Nė kryqėzimin mė tė tė trafikuar tė Tiranės u vodh nė mes tė ditės njė bankė amerikane! Po atė ditė, po nė Tiranė, diku nė pėriferi, ndoshta nė tė njėjtėn orė, njė vėlla vrau vėllanė! E para s'duket fort keq. I jemi larguar aq shum' Komunizmit, i jemi fut' aq thellė aq seriozisht kapitalizmit. Tė kujton Ēikagon e fillimit e shekullitt ė kaluar. Jo atij qė lamė ne pas. Sepse ne nuk kemi lėnė pas asnjė shekull. Atij tė 900-ave, atij qė na la ne pas mė tepėr se tė gjithė shekujt bashkė.
E dyta, ajo e vėllait qė sharroi vėllanė me kalashnikov, mes kaq e aq krimeve tė tjera tė kėtij gushti vrastar, nuk bie nė sy dhe aq pėr makabritet se sa pėr pataksjen qė tė shkakton, ēuditshmėrinė nė vetvete si fakt. Qė tė ndihmojė a t'i dėrgojė para' vėllai nė Amerikė vėllait nė Shqipėri, ėshtė mė se normale nė Shqipėri dhe nė krejt Botėn. Por qė tė vijė vėllai nga Amerika dhe tė vrasė vėllanė nė Tiranė sepse nuk i paska paguar qeranė e njė furrik apartamenti nė periferi tė qytetit, kėtė s'e mban asnjė kandar, s'e rrok asnjė imagjinatė.
Epo, tė dėgjosh tė tilla e tė mos lush vėndit, s'vete fare.
Duhet me ik ! Njė ēast e mė parė !
Ku ?!
Mundėsisht diku nė Shqipėri ku ndodh ndonjė diēka e kundėrt. Mundėsisht diku ku nga cikrat e baltrave dhe bajgave tė Tiranės, nga ato tė cilat do s'do tė kapin vetvetiu, tė mos mund tė tė kapė asnjė. Ka nė Shqipėri ndonjė vėnd tė tillė ?!
Po, ka. Diku nė Jug pranė detit, MJAFT po bėn njė festė tė rinjsh qė s'e kanė hiē ndėrmėnt as tė vjedhin ndonjė Bankė, as tė vrasin veten as kėrrkend.
Shkohet nė atė festė me krytin plot tmerre ?!
Jo ?!
Athere ?
Athere, para se me u nis, duhet krytin me e boshatis, me e zbraz, me e formatu.
Kush pėrdor kompjuter e di ē'domethėnė formatim. Ata qė nuk e dinė, s'ėshtė e vėshtirė ta marrin me mėnt. Njė herė nė kaq e aq muaj, kur Kryti i Kompjuterit, nis e punon ngadalė dhe hera - herė bllokohet fare sepse ėshtė mbushur jo pėr fajin tėnd me turlifarlloj plehrash, dhe nuk ėshtė mė Kryt por kazon plehrash, dhe vet je kthyer nė njė "Moc' Kazonash", nė kėto raste ėshtė i domosdoshėm njė formatim.
Ta formatojmė pra Kryt-in !
KRYTORMAT
WARNING ! THIS WILL ERASE ALL DATA ON YOUR KRYT !
Jepi ! Flase ! Plase ! Krise ! Fshije ! Sheshoje ! Gjė prej gjėje mos ler ! Enter !
Duhet me prit pak. S'ka problem. Ka kohė. Duhen disa ore me mrrit Atje.
Dėri Tek ura e Dajlanit pesė qėn tė shqyer nga makinat mbi autostradė. Formatimi ende s'ka mbaruar. Pak mė tutje, afėr Kavajės, ndal pyes kot njė tip.
- Lexon libra ti ?
- Jo.
- Pse ?
