Origjinali i shkrimit te meposhtem eshte i Kanevskit?, por ka pesuar shume ndryshime gjate perkthimeve (perfshi perkthimin e fundit fare) dhe thonjezimeve te shumta:
Nje dite njeriu humbi presjen. Filloi tu shmangej fjalive te gjata e te veshtira dhe te perdorte shprehje te thjeshta. Me thjeshtezimin e fjalive iu thjeshtezuan edhe mendimet.
Nje dite tjeter humbi pikeēuditesen. Filloi te flase me ze te ulet dhe pa e ndryshuar tonin fare. Nuk nxehej dhe nuk gezohej me per asgje (nuk mallkonte dhe as nuk uronte kend).
Me vone humbi edhe pikepyetjen dhe filloi te mos bente me pyetje. Tashme absolutisht asgje nuk i interesonte.
Pas ca kohesh humbi dy pikat dhe hoqi dore nga te shprehurit. Braktisi te shpjeguarit e shkaqeve, arsyeve, sjelljeve
Nga fundi i jetes i kishin mbetur vetem thonjezat. Nuk kishte me asnje mendim te tijin. Perseriste vazhdimisht vetem mendimet e te tjereve.
Harroi te mendonte, dhe (ne kete gjendje te mjeruar) i vuri piken jetes.
(Mire do ishte qe ndonjeri t'i shtonte dhe dy pika asaj pikes se fundit...)
Krijoni Kontakt