Sonte eshte fitore e garantume se ska ku te shkoje! Nji 3-0 ose 2-1!
Ene ishalla po hypim i cikme siper ne renditje!
persh. te gjitheve ene pse shumica eshte milaniste!
romeoOOO
Sonte eshte fitore e garantume se ska ku te shkoje! Nji 3-0 ose 2-1!
Ene ishalla po hypim i cikme siper ne renditje!
persh. te gjitheve ene pse shumica eshte milaniste!
romeoOOO
Une them se do te fitojme 3-1 te shohi cka do te ndodhe,suksese kombetares
Haxhi: Kazakistani nuk mund tė na ndalė
"Kazakistani nuk mund tė na ndalė nė fushėn tonė." I kėtij mendimi ėshtė Altin Haxhi, sipas tė cilit ekipi ynė pėrfaqėsues nuk do tė lejojė qė t'i shpėtojnė pikėt pa marrė nė kėtė ndeshje. Nė njė prononcim tė tij pėr "Sportin shqiptar", Haxhi do tė komentonte atmosferėn nė prag tė takimit me Kazakistanin si dhe detaje tė tjera nga pėrballja me kėtė kundėrshtar, tė konsideruar nė letėr si jo tė fortė...
A do tė lejoni qė Kazakistani t'ju marrė pikė nė "Qeėal Stafa"?
Mendoj se ėshtė njė ndeshje qė duhet fituar dhe pėr kėtė jemi pėrgatitur seriozisht nė stėrvitje. Kazakistani nuk mund tė na ndalojė nė fushėn tonė, por pėr tė bėrė realitet kėtė, kėrkohet pėrqėndrim maksimal.
A jeni njohur me vlerat e kundėrshtarit?
Sigurisht. Pėrveē takimit direkt, qė kemi pasur me ta nė Kazakistan, kemi parė dhe videot e kėtij ndeshjeve tė kėtij ekipi. Nuk ėshtė njė ekip qė mund tė nėvleftėsohet, pasi ka njė mbrojtje tė fortė.
Si ndjehet Haxhi para kėtij takimi?
Jam mirė dhe dėshiroj qė tė bėj mė tė mirėn pėr ekipin pėrfaqėsues.
Si e vlerėsoni faktin qė trajneri Brigel ka kėrkuar pėrqėndrim dhe tifozeri nė stadium?
Janė kėrkesa mėse tė natyrshme. Ēdo lloj nėvleftėsimi do tė ishte me pasoja, ashtu si dhe prezenca e tifozerisė do tė na inkurajonte.
Sa i shėrben ky takim kombėtares tonė?
Eshtė njė ndeshje ku kėrkohet 3-pikėshi. Nė kėtė drejtim jemi disi tė ngarkuar psikologjikisht, por unė mendoj se nuk ėshtė vetėm 3-pikėshi qė na nevojitet, por edhe njė vend mė i mirė nė klasifikimin e UEFA-s si dhe njė vazo mė e pėrshtatshme nė eliminatoret e ardhshme tė Evropianit.
Sa i ka shėrbyer ndeshja me Azerbajxhanin kėtij takimi?
Kuptohet qė i ka shėrbyer pėr faktin se ka qenė njė test me njė ekip qė i afrohet specifikave tė kundėrshtarit.
A mund tė mposhtet Kazakistani lehtėsish?
Nuk do tė jetė loja jonė si ajo me Azejbarxhanin. Nė takimet zyrtare impenjimi ėshtė maksimal, kurse nė miqėsore ėshtė diēka tjetėr. Gjithsesi, edhe me Azejbarxhanin ne fituam.
Cila ėshtė klima nė ekip para kėtij takimi?
Klima ėshtė realiste dhe optimiste. Jemi realistė qė nuk do tė kemi njė ndeshje tė lehtė, ashtu siē jemi optimistė se do tė arrijmė ta fitojmė ndeshjen
My silence doesn't mean I am gone!
