e Amerikes dhe te NATO-s ne Greqi, Gjermani, Bullgari, Itali, Turqi etj, etj). Shqiperia perfitoi nga baza e Vlores (4 nendetese, instalimet, ndihamt ushtarake)

    Sipas logjikes tende me mire akoma do ishte te rrinim me turqit dhe te mos benim kryengritje. Shqiperia atehere kishte 3 vilajete, nje siperfaqe me te madhe nga ajo qe iu dha nga gjermanet. C'na duhej kryengritja, ishte vetem nje keqkuptim qe zgjidhej!

    Dhe me qe te pelqejne shifrat shiko pak. Ne vitet 1930-1938 ritmet mesatare te shtimit vjetor te popullsise ishin 1,7% kurse per vitet 1938-1945 ishin 0,6%. Pse rane ritemt, mos valle se shqiptaret kalonin mire? Pas clirimit , per vitet 1945-1950 u riten afersisht ne nivelin paraluftes, 1,8% kurse per vitet 1950-1955 arriten 2,7%. Kjo tregon dicka...

    Edhe nje pyetje: fshatrat e Pogonit, Zagories, Boroven dhe shume te tjera kush i dogji? Mos morren zjar nga ndonje rufe apo nga demokracia e teperme e gjermaneve?

    P.S. Po ndjehesh mire duke akuzuar komunistet(=jugosllavet) per c'do te keqe qe i ka ardhur shqiperise nuk kam problem.

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Epo fol me ty e rruaj veze i thone kesaj.... megjithate shif ketu:

    Citim Postuar më parë nga Tannhauser
    Liri shtypi ne Shqiperine e gjermaneve? Kjo eshte fenomen nderkombetar!
    Po pra liri shtypi me dhjetra gazeta e revista, ku shpreheshin debate te ndryshme, me botime letrare te pancesuruara, e pa kontrollin e "vijes se partise", e gjermanet si te kam shpjeguar nuk perziheshin aspak ne punet tona pervec nnjoftimeve ushtarake e komunikatave.
    Liria e shtypit humbi diten e pushtimit te vertete te popullit shqiptar me 29 nandor 1944, bashke me shume liri te tjera.


    Ne qofte se shqiptaret nuk i rezistonin Italise dhe Gjermanise, Shqiperia do kalonte pas lufte ne shtetet e humbura dhe do paguante demshperblime (qe te mos themi se do humbiste territore ne favor te greqise dhe te jugosllavise)
    Jo more, do paguanim demshperblime eeeee? Po kujt i beme ndonje dem ne?
    Po me cfare do ti paguanim apo me lesht e b...?
    Sa per territor, cfare territori do merrnim me nga ne? Kjo eshte perralle e hipoteze idiote? Ne ishim nje shtet - monarki u pushtuam nga Italia, ndenjem asnjanes (po deshe ti perkrahem) Gjermanine, e pastaj??????

    Nuk ka asnje fakt qe te provoje se Shqiperia rrezikonte copetim territorial po te perkrahte Gjermanine, ashtu sic e perkrahen hungarezet, norvegjezet, francezet (Vichy), rumunet, kroatet etj.
    Le qe nuk kishim takat per ate pune, po ky eshte justifikim per pushtimin sllavo-komunist.


    Bankat ishin te plot??? Po arin shqiptar kush e vodhi (dhe kaloi nga duart e gjermaneve tek anglezet)?
    Une nuk thashe bankat ishin plot. Thashe qe gjermanet paguanin AR ne banke per te marre Lek per shpenzimet qe kishin ne Shqiperi. Asnje takse nuk paguhej per ushtrine gjermane. Cili pushtues te paguan me ar dhe nuk te merr asgje per "sherbimin"?

    ndersa jugosllavet paguanin me LETRA-dinare mallrat shqiptare dhe na vodhen gjithe stoqet e tregtareve shqiptare duke na lene ne dore letra pa vlere, ne kembim te mallrave italiane (tekstile, mallra konsumi, kepuce etj) e duke perfunduar me triska buke.

    Ari "shqiptar" nuk u grabit nga bankat shqiptare ne Shqiperi por ne ROME ku ishte pjese e kapitalit te bankes italo-shqiptare. Ky AR u muar nga ushtria gjermane per te mos ju lene anglezeve, por gjithmone eshte ditur se kujt i perket. Tash 60 vjet pergjegjese nuk jane gjermanet po qeveria shqiptare qe e la rrugash per te mos ju perule anglezeve. Gjermanet nuk shpenzuan asnji gram te atij ari.



    Ndikimit jugosllav ne shqiperi i eshte dhene sot nje pozite e madhe qe nuk e meriton. Kryesia e PKSH-se nuk e shikonte me sy te mire gishtin e jugosllaveve (shih komplotin e Beratit dhe spastrimin e mevonshem te Xoxes). Hoxha kishte fiksim me jugosllavet (shih c'fare thote Alia tek 'Une R. Alia deshmoj per historine').
    Nuk kam nevoje te lexoj se c'thote R.Alia e E.Hoxha, i kemi degjuar boll 50 vjet... Po habitem se ka ende sylesh si puna jote qe i degjojne keta servila e nxenes te Mugoshes e Tempos, tradhtare te popullit te vet.