- Sepse m'kanė ardh' nė fyt. Sepse u ka shkrepur t'gjith shqiptarvė t'bėhen t'gjith' shkrimtarė. La pa le, por edhe t'i falin librat qė nuk u a blen askush. Me sa duket letra kushton lirė. Jam betuar nuk do lexoj libra deri sa librat tė shkruhen mbi letėr.
- Mbi ēfarė tė shkruhen, nėse jo mbi letėr ?
- Si nė mesjetė, mbi Pergamenė, mbi lėkurė deleje. Njė faqe libri, nje dele. Njė libėr, njė kope delesh tė therura. Ay ėshtė libėr ! Atij i them libėr un'. Athere tė shohim a do t'i falin kopetė e shkrimtarėve kopetė e deleve. Apo jo ?! Do pres derisa tė sharrohen krejt pyjet e planetit. Aty afėr jemi. Duket pak e vėshtirė sepse pa pyje nuk mund tė ketė as dele ku tė kullosin. Por zgjidhet-zgjidhet. Do ti prodhojnė delet brenda qelqerave. Po prodhojnė Rob' brėnda qelqerave, s'prodhokan dot dele. Deri ather' jam betuar nuk do lexoj asnjė libėr.
FORMAT COMPLETE
Faleminderit Bios !
WOULD YOU LIKE TO SAVE THE OLD SYSTEM FILES ?
Joooooooooooooo ! Asnjė ! Fshiji tė gjitha ! Gjurmė mos u lėr ! Prandaj u nisa !
Enter !
Fushat e Myzeqesė janė mbjellė tė gjitha. Sa duket bujqit myzeqarė e kuptuan mė sė fundi atė qė bujqėve kosovarė as nė mėnt u vete; Tė presėsh "ndihmė nga shteti" pėr tė mbjellė tokėn tėnde, ėshtė njėlloj sikur tė presėsh qė koka e tjetrit tė mendojė pėr hallet e tua.
Gjithandej postera dhe sllogane elektorale humbėsash kandidatė pėr deputetė ! WOULD YOU LIKE TO CONSERVE OLD HARDWARE DRIVERS ?
Jo ! Hardrivers, rrugėt, fshatrat, fushat, kodrat, aty janė. Ato nuk i erase dot asnjė Bios. Banorėve, po t'jua lypsė nevoja, kujdesen vetė pėr ta erase njėri - tjetrin hera - herė me sėpatė pas qafe a me kalashnikov. Driverat e hardriverave, mėnyrėn, inteligjencėn si me i pėrdor hardriverat, ata po, ata pa m'i rrafsho pakėz se nuk mė vyjnė fare.
Nėpėr fshatrat e Myzeqesė ka vila mė tepėr se nėpėr fshatrat e Puglis ! Ēuditu, shkėrdhitu, ēmendu, ēahu po deshe, kjo ėshtė e vėrtetė. Biznese ?! Sa s'ta merr mėndja. Shitet e blihet gjithēka. Traktora, betoniera, makina bujqėsore nga mė modernet. Ēimento, tulla, llaē, hekura, rrjeta hekuri, kazana, kazma, lopata, plugje, turlifarlloj vegla, gjithēka - gjithēka qė duhet pėr bujqėsi dhe ndėrtim. Dikush diku prodhon blloqe betoni. Ka vėnė njė tabelė; "Shiten Blloqe". Njė hokatar myzeqar ka fshirė "Bl-nė" e Blloqeve e lėnė tabelėn; "Shiten ****".
IF YOU WOULD LIKE TO INSTALL WINDOWS PRESS ENTER !
Hileqar kompjuter. Pse mė pyet kot ?! Pse mė provokon ?! Do tė mė mbash kėtu n'gjys' t'rrugės ?! Nuk ta thash' se jam nisur diku tjetėr ?! Kėtu nė njė katund ku njė Morena pesėmbėdhjetė vjeēare dhe njė dymbėdhjetė vjeēar kishin shkuar me vet dashje tek tė shumtėt isha para nja dhjetė ditėsh. Vetėm dy ditė mė pas, po nė atė katund, njė bir vrau babanė. Nuk vetė mė atje ! Kurrė !
Enter !
WHAT COLOURS ?
Ah, prit pak !. T'i kallxoj unė ngjyrat ! Ja ku janė ngjyrat !
Tabelė e madhe nė anė tė rrugės;
SHĖROJ TĖ SĖMURĖ
SĖMUNDJEN E GJEJ VETĖ
NUK DUA ASGJĖ NGA SHTĖPIA
ZGJIDH PROBLEME FAMILIARE
SHĖRONJĖSJA
(emri mbiemri)
Uau ! Kėtu jo vetėm u vritkan por edhe u shėrokan ! Shėronjėsja, njė meso grua jo fort elegante, me pamje tejet serioze, del mbi avlli bri tabelės tejet pretenduese.
- Ku i ke bėrė ti gjith' kėto shkolla qė shėroke gjith' kėto sėmundje ?! Nė Angli, nė Amerikė, ku ?!
- S'kam bėrė asnjė shkollė unė.
- E po si athere ?!
- Po ja, kam vuajtur vet' nga gjithato sėmundje. Ta dish ē'kam hequr ?
- Hiē nuk dua ta di ē'ke hequr ti. Tė lutem mė ēliro pak nga ē'po heq unė pėr tė kuptuar ty. Si i zbulon ti sėmundjet ?!
- Nga ngjyra.
- Si - si ?!
- Nga ngjyra e fytyrės pra. Po ta kesh tė zezė, je mė "Me Zemėr". Po ta kesh' tė verdhė je "Me mėlēi". Hundėn po ta kesh' me lesh....
- Aman se nuk duroj dot. Lere hundėn ! Po ta kem ngjyrėn tė kuqe ose blu, cila ėshtė sėmundja ?!
Njė myzeqarkė shet sharqinj anės rrugės. Sa duket, mezi i shiten. Nė sy i lexohet njė Melondrama.
- Ka budallenj qė venė tek ajo Shėronjėsja moj ?!
- Nuk janė budallenj, janė hallexhinj fukarenj.
- Po ajo, ēfarė u shėron, hallin, apo budallallėkun ?!
- Ku di unė nga kėto.
- Di ti di, pėrderisa di tė shesėsh sharqi.
- Jo pėr Zotin nuk di.
- Edhe njė pyetje dhe mbarova. Kjo Shėronjėsja qė shėroka ata qė nuk janė budallenj por hallexhinj, a vallė mund tė shėrojė nga ata qė nuk janė hallexhinj por budallenj dhe "nuk tė sjellin asgjė nga shtėpia", politikanėt po due me t'thanun, ė ?! Por pėrgjigju me kujdes ama, se ma ngatėrron formatimin, instalimin, ma ēmėnd Bios-in.
- Ore, qėnke i shkarė ti. Ik shėrohu tek Shėronjėsja. Por, po deshe, para se tė shėrohesh, aman ma bli njė sharqi.
Iki. Por Enter nuk e shkel. Nuk ėshtė vendi. Kryti ka pritur dhjetra vite. Tė presi edhe pak Kryti se s'bėhet qameti.
Karvane tė pafundme makinash dasmorėsh shkojnė drejt Jugut. Deri nė tė dalė tė Fierit plot njėzeteshtatė. Pastaj u dėndėsuan aq shumė sa ishte e pamundur tė numuroheshin. Drejt Veriut nja katėr a pes' gjithsej. Qerratenj veriorėt mashkullorėt mėrdhiftorėt. I duan nuset jugore, tė shkrifta, solare, tė nxehta. Ēka bie nė sy brėnda makinave, ėshtė dhėndėrri tejet serioz, gati i ngrysur. Vlon pėrbrėnda qerratai. Mezi pret. Nuseve tė mbuluara me tė bardha nuk u shquhet pothuajse kurgjė. Pas tė bardhave, kujtimi, mallėngjimi, sigurisht aty janė, por nuk duken. Sa seriozisht qė martohen shqiptarėt o burr' i dheut !
Urė. Shtatė a tetė policė me antiplumb gishtin nė gishtėz.
- Zoti polic, pse kaq shumė polica ?! Ka ndodhur diēka ?
- Jo-jo, nuk ka ndodhur kurgjė. Ėshtė normale.
- "Normale" tė ruhet njė urė me gjith' kėta policė ?! Kaq e rrezikuar normalisht qėnka kjo urė dhe ky vend ?!
Llogora !
Po, kėtu ja vlen, kėtu ėshtė vėndi !
INSTALL WINDOWS ?
YES
Enter
Kėtu bukuria dhe freskia nuk rrėfehen dot.
Nė majė ke kapur Qiellin. Gjith Bota nėn kėmbėt e tua ! Djem dhe vajza, kryesisht emigrantė ose studentė ardhur kahmos bėjnė fotografi me nė sfond qiellin, detin, malin, fshatrat, bregun, pyllin, shkėmbinjtė.
WINDOWS INSTALLED SUCCESSFULLY
TAKE A TOUR BEFORE USING WINDOWS FOR THE FIRST TIME ?
Patjetėr !
Enter.
Tur, shėtitje historike. Ja Palasa. Kėtu mbi kėtė breg tė sheshtė tė zhavorrtė zbarkoi pėr sė pari Ēezari. Pastaj, pėr tu therur me Pompeun nė Golem tė Durrėsit, u nis pėr nė veri, andej nga vinin dhėndurrėt. Hodhi qielloren madhėshtoren Llogoranė. Ndejti pak pėr tė marrė veten nė prehėr tė saj diku afėr Dukatit. Dukat ! Ē'emėr i hatashėm shqiptar ! Dukė kanė qėnė dikur dukaqotėt e sotėm ?! Sigurisht ! Kot janė aq kapadainj ?! S'desh Konsulli romak tė nakatosej me Dukėt shqiptarė a s'deshėn Dukėt, kjo ende nuk ėshtė qartėsuar. Pėr tė mos ja ngrėnė hakun, pėr t'i dhėnė Ēezarit atė qė i pėrket Ēezarit, ēfarė dihet, ėshtė se diku afėr Dukatit tė shqiptarėve ndodhet njė Qesarat i Ēezarit.
Muzg. Pak mė tutje, as dy kilometra, nė njė Desktop tė errėt, nisin tė ndrisin ikonat e para tė Windows-it tė porsa instaluar, gati pėr tu pėrdorur.
Dhėrmi. Kėtu, tani, s'ke ku hedh, jo kokrrėn e mollės, por as kokrrėn e rėrės. Aq plot ėshtė ky Babel i Paqes. Krejt Bota duket se ka ardhur aty. Nja tre mijė po. Ndoshta mė shumė. Kush i numuroi ! Njė grumbullim i tillė kaq i madh, kaq i qetė, kaq i bukur, nuk ėshtė parė kurrė kėtu. Studentė dhe studente shqiptare qė shkollohen e ndriten nėpėr Botė. Tė rinj qė shkollat i kanė mbaruar e qė memzi kanė pritur pėr tu kthyer pėr tė punuar nė vendin e tyre nė Shqipėri. Turistė tė rinj gjithfar kombėsish, italianė, grekė, francezė, gjermanė. Gjuhėt e tyre nuk pengojnė kurgjė kėtu. Kėtu flitet vetėm njė gjuhė; Gjuha e Paqes. Kanė ardhur nė Festėn e MJAFT-it nga Kosova, Maqedonia, Serbia, Kroacia. Ėshtė viti i tretė qė MJAFT organizon kėtė Festė.
Muzikė, vallzim, muhabete, qindra celularė si xixėllonja, SMS-ra, celefonata, pėrqafime, puthje, dashuri, Paqe. Zjarre dhe grumbullime tė rinjsh gjithandej. Zjarret si galaktika spirale, dritat si Diej, ndriēimet e celularave si yj. Tė gjitha bashkė duken si sipėrfaqa e qetė e njė liqeri ku ėshtė pasqyruar Qielli.
Pėr ē'ka bindesh pėrfundimisht ėshtė se "Sindroma Shqipėri", pra ethet qė e zėnė e nuk e lėshojnė deri sa tė vdesi gjithkėnd qė e ka prekur edhe pėr njė ditė tė vetme truallin shqiptar, ėshtė absolutisht e vėrtetė.
Cilėt janė tėrė kėta Yj shqiptarie ?!
Fola me t'a. Pata frikė mos digjem, por bėra si bėra, fola me Yjtė. Tė mė falin qė Shqipes i mungon Yll-i femėror. Jo pėr tu justifikuar, por fajin e kanė astronomėt. Le tė mos e kenė gjuhėt e tjera kėtė fjalė. Hajt ta gjejmė, hajt ta sajojmė Shqip ! Shqiptarkat e meritojnė !
Tetėdhjetė pėrqind e tyre janė tė rinj e tė reja shqiptarė qė ose e kanė mbaruar ose po e vazhdojnė shkollimin universitar nė Perėndim.
Kėtyre o shpirt' i vllait, nuk u a nin' fare pėr ekzistencėn e atyre cikrave tė baltrave dhe bajgave tė Tiranės.
Kėta janė tė eduakuar. Janė tė qetė. Janė edhe tė revoltuar, por nuk janė sherrxhinj. I marrin punėt ngadalė, n'at' stilin qė pėrdor krejt Bota e qytetėruar; Ngadalė por pa u ndalur !
Kėta dinė tė punojnė. Pėr kėta, puna ėshtė punė, qefi ėshtė qef ! Nuk ėshtė shpikur ende asnjė lloj vinēi t'i shkuli kėta, njėlloj, nga ndonjė punė e nisur, apo nga ndonjė qef i ēakėrdisur si ky kėtu.
Dishepujt e diturisė, rendimentit, efikasitetit, energjisė, vallzojnė nėn tingujt e njė muzike tė panjohur pėr mua. Njė lloj kėmbane bosh qė bie ritmikisht. E po mirė, bosh - bosh. Qef ėshtė ky. Ata po tunden e shkunden qė ē'ke me tė. Bosh Qefi, plot Puna ! Ku ėshtė problemi ?! Kurrkund s'ėshtė problemi. Problem s'ka. Ka vetėm pritje qė Ikonat pėr tu aktivizuar presin double click-at ose enter-at pėr tu aktivizuar. Nuk mundet Ikona t'i bėjė double click vetvetes ! Kaq ! Tė tjerat janė cikra, baltra, bajga bolshevike Tirane.
Dreqkat dhe dreqėrit MJAFT-istė nuk janė pėr tu lėvduar edhe aq shumė jo. Kanė njė tė metė tė madhe fare; Janė tė majtė ! Pa marrė parasysh se disa prej tyre janė mėngjėrashė, disa i krehin flokėt majtas, tė tjerė kanė huqin tė pėshtyjnė majtas, hidhi njė sy Globit, shih se ku i kanė bėrė e ku po i bėjnė universitetet ! Tė gjithė nė tė majtė tė Globit ! Po s'tu mbush mėndja shko shihe ku e ka selinė MJAFT-i nė Tiranė. Pikėrisht nė krahun e majtė tė Rrugės sė Elbasanit dhe pikėrisht mė tė majtė kanė Ambasadėn Amerikane.
Por edhe s'kanė faj. Ėshtė e metė qė falet sot. E majta, vet' sė djathtės po i rrjedh nga sytė, po i kullon nga veshėt, po i del nga hundėt.
Edison Ypi
Krijoni Kontakt