Igli Tare nuk do tė luajė sonte
Kapiteni i kombėtares sonė, njėkohėsisht pika referuese e sulmit kuqezi, nuk do tė luajė nė ndeshjen e sotme. Kjo, pėr shkak tė dėmtimit qė ka, i cili nuk i ka kaluar ende dhe e ka lėnė atė edhe jashtė miqėsores me Azerbajxhanin dhe jashtė javės sė parė tė Serisė A nė Itali. Mosqenien e tij nė fushė, nė ndeshjen e sotme me Kazakistanin e ka pranuar edhe Brigeli. Sipas gjermanit, kapiteni kuqezi nuk ėshtė gati pėr tė luajtur. "Tare pėrfundimisht nuk do tė luajė nė ndeshjen me Kazakistanin. Eshtė njė humbje pėr ekipin tonė. Gjithsesi, ai nuk mund tė luajė, pasi ėshtė i dėmtuar dhe kėtė e ka konfirmuar edhe stafi mjekėsor i kombėtares," ka pėrfunduar pėr kėtė ēėshtje gjermani. Tani mbetet pėr t'u parė se cili do tė jetė zėvendėsuesi i gjigantit kuqezi, Tare. Titullar i padiskutueshėm duket Erion Bogdani, krahas tė cilit mund tė luajė Bushi, Myrtaj ose Kapllani. Zgjidhje pėr tė cilin do tė mendojė vetė trajneri Brigel.
Bogdani: Mendoj Kazakistanin dhe Milanin
Nė seancėn stėrvitore tė zhvilluar nė fushėn e qytetit tė Shijakut, sulmuesi kryesor i ekipit tonė pėrfaqėsues Erion Bogdani ėshtė shprehur se pas ndeshjes me Kazakistanin, ekipi i tij, Siena, nė kampionatin italian do tė ketė pėrballė njė nga ekipet mė tė forta tė botės, Milanin. Bogdani ėshtė shprehur se gėzon formė tė mirė pėrballė kėtyre dy ndeshjeve qė e presin dhe se shpreson qė ēdo gjė tė shkojė mbarė si pėr ekipin tonė pėrfaqėsues ashtu dhe pėr Sienėn. Bogdani ėshtė realist kur deklaron se sfida nė kampionatin italian me Milanin do tė jetė mė e vėshtirė se sa ajo me Kazakistanin.
My silence doesn't mean I am gone!
Lala: Qė tani tė mendojmė pėr Europianin
Pas humbjes sė mundėsisė pėr tė pretenduar finalet e Botėrorit tė Gjermanisė, kombėtarja jonė kuqezi po i bėn hyzmetin marrjes sė sa mė shumė pikėve, pėr t'u futur nė njė vazo tė privilegjuar tė shortit pėr europianin e radhės. Tė kėtij mendimi janė tė gjithė futbollistėt kuqezinj dhe stafi teknik i kombėtares. Edhe njėri prej liderėve kuqezinj, Altin Lala e pohon njė gjė tė tillė. Nė seancėn e fundit stėrvitore, futbollisti i Hanoverit, Altin Lala, ėshtė shprehur se ndeshja me Kazakistanin ka njė rėndėsi specifike nė krahasim me ndeshjet e tjera.
Sipas tij, njė fitore dhe 3-pikėsh nė kėtė takim do tė krijonte mundėsinė qė ekipi ynė t'i drejtohej kuotės sė 12 pikėve, qė do tė thoshte njė vazo tjetėr pėr Shqipėrinė nė eliminatoret e kampionatit tė ardhshėm europian. Sipas Lalės, pėrballja me kundėrshtarė mė tė dobėt do t'i jepte mė shumė shanse ekipit tonė pėrfaqėsues pėr tė shpresuar nė njė kualifikim nė grup. Nė kėto kushte, Lala konfirmon se ekipi do tė jetė i karikuar pėr ta fituar kėtė takim pėrballė njė kundėrshtari me mė pak kualitete, por jo tė papėrfillshėm.
"Kazakistani nuk ka marrė asnjė pikė deri tani nė grup, ēka tregon diferencėn e kėsaj skuadre me rivalet e tjera nė grupin tonė. Megjithatė, nuk i duhet kushtuar shumė rėndėsi kėtij fakti, sepse fusha e lojės e veēanėrisht futbolli dhurojnė shpeshherė surpriza tė pakėndshme. Unė mendoj se kombėtarja jonė duhet tė hyjė me mendje tė mbledhur nė ndeshje, pa asnjė lloj nėnvlerėsimi pėr kundėrshtarin, sepse ndryshe mund ta pėsojė. Ne kemi parė qė Kazakistani luan mirė nė mbrojtje dhe mundohet mė shumė pėr tė prishur lojėn e kundėrshtarit. Pra, them se kjo skuadėr nuk ka ardhur sa pėr tė kaluar radhėn nė Tiranė. Edhe nė ndeshjen e parė, tė luajtur atje, na ka vėnė mjaft herė nė vėshtirėsi.
Ne duhet tė luajmė lojėn tonė, sikur tė kishim pėrballė Greqinė, Danimarkėn, Ukrainėn apo Turqinė. Ēdo ndeshje vlen 3 pikė, edhe kjo e sotmja, prandaj i duhet kushtuar vėmendje maksimale. Njė fitore sot ndaj Kazakistanit na ēon nė kuotėn e 12 pikėve, ēka do tė thotė njė vazo mė e privilegjuar nė shortin e europianin tė ardhshėm. Ne tani pėr atė po luftojmė, pasi kemi dalė prej disa ndeshjesh nga lufta pėr tė siguruar njė vend nė finalet e Botėrorit tė Gjermanisė. Kėsaj here luajmė pėrpara tifozėve tanė, tė cilėt duhet t'i kėnaqim patjetėr me njė lojė tė bukur dhe fitore. Kjo do tė ishte dhurata mė e mirė pėr ta, ndėrsa 3-pikėshi dhurata mė e mirė qė do t'i bėnim vetes," - nėnvizon Lala
My silence doesn't mean I am gone!
Brigel: Duhet kujdes ndaj Kazakistanit!
Trajneri i ekipit pėrfaqėsues, Hans Peter Brigel, 24 orė para ndeshjes me Kazakistanin, ka dhėnė njė konferencė pėr shtyp nė sallėn e konferencave tė hotel "Adriatikut" nė Durrės. Trajneri gjerman e ka pranuar faktin qė ekipi ynė pėrfaqėsues ėshtė favorit nė kėtė ndeshje me Kazakistanin. Sipas tij, nuk ndodh shpesh nė grupin tonė me ekipe tė forta, qė tė jesh favorit si nė ndeshjen me Kazakistanin.
Nga ana tjetėr, Brigeli ka paralajmėruar se duhet kujdes ndaj kundėrshtarėve tė tillė tė konsideruar tė vegjėl, pasi ekipi ynė pėrfaqėsues ka pasur shpesh probleme me ekipe tė tilla. Madje dhe ka humbur. Brigeli ka kėrkuar pėrqendrim maksimal nė kėtė ndeshej, ku synimi do tė jetė fitimi i 3 pikėve. Duke iu referuar karakteristikave tė kundėrshtarit, Brigeli ka shtuar se Kazakistani luan fort nė mbrojtje dhe se nuk tė lejon hapėsira nė manovrėn sulmuese. Ai ka kujtuar se ky ekip, ndonėse nuk ka arritur tė marrė asnjė pikė nė grup, ėshtė mundur me rezultate minimale nga kundėrshtarėt e tij. Trajneri Brigel nuk e ka fshehur optimizmin e tij pėr njė rezultat pozitiv nė ndeshjen me Kazakistanin.
Duke komentuar stėrvitjen qė ka zhvilluar ekipi nė periudhėn e grumbullimit, Brigeli ėshtė shprehur i kėnaqur pėr faktin se ekipi ka formėn dhe pėrqendrimin e duhur pėr kėtė ndeshje. "E kemi pėrballuar me sukses stėrvitjen qė pas ditės sė martė," ėshtė shprehur trajneri i pėrfaqėsueses sonė. Gjermani ka shtuar se stėrvitja e pasdites sė tė enjtes nė stadiumin "Tofik Jashari" tė Shijakut ka treguar se ekipi ėshtė nė pėrqendrimin e duhur pėr ndeshjen me Kazakistanin. Mė pas, Brigeli ka komentuar edhe gjendjen e futbollistėve tė veēantė. Ai ėshtė ndalur kryesisht te sulmuesi i Sienės, Erion Bogdani, si dhe te portieri i kombėtares Ilion Lika. "Bogdani ėshtė pėrmirėsuar shumė nė krahasim me njė vit mė parė nė drejtim tė klasit tė tij si futbollist." Po kėshtu, rritje si futbollist, sipas Brigelit, ka bėrė edhe portieri Ilion Lika.
Kėta tė dy gjermani i ka evidentuar si shembull edhe pėr futbollistėt e tjerė tė ekipit pėrfaqėsues, tė cilėt duhet tė ndjekin hapat e kėtyre lojtarėve. Duke iu referuar ndeshjeve tė fundit tė ekipit tonė pėrfaqėsues nė grup, trajneri i ekipit pėrfaqėsues, Hans Peter Brigel, ka deklaruar se duhet tė jemi tė kujdesshėm pėr tė mos pėsuar gol nė fillim tė ndeshjes, pasi kjo ka pasoja nė rikuperimin e rezultatit. Shembull pėr kėtė Brigeli ka evidentuar ndeshjen me Turqinė, ku goli i pėsuar nė fillim u bė shkak qė ekipi ynė tė mos dilte te rezultati pozitiv, ndonėse e pėrmirėsoi ndjeshėm nivelin e lojės, duke mos e pėrmbysur rezultatin.
Nė pėrgjigje tė pyetjes sė gazetarėve nė lidhje me mospėrfshirjen nė ekipin pėrfaqėsues tė sulmuesit Altin Rraklli, trajneri gjerman ka deklaruar se Rraklli duhet tė luajė 10 ndeshje radhazi pėr tė parė formėn e tij pėr t'u grumbulluar nė ekipin pėrfaqėsues. Po kėshtu, gjermani ka thėnė se edhe Beqajt nuk i ėshtė mbyllur dera e ekipit pėrfaqėsues. Brigeli ka pasur kohėn qė tė bėjė edhe humor me pyetjen e njė prej gazetarėve nė lidhje me mundėsinė e grumbullimit tė 9 pikėve tė tjera nė grup, duke u shprehur se do tė grumbullojnė 18 pikė. Kaq ka qenė konferenca pėr shtyp e trajnerit tė ekipit pėrfaqėsues, Hans Peter Brigel, para ndeshjes me Kazakistanin, ku ekipi ynė do tė kėrkojė mė tepėr se kurrė 3-pikėshin me lojė bindėse.
.........
Ku edhe nga kazaket frigohemi cna mbet gje tjeter kur luajme me me te medhate....![]()
![]()
My silence doesn't mean I am gone!
filloj ndeshja e transmenton medialb
Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!
Briegeli duhet te ndryshoje diēka, sepse me 3-5-2 e perhershem nuk po bejme gje sot.
Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!
0-0 dhe asgje me shume....![]()
Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!
Mbaroj pjesa e pare 0:0.
Nje ndeshje jo aq e mire duke pasur ne konsiderate kualitetin e kundershtarit.
Nejse me shume mund ne pjesen e dyte![]()
My silence doesn't mean I am gone!
Krijoni Kontakt