    Baza e Vlores nuk ishte baze ruse por e aleances se Traktatit te Varshaves ne te cilen bente pjese Shqiperia.
    hahahahahah Kush ishte traktati i Varshaves? A nuk ishte ky traktat qe pushtoi Cekosllovakine, kercenoi Polonine dhe mbajti nen zap gjithe kampin lindor pa te cilin traktat do te kishin fluturuar me kohe gjithe lindja?
    A nuk ishte BS pushtues de fakto i sa shteteve?


    Sipas logjikes tende me mire akoma do ishte te rrinim me turqit dhe te mos benim kryengritje. Shqiperia atehere kishte 3 vilajete, nje siperfaqe me te madhe nga ajo qe iu dha nga gjermanet. C'na duhej kryengritja, ishte vetem nje keqkuptim qe zgjidhej!
    Vertet nuk e kupton kete gje kaq te thjeshte?
    Turqit ishin pushtues te mirefillte, sepse u desh cerek shekulli lufte me ta para se te na pushtonin. Turqit ndenjen tek ne 500 vjet e jo 1 vit si gjermanet. Turqit kishin drejtimin e vendit dhe jo shqiptaret, ata caktonin administraten dhe jeten civile e shteterore. Gjuhe zyrtare ishte turqishtja. Fe zyrtare islami.
    Turqve u jane paguar TAKSA 500 vjet rresht, e kane grabite sa kane dashte ne kete vend.
    Turqit na copetuan ne 4 (jo 3) vilajete ndersa me gjrmanet u bashkuam ne 1 (NJE) shtet te vetem e jo ne 4. Duhet te dish se cdo vilajet varej direkt nga Stambolli e ishin si shtete te ndara.
    Turqit u perpoqen me cdo mjet te na shkoimbetarizonon nderkohe qe popujt gjermanike kane dhene studiusit e albanologet ma te medhenj shqiptare e fale austriakeve kemi sot kete cope Shqiperi qe do te zhdukej bashke me Turqine me 1913.

    Per ate te pyeta ne cilin planet jeton?


    Dhe me qe te pelqejne shifrat shiko pak. Ne vitet 1930-1938 ritmet mesatare te shtimit vjetor te popullsise ishin 1,7% kurse per vitet 1938-1945 ishin 0,6%. Pse rane ritemt, mos valle se shqiptaret kalonin mire? Pas clirimit , per vitet 1945-1950 u riten afersisht ne nivelin paraluftes, 1,8% kurse per vitet 1950-1955 arriten 2,7%. Kjo tregon dicka...
    Tregon qe te mungon komplet logjika? Dmth ritmet e shtimit te popullsise ne Gjermani qe kane rene nen 1% tregojne vuajtjet e medha qe po heqin?

    Meqe je tek keto shifrat a e ke gjetur kund ate listen e famshme te 28.000 "deshmoreve" se as Komiteti i Veteraneve e as Ministria e mbrojtjes a kush tjeter nuk e ka?
    Germo Tare germo... veprat e Dulles se per ta gjetur ke....


    Edhe nje pyetje: fshatrat e Pogonit, Zagories, Boroven dhe shume te tjera kush i dogji? Mos morren zjar nga ndonje rufe apo nga demokracia e teperme e gjermaneve?[/QUOTE]
    I dogjen sherri i komunisteve te cilet nen isntruksionet jugosllave goditen pa asnje shkak forcat kalimtare gjermane. Asnje rast te vetem nuk ka qe gjermanet te kene sulmuar pa shkak ndonje fshat a person, ate kene vrare a grabitur.
    Po mbasi goditeshin pa shkak e kishin berte te qarte se do te benin raprezalje ne ate vend. Nqse se qeveria shqiptare nuk ishte ne gjendje te respektonte paktin, pra te mbante rendin, gjermanet nuk benin as hetuesi e as gjyqe.
    Pra ishin partizanet te cilet hidhnin 3-4 pushke e i linin sherrin popullsise, ose manipulonin rinine e vendit duke ju hedhe trute e gomarit e i conin mish per top per interesat jugosllave.

    Po mire ata 60 fshatare-"balliste" kush i pushkatoi ne nje dite?
    Kush e dogji Mirditen e malesite e Krumes e Dukagjinit? Cili pushtues?
    Po ata 4.000 kosovare kush i pershkoi neper Shqiperi per ti pushkatuar ne Ulqin?

    Po ti mbledhesh e krahasosh kush ka vrare me shume popull shqiptar?

    Aha.. mehmetet e Shefqetet u lejohet te vrasin e djegin se jane "shqiptare"?
    Po shko e shpjegoja viktimave kete.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Labeati : 20-11-2005 më 12:10

  10. #100
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121
    sylesh? tani te kuptoj me mire....

    balliste trima, syleshet po na marrin ne qafe, Sali Protopapa...

Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •