Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 116
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    7.000 shqiptarë në divizionet e Hitlerit

    Një studiues anglez zbulon fakte të reja historike

    7.000 shqiptarë në divizionet e Hitlerit




    Nga Londra
    Muhamed Veliu


    Shtatë mijë shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova ju bashkuan divizioneve fashiste të njohura si "Waffen-SS division" gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky është konkluzioni që sjell libri më i ri për historinë e fashizmit gjatë viteve 1940-1945, dalë në Londër disa ditë më parë me titull "Divizionet e huaja të Hitlerit" me autor Chris Bishop.
    Libri, i cili për herë të parë u bën një analizë të plotë të gjitha shteteve që kontribuan me trupa profashiste Hitlerin, thotë se divizionet e Waffen-SS përbëheshin nga trupa elitë, por më fanatikët ndaj Hitlerit nuk ishin gjermanë. "Divizionet e huaja të Hitlerit" është një ekzaminim i thellë i atyre 350 mijë vullnetarëve të huaj, nga vendet e okupuara nga Gjermania fashiste, të cilët luftuan nën flamurin e fashizmit.
    "Edhe sot, pas gjashtë dekadave nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore, duket e pabesueshme që me mijëra burra nga vëndet e tyre, të pushtuara nga nazizmi, mundën t'u bashkoheshin reparteve të SS. Qindra mijëra të tjerë, në mënyrë vullnetare, u rekrutuan në divizionet "Wehrmacht", "Kriegsmarine" dhe "Luftwaffe". Shumë prej tyre nuk kishin nga t'ia mbanin, por një numër shumë më i madh u përfshinë me dëshirë në forcat gjermane. Shumica e atyre që shërbyen tek SS-ët ishin vullnetarë. Por pse SS i rekrutonon ata, dhe, duke bërë këtëu, pse u dha atyre besimin të merrnin pjesë në luftime?", shkruan studjuesi britanik.

    Shqipëria

    Në kapitullin për Shqipërinë, në faqet 106-108, tregohet se kontributi i shqiptarëve pro-fashistë ishte krejt ndryshe nga ai i nacionaliteteve të tjera.
    Që në fillim të historisë së fashistëve shqiptarë, del qartë se nxitje për t'u rreshtuar në një llogore të përbashkët me fashistët ishin qëllimet etnike të tyre dhe kryesisht ndjenja e urrejtjes kundër komunistëve.
    "Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Gjermania pushtoi Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit, ata rekrutuan një forcë paraushtarake, të përbërë nga njëmijë shqiptarë nga Kosova. I njëjtë do të ishte edhe numri i rekrutëve nga Shqipëria, të cilët njiheshin si "vullnetarë".
    Sipas, librit ata ndihmuan në spastrimet etnike që u kryen ndaj serbëve, çifutëve, romëve dhe të tjerëve joshqiptarë e jomyslimanë, të cilët u arrestuan, internuan dhe u vranë.
    Shqiptarët nacionalistë të "Ballit Kombëtar" u inkurajuan nga italianët dhe gjermanët në ëndrrën e tyre të "Shqipërisë etnike".
    E, ndërsa gjermanët pushtuan Shqipërinë, në shtator të vitit 1943, atyre ju duheshin më shumë trupa për të përballuar partizanët shqiptarë, të cilët kishin shpartalluar forcat italiane. Fillimisht, Berlini organizoi një qeveri, polici dhe ushtri shqiptare për të pasur përkrahjen e nacionalistëve, duke iu premtuar atyre aneksimin e Kosovës. Një numër i madh anëtarësh të "Ballit Kombëtar" luftuan përkrah gjermanëve, kundër komunistëve.
    Gjërat do të komplikoheshin për gjermanët nga fundi i vitit 1943, pas krijimit të një grupi guerril në veri të Shqipërisë. I njohur si "Legaliteti", ky grup kërkonte aneksimin e Kosovës, por ishte kundër komunistëve, ballistëve dhe gjermanëve. Duke parë origjinën myslimane, si të ballistëve edhe të forcës së re të legalistëve, gjermanët, në mënyrë që t'i tërhiqnin, propozuan të formonin një formacion fashist SS të përpërë vetëm nga myslimanët.
    Divizioni fashist "Skanderbeg"
    "21 Waffengebirgs Division der SS Skanderbeg" u krijua në prill të vitit 1944. Ai përbehej nga 300 myslimanë, të transferuar nga divizioni "Handschar", formuar nga 6.500 rekrutë të rinj shqiptarë, nga të cilët dy e tretat ishin nga Kosova.
    Krahas gatishmërisë së shumë prej tyre për të çuar luftën deri në fund, nga dokumentat e gjetura në arkivat fashiste në Gjermani rezulton se 3.500 shqiptarë dezertuan prej rradhëve të forcave fashiste, ku bënin pjesë. Deri në tetor 1944, numri i pjestarëve të divizionit shqiptar "21 Waffengebirgs Division der SS Skanderbeg", ra ndjeshëm, duke mbetur vetëm 3.504 trupa.
    Ky divizion do të shpërbëhej përfundimisht në muajin dhjetor të po atij viti.

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604
    Numer shume i madh po te kemi parasysh se flasim gjate luftes se dyte boterore.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Me këtë artikull z. Muhamet na paska zbuluar edhe njëherë "faktin" e madh historik që ka mësuar në shkollë nga historia e PPSH-së së lavdishme se Balli na paska bashkëpunuar me gjermanët!!!!
    Por kësaj radhe na e paska mësuar nga një autor anglez, i cili pas 60 e ca vjetësh na paska gjetur fakte të reja historike.
    Ajo që është interesante është gërshetimi që z. Muhamet i bën citimeve të këtij libri me frazat e gatshme që ka mësuar nga historia e PPSH-së.
    Kështu pasi nga sjell një citim nga libri, z. Muhamet na sjell edhe një paragraf të vetin:

    " Shqiptarët nacionalistë të "Ballit Kombëtar" u inkurajuan nga italianët dhe gjermanët në ëndrrën e tyre të "Shqipërisë etnike".
    ose
    "Një numër i madh anëtarësh të "Ballit Kombëtar" luftuan përkrah gjermanëve, kundër komunistëve. "


    Për fat të keq z. Muhamet i mungojnë shumë nocione historike. Kështu ndodh kur e mëson historinë e Shqipërisë nëpërmjet historisë së PPSH-së.
    Në radhë të parë ideja e Shqipërisë Etnike është shumë më e vjetër se Balli Kombëtar, ajo ka nisur që me Lidhjen e Prizrenit dhe me Abdyl Frashërin.
    Në radhë të dytë Balli Kombëtar është vrarë me italianët dhe me gjermanët. Vetëm në Grehot të Gjirokastrës brenda një dite janë vrarë 36 antarë të Ballit Kombëtar me në krye Hysni Lepenicën. Janë të shumta betejat e Ballit me forcat italiane: në Gjorm, në Greshicë (Mallakastër), në Ruzhdije, në Selenicë, në Berat, në Gjinoqar etj. etj. Po ashtu betejat me gjermanët, në Korçë, në Prezë etj.
    Në këto luftime janë vrarë shumë vetë nga të dyja palët. Në qershor 1944 gjermanët ekzekutuan në fshatin Bubullimë të Lushnjes anëtarin e Komitetit Qendror të Ballit Kombëtar, Skënder Muçon bashkë me Yzeir Ismailin dhe Zako Mezinin.
    Atëhere si është e mundur të bashkëpunojë Balli me ata me të cilët vritet?
    Këtë gënjeshtër mund ta sajonte vetëm propaganda e PPSH-së dhe mund të na e përcillte vetëm z. Muhamet në kohët moderne duke përdorur një truk të thjeshtë të gazetarisë, përzierjen e citimeve me mendime personale.

    Por nuk është për t'u habitur me temat e zgjedhura nga z. Muhamet. Ato kanë një emërues të përbashkët: janë antishqiptare. Që nga temat ku shqiptarët paraqiten si fanatikë fetarë, ku kosovarët paraqiten si bashkëpunëtorë të nazizmit etj. Sidomos në këtë periudhë.
    Sa mirë kujtohet z. Muhamet për divisionin "Skanderbeg", por përse nuk përmend luftën e vëllezërit Kryeziu në Kosovë, që iu qëndruan edhe gjermanëve edhe komunistëve?

    Për të patur një ide të qartë të historisë së viteve 1939-1944 është me mjaft interes të lexohen librat e atyre që kanë qenë vetë në atë kohë në Shqipëri. Dy libra mjaft realistë dhe të pa-anshëm janë:
    "Sons of the eagle" nga Julian Amery dhe "Albanian Assignment" nga David Smiley.
    Të dy këta kanë qenë oficerë të misioneve angleze në Shqipëri në vitet 1943-1944 dhe i kanë shkruar në këta libra kujtimet e tyre.

    Për më tepër mund të shikoni edhe faqen mbi historinë e Ballit Kombëtar :
    http://historia.balli-kombetar.org/
    Ndryshuar për herë të fundit nga karaburuni : 29-08-2005 më 05:18
    E drejta vonon, por nuk harron!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2005
    Postime
    117

    Gjykimi nuk eshte gjithmon objektiv.

    Citim Postuar më parë nga karaburuni
    Për fat të keq z. Muhamet i mungojnë shumë nocione historike. Kështu ndodh kur e mëson historinë e Shqipërisë nëpërmjet historisë së PPSH-së.

    http://historia.balli-kombetar.org/
    Mendoj se edhe ti je shume i ndikuar nga ngjarje personale per te dhene nje vlersim te plote. Citimi i marre nga libri nuk mund te kontestohen. Qe ballistet kan luftuar ne krahe te gjermaneve kjo nuk mund te fshihet. Arsyet nuk mund te paraghykohen por edhe qe fashizmi beri shume premtime per te kthyer nje pjese te mire te popullit ne krahun e vete nuk mundte fshihet dhe nje nga keto eshte edhe ky rast. Se si kan luftuar ballistet kete pak a shume e dine te gjithe. Edhe dicka sa per ate faktin historik per vrasjet ne zonen e Lushnjes nuk e kam degjuar ndonjehere megjithse jam nga ajo zone dhe ne ne lapidar nuk kemi asnje emer ballisti as ne ate te vjetrin as ne ate te riun. Megjithate ajo qe ngelet e perhershme eshte deshira qe ka pasur shqipetari per te qene nje i vetem dhe po e perhershmem eshte fakti se perhere nuk jemi ne nje mendje edhe per ceshtje kaq madhore.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Je i sigurt qe Balli ka bashkepunuar me gjermanet? Nga e ke mesuar kete?
    Kujtohu pak, besoj se nga historia qe ke bere ne shkolle.
    Si mund te jesh kaq i sigurt per nje gje qe e ke mesuar nga nje histori e shkruar nga PPSH qe ishte pjestare ne lufte, dmth medomosdo e njeaneshme.
    Sa per lapidaret, a e mendon se ishte e mundur te linin komunistet qe te behej nje lapidar per nje eksponent te Ballit?
    Ne lidhje me ekzekutimin e Skendes Muços, Yzeir Ismailit dhe Zako Mezinit është një fakt historik. Mund ta konsultosh edhe ne arkivin e shtetit.


    Megjithate nese deshiron te jetosh me ate version te historise qe te kane mesuar deri tani, vazhdo, nuk te pengon njeri. Sa njerez ka ne kete bote qe e kane te bazuar jeten mbi genjeshtra!
    E drejta vonon, por nuk harron!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    borotiluka,
    merre mundimin dhe lexoje pak kete:

    http://historia.balli-kombetar.org/?...&what=artikull

    Pastaj flasim per objektivitet.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  7. #7
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Nje precizim:
    ===========================
    "Divizionet e huaja të Hitlerit" është një ekzaminim i thellë i atyre 350 mijë vullnetarëve të huaj, nga vendet e okupuara nga Gjermania fashiste, të cilët luftuan nën flamurin e fashizmit.
    =================================
    Numuri i vullnetareve qe luftuan dhe derdhen gjakun per kauzen Europiane "Rendi i Ri nga Gjibraltari ne Ural" e kalon shume miljonin!
    Interesant eshte fakti qe kur lufta e pabarabarte po dukej qe ishte e humbur ndodhte cudia (zakonisht kur mbytet anija minjte e braktisin) qe edhe me shume divizione Waffen-SS formoheshin dhe shkonin ne front!
    Kjo vazhdoi edhe ne fillim te 1945. Interesant dhe domethenes eshte fakti qe nje nga divizionet qe luftuan me terbim ne Berlin (megjithese e dinin perfundimin) ishte dhe Divizioni francez "Sharlemanj".
    Po te lexoni kujtimet e heroit (nje nga te paktet te huaj i dekoruar me "kryqin me diamante") Leon Degrel do te kuptoni shume gjera.
    Nese ka pasur ndonjehere ndonje ushtri internacionaliste (ne baza vullnetare) te mirefillte keto kane qene Divizionet Waffen-SS!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  8. #8
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    “The Balkans was the home of the largest Volksdeutsch (ethnic German) community in Europe, over 1,500,000 strong. The ingathering of these peoples had long been a Nazi ambition and was a constant theme of Hitler’s.” John Keegan


    21st Waffen Mountain Division of the SS Skanderbeg (1st Albanian)
    From Wikipedia, the free encyclopedia.

    The 21st SS Division Skanderberg was a Waffen SS division set up by Heinrich Himmler in March 1944. It was comprised of Kosovar Albanians to carry out Nazi aims, and committed acts of genocide against native Serbs and Jews, who were mainly refugees from other places in Europe.

    Himmler had plans to set up another division for the Ghegs of Northern Albania, but the Germans had left Albania before this was possible.

    The division had numerous problems, especially with desertion, which eventually led to the disbanding of the division. Members joined the division, and would then flee and return to their homes, after they had received their guns. By November 1944, 3,500 of the initial 6,500 members who joined the division in March had deserted.


    Title: 21 Waffen-Grenadierdivision der SS "Skanderbeg" ( albanische Nu.1 )
    Raised: 1944
    Composition: Albanians
    Strength: 5.000
    Combat Record: Balkans 1944
    Commanders:
    Fate: Disbanded in 1944 after numerous desertions. Became "Kampfgruppe Skanderbeg" in Yugoslavia

  9. #9
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Nga sa kam degjuar prej te mocmeve, keta therriteshin ne popull me nofken "rrecat" me c-nga cekic.

    Jane pergjegjes per vrasjen e Vasil Shantos, dhe ne Elbassan kane vrare ca komunista por nuk me kujtohen emrat.

    Apo behet fjale per forca te tjera ??
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qerim : 29-08-2005 më 20:45

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22
    Me këtë artikull z. Muhamet na paska zbuluar edhe njëherë "faktin" e madh historik që ka mësuar në shkollë nga historia e PPSH-së së lavdishme se Balli na paska bashkëpunuar me gjermanët!!!!
    Bashkepunimi i nacionalisteve shqiptare me kampin nazi-fashist nuk eshte as propagande dhe as shpikje, eshte fakt historik i pamohueshem qe nuk vihet aspak ne diskutim. Ajo qe vihet ne diskutim nga historianet eshte vetem shkalla e pjesmarrjes se shqiptareve ne kampin nazi-fashist, pra mbeshtetja qe gjermanet dhe fashistet gjeten ne rradhet e shqiptareve. Po te kerkosh do te gjesh shume rrefime te ballisteve shqiptare si ne Shqiperi edhe ne Kosove qe zgjodhen bashkepunimin me gjermanet per dy arsye: a) mbeshtetje per Shqiperine Etnike dhe bashkimin e Shqiperise me Kosoven b) nacionalistet shqiptare e shihnin komunizmin ne rradhet e shqiptareve me te rrezikshem se pushtimi nazi-fashist qe ishte kalimtar. Sot ballistet mund ta mohojne bashkepunimin e tyre me okupatorin per arsyen e thjeshte se krahu qe ata zgjodhen e humbi luften. Nese kampi nazi-fashist do te kish fituar, sot Balli Kombetar do te krenohej me mbeshtetjen e vete ndaj nazi-fashisteve, ashtu sic do te krenoheshe edhe ti si ballist.

    Eshte kjo arsyeja qe historianet me ne ze te historise boterore edhe sot e kesaj dite nuk jane ne gjendje ti japin nje pergjigje te prere pyetjes se ne cilen krah ishin shqiptaret ne LII Boterore, pasi faktikisht, shqiptaret ishin te ndare jo vetem ne vija ideologjike midis tyre, por edhe ne dy kampet boterore kundershtare. Dhe per kete nuk e kane fajin historianet e huaj qe vetem sa servirin fakte, e ka fajin mendja e shqiptareve si puna tende qe ne vend qe te mesojne historine shqiptare perpiqen ta paragjykojne ate.

    Albo

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •